PËR MIRATIMIN E FONDIT TË FINANCIMIT NGA BUXHETI I BASHKISË VLORË, TË PROJEKTEVE “PËRMIRËSIM I BANESAVE EKZISTUESE PËR KOMUNITETET E VARFËRA DHE TË PAFAVORIZUARA”

Këshilli i Bashkisë Vlorë, në mbështetje të ligjit nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore” neni 8 pika 1, 2, neni 21, neni 24 pika 1,2,3,4, të ligjit nr.22/2018 datë 03.05.2018 “Për strehimin social” neni 11 pika 1/b, neni 41 pika 1/a,b, pika 2, neni 43 pika 1, pika 2 a-g, të shkresës Nr.2060prot., datë 30.01.2020 “Mbi fondet për strehim për vitin 2020”  të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe  të shkresës Nr.13712/1prot., datë 17.07.2020 “Njoftim mbi fituesit e projekteve të strehimit për vitin 2020” të MF&E,   pasi mori në shqyrtim  materialin e paraqitur nga Drejtoria e Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve dhe Drejtoria e  Financës, Buxhetit dhe Kontabilitetit;

V E N D O S I

 

  1. Të miratojë fondin e financimit nga buxheti i Bashkisë Vlorë për projektet “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitetet e varfëra dhe të pafavorizuara”.

 

  1. Të miratojë fondin në vlerën 25% (4,229,683 lekë ) të kostos totale të projektit prej  16,918,730 lekë.

 

  • Shuma prej 2,114,842 lekë për vitin 2020 do të mbulohet nga fondet e mbetura nga riasfaltimet në qytet. Kurse diferenca prej 2,114,841 lekë do të planifikohet në buxhetin e vitit 2021.

 

  1. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Infrastrukturës & Zbatimit të Projekteve dhe  Drejtoria e  Financës, Buxhetit dhe Kontabilitetit  pranë Bashkisë Vlorë.

 

  1. Ky vendim hyn në fuqi sipas ligjit nr.139/2015 date 17.12.2015, neni 55, pika 6.

 

Juristi: D.Zëraj

Drejtori:   J.Colaku                                                                          

      Drejtori: T.Zanaj                                                                                                                                                                                                                                                 

                                                                                                                   KRYETARI

                                                                                                                       

Dritan  Leli

_____________________________________________________________________________________

Adresa: Sheshi “4 Heronjtë”, Tel: 033421201; Fax 033421201: www.vlora.gov.al; e-mail: info@vlora.gov.al

 

 

 

 

 

 

 

 

______________________________________________________________________  

                R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

         BASHKIA VLORË

DREJTORIA E INFRASTRUKTURËS DHE ZBATIMIT TË PROJEKTEVE

 

RELACION

Për projekt-vendimin

 

PËR MIRATIMIN E FONDIT TË FINANCIMIT NGA BUXHETI I BASHKISË VLORË,   TË  PROJEKTEVE “PËRMIRËSIM I BANESAVE EKZISTUESE PËR KOMUNITETET E VARFËRA  DHE TË PAFAVORIZUARA”

 

Në zbatim të ligjit nr.22/2018 datë 03.05.2018 “Për strehimin social” neni 11 pika 1/b, neni 41 pika 1/a,b, pika 2, neni 43 pika 1, pika 2 a-g, të shkresës Nr.2060prot., datë 30.01.2020 “Mbi fondet për strehim për vitin 2020”  të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe  të shkresës Nr.13712/1prot., datë 17.07.2020 “Njoftim mbi fituesit e projekteve të strehimit për vitin 2020,                                                             Bashkia Vlorë ka  aplikuar me projektet përkatëse dhe është shpallur fituese në projektet “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitet e varfëra dhe të pafavorizuara”.

Bazuar në termat e referencës të përcaktuara nga ministria financuese e programit, ku specifikohet:

  1. Rritja e efiçencës së përdorimit të fondeve, duke i përqëndruar në një territor të njësisë së vetëqeverisjes vendore
  2. Rritja e përgjegjshmërisë së njësive vendore, duke i angazhuar me financime
  3. Zgjerimi i impaktit të projekteve të investimeve jo vetëm tek familjet që përfitojnë, por për të gjithë zonën ku bëhet ndërhyrja.
  4. ,

Bashkia Vlorë ka vendosur për vitin 2020 të përfshijë dhe të hartojë projektet e përmirësimit  të kushteve të banesave në fshatin Llakatund të Nj.A.Shushicë. Konkretisht, në projekt janë përfshirë banesa të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian, si edhe familje të tjera me kushte të vështira ekonomike sociale. Pra gjithsej nga specialistët e drejtorive përkatëse të Bashkisë janë përgatitur projektet për 27 banesa.  18 banesa u përkasin familjeve të komunitetit egjiptian, 3 familjeve rome dhe 6 banesa të familjeve me pamundësi ekonomike dhe problematika sociale. Numri i personave që përfitojnë në total është 110. Kostoja totale e projektit është në vlerën 16,918,730 lekë.  Bashkia Vlorë merr përsipër të bashkëfinancojë 25% të vlerës prej 16,918,730 lekë =4,229,683 lekë. Ku, shuma  prej 2,114,842 lekë për vitin 2020 do të mbulohet nga fondet e mbetura nga riasfaltimet në qytet. Kurse diferenca prej 2,114,841 lekë do të planifikohet në buxhetin e vitit 2021.

Sa më lart, i kërkojmë Këshillit të Bashkisë të miratojë projekt-vendimin e paraqitur, me qëllim vazhdimin e proçedurave, për ti hapur rrugë zbatimit konkret të projektit për përmirësimin e kushteve fizike të banesave për 27 familje të fshatit Llakatund.

Drejtori i DI&ZP                                                                          Drejtor i  Financës

Jurgen Colaku                                                                                  Taulla Zanaj

_____________________________________________________________________________________

Adresa: Sheshi “4 Heronjtë”, Tel: 033421201; Fax 033421201: www.vlora.gov.al; e-mail: info@vlora.gov.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

_____________________________________________________________________________________

Adresa: Sheshi “4 Heronjtë”, Tel: 033421201; Fax 033421201: www.vlora.gov.al; e-mail: info@vlora.gov.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

           ________________________________________________________________________________

Adresa: Sheshi “4 Heronjtë”, Tel: 033421201; Fax 033421201: www.vlora.gov.al; e-mail: info@vlora.gov.al

 

 

You may also like...