PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT TË BANESAVE ME KOSTO TË ULËT, NËPËRMJET KREDIVE ME KUSHTE LEHTËUSESE NGA BUXHETI BASHKISË VLORË

Në bazë të VKB Nr.109 datë 18 . 10. 2018 ”Për miratimin dhe zbatimin e programit të banesave me kosto të ulët, nëpërmjet kredive me kushte lehtësuese nga buxheti i Bashkisë Vlorë”, njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar të paraqesin aplikimet e tyre për “Programin  e banesave me kosto të ulët, nëpërmjet kredive me kushte lehtësuese nga buxheti i Bashkisë Vlorë”

Qëllimi i këtij programi është :

Angazhimi i Bashkisë Vlorë  të kontribuojë me buxhetin e saj në programin e banesave me kosto të ulët , me anë të subvencionimit të interesave të kredive, duke ofruar  mundësinë e blerjes dhe të pronësisë së banesave , me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

 

Bashkia Vlorë me anë të këtij projekti  parashikon të subvencionojë interesat e kredisë;

-për rreth 250 familje dhe /ose individë

– për një periudhë rreth 20 vjet

-interesat që do të  paguajnë  përfituesit do të jenë 3% në vit

– interesi i paguar nga Bashkia do të jetë diferenca e interesit  që jep banka në këto raste  me 3% që do të paguajë qytetari.

 

Kategorizimi i familjeve që përfitojnë banesë me kosto të ulët, nëpërmjet kredisë me kushte lehtësuese

 

Përfitojnë banesë me kosto të ulët, nëpërmjet subvencionit të interesave të kredive;

  1. Familjet apo individët që në kohën e paraqitjes së kërkesës nuk kanë pasur në pronësi një banesë të paktën 5 vitet e fundit

 

  1. Familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit

 

 

  1. Familjet e dëbuara apo të nxjerra forcërisht nga banesat e palegalizuara për efekt të zbatimit të planeve rregulluese

 

  1. Bëjnë pjesë në një nga pikat 1,2,3 dhe kanë të ardhura brenda kufijëve të përcaktuar sipas akteve ligjore (shih tabelën përkatëse)

 

-Përparësi do të kenë;

 

  1. Individët e rinj dhe familjet që kanë në përbërje një çift të ri,

2.Familjet e mesme, duke patur parasysh që në fund të kredisë mosha e aplikantëve të mos jetë më shumë se 65 vjeç,

për shkak se;

-Programi ka ndikim të gjatë në kohë,

-Mund ta përballojnë masën e kredisë  për shkak të moshës dhe nivelit të të ardhurave që mund të disponojnë.

 

Shënim:   Ky program për vetë specifikën që ka  nuk është për familje në nevojë, të papunë, me probleme sociale, por për familje me prindër të aftë për punë.

 

Kriteret bazë për paraseleksionimin e kërkesave të paraqitura nga individët dhe familjet e interesuara për të përfituar nga zbatimi i këtij programi janë;

 

  • individët që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet që në momentin e paraqitjes së kërkesës nuk kanë në pronësi një banesë
  • familjet që në momentin e paraqitjes së kërkesës zotërojnë sipërfaqe nën normat e strehimit
  • familjet që zotërojnë të ardhura brenda kufijëve të përcaktuar në tabelën përkatëse të kufijëve max. dhe min.

 

 

Tabela e treguesëve kryesorë  për kushtet e zbatimit të programit

 

 

 

Struktura e apartamentit

 

Sipërfaqet  sipas tregut te lirë/ m2

Nr.personave sipas strukturës  

Vlerat e apartamentit në tregun e lirë

 

Kufiri maximal i kreditimit

 

Të ardhurat minimale

 

Të ardhurat maximale

Min. Max.
Garsoniere 40 1 2 2.472.000 1.977.600 21934 36557
(1+1) 60 2 3 3.708.000 2.966.400 32902 54837
(2+1) 80 3 4 4.944.000 3.955.200 43870 73117
(3+1) 100 4 6 6.180.000 4.944.000 54838 91397

 

 

Shënim :

Niveli  maksimal i të ardhurave është kriter skualifikues nga ana e Bashkisë. Niveli maksimal i të ardhurave mund të luhatet  me           +(10%÷15%).   Pra, të ardhurat maksimale  për skualifikim për çdo tip apartamenti janë sipas tabelës:

 

 

Struktura  e apartamentit Të ardhurat minimale,  lek Të ardhurat maksimale, lek
Garsoniere 21934 42041
(1+1) 32902 63063
(2+1) 43870 84085
(3+1) 54838 105107

 

 

 

Formulari i aplikimit së bashku me dokumentacionin e kërkuar duhet të dorëzohen në kopje origjinale pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun, me shënimin për Drejtorinë e Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve, Strehimi.

Afati i përgatitjes dhe dorëzimit të dokumentacionit nga aplikantët do të jetë 2 muaj nga data e vendosjes së këtij njoftimi. Në fund të afatit 2 mujor lista e përfituesëve të  këtij programi do të paraqitet për miratim në Këshillin e Bashkisë Vlorë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lista e përfituesëve nga programi i kreditimit të lehtësuar do të hartohet nga Komisioni i Strehimit të Bashkisë Vlorë, mbi bazën e sistemit të pikëzimit, si vijon:

 

FORMATI I SISTEMIT TË PIKËZIMIT

Kriteret e pikëzimit dhe pikët janë bazuar në sistemin e pikëzimit model sipas VKM Nr.574 datë  29.08.2012”Për përcaktimin e dokumentacionit, që duhet të paraqesë familja për tu strehuar sipas njërit prej programeve sociale të strehimit dhe të afateve e të proçedurave të miratimit nga organet e qeverisjes vendore”.

 

  KRITERET E PIKËZIMIT Pikët
1.1 KUSHTET E STREHIMIT Totali 30
A Nuk disponon apartament në pronësi 7
B Banojnë në banesa rrezik shembje 4
C Banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi 4
Ç Kanë ngelur ose rrezikojnë të ngelen të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore ose zbatimit të një vendimi gjyqësor 5
D Familjet e dëbuara apo të nxjerra forcërisht nga banesat e palegalizuara, për shkak të investimeve publike 10
1.2 KUSHTET FAMILJARE Totali 28
A Familje njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë 5
B Familje të reja që kanë në ngarkim persona PAK, ose persona në pension, rezultojnë pa apartament në pronësi 3
C Familje me më shumë se katër fëmijë 5
Ç Familjet e mesme, duke patur parasysh që në fund të kredisë mosha e aplikantëve të mos jetë më shumë se 65 vjeç, 15
1.3 KUSHTET SOCIALE 22
A Personat me aftësi të kufizuar 3
B Personat me statusin e jetimitqë nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesit shoqëror deri në 30 vjeç 3
C Emigrant i rikthyer, punëtor emigrant 5
Ç Familje të policëve të rënë në detyrë 5
D Viktima të dhunës në familje 3
E Anëtarë të komunitetit  rom dhe egjiptian 3
1.4 KUSHTET EKONOMIKE 30
A Të ardhura nën 80% të të ardhurave mesatare 15
B Të ardhura 80%-100% të të ardhurave mesatare 10
C Të ardhura 100%-120% të të ardhurave mesatare 5

 

Shënim: Pikët maksimale që mund të sigurojë një përfitues janë 100 pikë.

 

 

 

 

 

 

 

Formulari i aplikimit së bashku me dokumentacionin e kërkuar duhet të dorëzohen në kopje origjinale pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun, me shënimin për Drejtorinë e Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve, Strehimi.

Çdo aplikant së bashku me kërkesën e tij duhet të dorëzojë dokumentacionin si vijon:

 

Dokumentacioni:

  1. certifikatën e lindjes së aplikantit dhe certifikatën e gjendjes familjare;
  2. vërtetimin për vendbanimin në bashkinë ku kërkohet strehimi ose lejen e banimit, për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit;
  • vërtetimin e të ardhurave neto të familjes;
  1. dokumentacionin përkatës nga punëdhënësi për detyrën dhe të ardhurat e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;
  2. dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes;
  3. vërtetimin nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të qeverisjes vendore anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;
  • vërtetimin nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;
  • vërtetimin nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension;
  1. vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis, që mund të përdoret si e tillë;
  2. vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi të strehimit;
  3. vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të vendit të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për familjet, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;
  • dokumentin zyrtar të celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës, për çiftet e reja;
  • vendimin e gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara;
  • vërtetimin përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit
  1. dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit;
  • vërtetimin e komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë për individë me

aftësi të kufizuara, që trajtohen sipas shkronjës “i” të shkronjës “c” të                                                                             nenit 5 të ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve

të zonave urbane”, të ndryshuar.

  • dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për

statusin “emigrant”, punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;

  • dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Policisë së Burgjeve;
  • dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse për viktimat e dhunës në familje.

Vërtetimin lëshuar nga ALUIZNI-i që asnjë anëtar madhor i familjes nuk ka aplikuar për legalizim banese.

You may also like...