Pjesemarrja Qytetare ne Vendimmarrje

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

 KËSHILLI I BASHKISË VLORË

DËGJESË PUBLIKE

 Mbi buxhetimin me pjesëmarrje  të buxhetit të Bashkisë Vlorë për vitin 2019

Rajoni 2Rajoni 4Rajoni 5Njesia Administrative QenderNjesia Administrative ShushiceBanoret e Komunitetit Rom

Marrin pjesë :  Kryetari i Bashkisë Z.Dritan Leli ;Kryetare e Këshillit Bashkiak Znj.Vojsava Shkurtaj ;  Deputeti Z.Edmond Leka  ; Kryetari i Partisë Socialiste Z.Anduel Tahiraj ; Anëtarë të këshillit bashkiak ;Administratorë të  rajoneve dhe Njësive administrative ; Banorë të rajonit.

Z.Dritan Leli – Ju faleminderit për pjesëmarrjen , për këtë takim që është detyrim ligjor , llogaridhënien, për atë që duam të përmirësojmë  në buxhetin e vitit 2019.

Duam të ndryshojmë dhe përmirësojmë shumë , por varet edhe nga mundësitë.

Po filloj me pagesat dhe realizimet  në Rajonin Nr 2.

Rajoni 2 ka  -29700  banorë -9600   familje

Të ardhurat  nga familjet – 170 milionë lekë

Nga bizneset – 412 milionë

Të ardhurat në total – 582 milionë

Operojnë gjithësej në këtë rajon – 1050 subjekte

Nga këto –  229 subjekte debitorë

Duhet të paguani taksat. Asnjë  lidhje kontrate  me bizneset , për shfrytëzimin e hapësirës publike  nuk do të ketë. Duhet të paguani  detyrimin në Bashkinë Vlorë. Po bëhen shumë tratativa  me ndryshime nipti etj. Nuk do të tolerojmë.

Ky rajon përfshin edhe Lungomaren .

Pra, këto taksa nuk mjaftojnë . Po përmend :

-Taksë ndërtese – 144 milionë lekë

-Taksë hoteli    – 32 milionë

-Tarifë e zënies së  hapësirës publike  – 89 milionë

-Tarifë pastrami,gjelbërimi, ndriçimi – 129 milionë

-Total – 412  milionë lekë të vjetra.

Investimet  në rajonin 2 , në këtë zonë janë   në total  28 miliardë lekë.

Të ardhurat totale – 582  milionë lekë  , që mbledh  si bashki nga taksat.

-Investimet  – 28 miliardë lekë . Pra, smjaftojnë  taksat që paguani , do të na duheshin më shumë vite për ti bërë  këto.

-Investimi i shëtitores  përmirësohet ditë pas dite , vit pas viti, po rehabilitohet.

-Rikualifikimi i Bulevardit “Çamëria “-Rruga “Pelivan Leskaj “ – vlera 600 milionë lekë.

-Rikualifikim i bllokut  – 510 milionë lekë

-Asfalt – 30 mijë m2

-Ndriçimi – 297 shtylla

-Kanalizime – 3800 ml

-Nermin Falaski –Dush Strati –  4838 m2.

-Investimi , rikonstruksion i i rrugës Ambulancë-7Pallatet

-Asfalt – 39mijëm2

-Shtylla – 370 copë

-Pemë decorative  – 1200 copë

Vlera e investimit 6 miliardë.

Pra, prapë taksat nuk mjaftojnë , ky investim  me taksat tuaja do të bëhej për 12 vjet.

Të gjitha projektet  që vijnë , jo se nuk lobohet. Në fund projektet  justifikojnë punën  për të mirën e qytetit , të këtij vendi.

-Rruga “7 pallatet – Dhimitër Konomi “ . Investime të bëra këto me shumë  sakrificë  dhe mbështetje të KryeMinistrit , falë  ndihmës së tij po bëjmë të mundur  realizimin e gjthë këtyre  projekteve.

-Investimi mbi rikualifikimin e Bulevardit “Ismail Qemali “

-Sipërfaqe  asfalti – 11700 më

-Shtylla  ndriçimi – 295

-Pemë dekorative -453 copë

-Stola – 164  copë

Arkitekti që ka bërë projektin  ka zgjedhur stola guri , pra ky  investim është rezistues.

Ky investim do të na bëjë krenarë.

Investimi  I Bulevardit kap vlerën  15 miliardë lekë .

Taksat nga qytetarët dhe bizneset  – 500 milionë  paguajnë  për buxhetin e Bashkisë Vlorë.

Vetëm për  investimin  e  bulevardit  do të na duheshin 30 vjet.

Përsa i përket cilësisë së punimeve , është shumë e mirë, ka ndryshuar cilësia e jetës së banorëve.

Po punohet shumë,por ka akoma për të bërë.

Ju falenderoj  të gjithëve që keni qenë mirëkuptues  në ndërtim apo  rikonceptimin e këtij projekti.

Edhe problemi i parkimeve është duke u zgjidhur.

Bulevardi do të mille nga 4 rreshta me pemë . Pemët që  janë zgjedhur  janë shekullore, të rritura, jo fidanë.

Dua tju garantoj bulevardin “Ismail Qemali “  do të vazhdojë drejt ambulancës , dhe afati i përfundimit është  muaji maj i vitit  të ardhshëm.

Jemi duke punuar fort  me administratorët e firmës  që zhvillon punimet.Duam të ndryshojmë konfiguracionin e Parkut Rinia . Kemi  disa ide  për krijimin e një galerie .

Në këto investime  nga Drejtoria e Ujësjellësit  janë ndyshuar tubacionet.

Janë investa shtesë nga  buxheti i bashkisë Vlorë

-Kolektorët e ujrave të bardhë e të zeza

-Tubacion gize Ø 250 për furnizimin me ujë

Në Total janë shtrirë 1500 ml tubacion.

-Investimi në palestrën e Shkollës “Ismail Qemali “ kap vlerën – 300 milionë lekë të vjetra.

Kishte kërkesa për ambjente  si klasa, palestër.etj. Palestra është afër përfundimit .

-2 katet e para  do të kthehen në  kopështin e lagjes.

-Për të pasur gjithë këto investime  ka qenë në qendër kërkesa  juaj, apsolutisht vëmendja ime.

Dua të falenderoj deputetin zotin Edmond Leka , për mbështetjen , jemi një skuadër , punojmë të gjithë së bashku  për të bërë më shumë investime.

Vëmendja e qeverisë  është për të gjitha bashkitë dhe kryesisht  për Bashkinë Vlorë.

Vëmendja  mbi hapësirat publike , me taksat e bizneseve, janë pronë e qytetarëve , por duhet të paguajnë taksat.

Apsolutisht të gjithë  të paguajnë detyrimet në arkën e Bashkisë Vlorë. Këto janë më  shumë investime  për një jetë më të mirë  të qytetarëve , fëmijëve, pensionistëve etj.

Duhet të rritet ndërgjegjësimi qytetar.

Në një pjesë të Lungomares  ka pasur mungesë të energjisë elektrike , pra janë keqbërës , kanë marrë kabllot , kanë dëmtuar pronën e përbashkët . Pra, për të rikthyer energjinë  kemi investuar prapë  në vend të që të bënim një investim tjetër.

Jam në shërbim të të gjithë qytetarëve , ju jam mirënjohës që më keni duruar  dhe mbështetur  gjatë gjithë punëve dhe investimeve të bëra.

Do të punojmë që vitin që vjen  , sezoni turistik ta gjejë qytetin në një  atraksion …

Edhe një herë   ju falenderoj  për pjesëmarrjen tuaj  zonja Shkurtaj, zotin Tahiraj, zotin Rama  që   janë  bërë pjesë e skuadrës  në punën tonë të përbashkët . Ju faleminderit për mbështetjen që më jepni. Fjala është për ju.

Dita sot ka qenë e ngarkuar vlen  të përmend  investimin e projektit , investim edhe i Bashkisë Vlorë

– Ujësjellësi Dukat-Tragjas –Radhimë

-Takim tjetër , për  inagurimin ,ndryshimin e imazhit të qendrës së Fshatit Dukat ,  nga buxheti i Bashkisë Vlorë  dhe Qeveria Zviceriane.

Dhe në vazhdimësi do të lobojmë  për të marrë më shumë fonde   në të mirën tuaj.

Tani dua të dëgjoj prej jush  çka mund të përmirësojmë  në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Z.Perlat Toto /Banor I rajonit – Një falenderim për investimet e bëra.

-Rruga “D.Kastrati “-problem ndriçimi,

-Kanali i ujërave të zeza derdhet në kanalin e ujrave të larta.

-Rruga nga Bishti i Kalldrëmit.

-Problem legalizimi , është selektiv, pra ca po, ca jo.

Është një kanal që pengon legalizimin , prandaj shikojeni

Z.Dritan Leli – Faleminderit, Drejtoria e Legalizimeve  nuk varet nga Bashkia Vlorë, por nuk më bën të pandjeshëm. Duke parë seriozitetin  e këtyre punonjësve , por kur bien shirat të gjithë akuzojmë  Kryetari e bashkisë, qeverinë dhe asnjëherë veten.Shumë pak pjesë e kanalit ka  ngel, e gjitha është e uzurpuar.

Drejtori e di shumë mirë kushtin për legalizimet. Pra, nuk janë respektuar ligji , sepse në fund fare  do të na fajësoni  ne , qeverinë ,ndërtime pa kriter.

-Ju them që kanalizimet  janë në gjendje të mirë , gjithandej po investohet  për pastrimin e kanaleve

Për çdo gjë harxhohen para. Do të flas personalisht me drejtorin.

Z.Flamur…./Banor(ish – ushtarak)- Në qytetin e Vlorës po punohet intensivisht, por krahas punës  së mirë  ka dhe problem, keni lënë planifikimin  për vitin 2019 , rrugën “Bishti i Kalldrëmit “

Të gjitha lagjet kanë përfunduar, por ne kemi ngelur.Pallati që është ngritur pranë nesh është mbushur me ujë..Të zhbllokohet rruga, ka papastërti.

-Tubacioni që vjen nga Kanina, në çdo 100 m janë hapur puceta , duhet  kontrolluar nga Ujësjellësi.

-Përballë stadiumit, që është si rrugë kryesore  është shumë e keqe dhe mbas Pallatit të Sportit.

-Ndriçimi është problem.U rivendos kablli 20kv, por pa ndriçim.

-Një propozim , për mbjelljen e rrepave, mendoj blin.

Z.Dritan Leli –  Dua tju them se, çka që  bëhet në qytet  varet nga dëshira ime, por janë arkitektë të huaj  që punojnë për këto projekte, për të mirën e qytetit. Jo se arkitektët tanë nuk janë të zotët , por janë miqësitë mund të them që si lënë të bëjnë punën si duhet.

-Blini nuk rron gjatë.

-Rrapi është shekullor, simbolik shumë e më shumë se çdo gjë tjetër.

Arsyeja tjetër  , për arsye territory ranor.

I kemi studjuar të gjitha këto , palmat në pamundësi të jetëgjatësisë , edhe pse është punuar shumë për  ti mbajtur , spërkateshin  por harxhohen shumë para.

Arkitektë hollandezë kanë propozuar  për ti prerë  dhe përforcuar, për ti kthyer në decorative , janë memorrja e të gjithëve  këto palma.

Por duam të gjejmë mënyrë për ti rijetëzuar.

Z.Memo Lika /Banor  në Lagjen “Isa Boletini “- I shohim vetë punimet që po bëhen në Vlorë,  është punë e djersë.

Ato shtëpitë e reja që kemi  bërë , kemi investuar .Për 10 shtylla  dhe për kanalin kemi investuar vetë ne banorët.

Kam një kërkesë. Problemi i ndriçimit , projekti për 5 shtylla  tek Drejtoria e Infrastrukturës . Po presim. Erdhi  dhe kontrolloi vetë drejtori.

E ka marrë përsipër   deputeti zoti Leka . Na ka premtuar.

-Hapja e dyerve , muret e shtëpisë , pengojnë kalimin, parkimin.

-Vërrejtje për Kryetarin e rajonit . Duhet të jetë më pranë nesh.

Kam besim tek deputeti.

Z.Dritan Leli – Faleminderit që çdo gjë e kërkon me qytetari, do vij vetë ti vë këto shtylla.

Znj. Valentina …../Banore –  Përsa i përket proçesit të legalizimit. Nuk është bërë asnjë legalizim.

-Shtrimi i rrugës  nuk ka ndodhur .

-Është një transformator që është problem. Ka pas problem edhe rrjeti i ujësjellësit.Ka raste që nuk ka ujë fare.

Z.Dritan Leli –  Është detyrim i ndërmarrjes.

Znj.Valentina – Është premtim nga deputeti puna e transformatorit.

Problem ndriçimi. Të shtrohet rruga  pastaj ndriçimi.

-Problem shërbimi urban , nuk ndalon në të gjitha stacionet .Sillen në mënyrë arrogante.

Z.Dritan Leli – Kërkesa  që keni është normale, por për  shërbimi urban , ajo që thoni që autobuzat nuk ndalojnë  nëpër rrugë për tju marrë.

Të ndalojë në çdo stacion po jam dakort, por jo të mbledhë njerëz rrugës.

-Përsa i përket Aluiznit, do të flas me drejtorin  dhe shpresoj të gjejmë  zgjidhje të shpejtë.

Ju keni të drejtë që kërkoni ndriçim. E dini sa ishte fatura që paguan bashkia – 28milionë lekë të vjetra, kurse sot  minimalisht 100 milionë lekë. Kanë ndryshuar standartet. Vërtet jam këtu për të rritur standartet.

Ishte premtimi  im i parë  në kohën që mora detyrën, për ndalimin e djegies së plehrave . Dhe e bëra. Para pak kohësh  një dorë e keqe I ndezi këto . Është rritur ndërgjegjësimi qytetar , ka ardhur dita  që gjërat të ndryshojnë.

Znj.Silvana Trifoni /Banore ,tek ish-posta në Skelë.

Kushte shumë të këqia,pleura para shtëpisë time

-Problem , ujësjellësi

-Rruga “Pelivan Leskaj “ shumë e bukur , por natën nuk ka drita.

Z.Dritan Leli –  Do të kalojë rrugë , do të shpronësohen.

-Do të shkojmë, hera e parë  që po dëgjoj. RRuga ska mbaruar që dritat sjanë ndezur.

Z.Rudi Tepelena –  Gjithë pasqyrën që paraqitët , mund të keni harruar , është meritë e Rilindjes  dhe e Juaja si Kryetar bashkie.

Lungomarja është investim i  KryeMinistrit dhe  juaji.

-Zona e Zadrës –Rruga e Unazës  dhe del në fillim të Aleksandrisë . Është rrugë kryesore , të shikohet mundësia e fondeve.

-Ndriçimi morri rrugë atje .

Z.Dritan Leli –  Çka ndodhur me të gjitha shtyllat e ndriçimit. Janë duke u ndërruar në sistemin ABC, jemi duke bërë investime për ndriçimin rrugor, do të ndahen nga OSHE do ta paguajë Bashkia Vlorë.

-Investimi në buzë të detit , përmbytet tyneli ngjitet me detin. Se kuptova.

Gjetëm zgjidhje provizore . Në bashkëpunim  me Studion Belge  për vazhdimin e projektit  nga fushat e sportit deri tek  Tuneli.

Tani dua ti jap fjalën  deputetit zotit Edmond Leka  për përpjekjet dhe  mbështetjen e tij  në të mirë të komunitetit.Përpjekjet e tij për të çuar zërin tuaj në instancat  më të larta.

Z.Edmond Leka – Faleminderit zoti Kryetar për interesimin që tregon  , për informimin që bën  me qytetarët, më vjen mirë që ju shoqëron edhe administrate juaj.

Rajoni ynë është i prekur  më  shumë  nga gjithë investimet. Jemi dhe nga kontribuesit më të rregullt të pagesës së taksave.

Po punojmë shumë edhe me Kryetarin , po lobojmë shumë edhe me Qeverinë Shqiptare  për thithjen e fondeve.

Investimet që janë për vitin e ardhshëm, po bëjnë xhelozë edhe  bashkitë e tjera.

Investimet në Rajonin Nr 2  do të shtohen , përmend këtu, ndriçimin në blloqet e brendëshme të Zonës së Zadrës . Nisëm të bënim një pjesë të ndriçimit , por duhet të jemi kontribues , duhet të paguajmë taksat , por  nuk  mjaftojnë .

Janë shumë investimet, që bashkia nuk do ti realizonte  pa ndihmën e KryeMinistrit zotit Edi Rama.

Problemet sigurisht që nuk mbarojnë

-Problemi i ndriçimit do të zgjidhet Problemin e transformatorit  , do ta kërkoj në OSHE Tiranë .

Duhet të kontribuojmë të gjithë për këtë qytet. Të kemi më shumë turistë , më shumë të ardhura. Sdi çtë them  , vëmendja e Kryetarit do të jetë.

Z.Dritan Leli – Faleminderit me zemër që erdhët në këtë takim .

Marrin pjesë :  Kryetari i Bashkisë Z.Dritan Leli ;Kryetare e Këshillit Bashkiak

Znj.Vojsava Shkurtaj ; Deputetja  Znj.Vilma Bello ; Prefekti i Qarkut Z.Flamur  Mamaj ;Kryetari i Partisë Socialiste Z.Anduel Tahiraj ; Anëtarë të këshillit bashkiak ;Drejtori  i OSHE; Administratorë  të  Rajoneve dhe  Njësive administrative ; Banorë të rajonit.

 

Z.Dritan Leli – Duke ju falenderuar  për pjesëmarrjen  në këtë takim  për buxhetimin me pjesëmarrje  për buxhetin e vitit 2019 . Realizimi që  lidhet me punën  e gjithësecilit . Është detyrim ligjor  që në kuadër të hartimit  të buxhetit të Bashkisë Vlorë , të vijmë tju dëgjojmë. Komuniteti   duhet të dëgjojë e të njihet  me çka kemi bërë  e çdo të bëjmë.

Shoh që jeni të shumtë , pra, shoh që interesimi juaj është i madh. Unë do filloj me çka kemi realizuar  dhe investuar  nw rajonin tuaj.

Në Rajonin Nr 4 , kontributi që jepet nga ju , nga taksat në buxhet :

-Taksa e ndërtesës – 102 milionë – 7%

-Taksë tabele – 3.5 milionë

-Tarifë pastrimi, gjelbërimi – 75 milionë lekë të vjetra.

-Kamatvonesa – 2 milionë lekë

-Shfrytëzimi i hapësirës publike – 3,8 milionë

Gjithësej/ Total  –  240 milionë lekë.

-600 subjekte  në total , ku

-138 janë debitorë

Rajoni nr 4 ka 30  mijë banorë . Pjesën më të madhe  e kanë bizneset

-Investimi  për riasfaltimin e  rrugëve  – 1 miliardë lekë  në total,  për Rajonin Nr 4  – 200milionë lekë të vjetra.

-Rikonstruksion i Kopështit Nr 7- 106 milionë lekë.

-Rikonstruksioni i Kopështit Nr 13 – 118 milionë lekë të vjetra.

Tek Çerdhja  Nr 2 , Qendra komunitare – ka 120 fëmijë . Në buxhetin e ardhshëm  do të përfshihet kjo qendër  që fëmijët të marrin trajtim. Vlera prej -50 milionë lekë në vit , për pagën e petagogëve dhe personelit që do të punojnë në këtë qendër.

-Rruga “Sazani “ kërkesë e bërë , por falë mbështetjes  së Qeverisë Shqiptare , investim prej 2milionë €

Rruga nga ish Parku iTregëtisë – Pylli i Sodës. Është investa në  shtylla ndriçimi, asfalt , është zëvendësuar kabëll – 50 milionë lekë . Pra, duhet të rritet ndërgjegjësimi qytetar, ta ruajmë atë çka bëjmë  dhe investojmë.

-Rruga “Ramize Gjebrea “ –Investimet këtu arrijnë vlerën 1,5miliardë lekë . Kjo rrugë është duke u bërë realitet. Tani mar vetëm mesazhe falenderimi.Është investuar  në asfalt- 10mijëm2, trotuarë, shtylla .

-Ndërmarrja Komunale , ju jeni koshientë . Ju paguani taksa dhe ne i kthejmë në investime , por duhet të kemi edhe qytetari.

Është pastruar kanali nga Fusha e Aviacionit deri në Hidrovor.

Falenderoj zotin Musta  që po merret me procesin e legalizimeve për pronat tuaja. Duhet të ndërgjegjësohemi, duhet ndërgjegjësimi qytetar.

-Ndërmarrja e Ujësjellësit , investim në zonën e ish-stacionit të mallrave , vlera -39 milionë lekë.U zëvendësua  linja çelik Ø 100  prej amortizimit , problem përmbytej  hidrovori.

Gjatësia e linjës – 2400 ml tubo

-Rruga e Plazhit të vjetër-Tubacioni Ø 150 prej gize  , u zëvendësua me tubacionin  e ri Ø 200 mm, për të patur një cilësi më të mirë të ujit të pijshëm.Nga këto investime  ka cilësi më të mirë të furnizimit me ujë të pijshëm.

-Impjanti i Ujrave të Zeza – 2,5 miliardë lekë investim në këtë zonë .

-30 km kanal i ujrave të zeza.

Kjo zonë është kthyer nga zonë rurale në qytet.

Të tregoheni të kujdesshëm, pra  duhet dëgjimi buxhetor.

-Kontributi buxhetor  , nga familjet -160 milionë lekë  të vjetra

-10,5 miliardë lekë të vjetra , pra do të duheshin 25 vjet  që me taksat që puagujanë banorët e rajonit 4 , për të arritur këto investime , pra të kopshtit nr 7, impjantit të ujrave të zeza, investimet e ujësjellësit, Rruga “Ramize Gjebrea “

Dua të them që në takimet  që kam  bërë , të veçoj takimin e zotit Troci  që  ka bërë së bashku me ju për të ardhur në këtë dëgjesë.

Si projekti më i rëndësishëm , vazhdimi i rrugës “Ramize Gjebrea “, përfundimi i Unazës. Për këto jemi në kontakt me deputetët e të gjitha instancat.

Në buxhetin e ardhshëm  të vendosim rehabilitimin e kësaj rruge.

Gjendja në të cilën jemi , pra, lagjia juaj  është në vështirësi të madhe.

Një falenderim për prefektin e Qarkut Vlorë ,zotin Mamaj për bashkëpunimin në lidhje  me evitimin e përmbytjeve , pastrimin e kanaleve, Hidrovorit.

-Investimi në Lagjen “Kushtrimi “

-8 miliardë lekë.

Po përpiqemi  për të bërë  maksimumin  , për të bërë më të mirën edhe për këtë rajon.

Pra, smjaftojnë këto taksa  që  paguani  ju , spaguajnë të gjithë. Me këto pak që paguhen nga  ju  , smjaftojnë të bëjmë shumë investime.

-Çështja e dritave, falë bashkëpunimit me OSHE me investimet e reja , ne kemi  rënë dakort  që si bashki  të paguajmë faturën  tonë të ndriçimit.

Falë bashkëpunimit me OSHE do ta zgjidhim.

-Dua tju kujtoj plehrat  e qytetit. Në fillim  të mandatit  ju premtova që kanceri, djegia e plehrave  nuk do të  përsëritej . Pra, falë punës sonë  dhe ndërgjegjies tuaj , e shmangëm djegien e plehrave.

20 vjet vazhdonin të digjeshin.

Por para pak kohësh , nuk di   po  dora  e ndonjë  të pandërgjegjëshmi  vurri zjarrin. U desh  rreth 15 ditë punë  e zjarrfikëses.

Pra, këto lekë që shpenzuam  për të shuar zjarrin , mund të bënim diçka tjetër.

Duhet shumë ndërgjegje.

 

Falë punës sonë dhe mbështetjes së  deputetit, prefektit, ministrit zotit  Gjiknuri dhe KryeMinistrit zotit Edi Rama, një falenderim shkon për  ta .

-Investimi i propozuar  ng azoti Troci , për rrugën , ju premtoj se do ta  kalojmë në buxhet.

-Edhe   një zonjë  E.Veizaj, për problemin e kanalizimeve , vetëm një telefonatë  që bëri zonja, Ndërmarrja e Ujësjellësit do të shtojë  200 ml kabëll.

Z.Rami Troci –  Që prej vitit 1992  e deri  vonë  , nuk kanë treguar interes për rajonin tonë , si në rrugë, ndriçim, pastrim.

Por, ka vite  dhe falë punës tuaj  zoti Kryetar , ju faleminderit për investimet që keni bërë dhe falë mbështetjes së KryeMinistrit.

Disa nga problemet

-Të hiqen kabllot .

-Qendra shëndetësore shumë e keqe.

Ju falenderojmë dhe    ju jemi  mirënjohës , jemi bastjon i të majtës  dhe do tjua shpërblejmë me votën  tonë.

Z……../Banor i rajonit –  Ne zgjedhim qeveritarët që të na shërbejnë.  Ju zoti Kryetar bëtë një paradë  suksesesh. Buxheti ynë ishte 160 milionë lekë . Ne sot jemi pa ujë,  kemi  pas probleme.

-Ju lutem problemi i ujit

-Kaloi tubacioni kryesor . Ne ju falenderojmë për çka keni bërë, por investimet duhet të vazhdojnë.

Z.Dritan Leli –  Jam i detyruar tju përgjigjem.  Dua të garantoj qytetarët e Vlorës , ajo që po ndodh në qytetin e Vlorës  në këto vite  nën qeverrisjen e zotit Rama . Janë kaq shumë këto që po bëhen në këtë qytet, falë qeverrisjes  së KryeMinistrit zotit Edi Rama.

Por, të dini  që me këto taksa të pakta  që ju paguani , smjaftojnë. Për fatin tim të mirë  kam një derë ku unë trokas për të marrë fonde.

Të paqënit me shtet dhe, sot që ka shtet.

Para pak ditësh , ishim në takim me banorë të Rajonit Nr 3 , por banorët dhe bizneset e këtij rajoni  paguajnë më shumë taksa se ju.

Znj.Antoneta Tahiri – Probleme me Kempin. Jam e sëmurë.

Z.Dritan Leli – Nëqoftëse bashkëshorti juaj ka të ardhura, le të paraqitet  në bashki  me dokumentacionin dhe të shohim çmund të bëjmë.

Z………./ Banor i rajonit –  Dua tju falenderoj për punën e bërë. Por,

-Problem  ,zona mbas “AZA”  elektronik , ka shumë kafshë shtëpiake. Kërkoj të vihet dorë.

Ju falenderoj për punën e bërë  dhe jemi gati tju  votojmë prapë si kryetar bashkie.

Z.Dritan Leli –  Të gjitha këto që dëgjova , për kafshët që mbahen, duhet të merreni të gjithë, jo vetëm  unë si kryetar bashkie. Për rritjen e cilësisë së jetës.Pra, jam i pari dhe mbështetësi juaj  për heqjen e këtyre kafshëve . Që në momentin e parë njoftoni Kryetaren e Rajonit.

Z.Kostandin  …… /Banor – Ju falenderojmë për çka keni bërë. Për rrugën deri tek ambulance . Gjatë dimrit bëhet shumë keq. Kemi folur me kryetar dhe deputet.

Doja të thoja , pot ë kishte ndonjë investim Ujësjellësi.

-Ujë nga tubacionet sheshit.

-Të rritet kontrolli .

-Rrjeti elektrik – telat sheshit.

Ju lutem zoti Kryetar , duam më shumë  kontroll operativ.

Z…………/ Banor  –  Në vazhdimësi  të zotit Kostandin , për problemet  e ujit.

Në radhë të parë dua tju falenderoj zoti Kryetar për punën e bërë , por vërtet një diferentizëm. Edhe për ndriçimin.

Znj…………/ Banore –  Rruga që vjen nga sheshi Flamurit , është 150 m rrugë për të shtruar. Edhe me ndihmën tonë mund ta shtrojmë , së bashku me ju

-Problem, ndriçimi.

-Problem pastrami, hedhja e mbeturinave .

Z.Qemal….. /Banor –  Faleminderit. Mendoj se nuk është vendi për replika e debate. Dua të them  që as unë dhe as këta  , se  nuk e  shohin Vlorën . Çdo njëri flet  për vendin e vet  ku banon, Lungomarja është e bukur.

-Shkolla “ Marigo Posio “ , kam  dorëzuar kërkesë  me firma të banorëve , kemi parë bagëti që kullosin  në dritaret  e shtëpive dhe shkollës .

-Banorët kërkojnë një skrep , që të krijohet një ambjent  , për banorë, pleq , fëmijë . Punët i bëni ju, qeveria.

Nga Parku – tek Pallatet e Gorishtit , shumë ujë sheshit , duhet patjetër një tubacion i ri .

Juve duhet tju besojmë zoti Kryetar, ka shkollë, kopshte, Ju lutem.

Z.Dritan Leli –  Jam dakort me zotin Qemal , problemi i banorëve për ujin e pijshëm, por këto janë probleme të banorëve të veçantë. Shteti kur ka mundësi të paguajë , shpronëson pronat  e qytetarëve. Pronarit smund tja marr dot pronën. Dua tju them , janë hapur hapësira publike  gjatë këtyre 3 vjetëve , më shumë nga çdo herë tjetër, për tju krijuar ambjente juve qytetarëve.

Z.Françesk …………/Banor –  Krahas rrugës mund të shtoj , shërbimin urban . Në projekt buxhetin e vitit të kaluar  kanë qenë disa prioritete, por nuk janë bërë.

-Kemi nevojë për një ambjent gjelbërimi, qëndrimi, fushë për të rinjtë.

Z.Dritan Leli – Në bashkëpunim me FSHZH, kur bëmë projektin e kësaj zone , e planifikuam edhe këtë  në projekt. Nuk u realizua  dot, por u bë investim tjetër , por nuk do të japim leje ndërtimi në këtë zonë.

Do të ngelet pronë e komunitetit, do të kthehet në hapsirë publike  për të gjithë ju.

-Përsa i përket shërbimit urban  do të insistojmë   për zgjidhjen më të mirë të mundëshme.

Z.Hasko …….. /Banor – Faleminderit zoti Kryetar, lexuat  çfarë realizuat për vitin e kaluar , shohim sukseset e arritura , por ne do të bëjmë kërkesat tona , por ju I dini mundësitë.

-Problem Qendra shëndetësore.

-Rruga  nga lagjia jonë  tek shkolla “Marigo Posio “ , është shumë e keqe.

-KUZ gjatë dimrit  mbytet, ske nga kalon. Në verë erërat e këqia, ndikojnë shumë në jetën e njerëzve.

-Rruga e  Plazhit të Vjetër  është rrugë turistike.

-Rruga e Tregut të Çoles

-Sistemi i ndriçimit është bërë, pop se nuk ndriçohet.. Duam ndriçim.

Z.Dritan Leli –  Dua ta falenderoj zotërinë  për ato ka tha. Për   problemin e Qendrës shëndetësore   do të flas me Ministren. Ka problem në zonat periferike  apo rurale , për staf mjekësh.

-Për rrugën do të bëjmë më të mirën.

Z………./Banor  –  Problem uji I pijshëm. Ju lutem zgjidheni.

Z.Dritan Leli – Prandaj jam këtu tju dëgjoj  dhe, sigurisht tju jap zgjidhje.

-Ndriçimi në rrugë , problem

Z.Drejtor i OSHE – Ajo që  doja të sqaroja

-Miratuar  rrjeti 20 kv

-Gabinat .  Sapo janë miratuar nga Këshilli Mbikqyrës   rrjeti 20kv, ka shumë lidhje të paligjshme . Furnizimi ABC , është më i miri i mundshëm .Furnizimi i energjisë  është shumë cilësor  me këtë rrjet. Afati i përfundimit, muaji prill.

Z.Dritan Leli – Rruga Transballkanike  , nga fonde të tjera , jo nga fonde të bashkisë

-Projekti për sistemimin e rrugëve  është në dorën time , kemi projekte  për rehabilitimin total , po kërkojmë fonde.

Po përpiqemi së bashku me ju  dhe falë mbështetjes  tuaj , qytetarisë suaj , të bëjmë më të mirën për ju.

Znj.Vilma Bello /DEputete –  Doja tju përshëndesja të gjithëve  dhe, përshëndes gjithë punët e bëra në këtë rajon . E dimë që Bashkia Vlorë  nuk e ka gjithë mundësinë , buxheti I saj nuk mund të përballojë  gjithë këto problematika.

Më vjen mirë që u përmend  problemi i Qendrës Shëndetësore , rikonstruksioni mbas “AZA”. Ne do të investojmë  dhe do të lobojmë fort  për thithjen e fondeve  dhe rehabilitimin e kësaj zone .

Takimi me Drejtorët e Ujësjellësit dhe OSHE , insistimi ynë ka qenë I vazhdueshëm, do të vazhdojmë të zgjidhim problematikat.

Do të komunikojmë në vazhdimësi , këtu ka shumë qytetari.

Flasim për probleme të përbashkëta , por edhe në veçanti .

Duke ju falenderuar për pjesëmarrjen  , të jemi insistues  për çka duam  të jemi të gjithë bashkë.  Faleminderit.

Z.Dritan Leli –  Sigurisht që unë jam shumë i ngarkuar , mund edhe të mos takoheni me kryetarin, por është administrate fjala e tij, pasi kryetari ka punë të shumta. Duhet të jetë kudo.

Ju falenderoj për pjesëmarrjen  dhe ju premtoj  se do të punojmë së bashku . Vlora është qytet në zhvillim.

Do të doja tju ftoja në datën 7 ose 8 dhjetor  për të paraqitur buxhetin e Bashkisë Vlorë , për çka mund të bëjmë  në sajë të mundësive që kemi.

Edhe njëherë faleminderit.

Marrin pjesë :  Kryetari i Bashkisë Z.Dritan Leli ;Kryetare e Këshillit Bashkiak Znj.Vojsava Shkurtaj ;  Deputetja Znj.Vilma Bello ; Kryetari i Partisë Socialiste Z.Anduel Tahiraj ; Anëtarë të këshillit bashkiak ;Administratorë të  rajoneve dhe Njësive administrative ; Banorë të rajonit.

Z.Dritan Leli – Mirëmbrëma. Ju falenderoj me zemër  për pjesëmarrjen në këtë takim.

Është obligim  dhe detyrim i të gjithëve  për të bërë më të mirën.Është detyrim ligjor i Bashkisë Vlorë   prezantimi i buxhetit  për vitin 2019.

Rajoni Nr 5  ka 29 mijë banorë

Të ardhurat nga familjet  , arrijnë vlerën 170milionë lekë të vjetra.

Ky takim është në kuadër të hartimit të buxhetit të Bashkisë Vlorë, për tju dëgjuar dhe përmirësuar  çka është e nevojshme  në buxhetin e vitit  2019.

Të ardhurat nga familjarët – 170 milionë  lekë të vjetra.

Të ardhurat në total – 476 milionë lekë .

Në këtë rajon operojnë – 933 subjekta, nga këto : -196 subjekte janë debitorë.

Pra, jot ë gjitha subjektet kanë shlyer detyrimet . Në total janë realizuar – 82% e mbledhjes së taksave .

Taksimi është i barabartë. Jemi  në  këto rezultate , në realizimet e mëposhtme :

Taksë ndërtese – 144 milionë  lekë  ose 83 %

Taksë hoteli – 920 mijë

Taksë  reklame -17 milionë

Tarifë veterinare – 91% ose 2milionë

Tarifë pastrim gjelbërim, ndriçim – 121 milionë

Tarifë shfrytëzimi i hapësirave publike – 5,6 milionë

Kamatvonesa – 4,2 milionë

Në Total të mbledhura në Rajonin Nr 5 300 milionë  ose 82 %.

Po flas për disa nga investimet e bëra :

-Rikonstrksioni i  Rrugës “Zigur Lelo “ e “Shefit Zeno “ -850 milionë lekë  të vjetra

Shndërruar në rrugë  model, ka ndriçim , përmirësim të rrjetit të kanalizimeve dhe ujësjellësit.

-Rruga “Ramize Gjebrea “ dhe “Gjon Boçari “ – 712 milionë  lekë  , pjesë edhe e Rajonit Nr 4. Impakt në jetën e të dy rajoneve.

Përshëndes Ministrin zotin Gjiknuri  për arritjen e këtij investimi.

-Riasfaltim të rrugëve të qytetit ( Rruga e Re etj ) – 250 milionë

-Blloku “Demokracia “ – 252 milionë lekë

-Ndriçimi rrugor – 136 milionë

-Rikonstruksion i Shkollës “Halim Xhelo “ – 700 milionë

Po përpiqemi të përfundojmë punimet në  bllok.

-Blloku midis  rrugëve  dhe shkollës – trotuare- hapësirë të gjelbërt-pemë –ndriçim.

Pavarësisht edhe problematikave . Duhet bashkëpunim qytetar – bashki , në lidhje me dëmtimet që  bëhen në këto investime.

Jemi këtu  të punojmë me njëri tetri.

Punimet konsistojnë si më poshtë :

Krijimi i 630 ml ose 3000 m2  rrugë të asfaltuar

-Trotuarë -1900 m2

-Rikosnceptim  të sipërfaqes së jofunksionale  – 1100 m2

-Zgjidhje përfundimtare  të përditshmërisë së përmbytjeve  segmenti Rruga e Re –Shkolla “Halim Xhelo “ dhe përgjatë gjithë segmentit.

Gjithë kanalet  e vjetra monitorohen  me kamera , falë teknologjisë, falë  mbështetjes  së Qeverisë Shqiptare ,Kryeministrit Zotit Rama dhe Ministrit Zotit Gjiknuri.

-Kemi kanale  funksionalë të hapura. Por a kemi shpëtuar nga përmbytjet ?

Kemi parë edhe në vende  më të mëdha , ndodhin përmbytjet.

Gjatë këtyre 3 vjetëve është punuar në pastrimin e kanaleve .

Falenderoj zotin  Musta  ,për të riinvestuar për kanalin e ujrave të larta , që për fat të keq mbi të janë bërë ndërtime.  Po punojmë të gjejmë zgjidhje.Punë të tjera :

  • 50 shtylla në bllok
  • 150 pemë në Lagjen “Demokracia “
  • Investime të bëra nga bashkia 2 miliardë lekë , të ndara , nga Ndërmarrja Komunale
  • Asfaltime 1000 m2
  • Trotuarë 2000 m2

Falenderoj arkitektët e Bulevardit “Ismail Qemali”. Ky bulevard  që lidhet  me zonën historike  përfshin 2 rajone.

Kemi marrë vendime  të rëndësishme , qoftë dhe jo të kënaqëshme ndonjëherë nga ju,por për të mirën  e qytetit  ja vlen të  ndërhynim.

Me përfundimin e bulevardit  dhe lidhjen me zonën historike , do të kemi lëvizje edhe në ditët e verës.

Do të mbillen 4 korsi pemësh .

Sipërfaqe e Zonës Historike – 7,3 ha.

Ka kontribute FZHAmerikan ,mbështetje e KryeMinistrit z.Rama, FSHZH, Ministrit Gjiknuri.

Bashkia Vlorë  – 750 milionë për shpronësime.Çdo dëm në këtë zonë  do të dëmshpërblehet.

Në këtë zonë preken nga projekti – 75 objekte .

Restaurohen  – 51 objekte.

Në fund fare ky investim do të sjellë ekonomi.

Me një fond  400 milionë lekë të vjetra  rikostruksion I godinës së Bashkisë Vlorë, falë mbështetjes së qeverisë.

Së shpejti  godina e Bashkisë Vlorë  do ti kalojë në pronësi Bashkisë Vlorë, do të bëhet ndarja  nga  Qarku Vlorë.

Qëllimi është që bashkia  të ngelet aty ku është.

Me investimin e ri   të zonës historike , qendrës së qytetit , sot do ti rikyhehet  lavdia , njerëzit nuk do të shëtisin vetëm buzë detit, për arsye të historisë.

-Rikonstruksion i Kullës së Sahatit.

-Ti kthehet Merkato  Vlorës , do të duhen shumë para. Në këtë godinë  vetëm kulla e sahatit është pronë e bashkisë.

Atraksioni turistik  do të jetë nga më të mëdhenjtë.

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Qeverisë , Ministrisë së Financave  për tu bërë Muzeu i Hebrenjve .

Jam duke punuar  pa fund  për realizimin e këtij program . Zonja Kohen po punon me Ambasadën Amerikane , kalkulimet e fundit  për një projekt të rëndësishëm.

Investime nga Drejtoria e Ujësjellësit :

-Investim në Lagjen “Kushtrimi “- investim me vlerë 19 milionë lekë , ku përfitojnë  1000 banorë  nga zgjerimi i këtij rrjeti.. Po punohet me të gjithë   abonentët .

-Në Lagjen “ 11 Janari “ , u zëvendësua  250 ml tubo çeliku .

Pranë Fabrikës së Tullave   , është shtruar  50ml tubo .

-Pastrim kanali (prerje, gërmim dheu etj ) -360 ml.

Shumë është punuar por apsolutisht nuk është e mjaftueshme .

Falenderoj , deputeten zonja Vilma që është pranë  nesh dhe komunitetit.

Jemi për të siguruar votën tuaj  dhe besimin tuaj të pafund. Nuk kemi mbaruar

godinën  përballë  shkollës  “Halim Xhelo “ do ta ndryshojmë , të realizojmë projektin e kësaj lagje.

-Pranë tregut të gjitha ujrat ishin nëpër rrugët e lagjes .

Është bërë një parking në dobi të komunitetit. Jemi këtu për tju thënë që do bëjmë më të mirën.

Është present Qeveria Shqipëtare.

Ju faleminderit  që patët mundësinë të më dëgjoni . Tani pres nga ju  të më thoni çka mund të rregullojmë  për vitin që vjen , natyrisht Brenda mundësive.

Z.Nikollaq Zharra /Banor i rajonit –  Ju dëgjova zoti Kryetar  për gjërat e mira që keni bërë  dhe falë mbështetjes së KryeMinistrit.

Por krahas të mirave , mund të përmend, jam vlonjat i vjetër

-Problemi i ujit të pijshëm , të ndryshojë orari ifurnizimit me ujë, le të shtohet.

-Problem tregu , nuk ka ndryshuar.Bashkia ka mundësi të bëjë një treg.

-Investimet janë bërë të shumta .Të shihet cilësia e punimeve . Ndryshuat tregun e gjësë së gjallë.

Kërkoj tju takoj por skam mundur.

Jam socialist dhe do të mbështes.

Z.Dritan Leli –  Tju them disa gjëra.  Rrjeti i amortizuar i ujit, e dimë që nuk është ai që duam. Po punojmë për të sjellë investimin më të madh me vlerë  30 milionë  për projektin  e furnizimit me ujë të pijshëm.

-Nuk jam gjithmonë në zyrë, më duhet të punoj shumë.

Z.Guri Myzaferi –  Kemi ardh në zyrë për tju takuar.

Para pallatit ndodhet  1 lavazho. Çfarë do të bëhet. Specialisti  juaj thotë  që është me leje .

-Po kërkojmë të bëjmë një lulishte.

Z.Hasim Hyska – Përshëndetje, jam banor i lagjes “Kushtrimi “.

Ato që  parashtrove janë puna juaj , mundi juaj dhe i qeverisë.

Të gjitha smund të realizohen  dhe këtë e kuptojmë .

-Çdo të bëhet me kanalin tek rreth rrotullimi . Më thatë që do bëhet si rreth rrotullimi në fillim.

-Nga “Kastrati “ ,- hyrja , kanali i madh, problem për të gjithë.

-Lagjia “Kushtrimi “, problem rrugët, ndriçimi.

Të falenderojmë për çka ke bërë.

Z.Dritan Leli –  Dua tju them zoti Hasim me ato që treguat  më parë. Vlera e investimit minimal – 20 milionë €.

Taksat  tuaja në buxhet 400 mijë lekë të vjetra.Buxheti nuk mjafton me këto taksa, por kam lobuar shumë  me mbështetje dhe bashkëpunim të të gjithë faktorëve.Falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare, rikonstruksioni i rrugës, projekt vlera  – 1miliardë lekë  për këtë  zonë informale

Për kanalin  Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime  ka kontraktuar  firmën  që do të bëjë pastrimin e kanalit  që nga Spitali  – 160 milionë lekë të vjetra.

Është në vëmendjen  tuaj.

Zoti Guri , mund të them smë keni tatua mua , por janë specialistët , administrata. Jam përgjegjës për të gjitha punët . Me kërkesën time kam çuar Drejtorin e Urbanistikës  në rajon  për tu tatua me ju.

-Ai që ka bërë  atë punë është gjobitur , thotë administratorja e rajonit.

Ju lutem më shumë qytetari.

Znj.Jeta Komdili /Banore  në Lagjen “ 28 Nëntori “, mbas ish.gjyqit të vjetër.

Sështë bërë asnjë investim. Mbase me buxhetin e ri do të shihet  të planifikohet  , ndonjë investim.

Znj.Klarida rapaj /Banore tek Tregu – Në ditët me shi  plasin ujrat e zeza. Kam video.

Z.Dritan Leli – Më dërgo vidion.

Z.Hiqmet Cani – /Banor  në Lagjen “Kushtrimi “ .

Ju falenderojmë për këto që janë bërë  këto 3 vjet. Vlora ka ndryshuar.

Çfarë do të bëhet tek ne , me rënien e shirave , ujrat e zeza janë shumë problem.

Ju falenderoj për gjithëçka.

Z.Dritan Leli – Jeni në zonë informale  apo informale. Unë jam me KryeMinistrin  që të zhvillojmë  Vlorën, kanali vërtet të prek ty, më dhëmb , por duhet të zgjedhim prioritete e investimeve.

Duhet të paguajmë më shumë taksa  të kemi më shumë investime.

Duam ta zhvillojmë këtë vend , por  do të zhvillojmë  atë që kemi  më shumë ekonomi.

Investimi në Portin e Vlorës , falë mbështetjes së qeverisë , zhvillimi i këtij poli  përmirëson mirëqënien e qytetarëve.

Znj.Vera Bashaj /Banore në Lagjen “Lirim “ –  jam e kënaqur me punën tuaj .Jemi shumë të kënaqur edhe nga administratorja e rajonit.

Do të thoja, para shtëpisë time  ka qenë  një rrugicë  6m , të na e shtrojnë .Faleminderit.

Z.Bekim……..  /Banor në Lagjen “28 Nëntori “, midis agjensisë dhe Nd.Ujësjellësit. Problemet

-Problem kanalizimi . Nuk ka përfunduar, rritme të ngadalta, lidhja e unazës.

-Ndriçimi i banesave , problem  duhen 10-15 shtylla  nga OSHE.

-Kanalizimet e ujrave të  zeza, ka përfundura, është shtrirë linja por jo lidhjet. Sa do zgjasë . Prandaj të shihet me përparësi.

Nuk dua të them sukseset që keni bërë për Vlorën , por do të thosha brenda mundësive , planifikoni urbanizimin e lagjes.. E di që ka shpenzime , por ju lutem flas në emër të banorëve , rreth 3000 banorë, futeni në buxhet.

Z.Dritan Leli –  Gjithësecili që flet , ka qytetari, të jam mirënjohës që me  mirësinë , urtësinë , i mençur që sheh  për të mirën  dhe të them ;

-për shtyllat dje Drejtori i OSHE  ishte në Rajonin Nr 4 , prezantoi përfundimin e rrjetit ABC për ndriçimin

Zgjidhje u premtua dje nga Drejtori i OSHE dhe Ministri Gjiknuri.

-Investimi i ujësjellësit Tragjas-Dukat-Radhimë , kap vlerë të madhe  dhe them është investim  serioz , pra jo vetëm disa tubo. Pra, këtë kërkojmë dhe për ju , është një proçedurë e gjatë dhe  e vështirë.

Për urbanizimin e zonës do ta kemi parasysh . Faleminderit.

Z.Rami Zahaj – Përshëndetje –  Ju falenderoj  për këtë prezantim që na bëtë .

-Problem uji i pijshëm (shtëpia poshtë Fabrikës së Tullave )

-Infrastruktura problem.

-Kanali i ujrave të zeza , grumbullimi i ujrave të zeza.

Takimet janë shumë të mira.

Z.Dritan Leli – Drejtori i Ujësjellësit është  këtu, do ta shohë me përparësi.

Z.Rami – Faleminderit  për çka thatë.

Znj.Vilma Bello /Deputete –  Mirëmbrëma dhe përshëndetje të gjithëve.. Jemi në  këtë process  llogaridhënie , janë bërë gjithmonë këto.

Në fillim përshëndes investimet  e bëra në gjithë qytetin.

Duke u bërë të gjithë bashkë , do të doja të theksoja , se sa kemi mundësi ti bëjmë këto investime , ato më  të ngutëshmet nga buxheti i bashkisë.Të gjitha këto nuk janë bërë vetëm nga buxheti i bashkisë ,por edhe falë mbështetjes së Qeverisë , zotit Gjiknuri.

Pra, do të donim ti bënim të gjitha njëherësh , por  na  mirëkuptoni , ato që mund të bëjmë.

Pra, të jemi bashkë në të mirë të qytetarëve.Faleminderit.

Z.Dritan Leli – Duke falenderuar zonjën deputete  që është gjithmonë pranë jush , ju premtoj që do të punojmë  për të mirën tuaj .

Ju ftoj në datën 7 ose 8 dhjetor  për prezantimin e buxhetit të Bashkisë Vlorë , ku të themi ato çka  do të bëjmë  dhe duke ju falenderuar , ju them se nuk do të resht  së punuari  për qytetin tim.

Faleminderit.

Marrin pjesë :  Kryetari i Bashkisë Z.Dritan Leli ;Kryetare e Këshillit Bashkiak

Znj.Vojsava Shkurtaj ; Kryetari i Partisë Socialiste Z.Anduel Tahiraj ; Anëtarë të këshillit bashkiak ;Administratorë  të  Njësive administrative ; Kryetarë të fshatrave ; Banorë të  njësisë.

Z.Dritan Leli –  Përshëndetje të gjithëve . Ju faleminderit që keni ardhur në takimin e radhës  mbi buxhetimin me pjesëmarrje . Mirëse  keni ardhur në këtë godinë  , ku bëni kërkesa të ndryshme  dhe  gjeni zgjidhje  të problemeve tuaja.

Njësia Administrative Qendër  ka pas të planifikuara për vitin 2018  – 375 milionë lekë  nga taksat dhe tarifat vendore

-Janë mbledhur 180 milionë.

Operojnë – 138 subjekte    – 32 milionë lekë-  48  milionë  nga plazhet

Taksa e tokës bujqësore  , realizuar – 38 milionë lekë  nga

123 milionë  detyrimi/plani

-Kanina   ka pas 25 milionë

Janë paguar – 7 milionë

-Bestrova   ka pas  – 7milionë

Janë paguar   – 2,8 milionë

-Babicë e Madhe   ka pas – 18 milionë

Janë  paguar  – 9 milionë

Babicë e Vogël  ka pas –  5,6 milionë

Janë paguar – 2,2 milionë

-Sherishtë  ka pas  12 milionë

Janë paguar  – 3milionë

-Oshëtimë  ka pas  – 10 milionë

Janë paguar  -2 milionë

-Kërkova  ka pas – 7 milionë

Janë paguar  – 1,5 milionë

Si 8-mujor  në Njësinë Administrative Qendër kemi :

-Pastrim kanelesh kullues – 2,83 km

-Volum pune – 7400 m3

Investimet :

-18 milionë për pompë uji

-Investimet në rrjet – 75,4 milionë lekë

-Kanali Kallafet  – 28,7 milionë lekë

-Pastrimi I kanalit Shushicë -3km

-Xhyherinë –Babicë e Madhe – kanal vaditës  – 2,7 km    – 3500m3

Kanali ujitës në Kallafet – 6,5 milionë  lekë (riparim etj)

Pastrim në Kallafet – 50 milionë lekë të vjetra.

Pra bëra një rezyme të punëve të bëra nga bashkia  në këtë njësi.

Pra, nuk do të mjaftonin taksat që paguani, pavarësisht kërkesave  tuaja të shumta.

Investimet  për rrugën e Kaninës  – 2 milionë lekë, investim në rrugën e Kaninës , kërkesë e qytetarëve .

-Kërkesë e këshilltarëve ,Kanina në projektin “ 100 fshatrat “ si dhe Zvërnec dhe Nartë. Pra këta 2 fshatra  të kësaj njësie.

Do të doja edhe më shumë fshatra  në këto projekte .

Vlen tju përmend festën e Kaninës , është   absolutisht  një shembull për tu marrë  dhe përqafuar  dhe, të tjerë të festojnë festa të tilla.

Fshatrat kanë traditat e tyre . Pra, në këto iniciativa locale   , mbështetja e Bashkisë Vlorë, nuk ka munguar.

Pra , për investimin prej 2 milionë  lekë  do të na duheshin  20 vjet për ta realizuar, gjithmonë mbështetur në taksat tuaja.

Por falë mbështetjes  së Ministrit  Gjiknuri dhe KryeMinistrit, ku trokas për çdo problem .

Vlen të përmend kanalin ujitës  , mbi 30 milionë €. Është investim kolosal.

Do të bëjmë të pamundurën  për Babicën e Vogël, banorët  mos   të jenë të kushtëzuar , por   në bazë të  bypass  që do të bëhet, do të evitohet  ky problem, qarkullimi .

Jeni ju Kryetarët e fshatrave  që duhet të jeni shumë pranë komunitetit  dhe, zërin e tyre ta sillni  ta sillni pranë nesh , Bashkisë Vlorë.

Taksat e mbledhura nga ju këto 3 vjet , nuk mjaftojnë.

Pra, gjithmonë kemi nevoja, por do të shohim edhe mundësitë , did he unë ku trokas.

Falenderoj  administratën e Bashkisë Vlorë  që punon dhe ju mbështet.

Vlen të përmend Drejtorinë e Urbanistikës , në sajë të projekteve që ajo  po bën.

Shpenzimet janë të shumta. Përmend këtu edhe  problemin e vendparkimeve , një çështje që nuk  ka përfunduar  akoma.

-750 milionë lekë të vjetra – për çështje arbitrazhi . Po mundohemi të gjejmë zgjidhje  , most ë cënojmë  financat e Bashkisë Vlorë.

Po punojmë shumë .

-Problemi I plehrave , pati debat konfliktual  , pavarësisht punës sonë , firma që ka fituar do të zgjidhë  proçedurën e plehrave . Ky ka qenë një nga problemet . Me zgjidhjen  e proçedurave  për këtë problem  çdo gjë do të marrë zgjidhje.

Përsa u përket problemeve  të tjera , problemet shpesh herë janë të vështira,por falë obligimit dhe mbështetjes  sonë , çdo gjë do të marrë zgjidhje.

-Probleme me bizneset  dhe qytetarët  që spaguajnë  detyrimet , taksat e bashkisë.

Pra, ndërgjegjësimi qytetar duhet  të rritet . Punë shumë duhet të bëjnë kryetarët e fshatrave.

-Problemi i ndriçimit , porn ë bashkëpunim me OSHE  do të stabilizohet, po bëhen kontrata të reja. Pra, po trajtohet problem i ndriçimit.Pra, përveç pastrimit , zë të veçantë do të zërë  edhe ndriçimi  sin ë Zvërnec, Nartë etj.

Po bëjmë të pamundurën  që nevojat  që kemi ti planifikojmë  në hartimin e buxhetit  të Bashkisë Vlorë për vitin 2019.

Pra, duke ju falenderuar edhe njëherë , kërkoj kryetarët e fshatrave  të flasin më konkretisht  për problematikat  që keni, ato më specifike, pra për ti parashtruar në buxhet.

Faleminderit që më pritët dhe më dëgjuat.

Z.Albert  Hasani /Kryetar i Fshatit Xhyherinë –  Jemi dakort me çfarë u ttha dhe  u dëgjua.

Duam vetëm rrugën , është shumë problem.

Z.Ilir Veizaj /Fshati Oshëtimë – Ne ju dëgjuam realizimet që ka bërë bashkia , dëgjuam dhe për investimet në Kaninë e Nartë.

-Problemi plehrave

-Rruga e Fshatit Oshëtimë – rreth 1,1 km

Z.Dritan Leli – Sa ka që s’investohet

Z.Ilir  Veizaj – Rreth 15  vjet pa investim.

-Uji i pijshëm – skemi ujë , gjysëm ore në ditë na vjen.

Ngarkesa e shumtë, problem mungesa e atij që duhet të bëjë detyrën.

Këto kisha, faleminderit.

Z.Zin Meçani  /Fshati Sherishtë –Fshati  Sherishtë dhe  Kaninë taksën e tokës bujqësore e kanë të lartë.

Problem ku do të paguhen taksat.

Shumë familje nuk  paguajnë taksat.

Z.Dritan Leli – Do ta zgjidhim.

Z.Zini   Meçani – Problem tjetër  ndriçimi. Nuk është bërë  atje ku ishte më shumë problem , pra, tek ato familje që kishin nevojë  që nga Kapllanajt.

-Kërkoj 1km rrugë  nga Kallafeti deri në varreza.

Z.Dritan Leli –  Arsyeja që fola për ndriçimin , është se  në të gjithë fshatrat është pak a shumë ky problem. Por nuk mund të kemi ndriçimin si tek Lungomarja . Po shikojmë  mundësinë  e parjes në buxhet për këtë problem.

Bashkia Vlorë, ka bërë projekt  infrastrukturën në rrugët rurale.Por, nuk mjaftojnë taksat  por lodhem shumë për të marrë këto fonde , këto para.

Puna jonë është bërë , përpiqemi me fondet tona , ndërkohë kërkojmë  dhe mbështetjen e Babnkës Botërore.

Z.Zini Meçani – Pastrimi  i  kanaleve, problem.Më duhet eskavator.

Z.Edison  Kapaj /Kryetar i Fshatit Kërkovë –  Ju  faleminderit për çka thatë, por do të thoja , rruga për në fshatin Këkrovë , Bestrovë – Kërkovë – 3km .

-Në qendër të fshatit është gabina elektrike , 10m larg nga shkolla, ka rrezikshmëri.

Z.Dritan Leli –  Pra, duhet zhvendosur gabina , do të flas me Drejtorin e OSHE. Mos të kemi probleme me pronarët.Duhet të bini dakort.

Z.Edison  Kapaj –  Të hapim një shesh për qendrën e fshatit , është një ndërtesë e vjetër me pronar.

Z.Dritan Leli –  Zgjidhni problemin e pronësisë .

Z.Edison Kapaj –  Problem , shkolla nuk ka kushte optimale  për zhvillimin e mësimit.

Energjia, tualetet, instalimet elektrike, sheshi. Ka klasa goxha, por 6 janë problematike .

-Problemi i varezave , është  e tejmbushur , është një parcel e marrë me VKB por nuk po vihet në dispozicion.

-Rrugët bujqësore  i  mbajnë forcërisht.

Z.Dritan Leli – Kam folur me njerëzit  , meqenëse  në janar të vitit të ardhshëm do fillojmë aksionin , të vini me harta dhe do të  shkojmë të hapen rrugët.

Me Policinë e shtetit, jeni ju të parët kryetarët e fshatrave  të filloni këtë aksion . Me radhë gjithë fshatrat , unë jam me ju, do të vij.

Është absurd që ju   të mos të arrini të merrni produktet tuaja.

Bëni një grafik dhe të fillojmë . Për tokat më keni pranë , duam të zhvillojmë  bujqësinë . Ka  vite që AMTP  janë dhënë mbi rrugë.

Të zbatojmë ligjin.

Më keni në krah  për të hapur të gjitha rrugët në territorin e Bashkisë Vlorë.

Hartoni një plan.

Z.Viron Rapushi – Komuna ka hartat .

Z.Dritan Leli – Kryetari i fshatit me 5 burra  të fshatit, do të shohin hartën me Policinë e shtetit, do të fillojë aksioni.

Zoti Zini dhe zonja Margarita  duhet të shihni më mirë  problematikat e banorëve.

Z……. / Oshëtimë – Tubacioni është copë –copë.  Përzihet uji me ujëra të pistë, rreth 1,5 km.

Z.Dorian Xheli /Drejtor i Sh.A.Ujësjellësit –  Nga Panaja – Kërkovë  – Bestrovë , gjithë fshatrat e kësaj njësie  do të marrin ujë falë  një projekti të ujësjellësit të ri , falë mbështetjes së Minsitrisë, Ujësjellësit në  Novoselë.

Z.Dritan Leli – Është njësoj si ujësjellësi Tragjas-Radhimë-Dukat , projekt prej 430 mijë €, falë mbështetjes  nga FSHZH. Pra , si ky projekt ,por prioritet  të jetë i detyruar për çdo banor.

Pra, nëqoftë se  do të shpenzojmë për ndonjë tubo , janë të kota, pra duhet investim  i mirëprojektuar.

Z.Malo Hamzaraj /Kryetar i Fshatait Bestrovë – Problem uji .

Z.Dritan   Leli  –  Sa banorë  jeni

Z.Malo  Hamzaraj –  200 frymë

Z.Dritan Leli –  Zoti Dorian, sa të zgjidhet  problemi, të çohet një bot  në një orë të caktauar.

Z.Lavdurim Gjoni/Babicë e Vogël –  Aktualisht jemi pa rrugë , skemi ku kalojmë . Deri sa të bëhet bypass le të kalojmë në rrugë bujqësore.

Z.Dritan Leli – Sapo e përmenda. Nënkuptoj bypass –in e Babicës jo atë tetri.

Bashkia Vlorë  në tetor të 2015  hartoi projektin e bypass – it  ,pra rrugët që lidhin  gjithë fshatrat.

Z.Lavdurim  Gjoni – Kemi 25 vjet pa ujë.

Z.Dorian Xhelili –  E kemi futur në financimin e ujësjellësit  për vitin që vjen.

Z.Lavdurim Gjoni –  Le të vihet një punëtor  të marrim ujë me pompë  nga Risilia.

-Me ndriçimin jemi më mirë.

Z.Viron Mici /Kaninë – Të futet  Kanina  në projektin e 100 fshatrave , duhet të kemi ujë.

-Tokat që ka pas bypass . Kemi sjell dokumentat por  problem nga ZRPP.

-Konflikt për Landfilldin , në Kallafet.

Pra, sdimë se çdo të bëhet.

Z.Dritan Leli – Përsa i përket Landfilldit  të Sherishtës. Me kërkesë  nga  KryeMinistri, ne si bashki  dhe ZRPP kemi hartuar projektin… Është bërë vlerësimi i gjithë tokës. Çdo gjë është bërë, dhe takimi  me qytetarët.

Proçedura është gati , për të filluar  proçedurën që çdo njeri që është pronar , do të shpronësohet.

Z.Viron Mici –  Probleme teknike  depua e ujit, në lagjen “10 Korriku “

Z.Spiro Diamandi – Dëgjova me interes , na vjen mirë që bëhet kjo analizë.

-Në Nartë ,problemi i pronës . Kemi marrë shumë prodhime.

-Problemi i taksave është i lidhur me  problemin e pronës.

 

Një arsye që  që spaguajnë  taksën  është se nuk dimë  ku kemi tokën.

-6 stane  brenda me shumë krerë, çfarë do bëhet , në ullishte.

Z.Dritan Leli –  Pse ankoheni, janë Brenda zonës së banuar

Z.Spiro – Problem tjetër kullimi i  kanaleve, tokave .

Z.Dritan Leli –  Ne jemi përpjekur  që të vendosim në ato zona  ku ka më shumë prodhim  dhe paguhen taksat . Pra, ku punohet. Do ta zgjidhim.

Z.Spiro -Problemi i ndriçimit rrugor, jo vetëm rrugët  por edhe brenda nëpër lagje.

Z.Dritan Leli – Narta ka 20 milionë  borxh.

Z.Zyber Bejtaj – Takime dhe ballafaqime të tilla janë  të mira. Po punohet dhe kam shumë besim.

Në Babicë , problem uji  i  pijshëm.

Z.Dritan Leli – Ka filluar projekti.

Z.Zyber – Lagjia tek ushtria , rruga pa drita  –  200 m.

-10 shtylla të vihen.

Kam shpresë që çdo gjë do të rregullohet.

Z.Baço …./Babicë – Rrjeti i ujit shpërdorohet.

Z.Shkëlqim Rama –  Përsa u përket pagesës së taksave , këtu ka punonjës  së taksave . Çdo banor le të vijë të bëjë pagesën  dhe të marrë faturën.

Z.Dritan Leli –  Edhe një herë faleminderit për prezencën tuaj.

Marrin pjesë :  Kryetari i Bashkisë Z.Dritan Leli ;Kryetare e Këshillit Bashkiak

Znj.Vojsava Shkurtaj ; Kryetari i Partisë Socialiste Z.Anduel Tahiraj ;Prefekti i Qarkut Z.Flamur Mamaj ; Anëtarë të këshillit bashkiak ;Administratorë  të  Njësive administrative ; Banorë të rajonit.

 

Z.Dritan Leli –Përshëndetje të gjithëve.Faleminderit  nga zemra për pjesëmarrjen . Jeni nga zonat më të mira të Bashkisë Vlorë, jeni shumë punëtorë. Jam shumë në kontakt me ju, me banorët e kësaj zone . Falenderoj Administratorin që punon shumë  dhe bën të pamundurën  për tju qenë juve në krah.

Mund të thoni që ka  nevojë  për tu bërë gjë këtu ? Sigurisht që  ka akoma për të bërë . Prandaj jemi mbledhur këtu  të flasim , të dëgjojmë  dhe çka kemi mundësi  të parashtrojmë  në buxhetin  dhe mandatin e ardhshëm . Bashkia  është një strukturë , është një familje, të gjithë jemi kontributorë, pra, falë taksave që paguani  , ato kthehen në investime.

Po nis me realizimet dhe investimet .

-Taksë ndërtese në plan – 3,6 milionë lekë të vjetra

Paguar – 1,9 milionë

-Tarifë pastrami, gjelbërimi, ndriçimi  në plan – 2,9 milionë lekë

Paguar  – 1,7 milionë

Na ngelet shumë punë për tu  bërë , pra nga ju komuniteti. Jemi të pranishëm Administratorët e njësive, administratën e bashkisë.

Operojnë – Subjekte  – 59 nga këta 25 subjekte debitorë.

Pra, këta që janë edhe pse numër i vogël  duhet të paguajnë taksat, detyrimet.

Realizuar , të ardhurat nga tatimet

Taksa e tokës bujqësore

-Risili  – 10 milionë  lekë

Nga 11 milionë plan

-Bunavi – Nga 10 milionë  plan

– 6 milionë

-Mekat – 8 milionë lekë

Nga – 10milionë plan

Grabian – Nga 5 milionë plan

  • 3,5milionë

Shushicë  – Nga 3 milionë plan

  • 2,3 milionë

Total  – 76 milionë për tu paguar

  • 41 milionë

Pagesa e taksave është në vlerë  të vogël.

-Rruga në Llakatund – 12 milionë lekë

-Rikonstruksion i godinës  së Njësisë – 83 milionë lekë të vjetra

-Kanali VLU – 210 milionë lekë të vjetra

-Rruga Risili – 70,4 milionë lekë .

Pra, të mbledhura  të gjitha gjatë këtyre 3 vjetëve  nuk do të mjaftonin.

Pra taksat  janë  të pamjaftueshme.

Falë projektit të Drejtorisë së Urbanistikës , nga fonde të bashkisë, port ë pamjaftueshme , kështu që lobojmë me  instance si  Banka Botërore, me Qeverinë.

Së bashku me administratën e  e njësisë e dimë që po punojmë shumë . rrugët kushtojnë , duhen shumë para, është e vështirë për të siguruar fondet.

Falenderoj zotin Gjiknuri  për mbështetjen e tij që dha për  ndërtimin e rrugëve.

Duke falenderuar gjithë panelin Kryetarin e PS zotin Anduel, Kryetaren e këshillit zonjën Vojsava Shkurtaj dhe NënKryetarin e Bashkisë zotin Shkëlqim Rama  dhe falë mbështetjes së Qeverisë  , ne punojmë si një skuadër  për të ndryshuar faqen  e qytetit, nga të gjitha krahët.

Nuk mund të bënim dot Lungomaren  pa mbështetjen e Qeverisë, Bankës Botërore. Jua them këtë mbase  juve sju takon shumë , por kjo vjen nga një strategji e mirë  e Qeverisë , administrate e bashkisë, pra kemi më shumë vizitorë dhe turistë , pra , kemi rritje në ekonomi. Kjo zhvillon më tepër taksa , më shumë investime , pra më  shumë  ekonomi.

Po përpiqemi  të bëjmë  më të mirën  sin ë qytet ashtu edhe  për njësitë.

Dua të punojmë dhe ndërhyjmë  në të gjitha qendrat  njësitë,dua të bëj më të mirën  por edhe sipas mundësive.

Dua të dëgjoj  nga ju prioritetet që mund  të përfshijmë ne në hartimin e buxhetit për vitin 2019.

U them gjithë kryetarëve të fshatrave  të më parashtrojnë  deri në datën  5 dhjetor , kërkesat, ankesat, propozimet , ato më imedjatet e banorëve tuaj.

Pra, do të parashikohen prioritetet  për tu ardhur në ndihmë gjithësecilit.

Të qënit në kontakt me  bujqësinë , gjatë rrugës  nëpër kosha nuk ka vetëm mbetje, por edhe barishte, dru . Por, nuk veprohet kështu, ato që mund të dekompozohen  , mund ta bëjë gjithësecili.Janë taksat ato që i pastrojnë  këto plehëra.

E keni gjithë vëmendjen time , të administratës së njësisë.

Dua tjua lë fjalën juve , sipas zonave  që Bashkia Vlorë të japë prioritetet.

Z.Ali Sula/Kr.Fshatit Shushicë  – Ju falenderoj për takimin .

Problem, ndriçimi i qendrës.

-Bulevardi i Shushicës

-Na bëre një nder të madh  me Qendrën Shëndetësore.

-me restaurimin e  godinës së Zyrave të Njësisë.

-Plehrat, gjërat kanë ndryshuar që kur erdhi zoti Birçe .

-Rruga për në Beshisht , problem një pjesë rruge.

Z.Osmën Ismailaj /Banor i Fshatit Grabian – Përshëndetje dhe punë të mbarë .

Nga të ardhurat fshati Grabian ishte më mirë, pra të ardhurat smjaftojnë .

-Rruga tek kthesa Grabian –Varreza , nuk është bërë gjë, shumë e vështirë.

-Ujërat vijnë tek rruga , përmbytet.

Z.Dritan Leli –  Ju keni kapur një  pjesë shumë interesante. Të ardhurat e fshatit tuaj. Prandaj bëhen këto dëgjesa . Por, dua tju them  që më të mirë  në pagesën e detyrimeve  është Rajoni Nr 3, pra nga këto mund të marr një pjesë edhe për ju.

Z.Osmën …….. – Jemi 900 banorë  në fshat. Kam shpresa se do të bëhet diçka.

Znj.Mbarime Bregu – Dua të falenderoj  në radhë të parë  për ndihmesën  për pastrimin e kanalit .

-Keni bërë  dhe shumë investime  si ambulance, qendra, energjia

-Ndërsa , për pastrimin keni bërë, por  edhe ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm. Jam e kënaqur për fshatin tim.Faleminderit.

Z.Berti Lera/Kr.Fshatit Mekat  –  Faleminderit për punën e bërë në fshatin tonë , si për pastrimin e kanalit , etj……

Shumë problem është rruga  Shushicë – Beshisht , vetëm këtë kërkojmë.

Z.Bilal Gjata /banor i fshatit Mekat –  Ju faleminderit për pjesëmarrjen  dhe punën e bërë. Shumë problem në fshat  – 400 m rrugë.

-Problemi i taksave, nuk paguajnë se nuk kanë rrugë.

Faleminderit.

Z.Elmas Bimaj / Banor – Llakatund – faleminderit për  pjesëmarrjen .

-Të mirëmbahet rruga qendër –Beshisht

-Të shpëtohen parcelat nga djegia

-Të bëhen kanalet për ujrat e zeza. Llakatundi është qytet shumë i mirë , por flas për fshatin Grabian. Kërkoj për këtë zonë , mungojnë burime ujore . Për zonën e Beshishtit të çohet një pompë  për vaditje.

-Një Fasoneri në Nartë , ka të punësuar , por rruga është problem, dhe mos nuk vijnë më ti marrin punëtorët.

Z.Dritan Leli –  Përsa i përket rrugëve nëpër parcelat bujqësore.

Unë nuk   kam  dijeni  nga asnjë nga ju . E lashë detyrë edhe në Njësinë Administrative  Qendër , Kryetar I fshatit  me ca banorë  të hartojnë një plan  dhe të fillojnë  me hapjen e rrugëve.

Unë kam detyrë tju  garantoj  prezencën time, të Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit dhe të fillojmë aksionin.

Po të lirohen ato rrugë  , të gjithë do të fitoni.

Shkoni pranë Njësive Administrative  të hartoni një plan  për të bërë këtë aksion. Fillojmë vitin që vjen.

Z.Elmas Bimaj – Duhet patjetër  dhe do të marrim më shumë prodhim.

Z.Kujtim Veizi /Banor i Fshatit Grabian – Folën shokët parafolës. Hajdeni më shpesh. Të ardhurat sjanë të mjaftueshme . Po pse, çfarë thotë bashkia

-Fusha e Llakatundit  ka qenë numër 2 , pas fermës “Fitore “, përmbytet kjo fushë

Pra duhet një mekanizator. Ne biznesmenë skemi

-Për rrugën  e fshatit Grabian  është shumë problem , mundësitë janë.

Këtu rrugë janë bërë plot.

-Ti jepet mundësia  e krijimit të serave, sin ë shumë qytete.

-Problemi I tokave , skemi dokumente.

-Juve  përpiqeni dhe punoni  ,por kaq i keni mundësitë.

Na duhet ndihmë nga ana juaj.

Shqipërinë e ndreq  Zoti Edi Rama.

Z.Përparim Brushaj /Komuniteti Rom – Faleminderit që jeni mes nesh , por ne kemi shumë probleme..

Problem strehimi, banoj në shtëpi të prishur.

Z.Dritan Leli –  Komunitetit tuaj i  kemi  thënë, gjeni shtëpi  dhe qeranë do ta paguajë bashkia.Për të riparuar kur të gjejmë mundësi.

Edhe sot unë nuk kam fonde për të riparuar . Deri tani për komunitetin  rom  janë ndërtuar 60 shtëpi, por ka edhe një radhë.

Z.Zija  Isufi /Kr.Fshatit Çeprat –  Faleminderit zoti Kryetar që më dhatë fjalën, Ju falenderoj për punët që keni bërë.

Në fshatin tim  ka shumë gjëra emergjente.

-Shumë kanale duhen pastruar, 30 vjet pa pastruar.

-Mundësi riparimi të rrugës -1500 m

-Për fshatin Risili –Bunavi-Çeprat kalon  kolektori  më i rëndësishëm , krijon probleme për mbytje të tokës. Ka vite pa pastruar.

Ju faleminderit edhe njëherë.

Z.Lefter  Qirjo /Banor i fshatit Mekat – Puna që është bërë  me  kanalet kulluese , por  kryesorja është pastrami i kolektorëve.

-Jemi një zonë Mekat – Beshisht , jemi në bashkëderdhjen e e lumenjve Shushicë dhe Vjosë. Sot kjo tokë  nuk punohet , është bërë lumë , të bëhëet ndonjë gjë.

-Problem pastrami i fshatrave , mbeturinat hidhen kudo  dhe dalin nëpër  lumenj, në det.

-Restaurimi i  urës ,Ura e Armenit , kjo kërkesë më shumë për Prefektin.

Z.Kudret Beqiri /Punonjës i Ujësjellësit –  Jemi komunitet egjyptian . Kemi një banor quhet Eduart Azemi ,po i prishet shtëpia. Vetëm për atë kemi shumë hall. Le të kontribohet , do të kontribojmë të gjithë.

Z.Dritan Leli – Dakort, do flas me zotin Birçe , do vijmë ta shohim.

Z.Leko Dëma /Fshati Bunavi – Jemi fshat i vogël .

-Rruga Bestrovë – Bunavi

-Kanali Risili – Bestrovë –Çeprat , problem. Është marrë gjithë zhavorri. Problem kolektori .

Z.Flamur Mamaj/Prefekt i Qarkut –  Para 3 javësh kam bërë  takime, dhe po lë si detyrë  që gjithë Nësitë Administrative  të më sjellin prioritetet . Ka pastruar bashkia , por në bashkëpunim dhe  me Bordin e Kullimit . Kështu që mendoj  pjesa e kanalizimeve , në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Mbrojtjes. Keni mbështetjen  dhe ndihmën tonë.

Z.Dritan Leli – Punët e mira  bëhen kur  ka bashkëpunim dhe koordinim  të mirë  të të gjithëve  që kam  në krah, Prefektit,  zonjës  Vojsava,Kryetarit zotit Anduel,NënKryetarit zotit Shkëlqim Rama ,Administratorit , administratës dhe  juve .

Z.Shaqo Brakaj – Faleminderit që erdhët.

-Shqetësimi im , problem me  faturat e energjisë elektrike. Paguaj rregullisht  por që prej 2007 kam probleme. I kam librezat të vulosura.

Z.Dritan Leli – Sillini ti shohim  dhe ti drejtohemi  OSHE.

Faleminderit të gjithëve .

Marrin pjesë : NënKryetari i Bashkisë  Z.Shkëlqim Rama ;Kryetare e Këshillit Bashkiak Znj.Vojsava Shkurtaj ; Sekretari i K.B  Z.Agron Gjipali,  Anëtarë të këshillit bashkiak ; Drejtorë të drejtorive ; Banorë të komunitetit Rom.

 

Z.Shkëlqim Rama –  Përshëndetje . Me porosi  të veçantë të Kryetarit të Bashkisë , në pamundësi të ardhjes  së tij  për shkak të impenjimeve që ka  , jam unë NënKryetari i Bashkisë , Shkëlqim Rama .

Do të diskutojmë , do të dëgjojmë mendimet, propozimet, diskutimet tuaja  , në mënyrë që të mund  të bëjmë  atë çka është e mundur  , në buxhetin e Bashkisë Vlorë për vitin 2019.

Jam këtu për të dëgjuar hallet dhe problemet tuaja.

Jeni të ndërgjegjshëm për çka është  bërë në  këto 3 vjet në qytetin tonë.Jam këtu për të dëgjuar zërin tuaj, do të jetë një zë më shumë në këtë vit.

Pra, në buxhetin e vitit 2019 , mbi nocionin buxhetim me pjesëmarrje do të thotë  të parashtrojmë dhe vendosim  për çka do të donim të bënim, pasi në bazë të të ardhurave  nga taksat do të mund   të  parashikonim në buxhet  , pra, çka mund të bëjmë , pasi çdo gjë varet nga mundësitë  që na ofrohen.

Gjithë punonjësit e administratës  janë të përgjegjshëm , janë afër problemeve  dhe halleve tuaja.

Problemet janë të shumta , mundohemi të eleminojmë diçka.

Faqja e qytetit ka ndryshuar, e shihni, por nuk bëhet vetëm nga buxheti I Bashkisë Vlorë, por është edhe mbështetja dhe vëmendja e Qeverisë.Asgjë sdo të mundnim të bënim  pa ndihmën e saj.

Shihet që në qytetin tonë prioritet  i është dhënë turizmit .

Gjithë secili  le të thotë, kam shumë shifra  por sdua të zgjatem . Po theksoj vetëm diçka në lidhje me strehimin.Do të theksoja  për  aplikimin mbi bonusin e qerasë.

Investime në komunitetin rom dhe egjyptian.

-Që prej vitit 2019  me bonus qeraje trajtohen  20 familje .

-Në vitin 2016 investuar  për 32 familje  të komunitetit rom dhe egjyptian .

-Në vitin 2017 investuar për  20 familje të komunitetit  rom dhe egjyptian.

-Në vitin 2018  është projektuar dhe aplikuar për të investuar 44 familje .

 

 

 

Në dëgjesën që bëmë në Llakatund  ishte një qytetar i komunitetit tuaj , që kishte problem strehimin. Dhe Kryetari i Bashkisë Z.Dritan Leli  , tha se ka filluar projekti , ka qenë projekti dhe është investuar për trajtimin e këtyre familjeve, rreth 62 familje.

Pra, po bëhen investime, por duhet të shlyejmë edhe detyrimet.

Tani pres  të dëgjoj nga ju .

Znj.Rozina Konuzi /Kryetare e Shoqatës së Romëve –  Ju falenderoj juve zoti NënKryetar  si dhe zonjën Vojsava , këshilltaret si dhe pjesëmarrësit  në këtë  takim.

Duke falenderuar edhe  Shoqatën “Lëviz Albania “.

-Po e nis me problemin e strehimit, mangësi në plotësimin e dokumentacionit , pra mungonte  informimi. Jemi munduar shumë .

Dimë shumë për problemet e tyre . Ka disa prej tyre që kanë fituar bonusin e  qerasë , ndërsa disa jo për mungesë dokumentacioni.

Kemi 3 vjet, nuk kishim information për asgjë , as për bursat e  , strehimin.

Z.Shkëlqim Rama – Jeni paraqitur në bashki .

Znj.Rozina Konuzi – Kanë aplikuar 50 familje  dhe kanë përfituar  20 familje bonus qeraje.

Ka pasur ngërç plotësimi I dokumentacionit , pra bazë ka qenë kontrata para noterit.

Z.Shkëlqim Rama – Pra, ka ndryshime

Znj.Rozina Konuzi – Të ndryshojë, fondi në buxhet  të rritet  që të përfitojnë  më shumë bonus qeraje.

-Përsa i përket rikonstruksionit ..

Z.Shkëlqim Rama –  Është bërë diçka , numri i përfituesve të pastrehë është 61 , pra do të vazhdojë të bëhet.

Z.Andi Aliu – Banor në Lagjen “24 Maji “.

Problem  rruga tek Fusha e Druve –rikonstruksion rruge

-Ndriçimi  , një tjetër problem .

Z.Shkëlqim Rama –  Nuk di nëqoftëse keni qenë pjesëmarrës  në dëgjesën e Rajonit 4 . Premtimi i dhënë nga Kryetari i Bashkisë  për këtë rrugë është dhënë dhe do mbahet.

Z.Eliseo Musta –  Problemi i fëmijëve  për pagesën në kopshte , për  ata që skanë mundësi pagese  35 mijë lekë të vjetra.Përse ata të komunitetit egjyptiam most ë paguajnë.

Do të bëhet  ndonjë gjë  për romët se skanë mundësi .

Z.Shkëlqim Rama –  Do të vini në zyrën time të shohim ligjin, do ta zgjidhim.

Znj.Migena Balla /Anëtare e KB –  Nuk di të kemi vendim  që kemi përjashtuar egjyptianët  dhe jo romët. Ne në këshillin bashkiak kemi marrë vendim vetëm  për këtë komunitet për vajzat dhe gratë e dhunuara, diovorcuara.

Nuk është përjashtuar asnjë nga këto tarifa.

E kuptoj shumë mirë gjendjen ekonomike , por bashkia do ta ketë shumë të vështirë  për ti përballuar edhe këto në buxhet. Është shërbim që duhet ta paguash që ta marrësh. Kush ka mundësi ta lërë në drekë, kush jo .

Znj.Vitore Seitaj –  Jam invalide. Mbas 7 vjetësh ma hoqën   pagesën, invaliditetin.  Marr një ndihmë ekonomike  , pra 25 mijë lekë të vjetra, smund të paguaj dritat.

Z.Shkëlqim Rama –  Do isha I vëmendshëm për problemet komunitare , por ligjërisht sma merr mendja  që të vini në bashki  dhe të mos merrni përgjigjen e duhur.

Pra, më shumë problem komunitare sesa personale.

Z.Shkëlqim Metaj –  Banoj 25 vjet me qera. Bashkia ka shumë halle, problem.  Sot që flas jam përjashta. Ju falenderoj  shumë për rrugët, ndriçimin. Faleminderit.

Z.Shkëlqim Rama –  Përsa i përket kredisë së butë plotëson  dokumentacionin  , vazhdon nga banka . Pra, që në momentin që  nuk të lejon banka , unë mund të ndihmoj vetëm  me qera. Gjej shtëpi me kushte më të mira  dhe  të marrësh bonus qeraje.

 

 

Znj.Antoneta  Rapaj  –  Jam në shtëpi me 3 të sëmurë mendorë.Jam në kushte shumë të këqija . 32 vjet me qera.

Z.Shkëlqim Rama –  Më vjen shumë keq , por thashë dhe më parë , kur gjërat janë ligjore. Ska asnjë nga institucionet e Vlorës most ë  zbatojë ligjin , për të qenë pranë jush.

Nëqoftëse keni ankesa nga ndonjë zyrë , do të vini tek unë.

Z.Rasim  Maksuti –     Banoj tek Fusha e  Druve , kam një barankë . Atje banoj i vetëm , pa pension, pa asistencë, pa drita. Sështë bërë gjë deri tani.

Z.Shkëlqim Rama – Zonja Rozina e njeh  ligjin shumë mirë . Hajdeni pranë saj . Atë që të jep ligji mos e humb.Merre atë që të takon. Bëj dokumentat për asistencë.

Znj.Lumturi Veizaj –  Çunin e kam të martuar, pa shtëpi, unë jetoj  në gabinë . Kam kërkuar një kabinë.

Z.Fatjon Devollaj /Dr.Dr.Infrastrukturës –  Juve jeni trajtuar si familje.  Duhet të kuptojmë diçka . Problemet janë të shumta , por vetëm familja juaj ka  3 gabina, por sjeni korrekt me pagesat. Çunit i kam thënë  të vijë të aplikojë  për bonus qeraje .

Znj.Migena Balla –  Halle kemi të gjithë. Ata janë çift i ri .Edhe shtëpia , mundësia që ka bashkia , le të punojnë  dhe të marrin shtëpi me qera.

Bonusi i qerasë është një mundësi.

Z.Gentjan Sherifaj /Dr.Nd.Shërbimeve – Është gabina e 4 e zonjës , dhe paguan vetëm 1. Bashkëshorti është I punësuar tek ne.

Z.Shkëlqim Rama – Ka  probleme  shumë më të mëdhaja nga ju. Më thoni çka mund të bëjmë  për të gjithë komunitetin ?

Znj.Rozina  Konuzi – Ka  banorë që punojnë. Le të flasin.

Z.Shkëlqim Rama –  Pranë Drejtorisë së Shërbimeve  , paraqituni në bashki  dhe merrni informacion. Plotësoni formularin. E keni derën e hapur  që në momentin që plotësoni kushtet.

Znj.Migena Balla – Nga ne është mbështetja . Është banka ajo që vendos.

Z.Shkëlqim Rama –   Flasim nga ana ligjore , çdo gjë  bëhet duke zbatuar ligjin. Duam  problematikat që shqetësojnë gjithë komunitetin.

Z.Kastriot Tari – Banoj  tek gabinat.  Falenderoj zotin Genti që më strehoi.

Kam nevojë për punë.

Z.Shkëlqim  Rama –  Shko në Zyrën e punës.  Mendoj  se diçka  nga ato  që folëm do të  zgjidhet, gjithmonë për probleme madhore që shqetësojnë gjithë komunitetin.

Ju falenderoj për pjesëmarrjen  zonja Vojsava , zotin Sekretar, këshilltarët  dhe administratën e bashkisë.

Znj.Vojsava Shkurtaj – Faleminderit  për prezencën tuaj , mbështetjen  tonë do ta keni .Ju duam prandaj erdhëm  të dëgjojmë . Të jeni më aktivë . Jemi pranë jush  , do të punojmë që gjërat të ndryshojnë.

Faleminderit.

Znj.Migena Balla – Faleminderit  që na dëgjuat. Jemi këtu pranë jush  për të bërë  më të mirën , për tju ndihmuar , por edhe ju duhet të  punoni  më shumë , të jeni më aktivë , të shkollohen fëmijët . Punoni për edukimin e tyre.

Faleminderit.