PËR ZGJERIMIN E SIPËRFAQES SË VARREZAVE PUBLIKE TË FSHATIT NARTË, NJËSIA ADMINISTRATIVE QËNDËR, BASHKIA VLORË.
________________________________________________________________________________
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E PRONAVE PUBLIKE DHE MENAXHIMIT TË ASETEVE
Nr. ________prot Vlorë, më ______._______.2020
PROJEKT- VENDIM
Nr. _____ , datë. _______ . 2020
PËR
ZGJERIMIN E SIPËRFAQES SË VARREZAVE PUBLIKE TË FSHATIT NARTË, NJËSIA ADMINISTRATIVE QËNDËR, BASHKIA VLORË.
Bazuar në Ligjin nr. 139/2015, datë 19.12.2015 “ Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, në ligjin nr.7776 datë 22.12.1993, i ndryshuar me ligjin nr.8399 date 09.09.1998 “Për buxhetin lokal”, neni 18, në ligjin nr.9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në R.SH”, Në ligjin nr.9220, datë.15.04.2004 “Për shërbimin publik të varrimit”, i ndryshuar, në ligjin nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimin dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik” në V.K.M nr.711 datë 29.10.2014 “Për miratimin e rregullores teknike “Për projektimin dhe ndërtimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë”, në V.K.M-në 514, datë 30.07.2014 “Për miratimin e vlerës se pronës për secilin qark të Republikës së Shqipërisë” në V.K.B nr.114 date 26.12.2019 “Per miratimin e Buxhetit të Bashkisë për vitin 2020” :
VENDOSI:
1.Të miratojë fondin prej 373524 lekë për procedurën e shpronësimit për shtimin e siperfaqes së varrezave publike të fshatit Nartë, Njësia Administrative Qëndër, Bashkia Vlore me nje siperfaqe shtesë prej 1831 m2, sipas Planvendosjes dhe Projektit të miratuar (bashkëlidhur këtij Projekt-Vendimi.
- Ky fond do të përballohet nga fondi i parashikuar në V.K.B nr.114 datë 26.12.2020 në zërin “Shpronësime për interes publik”.
3.Per zbatimin e këtij vendimi dhe ndjekjen e procedurës përkatëse të projektimit, shpronësimit dhe rregjistrimit të kësaj sipërfaqeje në pronësi të Bashkisë Vlorë, ngarkohet Kryetari dhe Administrata e Bashkisë Vlorë.
- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, bazuar ne Ligjin nr. 139/2015 “ Për vetqeverisjen vendore”, neni 55 pika 6.
KRYETARI
Dritan Leli