PËR DHËNIEN E NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR MUAJIN DHJETOR 2019

 

 

 

________________________________________________________________________________

      R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

BASHKIA VLORË

  DREJTORIA E NDIHMËS DHE SHËRBIMIT SOCIAL

 

Nr._______prot.                                                                       Vlorë, më_____._____ 2020

 

 

 

PROJEKT – VENDIM

Nr. ____  datë ______2020

 

PËR

DHËNIEN E NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI  I  KUSHTËZUAR

PËR MUAJIN DHJETOR  2019

 

 

Bazuar në ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” neni 9 pika 1/1 a dhe 1/1 b, nenin 30/1 te   ligjit nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” i ndryshuar,  në  pikën 13 të Kreut II të Vendimit Nr.955, datë 07.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të proçedurave,dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike”,  si dhe VKB Nr.18, datë 28.02.2019, “ Mbi miratimin e kritereve të dhënies së ndihmës ekonomike nga fondet e buxhetit Vendor”, për familjet që nuk i plotësojnë të gjitha kriteret për  dhënien e ndihmës ekonomike, si dhe në bazë të materialit të paraqitur nga Drejtoria e Ndihmës Ekonomike dhe Shërbimit Social  për Këshillin e  Bashkisë

 

 

 

V E N D O S A:

 

 

  1. Të përfitojnë ndihmë ekonomike nga fondet e kushtëzuara për  muajin  Dhjetor 2019 gjithsej 5 familje me një fond prej 9800(nëntëmij e tëtëqind ) lekë.
  1. Familjet  që përfitojnë  ndihmë ekonomike nga  fondet e kushtëzuar sipas njësive janë:

 

 

 

Nr Njësitë      administrative    NDIHMË                     EKONOMIKE
  nr lekë
1 Qendra e Bashkisë       Vlorë 5 9800
        GJITHËSEJ 5 9800

 

  1. Familjet përfituese janë në listën emërore bashkëlidhur materialit .
  1. Masa e pagesës për familjet përfituese përllogaritet sipas V.K.M nr. 955, datë 07.12.2016 “Per përcaktimin e kritereve,të proçedurave,dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike” pika 13 dhe Udhëzimet  nr.3,4 dhe 5  datë 17.02.2017 të M.M.S.R.
  2.  Ndihma ekonomike të fillojë në datën 01.12.2019 dhe pagesa të bëhet mbas datës 30.01. 2020.

 

  1. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës dhe Drejtoria e Ndihmës dhe Shërbimit Social .
  2. Ky vendim hyn në fuqi sipas ligjit Ligjit nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetqeverisjen Vendore”, neni 9 pika 1/1 a dhe 1/1 b .

                                                                                                  

 

 

Konceptoi : I.Stasa

Miratoi : D.Zëraj

                                                                                                

 

                                                                          

 

                                                         K R Y E T A R I

 

                                                                                           Dritan Leli

                 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

________________________________________________________________________________

R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

BASHKIA VLORË

DREJTORIA E NDIHMËS DHE SHËRBIMIT SOCIAL

 

Nr._______prot.                                                                       Vlorë, më_____._____ 2019

 

 

R E L A C I O N

mbi

PROJEKT – VENDIMIN

 

PËR

DHËNIEN E NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI  I  KUSHTËZUAR

PËR MUAJIN NËNTOR 2019

 

Për tu ardhur në ndihmë familjeve me të ardhura të pamjaftueshme dhe në kushte të vështira social-ekonomike, të cilat nuk përfitojnë sipas kritereve të Ligjit të Ndihmës Ekonomike, Nr. 9355, dt. 10.03.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” , bazuar dhe në VKB Nr.4, datë 25.01.2018, “ Mbi miratimin e kritereve të dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi 6% i bllok ndihmës ekonomike, mbi bazën e kërkesave të paraqitura, kontrolleve faktike mbi gjëndjen social- ekonomike , propozohet  të trajtohen me ndihmë ekonomike 5 familje.

Nivelet e pagesës  janë bazuar në V.K.M nr. 955, datë 07.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike” pika 13 dhe udhëzimeve nr 3, 4 dhe 5 datë 17.02.2017 të  M.M.S.R .

 

Duke u mbështetur ne fondin e planifikuar ,propozohet  të trajtohen me ndihmë ekonomike 5 familje me një fond 10.600 (dhjetëmij e gjashtëqind) lekë .

 

 

 

 

Drejtore e Ndihmës Ekonomike dhe Shërbimit Social

Irena Stasa

 

You may also like...