Programet e strehimit sipas ligjit nr.22/2018 datë 03.05.2018 “Për strehimin social”
Llojet e programeve sociale të strehimit
Në programet e strehimit social përfshihen:
- programi i banesave sociale me qira, BSQ
- programi për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, deri në një ndërtim të ri
- programi i banesave me kosto të ulët, BKU
- programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi
- programi për krijimin e banesave të përkohshme
- programi i banesave të specializuara
Kushtet për fitimin e statusit të përfituesit nga programet sociale të strehimit
- Statusin e përfituesit nga programet sociale sipas këtij ligji e gëzon çdo individ që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilët në momentin e aplikimit plotësojnë kushtet e mëposhtme:
- Nuk kanë në pronësi një banesë ose zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit, apo banojnë në banesa jashtë standarteve në fuqi
- Kanë mbetur të pastreha, si rezultat:
-I fatkeqësive natyrore
-I prishjes së objekteve të pakualifikuara si banesë
-I zhvendosjeve për shkak të investimeve publike dhe nga objektet e përjashtuara nga procesi i legalizimeve
-nga zbatimi i akteve administrative dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore të formëss së prerë.
-familjet që kanë një banesë të vjetër, në rrezik shembje, ose një banesë që i nënështrohet një plani rregullues, për shkak të vjetërsisë së saj
- Përfitojnë nga programet e strehimit social të këtij ligji edhe shtetas të huaj, me
qëndrim të rregullt në Shqipëri dhe që kanë përfituar nga organet kompetente statusin si “punëtor emigrant”, ose “azilkërkues”.
- Parashikimet e pikave 1 dhe 2 të këtij neni zbatohen vetëm për ato individë / familje që kanë të ardhura të pamjaftueshme, ose që nuk kanë fare të ardhura, sipas përcaktimeve të këtij ligji.
- Të drejtën për të përfituar nga programi i banesave sociale e kanë edhe të miturit nën moshën 18 vjeç, pas lirimit ose përfundimit të programit të masës alternative të shmangies, në rastin kur bazuar në një vendim gjyqësor ose një akt administrative, mbeten të pastrehë, për arësye se nuk duhet të jetojnë me prindërit, kujdestarin ligjor ose me familjet e tyre.