PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME PYJE DHE KULLOTA PUBLIKEQËKËRKOHEN TË TRANSFEROHEN DHE RREGJISTROHEN NË PRONËSI TË BASHKISË VLORË

 

 

 

_____________________________________________________________________________

R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

BASHKIA VLORË

SEKTORI PYJEVE DHE KULLOTAVE

 

Nr_________Prot                                  Vlorë,më _____ /_____ / 2020

 

PROJEKT- VENDIM

Nr. ________, Datë ______________ 2020

“PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME PYJE DHE KULLOTA PUBLIKEQËKËRKOHEN TË TRANSFEROHEN DHE RREGJISTROHEN NË PRONËSI TË BASHKISË VLORË”

Bazuar nëLigjin nr. 139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen vendore”, neni 8, neni 9.1 pika1.1/b dhe 2, neni 27, neni 54 pika “e”, në Ligjin nr. 9385 datë 04.05.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor” i ndryshuar me ligjin 48/2016; Ligjit nr. 9693 datë 19.03.2007 “Për fondin Kullosor” i ndryshuar me ligjin 49/2016; në ligjin nr.8744 datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme shtetërore dhe transferimin e pronave në njësitë e qeverisjes vendore”, i ndryshuar, në VKM nr. 433, datë 08.06.2016 “Për transferimin në pronësi të Bashkive të pyjeve dhe kullotave publike….”, në shkresën e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit nr. 11423, datë 30.12.2019 “Për proçesin e regjistrimit fillestar të pasurive të tipit pyje e kullota në pronësi të Bashkisë”; Këshilli i Bahkisë, pasi vlerësoi relacionin nga Administrata e Bashkisë në mbledhjen e datës

 

                                                                    VENDOSI:

  • Të miratojë Listën e Inventarit të pasurive të paluajtshme pyje dhe kullota publike që kërkohen të miratohen dhe regjistrohen në pronësi të Bashkisë Vlorë sipas listës së inventarit bashkalidhur këtij pprojekt vendimi me numër nga 1 deri
  • Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Kryetari dhe Administrata e Bashkisë Vlorë.
  • Çdo vendim i mëparshëm i Këshillit të Bashkisë që bie në kundërshtim me këtë vendim, shfuqizohet.
  • Ky vendim hun në fuqi bazuar në Ligjin nr. 139/2015 “Për vetqeverisjen vendore”, neni 55, pika 6.

Konc. Ll. Gjonça

  1. Zeraj

KRYETAR                                                                                                                        

DritanLeli

 

__________________________________________________________________________

Adresa:Sheshi “4 Heronjtë”, Tel: 033421201; Fax 033421201: ëëë.vlora.gov.al; e-mail: info@vlora.gov.al

You may also like...