“PER SHTYRJE E AFATIT TË KONTRATËS PËR ADMINISTRIMIN DHE FINANCIMIN E SHOQERISË FLAMURTARI FOOTBALL CLUB SHA”

 

Në bazë të nenit 8/2, 9/1.2, 25/4, 54 të ligjit Nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, në ligjin Nr.79/2017, “Për sportin” neni 20, neni neni 33, neni 39 e vijim, ligjit Nr.9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” neni 135, neni 167, Statutit dhe Aktit të  Themelimit të  shoqerisë  “Flamurtari Football Club”, Rregullorja dhe Statuti i Federatë s Shqiptare të  Futbollit, VKB nr.39 datë 31.07.2014 “Për disa ndryshime në administrimin e shoqërisë Flamurtari Football Club sh.a”, VKB nr.38 datë 01.08.2016 “Për shtyrje të afatit të kontratës për administrimin dhe financimin e shoqërisë Flamurtari Football Club sh.a”, VKB nr.89 datë 26.07.2018 “Për shtyrje të afatit të kontratës për administrimin dhe financimin e shoqërisë Flamurtari Football Club sh.a”, ”Marrëveshjes së financimit dhe administrimit të shoqërisë “Flamurtari Football Club” të lidhur midis Bashkisë Vlorë dhe shoqërive “TRK GROUP + ATLAS Global”, Këshilli i Bashkisë Vlorë,

 

VENDOSI

 

  1. Të miratohet shtyrja për një periudhë  1 vjecare e afatit të kontratës së financimit dhe administrimit të  shoqërisë  “Flamurtari Football Club” të lidhur midis Bashkisë Vlorë dhe shoqërive “TRK GROUP + ATLAS Global”.

 

  1. Të miratohen emrat e Anëtarëve të  Këshillit Mbikqyrës, si më poshtë vijon:

 

  1. Sinan Idrizi
  2. Kreshnik Cipi
  3. Robert Islamaj
  4. Propozim nga Keshilli i Bashkisë

 

Kohëzgjatja afatit të mandatit e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës do të jetë një vit. Ata kanë të drejtë të rizgjidhen.

 

  1. Ky vendim hyn në fuqi sipas ligjit 139, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”.

 

K R Y E T A R I

 

Dritan LELI

Konc.  D.Zeraj Drejtor i Drejtorisë Juridike

L.Lame Specialiste e Sportit

 

 

 

 

_____________________________________________________________________

R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

BASHKIA VLORË

 

Nr._____ Prot.                                                                             Vlorë, më _________ 2020

 

 

RELACION

 

MBI PROJEKT VENDIMIN “PER SHTYRJEN E AFATIT TË KONTRATËS PËR ADMINISTRIMIN DHE FINANCIMIN E SHOQERISE FLAMURTARI FOOTBALL CLUB SHA”.

 

 

Shoqëritë TRK dhe Atlas Global në bazë të vendimeve të Këshillit të Bashkisë Vlorë kanë lidhur një marrvëshje për financimin dhe administrimin e shoqërisë Flamurtari F.C. sh.a, duke marrë përsipër financimin e të gjithë aktivitetit sportiv, i cili është objekt i veprimtarisë së kësaj shoqërie. Gjate kesaj periudhe disavjecare, financimi i aktivitetit të kësaj shoqërie është kryer prej shoqërive financuese, duke sjellë  kursime në të ardhurat e Bashkisë Vlorë gjate ketyre viteve.

 

Nga Këshilli i Bashkisë Vlorë janë miratuar disa vendime për këtë qëllim, sikurse janë VKB nr.39 datë 31.07.2014 “Për disa ndryshime në administrimin e shoqërisë Flamurtari Football Club sh.a”, VKB nr.38 datë 01.08.2016 “Për shtyrje të afatit të kontratës për administrimin dhe financimin e shoqërisë Flamurtari Football Club sh.a”, VKB nr.89 datë 26.07.2018 “Për shtyrje të afatit të kontratës për administrimin dhe financimin e shoqërisë Flamurtari Football Club sh.a”.

 

Në bazë të marrëveshjes së lidhur midis bashkisë Vlorë dhe shoqërive TRK GROUP + ATLAS Global, për mbikqyrjen e aktivitetit të shoqërisë si dhe pjesë e vendimmarrjes së saj, Këshilli i Bashkise duhet të ketë përfaqsuesin e tij në këshillin drejtues të shoqërisë, kurse 3 anëtarët e tjerë do të propozohen nga shoqëritë financuese, që  në  fakt kanë  rikonfirmuar në  detyrë  3 anëtarët e mëparshëm z.Sinan Idriz, z.Kreshnik Cipi, z.Robert Islami. Afati i shtyrjes së kësaj kontrate është 1 vit.

 

Për sa më lart, ftojmë Këshillin e Bashkisë, që të perzgjedhë një person, që të jetë pjesë e Këshillit Drejtues të shoqerisë Flamurtari F.C. sh.a, si dhe të votojnë këtë projekt vendim.

 

K R Y E T A R I

 

Dritan LELI

 

Konc.  D.Zeraj Drejtor i Drejtorisë Juridike

L.Lame Specialiste e Sportit

 

You may also like...