PËR PASQYRIM NË VKB NR 108, DATË 27.11.2019 PËR MIRATIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE TË BASHKISË INSTITUCIONEVE TË VARËSISË DHE FUNKSIONEVE TË DELEGUARA – 2020

___________________________________________________________________

                                                  REPUBLIKA E SHQIPERISË

                                                          BASHKIA VLORË

                                    DREJTORIA E BURIMEVE NJEREZORE

 

Nr______Prot                                                                                    Vlore, më________2020

 

 

PROJEKT – VENDIM

 

Nr._____, datë ___.____. 2020

 

 

PËR PASQYRIM NË VKB NR 108, DATË 27.11.2019 PËR MIRATIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE TË BASHKISË INSTITUCIONEVE TË VARËSISË DHE FUNKSIONEVE TË DELEGUARA – 2020

 

 

Bazuar në Ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, neni 8 pika 2, neni 9,  pika 1.1.b të Kreut III, neni 64 pika c të Kreut X, VKM nr. 165 datë 02.03.2016 “Grupimin e njesive te veteqeverisjes vendore, per efekt page, dhe caktimin e kufijeve te pagave te funksionareve te zgjedhur e te emeruar, te nepunesve civile e te punonjesve administrative te njesive te veteqeverisjes vendore”, i ndryshuar, VKB Nr. 133, date 20.12.2018 “Për miratimin e numrit të punonjësve të bashkisë institucioneve të varësisë dhe funksioneve të deleguara – 2019” dhe VKB Nr. 108, datë 27.11.2019 “Për miratimin e numrit të punonjësve të bashkisë institucioneve të varësisë dhe funksioneve të deleguara – 2020”

 

V E N D O S I

 

 

  1. Të pasqyrojë strukturën e Qendrës së Shërbimeve me Bazë Komunitare për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara ardhur pranë Bashkisë Vlorë me VKB Nr. 133, datë 20.12.2018 “Për miratimin e numrit të punonjësve të bashkisë institucioneve të varësisë dhe funksioneve të deleguara – 2019”, e përbërë prej 10 punonjësish

 

  1. Punonjësit me klasë IVB në VKB Nr. 108, datë 27.11.2019 pika 2, tabela e Administratës së Bashkisë Vlorë, janë punonjës me kohë të plotë.

 

  1. Fondi i pagës për këta punonjës është pasqyruar në buxhetin e Bashkisë Vlorë 2020.

 

 

 

  1. Për zbatimin e ketij vendimi ngarkohet Kryetari i Bashkisë.

 

  1. Ky Vendim hyn në fuqi sipas Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, neni 55, pika 6.

 

 

                                                                                                                KRYETAR

 

 

                                                                                                                 Dritan Leli

 

 

NË MUNGESË DHE ME URDHËR

                           

                   KËSHILLTAR

                     

                      Jeton Puka

You may also like...