PËR MIRATIMIN E VLERËS FINANCIARE TË DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA DJEGIA NË BANESËN E Z. FAHRI ISUFI NË DATËN 28.01.2019, DHE SHPËRBLIMIN FINANCIAR NGA ANA E BASHKISË VLORË
________________________________________________________________________________
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E EMERGJENCAVE CIVILE
Nr._______prot. Vlorë,më_____._____2019
PROJEKT -VENDIM
Nr._____ , datë____ .___ . 2019
PËR
MIRATIMIN E VLERËS FINANCIARE TË DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA DJEGIA NË BANESËN E Z. FAHRI ISUFI NË DATËN 28.01.2019, DHE SHPËRBLIMIN FINANCIAR NGA ANA E BASHKISË VLORË.
Këshilli i Bashkisë Vlorë në zbatim të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” neni 8 pika 2, neni 9/1 pika b, neni 29/1, neni 54 pika dh ,të ligjit nr.8756 datë 26.03.2001 “Për emergjencat civile”, të ndryshuar neni 8, në VKM Nr. 329 data 16.05.2012 “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore” paragrafi III/ë dhe pika 3/a, pasi mori në shqyrtim materialin e përgatitur nga Drejtoria e Emergjencave Civile, Drejtoria e Financës dhe Këshilli i Qarkut Vlorë,
VENDOSI:
- 1. Të miratojë vlerën financiare të dëmeve të shkaktuara nga djegia në banesën eFahri Isufi, e ndodhur në lagjen“Hajro Cakërri,, Rajoni Nr.1, Vlorë në datën 28 .01.2019,sipas preventivit të hartuar nga ekspertët e Këshillit të Qarkut Vlorë përkatësisht në masën:
- 664 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë për punime ndërtimi.(25.329 x50% )
- 000 (njëzet mijë ) lekë për mobilje dhe pajisje elektroshtëpiake.
- Shpërblimi financiar do të përballohet nga fondi rezervë i Bashkisë Vlorë.
- Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financë-Buxhetit dhe Drejtoria e
Emergjencave Civile pranë Bashkisë Vlorë.
- Ky vendim hyn në fuqi sipas ligjit nr.139/2015 datë 17.12.2015,neni 55 pika .
Konceptoi: L.Mëhilli
Pranoi:A.Vreshtazi
Miratoi:A.Vreshtazi
KRYETARI
Dritan Leli