PËR DHËNIEN E NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR MUAJIN JANAR 2020
________________________________________________________________________________
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E NDIHMËS DHE SHËRBIMIT SOCIAL
Nr._______prot. Vlorë, më_____._____ 2020
PROJEKT – VENDIM
Nr. ____ datë ______2020
PËR
DHËNIEN E NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR
PËR MUAJIN JANAR 2020
Bazuar në ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” neni 9 pika 1/1 a dhe 1/1 b, nenin 30/1 te ligjit nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” i ndryshuar, në pikën 13 të Kreut II të Vendimit Nr.955, datë 07.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të proçedurave,dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike”, si dhe VKB Nr.4, datë 30.01.2020, “ Mbi miratimin e kritereve të dhënies së ndihmës ekonomike nga fondet e buxhetit Vendor”, për familjet që nuk i plotësojnë të gjitha kriteret për dhënien e ndihmës ekonomike, si dhe në bazë të materialit të paraqitur nga Drejtoria e Ndihmës Ekonomike dhe Shërbimit Social për Këshillin e Bashkisë
V E N D O S A:
- Të përfitojnë ndihmë ekonomike nga fondet e kushtëzuara për muajin Janar 2020 gjithsej 5 familje me një fond prej 9000( nëntëmij) lekë.
- Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike nga fondet e kushtëzuar sipas njësive janë:
Nr | Njësitë administrative | NDIHMË EKONOMIKE | |
nr | lekë | ||
1 | Qendra e Bashkisë Vlorë | 5 | 9000 |
GJITHËSEJ | 5 | 9000 |
- Familjet përfituese janë në listën emërore bashkëlidhur materialit .
- Masa e pagesës për familjet përfituese përllogaritet sipas V.K.M nr. 955, datë 07.12.2016 “Per përcaktimin e kritereve,të proçedurave,dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike” pika 13 dhe Udhëzimet nr.3,4 dhe 5 datë 17.02.2017 të M.M.S.R.
- Ndihma ekonomike të fillojë në datën 01.01.2020 dhe pagesa të bëhet mbas datës 29.02. 2020.
- Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës dhe Drejtoria e Ndihmës dhe Shërbimit Social .
- Ky vendim hyn në fuqi sipas ligjit Ligjit nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetqeverisjen Vendore”, neni 9 pika 1/1 a dhe 1/1 b .
Konceptoi : I.Stasa
Miratoi : D.Zëraj
K R Y E T A R I
Dritan Leli
________________________________________________________________________________
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E NDIHMËS DHE SHËRBIMIT SOCIAL
Nr._______prot. Vlorë, më_____._____ 2020
R E L A C I O N
mbi
PROJEKT – VENDIMIN
PËR
DHËNIEN E NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR
PËR MUAJIN JANAR 2020
Për tu ardhur në ndihmë familjeve me të ardhura të pamjaftueshme dhe në kushte të vështira social-ekonomike, të cilat nuk përfitojnë sipas kritereve të Ligjit të Ndihmës Ekonomike, Nr. 9355, dt. 10.03.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” , bazuar dhe në VKB Nr.4, datë 25.01.2018, “ Mbi miratimin e kritereve të dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi 6% i bllok ndihmës ekonomike, mbi bazën e kërkesave të paraqitura, kontrolleve faktike mbi gjëndjen social- ekonomike , propozohet të trajtohen me ndihmë ekonomike 5 familje.
Nivelet e pagesës janë bazuar në V.K.M nr. 955, datë 07.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike” pika 13 dhe udhëzimeve nr 3, 4 dhe 5 datë 17.02.2017 të M.M.S.R .
Duke u mbështetur ne fondin e planifikuar , propozohet të trajtohen me ndihmë ekonomike 5 familje me një fond 9000 (nëntëmij) lekë .
Drejtore e Ndihmës Ekonomike dhe Shërbimit Social
Irena Stasa