Nr. 914, datë 29.12.2014-PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË PROKURIMIT PUBLIK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për
prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e rregullave të prokurimit publik, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen autoritetet kontraktore, të përcaktuara në nenin 2, të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006,
“Për prokurimin publik”, të ndryshuar, për zbatimin e rregullave të miratuara me këtë vendim.
3. Agjencia e Prokurimit Publik, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të hartojë
dhe të publikojë dokumentet standarde të tenderit.
4. Vendimi nr. 1, datë 10.1.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave të prokurimit
publik”, të ndryshuar, dhe të gjitha udhëzimet e Agjencisë së Prokurimit Publik, të dala në zbatim të këtij
vendimi, shfuqizohen.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama
RREGULLAT E PROKURIMIT PUBLIK
KREU I
ORGANIZIMI I PROKURIMIT PUBLIK
Neni 1
Përgjegjësia e autoritetit kontraktor
Autoriteti kontraktor është përgjegjës për prokurimet me fonde publike, në përputhje me dispozitat e
1 VKM nr.914, datë 29.12.2014 është botuar në Fletoren Zyrtare nr.208/2014.
VKM nr.402, datë 13.5.2015 është botuar në Fletoren Zyrtare nr.80/2015.
VKM nr.1046, datë 23.12.2015 është botuar në Fletoren Zyrtare nr.238/2015.
VKM nr.823, datë 23.11.2016 është botuar në Fletoren Zyrtare nr.233/2016.
VKM nr.893, datë 21.12.2016 është botuar në Fletoren Zyrtare nr.254/2016.
VKM nr.797, datë 29.12.2017 është botuar në Fletoren Zyrtare nr.236, 4 janar 2018.
VKM nr.80, datë 14.2.2018 është botuar në Fletoren Zyrtare nr.22, 19 shkurt 2018
2
ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, (më poshtë “LPP”), të këtyre
rregullave dhe udhëzimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik (më poshtë “APP”), të dala në bazë dhe për
zbatim të LPP.
Neni 2
Prokurimi i përqendruar dhe delegimi i prokurimit
(Shtuar fjalë në pikën 1; shtuar paragraf në pikën 2; shtuar pika 2.1 me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Në përputhje me nenin 11 të LPP dhe me qëllim realizimin dhe përdorimin më të mirë të fondeve
publike, Këshilli i Ministrave mund t’ia ngarkojë rolin e organit qendror blerës një autoriteti tjetër
kontraktor për blerjen e mallrave, kryerjen e punëve ose të shërbimeve të njëjta si dhe/ose lidhjen e
marrëveshjes kuadër për punë, furnizime ose shërbime të caktuara, në emër dhe për llogari të institucioneve në
varësi të Kryeministrit dhe ministrave. Çdo autoritet tjetër kontraktor mund të kërkojë dhe, rrjedhimisht,
të bjerë dakord me organin qendror blerës për kryerjen e prokurimit në emër të tij.
2. Nëse disa autoritete kontraktore kanë nevojë të prokurojnë të njëjtin mall, punë ose shërbim, ata
mund të bien dakord t’i caktojnë njërit prej tyre rolin e organit qendror blerës për të prokuruar në emër të
tyre.
Ministritë ose institucionet e tjera, që kanë në varësi disa autoritete kontraktore, mund të prokurojnë në mënyrë të
përqendruar për autoritetet kontraktore të varësisë.
Në këtë rast, ministrat ose institucionet e tjera, që kanë në varësi disa autoritete kontraktore, mund të
përdorin blerjen e përqendruar, duke nxjerrë udhëzimet e duhura për autoritetet kontraktore të varësisë.
2.1 Nëse një ose disa autoritete kontraktore kanë nevojë të prokurojnë mall/punë ose shërbim, ata mund të bien dakord
të delegojnë të drejtën e kryerjes së procedurës së prokurimit një autoriteti tjetër kontraktor për shkak të kapaciteteve që ky i
fundit ka në fushën e objektit të prokurimit.
Autoriteti kontraktor, të cilit i është deleguar e drejta e prokurimit, është plotësisht përgjegjës për kryerjen e të gjithë
procedurës së prokurimit, që nga njoftimi i kontratës deri te publikimi i njoftimit të shpalljes së fituesit, ndërsa nënshkrimi i
kontratës bëhet nga vetë autoriteti/et kontraktor/e përfitues/e.
3. Prokurimi i përqendruar mund të përdoret kur:
a) blerja e përqendruar mundëson përfitime ekonomike për shkak të rritjes së sasisë së mallrave,
punëve ose shërbimeve homogjene dhe që ofrohen në treg me kushte të ngjashme;
b) autoriteti kontraktor, që luan rolin e organit qendror blerës, ka njohuri të mjaftueshme për artikujt
që do të prokurohen.
4. Në bazë të një marrëveshjeje të shkruar ose të udhëzimeve administrative, organi qendror blerës
kryen procedurën e prokurimit në emër të çdo autoriteti kontraktor, ndërsa ky i fundit përcakton
specifikimet teknike, sasitë e punëve / mallrave /shërbimeve, që do të prokurohen, si dhe fondet
përkatëse.
5. Organi qendror blerës shqyrton specifikimet teknike, të dërguara nga autoritetet kontraktore.
Nëse organi qendror blerës vlerëson se specifikimet teknike nuk janë përgatitur në përputhje me LPP
ose mund të shkaktojnë dështim të procedurës së prokurimit, kryen rishikimin dhe modifikimin e tyre
dhe njofton për këtë autoritetin kontraktor. Për mallra dhe shërbime të të njëjtit lloj, organi qendror
blerës bashkërendon punën me ekspertë të fushës, të institucioneve përgjegjëse, si dhe me ekspertë të
jashtëm, vendas ose të huaj, për unifikimin e specifikimeve teknike, në përputhje me standardet.
Nëse autoritetet kontraktore, në përcaktimin e të dhënave sasiore kanë marrë për bazë çmime të
ndryshme për mallra dhe shërbime të të njëjtit lloj, organi qendror blerës bashkërendon punën për
testimin e tregut dhe përllogarit të dhënat sasiore, sipas fondit përkatës.
6. Organi qendror blerës mund të kërkojë ndihmën e autoritetit kontraktor, si dhe duhet t’i
sigurojë këtij të fundit, sa herë që e kërkon, akses të plotë në çdo informacion për procedurën e
prokurimit.
3
7. Organi qendror blerës është plotësisht përgjegjës për kryerjen e të gjithë procedurës së
prokurimit, që nga njoftimi i kontratës deri te publikimi i njoftimit të shpalljes së fituesit, ndërsa
nënshkrimi i kontratës bëhet nga vetë autoriteti kontraktor. Në rastin e përdorimit të marrëveshjes
kuadër, procedura e prokurimit për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje bëhet nga organi qendror
blerës, ndërsa procedura e minikonkurrimit për të lidhur kontratë brenda marrëveshjes kuadër bëhet
nga vetë autoritetet kontraktore përfituese.
8. Ky nen nuk zbatohet në rastin e prokurimit të kontratave sektoriale kur autoritetet kontraktore
janë ente private.
Neni 3
Buletini i Njoftimeve Publike
(Ndryshuar shkronja “c” me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
APP-ja publikon Buletinin e Njoftimeve Publike çdo ditë të hënë dhe, në çdo rast tjetër, me
vendim të posaçëm të saj. Në Buletin publikohen, në përputhje me LPP dhe rregullat e prokurimit
publik:
a) njoftimi i kontratës për procedurat e prokurimit me vlerë mbi dhe nën kufijtë e ulët monetarë, sipas
parashikimit të nenit 8, të këtyre rregullave;
b) njoftimi i fituesit, njoftimi i kontratës së lidhur dhe njoftimi i anulimit;
c) lista e operatorëve ekonomikë të përjashtuar nga pjesëmarrja në prokurimin publik nga koncesionet/partneriteti
publik privat apo nga pjesëmarrja në ankandet publike, si dhe arsyet e këtij përjashtimi, në bazë të pikës 3, të nenit 13, të
LPP-së.
ç) çdo informacion apo akt tjetër që APP-ja e gjykon të nevojshëm për publikim në përputhje me
LPP, ligje të tjera apo rregullat e prokurimit publik.
Neni 4
Regjistri i parashikimeve të procedurave të prokurimit publik
(Ndryshuar me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Në bazë të kërkesave për punë, mallra ose shërbime, autoriteti kontraktor është përgjegjës për përgatitjen dhe
dorëzimin e regjistrit vjetor të parashikimeve për procedurat e prokurimit publik, në përputhje me formën dhe mënyrën e
parashikuar në udhëzimet e APP-së.
Ky regjistër duhet të përgatitet brenda 10 (dhjetë) ditëve nga miratimi i ligjit për buxhetin.
Autoritetet kontraktore, brenda 5 (pesë) ditëve nga hartimi i regjistrit të parashikimit të procedurave të prokurimit, të
dërgojnë në organin qendror blerës të dhënat teknike e sasiore dhe fondin përkatës për objektet që do të prokurohen në
mënyrë të përqendruar.
Autoriteti kontraktor ka detyrimin të krijojë regjistrin e parashikimeve në sistemin e prokurimit elektronik dhe
publikimi i tij nga APP-ja të bëhet brenda tri ditëve nga dita e nesërme e punës nga dërgimi i tij për publikim në sistem.
APP-ja nuk do të lejojë publikimin e regjistrave të parashikimeve, të cilët nuk janë hartuar në përputhje me kërkesat e
legjislacionit të prokurimit publik.
Një kopje e regjistrit të parashikimeve pas publikimit nga APP-ja duhet të dërgohet në degën e thesarit dhe në
institucionin qendror që vë në dispozicion fondet buxhetore, në rastin kur ka një të tillë.
2. Çdo autoritet kontraktor, i cili do të luajë rolin e organit qendror blerës, dhe autoriteti, të cilit i është deleguar e d rejta
për prokurim (nëse është rasti), duhet të krijojnë një regjistër parashikimi për procedurat e prokurimit që do të zhvillohen
prej tyre, menjëherë me mbledhjen e të dhënave, por, në çdo rast, jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë nga marrja e tyre.
Organi qendror blerës dhe autoriteti, të cilit i është deleguar e drejta për prokurim (nëse është rasti), kanë detyrimin të
krijojnë/të modifikojnë regjistrin e parashikimeve në sistemin e prokurimit elektronik dhe publikimi i tij nga APP-ja të
bëhet brenda tri ditëve nga dita e nesërme e punës e krijimit të tij në sistem.
3. Organet e pushtetit vendor, ndërmarrjet shtetërore apo çdo autoritet kontraktor tjetër jobuxhetor përgatitin regjistrin
4
e parashikimeve të procedurave të prokurimit publik, jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë pas miratimit të buxhetit apo planit të
blerjeve nga këshillat vendorë ose nga organet drejtuese përkatëse.
Këto autoritete kontraktore kanë detyrimin të krijojnë regjistrin e parashikimeve në sistemin e prokurimit elektronik dhe
publikimi i tij nga APP-ja të bëhet brenda tri ditëve nga dita e nesërme e krijimit të tij në sistem.
4. Autoriteti kontraktor ka të drejtë të bëjë ndryshime në regjistrin e parashikimeve të procedurave të prokurimit,
vetëm në raste të justifikuara.
Çdo ndryshim i regjistrit të parashikimeve bëhet nga vetë autoriteti kontraktor në sistemin e prokurimit elektronik
dhe publikimi i tij nga APP-ja të bëhet brenda tri ditëve nga dita e nesërme e punës nga dërgimi i tij për publikim në
sistem.
APP-ja nuk do të lejojë publikimin e ndryshimit të regjistrave të parashikimeve, nëse konstaton se ky ndryshim
nuk është bërë në përputhje me kërkesat e legjislacionit të prokurimit publik.
Një kopje e këtyre ndryshimeve, pas publikimit të tyre nga APP-ja duhet t’u dërgohet degës së thesarit dhe institucionit
qendror që vë në dispozicion fondet buxhetore, në rastin kur ka një të tillë.
Neni 5
Publikimi i njoftimit të kontratës
1. Autoriteti kontraktor dërgon në APP për publikim në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe publikim
në faqen e internetit çdo njoftim për procedurën e hapur, të kufizuar, me negociim me shpallje paraprake
të njoftimit, kërkesë për propozim, konkurs projektimi si dhe shërbime konsulence.
2. Autoriteti kontraktor është i detyruar të dërgojë në APP, me shkresë përcjellëse, një kopje të
shkruar të njoftimit të kontratës dhe një kopje elektronike (CD) të të gjitha dokumenteve të tenderit.
Autoriteti kontraktor është përgjegjës për barazvlefshmërinë e kopjes së sipërpërmendur, së bashku me
dokumentet e tenderit të hartuara nga njësia e prokurimit dhe që administrohen nga autoriteti kontraktor,
për efekte të tenderit.
APP-ja është e detyruar që, njëkohësisht me publikimin e njoftimit të kontratës në Buletinin e
Njoftimeve Publike, të bëjë edhe shpalljen në faqen e saj zyrtare të internetit, të këtij njoftimi dhe të
dokumenteve të tenderit. Këshillimi dhe shkarkimi elektronik i dokumenteve të tenderit duhet të jenë
lehtësisht të përdorshëm nga publiku. Përdorimi i këtyre dokumenteve, për efekt të pjesëmarrjes në
tender, lejohet pa asnjë kufizim. E njëjta procedurë publikimi, këshillimi, shkarkimi dhe përdorimi do të
ndiqet edhe në rastet e sqarimeve apo të ndryshimeve të dokumenteve të tenderit, të bëra pas publikimit
të parë.
3. Në procedurat e prokurimit që zhvillohen me mjete elektronike, hedhja e njoftimit të kontra tës dhe
e dokumenteve të tenderit në sistemin elektronik bëhet nga vetë autoriteti kontraktor. Shpallja e njoftimit
në faqen e internetit të APP-së do të bëhet publike ditën e nesërme të punës nga dita e hedhjes së
njoftimit në sistem.
4. Një përmbledhje e njoftimit të kontratës mbi kufirin e lartë monetar duhet të botohet edhe në të
paktën një gazetë me shpërndarje të gjerë në Evropë.
Neni 6
Publikimi i njoftimit të fituesit, njoftimit të kontratës së lidhur dhe njoftimit të anulimit
(Shtuar pika 3.1; shtuar fjalë në pikën 6 me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Autoriteti kontraktor dërgon për publikim në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në faqen e
internetit të APP-së njoftimin e fituesit, në përputhje me parashikimet e nenit 58 të LPP.
2. Autoriteti kontraktor dërgon për publikim në Buletinin e Njoftimeve Publike njoftimin e kontratës
së lidhur, jo më vonë se 5 (pesë) ditë pas nënshkrimit të kontratës.
3. Në rastin e prokurimit të përqendruar, autoritetet kontraktore përfituese duhet të dërgojnë
njoftimin e kontratës së lidhur pranë organit qendror blerës, jo më vonë se 5 (pesë) ditë pas nënshkrimit
5
të kontratës. Organi qendror blerës dërgon për publikim në Buletinin e Njoftimeve Publike njoftimin e
kontratës së lidhur, jo më vonë se 5 (pesë) ditë pas marrjes së këtij njoftimi nga autoriteti kontraktor.
3.1. Në rastin e delegimit të prokurimit, autoriteti/et kontraktor/e përfitues/e duhet të dërgojë/jnë njoftimin e
kontratës së lidhur pranë autoritetit kontraktor, i cili ka zhvilluar procedurën e prokurimit, jo më vonë se 5 (pesë) ditë pas
nënshkrimit të kontratës. Ky i fundit dërgon për publikim në Buletinin e Njoftimeve Publike njoftimin e kontratës së
lidhur, jo më vonë se 5 (pesë) ditë pas marrjes së këtij njoftimi nga autoriteti kontraktor.
4. Autoriteti kontraktor publikon njoftimin për anulimin e procedurës së prokurimit, në të njëjtën
mënyrë siç është publikuar njoftimi i kontratës, jo më vonë se 5 ditë nga data e marrjes së vendimit për
anulim.
5. Njoftimi i fituesit, njoftimi i kontratës së lidhur dhe njoftimi i anulimit dërgohen në APP në formë
elektronike (CD).
6. Në procedurat e prokurimit që zhvillohen me mjete elektronike, hedhja në sistemin elektronik të
njoftimit të fituesit, njoftimi i anulimit dhe njoftimit të kontratës së lidhur bëhet nga vetë autoriteti
kontraktor. Shpallja e njoftimit të fituesit, njoftimi i anulimit dhe njoftimit të kontratës së lidhur në faqen e
internetit të APP-së do të bëhet publike ditën e nesërme të punës, nga dita e hedhjes së njoftimit në
sistem.
Neni 7
Realizimi i procedurave të prokurimit
(Ndryshuar me VKM nr.797, datë 29.12.2017)
1. Autoriteti kontraktor, në përfundim të çdo procedure prokurimi, pas lidhjes së kontratës e pasqyron këtë procedurë në
regjistrin e realizimeve të procedurave të prokurimit publik, në përputhje me formën dhe metodën e përcaktuar në udhëzimet
e APP-së.
2. Autoriteti kontraktor, çdo katër muaj, por jo më vonë se datat 10 maj, 10 shtator dhe 10 janar të çdo viti, dorëzon
në organet qendrore, që vënë në dispozicion fondet, një informacion të hollësishëm për procedurat e prokurimit të realizuara.
3. Çdo katër muaj, APP-ja duhet të dorëzojë në Këshillin e Ministrave një përmbledhje të procedurave të prokurimeve të
realizuara në shkallë kombëtare.
4. Autoriteti kontraktor, në fillim të çdo viti, përgatit një regjistër të procedurave të prokurimit të kryera gjatë vitit
paraardhës, në përputhje me formën dhe metodën e përcaktuar nga APP-ja. Një kopje e regjistrit u dorëzohet organeve
qendrore, që vënë në dispozicion fonde, jo më vonë se data 15 janar.
APP-ja publikon regjistrin kombëtar të procedurave të prokurimit publik të realizuara për vitin paraardhës, brenda
datës 20 janar.
5. Çdo organ qendror blerës, në përfundim të çdo procedure prokurimi, pas lidhjes së kontratës e pasqyron këtë procedurë
në regjistrin e procedurave të prokurimit të realizuara, në përputhje me formën dhe metodën e përcaktuar në udhëzimet e
APP-së.
KREU II
RREGULLAT E PËRGJITHSHME TË PROKURIMIT
Neni 8
Kufijtë monetarë
(Shtuar pika 3.1 me VKM nr.1046, datë 23.12.2015; ndryshuar pika 2 dhe 3 me vkm nr.797, datë 29.12.2017;
ndryshuar nënndarja e parë, e shkronjës “a”, të pikës 1 me vkm nr.80, datë 14.2.2018)
1. Në përputhje me nenin 27 të LPP kufijtë monetarë janë:
a) Kufiri i lartë monetar:
– 2 400 000 000 (dy miliardë e katërqind milionë) lekë;
– 200.000.000 (dyqind milionë) lekë për kontratat publike të shërbimeve dhe mallrave.
b) Kufiri i ulët monetar:
6
– 12.000.000 (dymbëdhjetë milionë) lekë për kontratat e punëve publike;
– 8.000.000 (tetë milionë) lekë për kontratat publike të shërbimeve dhe të mallrave.
Të njëjtët kufij monetarë zbatohen edhe për kontratat sektoriale.
2. Për prokurimet, vlera e përllogaritur e të cilave, brenda një viti kalendarik, është nga 100 000 (njëqind mijë) lekë
deri në 800 000 (tetëqind mijë) lekë, autoriteti kontraktor mund të përdorë procedurën për prokurim me vlerë të vogël, siç
përshkruhet në nenin 40 të këtyre rregullave.
Për objektet, ku përfshihen mallra dhe shërbime të ngjashme, vlera e përllogaritur e të cilave, brenda një viti kalendarik,
nuk është më e madhe se 100 000 (njëqind mijë) lekë, autoriteti kontraktor nuk i nënshtrohet procedurave të prokurimit.
Në çdo rast, pavarësisht nga fakti që nuk do të prokurohen, planifikimi i këtyre objekteve dhe vlerat përkatëse duhet të
pasqyrohen respektivisht në regjistrin e parashikimeve dhe në regjistrin e realizimeve të procedurave të prokurimit publik.
Pagesat për këto objekte bëhen sipas legjislacionit tatimor në fuqi dhe faturat e lëshuara në këto raste kanë vlerën e
kontratës së lidhur, kur palët nuk kanë nënshkruar një të tillë.
3. Për veprimtari të përcaktuara në ceremonialin zyrtar të Republikës së Shqipërisë, si dhe për artikuj dhe shërbime
protokollare që i shërbejnë veprimtarisë së përditshme të autoriteteve kontraktore, sipas legjislacionit në fuqi, vlera e
përllogaritur e prokurimeve me vlerë të vogël për artikuj apo grup-artikujsh brenda një viti kalendarik është nën vlerën e
kufirit të ulët monetar.
3.1 Përjashtimisht gjatë vitit 2016, për procedurat e prokurimit që do të kryhen nga Kuvendi i Republikës së
Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi të ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë, për dy aktivitetet,
Asambleja Parlamentare e Vendeve të Mesdheut dhe Asambleja Parlamentare e NATO-s, vlera e përllogaritur e
prokurimeve me vlerë të vogël është mbi vlerën e kufirit të ulët monetar, për prokurimin e artikujve apo grup – artikujsh për
këto aktivitete.
4. Asnjë kontratë publike nuk mund të ndahet për shmangien e kufirit monetar apo të
procedurave, të parashikuara nga LPP.
Neni 9
Llogaritja e vlerës së kontratës
1. Vlera limit e kontratës publike është shuma totale, pa TVSH, e llogaritur nga autoriteti kontraktor
përpara nxjerrjes së urdhrit të prokurimit. Në llogaritjen e vlerës merret parasysh edhe shuma totale që
duhet paguar në rast ripërtëritjeje të kontratës, kur një rast i tillë është parashikuar. Kjo vlerë ka për qëllim
klasifikimin e kontratës sipas kufijve monetarë dhe planifikimin e publikimin e procedurës së prokurimit.
Vlera e TVSH-së llogaritet si zë më vete, por nuk përfshihet në vlerën limit të publikuar në njoftimin e
kontratës. TVSH-ja, kur është e zbatueshme, i shtohet vlerës së ofertës fituese për llogaritjen e vlerës
totale të kontratës që do të lidhet.
2. Për kontratat shumëvjeçare ose kontratat me mundësi ripërtëritjeje, autoriteti kontraktor duhet të
parashikojë klauzola për rishikimin e vlerës, në përputhje me inflacionin e publikuar. Në rastet e
kontratave të furnizimit të mallrave, përmes qirasë apo leasing, fondi limit llogaritet duke përfshirë qiranë
apo këstin mujor, shumëzuar me numrin e muajve, gjatë të cilave do të zgjatë kontrata.
Autoriteti kontraktor, në çdo rast, duhet të argumentojë aplikimin e kontratës shumëvjeçare dhe
të bëjë një përllogaritje të saktë të fondit, ku të jepen hollësi për investimin që do të kryhet, amortizimin
për çdo vit dhe përbërësit/elementet e tjera të ngjashme me to.
3. Në llogaritjen e vlerës limit të kontratës në rastin e marrëveshjes kuadër, do të përfshihet vlera e të
gjitha kontratave që mund të lidhen brenda afatit të kësaj marrëveshjeje.
4. Autoriteti kontraktor, në rastet e procedurave të prokurimit mbi kufijtë e lartë monetarë, mund të
konvertojë vlerën limit të kontratës me një monedhë ndërkombëtare, të përzgjedhur prej tij sipas kursit
zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në datën në të cilën dërgohet për publikim njoftimi i
kontratës.
5. Kontrata ndahet në lote, kur përbëhet nga punë, mallra apo shërbime, homogjene ose të ngjashme,
7
dhe kur vlera e kombinuar është e tillë që vetëm një numër i kufizuar operatorësh ekonomikë do të ishin
në gjendje t’i siguronin ato. Kjo mënyrë mund të përdoret veçanërisht për të nxitur pjesëmarrjen e
biznesit të vogël e të mesëm dhe për të ulur kostot administrative të autoritetit kontraktor.
Në çdo rast, kur kontrata ndahet në lote, për efekt të përzgjedhjes së procedurës së prokurimit,
vlera limit e kontratës do të jetë shuma e vlerës së secilit lot.
KREU III
DOKUMENTET E TENDERIT
Neni 10
Dokumentet standarde të tenderit
APP-ja përgatit formatin e dokumenteve standarde të tenderit, që do të përdoren gjatë procedurave të
prokurimit. Këto dokumente japin informacion që ka lidhje me objektin e kontratës dhe llojin e
procedurës, i cili plotësohet, në çdo rast, nga autoritetet kontraktore. Gjatë përgatitjes së dokumenteve të
tenderit, autoriteti kontraktor përdor dokumentet standarde sipas përcaktimit në rregullat e prokurimit
dhe i vë në dispozicion falas në rrugë elektronike ose kundrejt pagesës, në rastet kur vlerësohet nga
autoriteti kontraktor në procedurat e prokurimit që nuk kërkojnë njoftim publik, sipas nenit 38 të LPP.
Në çdo rast, emrat dhe numri i operatorëve ekonomikë, që kanë shfaqur interes për blerjen e
dokumentacionit të tenderit apo këqyrjen e tij duhet të mbahen sekret.
Neni 11
Përmbajtja e dokumenteve standarde të tenderit
(Shtuar fjalë në pikën 2 me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Dokumentet standarde të tenderit përmbajnë informacionin e përgjithshëm dhe informacionin
specifik.
2. Informacioni i përgjithshëm përgatitet sipas formularëve përkatës, pjesë e dokumenteve
standarde të tenderit. Ky informacion përfshin:
– njoftimin e kontratës;
– ftesën për ofertë (në rastet e procedurave me faza);
– udhëzimet për kandidatët/ofertuesit;
– kriteret e përgjithshme të kualifikimit/ pjesëmarrjes;
– formularin për deklarimin e konfliktit të interesit, formulari i informacionit konfidencial;
– ofertën ekonomike;
– sigurimin e ofertës, nëse kërkohet;
– njoftimin e skualifikimit të ofertuesve/kandi-datëve;
– ankesa;
– njoftimin e fituesit;
– kushtet e përgjithshme dhe kushtet e veçanta të kontratës.
– modelin e marrëveshjes kuadër;
– sigurimin e kontratës;
– njoftimin e kontratës së lidhur, njoftim i anulimit të procedurës.
3. Informacioni specifik përmban informacion për kontratat e punëve, mallrave dhe shërbimeve.
a) Informacioni specifik për kontratat e punëve përfshin të paktën:
– projektin dhe specifikimet;
– preventivin e hollësishëm dhe kostot;
– grafikun e zbatimit;
– kërkesat e veçanta për kualifikim dhe kriteret e shpalljes së fituesit.
b) Informacioni specifik për kontratat e mallrave përfshin të paktën:
– specifikimet teknike;
8
– grafikun e lëvrimit;
– kërkesat e veçanta për kualifikim dhe kriteret e shpalljes së fituesit.
c) Informacioni specifik për kontratat e shërbimeve përfshin të paktën:
– termat e referencës;
– grafikun e ekzekutimit;
– kërkesat për personelin kryesor;
– kërkesat e veçanta për kualifikim dhe kriteret e shpalljes së fituesit.
SEKSIONI I
INFORMACION I PËRGJITHSHËM
Neni 12
Njoftimi i kontratës
(Shtuar paragraf në fund të nenit me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
Njoftimi i kontratës përmban të gjithë informacionin e nevojshëm që i jep mundësi operatorëve
ekonomikë të vendosin nëse do të marrin pjesë ose jo në procedurat e prokurimit publik.
Ky informacion përfshin: emrin dhe adresën e autoritetit kontraktor dhe të personit/ave përgjegjës
për procedurën; objektin; referencën e njoftimit dhe procedurën e prokurimit; vlerën limit të përllogaritur
të kontratës dhe kohëzgjatjen e kontratës; një përshkrim të shkurtër të kontratës dhe/ose lotet nëse
përdoren; kriteret e shpalljes së fituesit; kushtet e marrëveshjes kuadër; vendin, mënyrat dhe tarifën për
tërheqjen e dokumenteve të tenderit, nëse kërkohet; vendin, datën dhe orën për dorëzimin e ofertave dhe
hapjen e tyre; gjuhën /gjuhët e ofertave dhe të dokumenteve; informacione të mëtejshme të vlerësuara të
dobishme nga autoriteti kontraktor.
Në rastet e procedurave të prokurimit me faza, informacioni i dhënë në njoftimin e kontratës duhet t’i
referohet fazës së parë të kualifikimit të procedurës.
Në rastet e procedurave të prokurimit të rishpallura pas anulimit, njoftimi i kontratës duhet të përmbajë të dhënat
identifikuese të procedurës së anuluar, si numri i referencës në sistemin e prokurimit elektronik, objekti dhe fondi limit.
Neni 13
Ftesa për ofertë
Ftesa për ofertë u dërgohet vetëm kandidatëve të përzgjedhur në fazën e parë të kualifikimit përmes
procedurës së prokurimit me faza. Ajo përmban të gjithë informacionin e nevojshëm, në mënyrë që t’u
mundësojë kandidatëve të përzgjedhur të dorëzojnë ofertat e tyre.
Ky informacion përfshin:
– një referencë për njoftimin e publikuar të kontratës;
– kriteret e shpalljes së fituesit;
– kushtet e marrëveshjes kuadër, nëse është rasti;
– vendin, datën dhe orën për dorëzimin e ofertave dhe hapjen e tyre;
– gjuhën/gjuhët e ofertave dhe të doku-menteve;
– informacione të mëtejshme që autoriteti kontraktor i vlerëson të nevojshme.
Neni 14
Udhëzimet për ofertuesit/kandidatët
(Ndryshuar fjalia e parë e pikës 2, pikës 3; ndryshuar paragrafi i dytëi pikës 6; shtuar pika 6.1 me vkm nr.797, datë
29.12.2017)
9
1. Udhëzimet duhet të përmbajnë të gjithë informacionin e duhur për përgatitjen e ofertës, si dhe
veprimet që ndalohen me ligj. Në to shpjegohet se pjesëmarrësit në procedurën e prokurimit duhet të
përdorin vetëm dokumentet standarde të tenderit, pa bërë asnjë ndryshim.
2. Në rastin e procedurave të prokurimit mbi kufijtë e lartë monetarë, dokumentet e tenderit duhet të hartohen në gjuhët
shqip dhe anglisht. Operatorët ekonomikë mund të paraqesin ofertat e tyre në gjuhët shqip ose anglisht.
Në rastin e procedurave të prokurimit mbi kufijtë e lartë monetarë, autoriteti kontraktor mund të
konvertojë vlerën e ofertës së paraqitur në një monedhë ndërkombëtare, të përzgjedhur prej tij në
dokumentet e tenderit, sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në datën në të cilën është
dërguar për publikim njoftimi i kontratës.
Në procedurat e prokurimit nën kufijtë e lartë monetarë, gjuha e përdorur është gjuha shqipe.
3. Në udhëzime duhet të përcaktohet që, nëse autoriteti kontraktor vlerëson të nevojshme një vizitë në terren/objekt,
atëherë të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar për të marrë pjesë në tender duhet të kenë mundësi të ba rabarta për të
vëzhguar terrenin e punës/ekzekutimit. Gjithashtu, autoriteti kontraktor mund të organizojë një konferencë
paraprake (edhe në rastin e mallrave), ku të gjithë kandidatët të mund të kërkojnë sqarime për paqartësitë
që u lindin gjatë përgatitjes së dokumenteve.
Kërkesat për sqarime duhet të paraqiten me shkrim dhe përgjigjet përkatëse të autoritetit
kontraktor duhet t’u dërgohen, pa përjashtim, të gjithë operatorëve ekonomikë që kanë kërkuar
dokumentet e tenderit.
Në rastin e procedurave të prokurimit me mjete elektronike, kërkesat për sqarim bëhen sipas
udhëzimeve të APP-së.
4. Çdo ndryshim në dokumentet e tenderit duhet t’i bëhet i njohur çdo operatori ekonomik të
interesuar, në përputhje me nenin 42 të LPP dhe me këto rregulla.
5. Gjatë përgatitjes së ofertave, kandidatët ose ofertuesit duhet të përfshijnë të gjitha detyrimet fiskale,
që janë në fuqi deri në 28 (njëzet e tetë) ditë para hapjes së ofertave, me përjashtim të TVSH-së, e cila,
nëse është e aplikueshme, do të llogaritet mbi vlerën e ofertës.
6. Ofertat ekonomike të dhëna nga ofertuesi duhet të jenë të fiksuara përgjatë ekzekutimit të kontratës
dhe nuk duhet t’i nënshtrohen asnjë ndryshimi.
Nëse pas datës së dorëzimit të ofertave ose datës së nënshkrimit të kontratës, ndonjë ligj ose akt nënligjor në
Republikën e Shqipërisë hyn në fuqi ose ndryshon dhe ndikon kushtet, duke përfshirë datën e dorëzimit ose çmimin e
kontratës, kushtet ose çmimi i kontratës do të rregullohen në atë masë sa kontraktuesi është ndikuar në përmbushjen e
detyrimeve të tij sipas kontratës.
Oferta e paraqitur me çmim të ndryshueshëm do të refuzohet nga autoriteti kontraktor, si e
papranueshme.
6/1. Periudha e vlefshmërisë së ofertës fillon që nga momenti i hapjes së ofertave. Në çdo rast, të paktën pesë ditë përpara
përfundimit të afatit kohor për vlefshmërinë e ofertave, autoriteti kontraktor mund t’i kërkojë ofertuesit, me shkrim, të zgjasë
periudhën e vlefshmërisë, deri në një datë të caktuar. Ofertuesi mund ta refuzojë këtë kërkesë me shkrim pa humbur të
drejtën për rimbursim të sigurimit të ofertës, kur ka një tillë. Ofertuesi që bie dakord të zgjasë periudhën e vlefshmërisë së
ofertës njofton autoritetin kontraktor me shkrim dhe paraqet një sigurim oferte të zgjatur, nëse ka pasur një të tillë. Oferta
nuk mund të modifikohet. Nëse ofertuesi nuk i përgjigjet kërkesës së autoritetit kontraktor lidhur me zgjatjen e periudhës së
vlefshmërisë së ofertës, ose nuk e pranon kërkesën në fjalë, ose nuk paraqet një sigurim të zgjatur të ofertës, kur kërkohet,
atëherë autoriteti kontraktor do të refuzojë ofertën.
Nëse procedura e prokurimit është e pezulluar, koha e pezullimit nuk llogaritet në periudhën e vlefshmërisë së ofertës.
7. Udhëzimet japin informacion edhe për procedurën e rishikimit dhe të dorëzimit të ankesave.
10
Neni 15
Kriteret e përgjithshme të kualifikimit/pjesëmarrjes
(Ndryshuar me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
Përmbushja e kritereve të përgjithshme të kualifikimit/pjesëmarrjes, sipas parashikimeve të nenit 45 të LPP-së
realizohet nëpërmjet paraqitjes së një vetëdeklarate me shkrim nga ana e kandidatit ose ofertuesit. Vetëdeklarimi bëhet nën
përgjegjësinë e plotë të kandidatit ose ofertuesit.
Në rast se ka dyshime mbi vërtetësinë e këtij deklarimi, autoriteti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e
nevojshme.
Neni 16
Deklarimi i konfliktit të interesit dhe informacioni konfidencial
(Ndryshuar titulli i nenit; shtuar pika 2 me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Ky deklarim garanton autoritetin kontraktor që ofertuesit/kandidatët nuk ndodhen në kushtet e
konfliktit të interesit. Ai përmban të dhënat personale të ofertuesit/kandidatit dhe grupet e
personave që konsiderohen si persona në konflikt interesi, sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
2. Nëpërmjet listës së informacionit konfidencial, kandidati/ofertuesi deklaron informacionin që kërkon të mbahet
konfidencial.
Neni 17
Oferta ekonomike
Oferta ekonomike përmban vlerën e ofertës. Kësaj oferte i bashkëlidhet një listë e hollësishme
çmimesh.
Neni 18
Sigurimi i ofertës
(Shtuar fjali në pikën 1 me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Në procedurat e prokurimit me vlerë më të lartë se kufiri i lartë monetar, autoriteti kontraktor
mund t’u kërkojë ofertuesve të paraqesin sigurimin e ofertës, sipas këtij neni. Në këtë rast, sigurimi i
ofertës ka formën e një depozite apo garancie, të lëshuar nga një bankë ose një shoqëri sigurimi, e
licencuar nga shteti për të ushtruar këtë veprimtari. Sigurimi i ofertës nuk kërkohet në procedurat e prokurimit me
vlerë më të ulët se kufiri i lartë monetar.
2. Ofertuesit ose kandidatët e kualifikuar duhet të paraqesin sigurimin e ofertës, në vlerën 2% të vlerës
limit, të përcaktuar në dokumentet e tenderit. Në dokumentet e tenderit duhet të parashikohet një
periudhë vlefshmërie, bazuar në kohëzgjatjen e mundshme të procedurës. Sigurimi i ofertës duhet të jetë
i vlefshëm gjatë gjithë kësaj periudhe.
3. Lëshuesi i sigurimit të ofertës duhet:
a) të mos vendosë asnjë kusht për pagimin;
b) të paguajë shumën brenda 15 ditëve nga data e marrjes së kërkesës zyrtare të autoritetit
kontraktor.
4. Nëse sigurimi i ofertës ka formën e një depozite apo garancie të lëshuar nga një bankë, autoriteti
kontraktor duhet t’ua kthejë apo t’ua lirojë ofertuesve sigurimin e ofertës jo më vonë se 15 ditë nga data e
nënshkrimit të kontratës.
Neni 19
Njoftimi i skualifikimit të ofertuesve/kandidatëve
Ky njoftim përmban arsyet e skualifikimit të një ofertuesi apo kandidati në një procedurë
11
prokurimi, në bazë të kërkesave të parashikuara në nenet 45, 46 dhe 47 të LPP.
Neni 20
Ankesa
Kundër veprimeve ose mosveprimeve të autoritetit kontraktor, operatorët ekonomikë të
interesuar mund të bëjnë ankesë pranë këtij të fundit, nëpërmjet një formulari standard, i cili
përmban udhëzimet e nevojshme për plotësimin dhe nënshkrimin e tij.
Neni 21
Njoftimi i fituesit
1. Pas miratimit të raportit përmbledhës nga titullari i autoritetit kontraktor apo zyrtari i
autorizuar, siç parashikohet në këto rregulla, ofertuesi i suksesshëm njoftohet me shkrim për
pranimin e ofertës dhe për lidhjen e kontratës.
2. Ky njoftim publikohet në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në sistemin elektronik të
prokurimit, në përputhje me nenin 58 të LPP.
Njoftimi duhet të përmbajë:
– referencën e procedurës;
– emrin dhe adresën e ofertuesit të shpallur fitues;
– përshkrimin e punëve/mallrave/shërbimeve;
– kohëzgjatjen e kontratës dhe çmimin/vlerën e kontratës;
– emrat dhe çmimet/vlerën e ofertuesve të tjerë;
– emrat e ofertuesve të skualifikuar dhe arsyet e skualifikimit;
– informacion nëse ka pasur ankesa, si dhe
– kërkesën që kontrata të nënshkruhet, me kusht që të jetë bërë sigurimi i saj.
3. Autoriteti kontraktor do të ftojë operatorin ekonomik të shpallur fitues që të lidhë kontratën
menjëherë pas publikimit të njoftimit të fituesit, por në çdo rast jo më vonë se 60 (gjashtëdhjetë) ditë
nga data e këtij publikimi. Operatori ekonomik i shpallur fitues është i detyruar t’i përgjigjet kërkesës
së autoritetit kontraktor për lidhjen e kontratës brenda 5 (pesë) ditëve nga data e marrjes së kërkesës.
4. Njoftimi i fituesit për marrëveshjen kuadër duhet të përmbajë:
– referencën e procedurës;
– emrin dhe adresën e ofertuesit/ofertuesve të shpallur fitues;
– përshkrimin e punëve/mallrave/shërbimeve, si dhe
– kohëzgjatjen e marrëveshjes kuadër.
Neni 22
Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të kontratës
Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të kontratës përkufizojnë tërësinë e punëve që do të
kryhen, të gjitha mallrat apo shërbimet që do të furnizohen, të drejtat dhe detyrimet ndërmjet
autoritetit kontraktor dhe kontraktorit, si dhe detyrimet për përmbushjen, mbikëqyrjen dhe
administrimin e kontratës.
Neni 23
Marrëveshja kuadër
Marrëveshja kuadër përmban formën e marrëveshjes, listën e punëve/mallrave /shërbi-meve, si dhe
termat dhe kushtet e marrë-veshjes.
12
Neni 24
Sigurimi i kontratës
1. Sigurimi i kontratës garanton autoritetin kontraktor në rastet e shkeljes së kontratës. Para
nënshkrimit të kontratës, ofertuesi i përzgjedhur si fitues duhet t’i dorëzojë autoritetit kontraktor një
sigurim kontrate prej 10% të vlerës së saj. Sigurimi i kontratës ka formën e një depozite apo garancie, të
lëshuar nga një bankë ose një shoqëri sigurimi, e licencuar nga shteti për të ushtruar këtë veprimtari.
2. Gjatë ekzekutimit, nëse janë parashikuar pagesa periodike sipas grafikut të zbatimit të kontratës,
kontraktori mund të kërkojë reduktimin e përqindjes së vlerës së sigurimit në mënyrë përpjesëtimore, por
jo më pak se 25% të vlerës korresponduese të sigurimit të kontratës.
3. Nëse ofertuesi i përzgjedhur nuk dorëzon sigurimin e kontratës brenda afatit përfundimtar të
përcaktuar në njoftimin e fituesit, atëherë autoriteti kontraktor konfiskon sigurimin e ofertës, nëse është
kërkuar dhe lidh kontratën me ofertuesin e renditur të dytë në klasifikimin përfundimtar, sipas kushteve
të përcaktuara në nenin 58 të LPP.
4. Sigurimi i kontratës nuk përdoret nga autoritetet kontraktore në rastin e prokurimit të kontratave
sektoriale.
Neni 25
Njoftimi i kontratës së lidhur
1. Autoriteti kontraktor dërgon për publikim njoftimin e kontratës së lidhur brenda 5 ditëve nga lidhja
e kontratës.
2. Njoftimi duhet të përmbajë:
– numrin e referencës së procedurës/kontratës dhe emrin e autoritetit kontraktor;
– përshkrimin e punëve/mallrave/shërbimeve, çmimin dhe kohëzgjatjen e kontratës;
– të dhëna të tjera nga autoriteti kontraktor.
3. Autoriteti kontraktor duhet të dërgojë për publikim kontratën fituese për një kontratë të lidhur nga
një marrëveshje kuadër.
Neni 25/1
Njoftimi i anulimit
(Shtuar me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Autoriteti kontraktor dërgon për publikim njoftimin e anulimit brenda 5 (pesë) ditëve nga data e marrjes së vendimit
të anulimit.
2. Njoftimi duhet të përmbajë:
– numrin e referencës së procedurës dhe emrin e autoritetit kontraktor;
– përshkrimin e punëve/mallrave/shërbimeve;
– arsyet e anulimit të procedurës sipas përcaktimeve të nenit 24, të LPP-së.
SEKSIONI II
INFORMACIONE TË VEÇANTA PËR KONTRATAT
Neni 26
Kontratat për punë publike
(Ndryshuar emërtimi, shtuar paragraf në pikën 10 me VKM nr.402, datë 13.5.2015; ndryshuar shkronja “b” e
pikës 7, shtohet shkronja “ç” dhe “d” , shfuqizohet pika 10 me vkm nr.797, datë 29.12.2017; shfuqizuar shkronja “ç” e
pikës 8 me vkm nr.80, datë 14.2.2018)
13
1. Në dokumentet e tenderit për kontratat e punëve publike, projekti duhet të plotësohet me hollësi,
duke dhënë çmimet për njësi, vëllimin dhe llojet e punëve.
2. Punët publike mund të prokurohen:
a) me anë të punimeve me matje në bazë të çmimeve fikse, në rastet kur vëllimi i punëve të
specifikuara në projekt mund të ndryshojë gjatë realizimit. Në këtë rast, kontraktori është i detyruar të
ruajë, pa asnjë ndryshim çmimet për njësi të përcaktuara në ofertën e dorëzuar.
Kur punët prokurohen me anë të punimeve me matje, vëllimi i punëve jepet me hollësi dhe
përmban të gjitha çmimet dhe përqindjet që autoriteti kontraktor i vlerëson të nevojshme (si për
shembull: fondi rezervë, të ardhurat minimale, shpenzimet minimale).
b) me kontratë me çelësa në dorë, ku vëllimi i punëve i parashikuar në projekt, mund të shërbejë
vetëm si një orientim dhe ofertuesi kryen një studim të hollësishëm të projektit, pa asnjë detyrim për të
respektuar vëllimin e punëve të projektit.
Në këtë rast kontraktori ka përgjegjësinë e realizimit të punëve, pa kërkuar asnjë fond shtesë,
përveç vlerës së kontratës së prokurimit, që në çdo rast, përfshin të gjitha detyrimet fiskale në fuqi.
3. Specifikimet teknike shprehin qartë kërkesat e autoritetit kontraktor për cilësinë e të gjitha
punimeve dhe të materialeve që do të përdoren, si dhe kërkesa të tjera që lidhen ngushtë me natyrën dhe
përbërësit e projektit të punës.
4. Autoriteti kontraktor në dokumentet e tenderit parashikon me grafik, fazat dhe afatet e realizimit të
punëve.
5. Kërkesat e veçanta të kualifikimit duhet të përfshijnë të gjitha kriteret specifike në përputhje me
nenin 46 të LPP. Kriteret duhet të jenë në përpjesëtim dhe të lidhura ngushtë me aftësinë zbatuese,
natyrën dhe vlerën e kontratës. Në çdo rast, autoriteti kontraktor duhet të përcaktojë dokumentet
konkrete që duhet të paraqesin operatorët ekonomikë për përmbushjen e këtyre kritereve.
6. Për të provuar përvojën e mëparshme, autoriteti kontraktor kërkon:
a) punë të ngjashme për një objekt të vetëm në një vlerë jo më të madhe se 50% e vlerës së
përllogaritur të kontratës që prokurohet dhe që është realizuar gjatë tri viteve të fundit.
b) punë të ngjashme deri në një kufi, ku vlera monetare totale e punëve të kryera, e marrë së bashku
gjatë tri viteve të fundit, është jo më e madhe se dyfishi i vlerës limit të kontratës që prokurohet.
Plotësimi i njërit prej dy kushteve të sipërpërmendura e bën ofertën të kualifikueshme.
Autoriteti kontraktor, si dëshmi për përvojën e mëparshme, kërkon vërtetime të lëshuara nga një
ent publik ku të shënohen vlera, koha dhe natyra e punës së bërë dhe çdolloj dokumenti tjetër, që
parashikohet në legjislacionin në fuqi, për të vërtetuar përmbushjen e suksesshme të punëve.
Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, autoriteti kontraktor kërkon si
dëshmi vërtetime ku të shënohen vlera, koha dhe natyra e punës së bërë, e shoqëruar me fatura tatimore
dhe çdolloj dokumenti tjetër, që parashikohet në legjislacionin në fuqi, për të vërtetuar përmbushjen e
suksesshme të punëve.
7. Për të provuar përmbushjen e kriterit për kapacitetet financiare dhe ekonomike, autoriteti
kontraktor kërkon:
a) kopje të certifikuara të një ose më shumë bilanceve, të paraqitura në autoritetet përkatëse; dhe/ose
b) kopje të deklaratave të xhiros vjetore. Në procedurat e prokurimit me vlerë nën kufirin e ulët monetar, vlera e
kërkuar nga autoriteti kontraktor nuk mund të tejkalojë vlerën limit të kontratës që prokurohet. Në procedurat e
prokurimit me vlerë mbi kufirin e ulët monetar, vlera e kërkuar nga autoriteti kontraktor nuk mund të tejkalojë 50
% të vlerës limit të kontratës që prokurohet; dhe/ose
c) një vërtetim që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të
kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri. Mosshlyerja e
detyrimeve të energjisë elektrike përbën shkak për skualifikimin e operatorit ekonomik, përveç rastit kur
rezulton se detyrimet e papaguara të energjisë elektrike, të konfirmuara në vërtetimin e lëshuar nga
furnizuesi, janë në proces ankimi në gjykatë. Furnizuesi i energjisë elektrike është i detyruar që ta lëshojë
14
këtë vërtetim jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e depozitimit të kërkesës nga operatori ekonomik.
Kërkesat e mësipërme duhet të jenë në përpjesëtim dhe të lidhura ngushtë me objektin e
kontratës. Ato i shërbejnë autoritetit kontraktor për njohjen e gjendjes financiare të operatorëve
ekonomikë dhe të mundësisë së tyre për përmbushjen me sukses të kontratës.
8. Për të provuar kapacitetet teknike dhe profesionale, autoriteti kontraktor kërkon:
a) licenca profesionale të shoqërisë për realizimin e punimeve, objekt i kontratës, të lëshuara nga
autoritetet kompetente shtetërore; dhe/ose
b) dëshmi për fuqinë punëtore të operatorit ekonomik të nevojshëm për ekzekutimin e objektit të
prokurimit; dhe/ose
c) dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo që mund t’i vihen në dispozicion
operatorit ekonomik për të përmbushur kontratën.
ç) Shfuqizuar.
d) Vetëdeklarim nga operatori ekonomik që brenda së njëjtës periudhë nuk është kontraktor/nënkontraktor për
kontratë/kontrata të lidhura, me vlerë të përbashkët ose të veçantë, jo më të madhe se 100% i kufirit maksimal, që
disponon kandidati, sipas licencës profesionale, të lëshuar nga autoriteti kompetent. Në kuptim të përcaktimit të
mësipërm, fjala “periudhë” nënkupton kohëzgjatjen e investimit të kryer sipas LPP-së nga çasti i shpalljes fitues e deri
në kolaudimin e objektit/investimit.
9. Në rastin e prokurimit të kontratave shumëvjeçare, autoriteti kontraktor duhet të hartojë
kërkesat për kualifikim në përputhje me vlerën totale të përllogaritur të kontratave.
10. Shfuqizuar.
Neni 27
Kontratat e mallrave
(Ndryshuar shkronja “b” e pikës 7 me vkm nr.797, datë 29.12.2017
1. Specifikimet teknike duhet të përshkruajnë minimumin ose tërësinë e elementeve më të
rëndësishme përbërëse, që garantojnë cilësinë e kërkuar, në përputhje me nenin 23 të LPP-së dhe që i
vlerëson mallrat si të pranueshme për funksionet e kërkuara.
2. Autoriteti kontraktor në dokumentet e tenderit parashikon sasinë e mallrave që do të lëvrojë si
dhe grafikun e lëvrimit të mallrave.
3. Kërkesat e veçanta të kualifikimit duhet të përfshijnë të gjitha kriteret specifike, në përputhje me
nenin 46 të LPP-së. Kriteret duhet të jenë në përpjesëtim dhe të lidhura ngushtë me aftësinë zbatuese,
natyrën dhe vlerën e kontratës. Në çdo rast, autoriteti kontraktor duhet të përcaktojë dokumentet
konkrete që duhet të paraqesin operatorët ekonomikë për përmbushjen e këtyre kritereve.
4. Për të provuar përvojën e mëparshme, autoriteti kontraktor kërkon dëshmi për furnizimet e
mëparshme, të ngjashme, të kryera gjatë tri viteve të fundit. Në çdo rast, vlera e kërkuar duhet të jetë
në një vlerë jo më të madhe se 40% të vlerës së përllogaritur të kontratës, që prokurohet dhe që
është realizuar gjatë tri viteve të fundit.
Autoriteti kontraktor si dëshmi për përvojën e mëparshme kërkon vërtetime të lëshuara nga një
ent publik ose/dhe fatura tatimore të shitjes, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të
furnizuara.
Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, si dëshmi pranohen vetëm
fatura tatimore të shitjes, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.
5. Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, autoriteti kontraktor kërkon:
a) kopje të certifikuara të një ose më shumë bilanceve, të paraqitura në autoritetet përkatëse: dhe/ose
b) kopje të deklaratave të xhiros vjetore. Në procedurat e prokurimit me vlerë nën kufirin e ulët monetar, vlera e
kërkuar nga autoriteti kontraktor nuk mund të tejkalojë vlerën limit të kontratës që p rokurohet. Në procedurat e
prokurimit me vlerë mbi kufirin e ulët monetar, vlera e kërkuar nga autoriteti kontraktor nuk mund të tejkalojë 40% të
15
vlerës limit të kontratës që prokurohet; dhe/ose
c) një vërtetim që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të
kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri. Mosshlyerja e
detyrimeve të energjisë elektrike përbën shkak për skualifikimin e operatorit ekonomik, përveç rastit kur
rezulton se detyrimet e papaguara të energjisë elektrike, të konfirmuara në vertetimin e lëshuar nga
furnizuesi, janë në proces ankimi në gjykatë. Furnizuesi i energjisë elektrike është i detyruar që ta lëshojë
këtë vërtetim jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e depozitimit të kërkesës nga operatori ekonomik.
Kërkesat e mësipërme duhet të jenë në përpjesëtim dhe të lidhura ngushtë me objektin e kontratës.
Ato i shërbejnë autoritetit kontraktor për njohjen e gjendjes financiare të operatorëve ekonomikë dhe të
mundësisë së tyre për përmbushjen me sukses të kontratës.
6. Autoriteti kontraktor mund t’u kërkojë operatorëve ekonomikë të dorëzojnë dëshmi, që tregojnë se
ata i plotësojnë kërkesat minimale, të përcaktuara në dokumentet e tenderit, si:
a) mostra të mallit, kur e gjykon se kjo ka rëndësi për vlerësimin e ofertës teknike. Mostrat duhet të
trajtohen si informacion konfidencial tregtar dhe duhet të jenë në kontroll të autoritetit kontraktor. Ato i
kthehen ofertuesit, me kërkesën e tij, 30 (tridhjetë) ditë pas nënshkrimit të kontratës, me kusht që
kontrata në fjalë të mos jetë objekt i shqyrtimit administrativ apo gjyqësor. Në rastin kur procedura e
prokurimit anulohet, mostrat i kthehen ofertuesit, me kërkesën e tij, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data
e marrjes së vendimit përfundimtar të anulimit; dhe/ose
b) dëshminë e origjinalitetit të mostrave, përshkrimin dhe/ose fotografitë apo katalogjet teknike;
dhe/ose
c) dëshmi për rezultatet e testimeve zyrtare, të lëshuara nga institucione të autorizuara, që vërtetojnë
pajtueshmërinë e produkteve me specifikimet teknike.
7. Në rastin e prokurimit të kontratave shumëvjeçare, autoriteti kontraktor duhet të hartojë kërkesat
për kualifikim në përputhje me fondin total të përllogaritur.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndalohet të kualifikojë operatorët ekonomikë, që sipas LPP,
janë fitues dhe/apo kanë në proces, në të njëjtën kohë, si kontraktorë/nënkontraktorë sipas një kontrate
apo kontratave të lidhura a në proces për t’u lidhur, për furnizimin/blerjen e ushqimeve të freskëta në
subjekte të tjera shtetërore, të cilat në çastin e hapjes së ofertave nuk i ka përfunduar kontratat në masën
70%. Përcaktimi i mësipërm vlen edhe për rastin e bashkimit të operatorëve ekonomikë, ku secili prej
tyre, për t’u kualifikuar duhet të ketë përfunduar kontratat në masën 70% të vëllimeve të përgjithshme të
furnizimeve, që ai ka marrë përsipër të realizojë, në përputhje me kontratën e bashkëpunimit.
Neni 28
Kontratat e shërbimeve
(Shtuar paragraf në pikën 3; ndryshuar shkronja “b” e pikës 4, shtuar shkronja “d” në pikën 5 me vkm nr.797, datë
29.12.2017)
1. Natyra e shërbimeve duhet të shprehet qartë në termat e referencës, ku përfshihen objekti, qëllimi,
specifikimet teknike dhe afatet kohore të shërbimit që do të kryhet.
2. Kërkesat e veçanta të kualifikimit duhet të përfshijnë të gjitha kriteret specifike, në përputhje me
nenin 46 të LPP-së. Kriteret duhet të jenë në përpjesëtim dhe të lidhura ngushtë me aftësinë zbatuese,
natyrën dhe vlerën e kontratës. Në çdo rast, autoriteti kontraktor duhet të përcaktojë dokumentet
konkrete që duhet të paraqesin operatorët ekonomikë për përmbushjen e këtyre kritereve.
3. Për të provuar përvojën e mëparshme, autoriteti kontraktor kërkon dëshmi për shërbimet e
mëparshme, të ngjashme, të kryera gjatë tri viteve të fundit. Në çdo rast, vlera e kërkuar duhet të jetë në
një vlerë jo më të madhe se 40% të vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet dhe që është
realizuar gjatë tri viteve të fundit.
Autoriteti kontraktor si dëshmi për përvojën e mëparshme kërkon vërtetime të lëshuara nga një
16
ent publik ose/dhe faturave tatimore të shitjes, ku shënohen datat, shumat dhe shërbimet e realizuara.
Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, si dëshmi pranohen vetëm
fatura tatimore të shitjes, ku shënohen datat, shumat dhe shërbimet e realizuara.
Në rastin e procedurave të prokurimit “Shërbim konsulence”, si përvojë e mëparshme për shërbimet e ngjashme me
objektin e prokurimit do të njihen dhe/ose shërbimet e ngjashme me fushat përkatëse të ekspertizës, pjesë e objektit të
prokurimit.
4. Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, autoriteti kontraktor kërkon:
a) kopje të certifikuara të një ose më shumë bilanceve, të paraqitura në autoritetet përkatëse; dhe/ose
b) kopje të deklaratave të xhiros vjetore. Në procedurat e prokurimit me vlerë nën kufirin e ulët monetar, vlera e
kërkuar nga autoriteti kontraktor nuk mund të tejkalojë vlerën limit të kontratës që prokurohet. Në procedurat e
prokurimit me vlerë mbi kufirin e ulët monetar, vlera e kërkuar nga autoriteti kontraktor nuk mund të tejkalojë 40% të
vlerës limit të kontratës që prokurohet; dhe/ose
c)një vërtetim që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të
kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri. Mosshlyerja e
detyrimeve të energjisë elektrike përbën shkak për skualifikimin e operatorit ekonomik, përveç rastit kur
rezulton se detyrimet e papaguara të energjisë elektrike, të konfirmuara në vërtetimin e lëshuar nga
furnizuesi, janë në proces ankimi në gjykatë. Furnizuesi i energjisë elektrike është i detyruar që ta lëshojë
këtë vërtetim jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e depozitimit të kërkesës nga operatori ekonomik.
Kërkesat e mësipërme duhet të jenë në përpjesëtim dhe të lidhura ngushtë me objektin e
kontratës. Ato i shërbejnë autoritetit kontraktor për njohjen e gjendjes financiare të operatorëve
ekonomikë dhe të mundësisë së tyre për përmbushjen me sukses të kontratës.
5. Për të provuar kapacitetet teknike dhe profesionale, autoriteti kontraktor kërkon:
a) licencat profesionale për realizimin e shërbimeve, objekt i kontratës, të lëshuara nga autoritetet
kompetente shtetërore; dhe /ose
b) një listë të personelit kryesor, të nevojshëm për të zbatuar objektin e prokurimit dhe/ose
komponentët e saj. Lista e personelit kryesor duhet të përfshijë CV-të e tyre dhe licencat profesionale,
kur kanë të tilla; dhe/ose
c) dëshmi për fuqinë punëtore të operatorit ekonomik të nevojshëm për ekzekutimin e objektit të
prokurimit; dhe/ose
ç) dëshmi për mjetet dhe pajisjet teknike që ka në dispozicion apo që mund t’i vihen në dispozicion
operatorit ekonomik për të përmbushur kontratën.
d) Në rastin e procedurës së prokurimit “Shërbim konsulence”, stafi i angazhuar të paraqesë deklaratë disponueshmërie
për kryerjen e shërbimeve që ka marrë përsipër të realizojë.
6. Në rastin e prokurimit të kontratave shumëvjeçare, autoriteti kontraktor duhet të hartojë
kërkesat për kualifikim në përputhje me fondin total të përllogaritur.
Neni 29
Kontrata për punë/mall/shërbim e ndarë në lote
(Shtuar paragraf me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
Kur kontratat për punë/mall/shërbim ndahet në lote, autoriteti kontraktor duhet të hartojë kërkesat e
veçanta të kualifikimit për secilin lot. Kërkesat duhet të jenë në përpjesëtim dhe të lidhura ngushtë me
objektin, natyrën dhe vlerën e lotit.
Në çdo rast, lotet janë të organizuara si procedura të veçanta brenda një procedure. Fillimi dhe përfundimi i njërit lot
nuk ndikon në lotin tjetër të procedurës.
17
Neni 30
Kërkesat e cilësisë
(Ndryshuar pika 1 me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Autoriteti kontraktor, për të vërtetuar se punët, mallrat ose shërbimet, objekt prokurimi, i plotësojnë kërkesat e
cilësisë, mund t’u kërkojë ofertuesve të paraqesin certifikata të lëshuara nga një organ i vlerësimit të konformitetit, i
akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtarë akreditues, të njohur nga Republika e
Shqipërisë.
Kjo dispozitë zbatohet edhe kur kërkesat teknike u referohen kualifikimeve të kandidatit ose të ofertuesit.
2. Certifikatat e kërkuara duhet të jenë në përpjesëtim dhe të lidhura ngushtë me objektin e kontratës,
duke respektuar edhe parimin e mosdiskriminimit.
Neni 31
Kriteret për vlerësimin e ofertës
(Shtuar fjalë në shkronjën “b” të pikës 3 me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Për punët/mallrat/shërbimet që kanë specifikime të thjeshta ose standarde teknike të mirënjohura,
kriter vlerësimi do të jetë oferta me çmimin më të ulët.
2. Kriteri i ofertës ekonomikisht më të favorshme do të përdoret në kontrata komplekse dhe të një
natyre të veçantë që përveç çmimit për punën/mallin/shërbimin, objekt i kontratës, përmbajnë dhe
elemente të tjera, që kanë vlerë ekonomike dhe i ngarkojnë autoritetit kontraktor shpenzime të tilla, si
kostot e shërbimeve pas shitjes, pjesët e këmbimit, zgjidhjet më të favorshme teknike, mbështetjen
teknike në të ardhmen apo ato që ndotin më pak mjedisin.
Të gjitha kriteret e vendosura për vlerësimin e ofertave duhet të jenë sa më objektive dhe të
shprehen në shifra. Në çdo rast, kur kriteret janë më shumë se një, pesha e kriterit të çmimit nuk do të
jetë më pak se 50 pikë. Pikët maksimale që do të marrë një ofertë do të jenë 100 pikë.
Për kriteret vlerësuese duhet përcaktuar pesha specifike e secilit kriter dhe konkretisht pikët që
do të ketë çdo kriter dhe mënyra e llogaritjes së pikëve për ofertuesit e njëpasnjëshëm. Formula që
zbatohet në këtë rast parashikohet në dokumentet standarde të tenderit.
3. Kriter vlerësimi për furnizimin me karburant, gazoil, benzol dhe karburant për ngrohje do të jetë
çmimi më i ulët, bazuar në:
a) çmimin e bursës, sipas Reuters, lëvruar sipas kushtit CIF-Shqipëri, i cili dërgohet për publikim, çdo
javë, në Buletinin e Njoftimeve Publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
b) elementet fiskale, përfshi akcizën, taksë karboni si dhe çdo taksë tjetër sipas legjislacionit në fuqi;
c) marzhin e fitimit, të shprehur në përqindje.
KREU IV
LLOJET DHE PËRZGJEDHJA E PROCEDURËS
Neni 32
Llojet e procedurave të prokurimit
1. Në përzgjedhjen e kontratave publike, autoriteti kontraktor zbaton procedurat e prokurimit publik
të përcaktuara në LPP.
2. Llojet e procedurave që duhen përdorur në përzgjedhjen e kontratave të prokurimit publik janë:
a) Procedurë e hapur;
b) Procedurë e kufizuar;
c) Procedurë me negociim, me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës;
ç) Procedurë me negociim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës;
18
d) Shërbim konsulence;
dh) Konkurs projektimi;
e) Kërkesë për propozime;
ë) Prokurim me vlerë të vogël.
Neni 33
Procedura e hapur
(Shtuar shkronja “c.1” në pikën 4 me vkm nr.80, datë 14.2.2018)
1. Procedura e hapur, sipas nenit 30 të LPP-së, është procedura e prokurimit që mund të përdoret nga
çdo autoritet kontraktor që prokuron punë/shërbime/mallra, me një vlerë mbi kufirin e ulët monetar, pa
pasur nevojë të argumentojë përdorimin e kësaj procedure.
2. Autoriteti kontraktor mund të zgjedhë procedura të tjera prokurimi, vetëm në raste të justifikuara,
të parashikuara në LPP dhe në këto rregulla.
3. Njoftimi i kontratës hartohet dhe publikohet në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në faqen e
internetit të APP-së, në përputhje me LPP-në dhe me këto rregulla.
4. Afati kohor për këtë procedurë i parashikuar në nenin 43 të LPP-së është si vijon:
a) Në procedurën e hapur, me vlerë më të lartë se kufiri i lartë monetar, afati për paraqitjen e ofertave
është jo më pak se 52 (pesëdhjetë e dy) ditë nga data në të cilën është shpallur njoftimi i kontratës në
faqen e internetit të APP-së.
b) Në procedurën e hapur, me vlerë ndërmjet kufirit të lartë e të ulët monetar, afati kohor minimal për
marrjen e ofertave është 30 (tridhjetë) ditë nga dita kur është shpallur njoftimi i kontratës në faqen e
internetit të APP-së.
c) Kur njoftimet janë hartuar dhe publikuar me mjete elektronike, në përputhje me formatin dhe
procedurat për transmetim elektronik të përcaktuara në rregullat e prokurimit publik, afatet kohore për
marrjen e ofertave të parashikuara në shkronjat “a” e “b”, mund të shkurtohen 7 (shtatë) ditë.
c.1) Në procedurën e hapur për kontratat e punëve publike, me fond limit nga 12 000 000 (dymbëdhjetë milionë) lekë
deri 2 400 000 000 (dy miliardë e katërqind milionë) lekë, nuk do të aplikohet shkurtimi i këtij afati.
Neni 34
Procedura e kufizuar
1. Procedura e kufizuar është një procedurë prokurimi me faza, e cila përdoret vetëm në rrethanat e
parashikuara në nenin 31 të LPP-së.
2. Autoriteti kontraktor në përzgjedhjen e kësaj procedure duhet të mbajë parasysh:
a) aspektet për natyrën e kontratës;
b) afatet;
c) kostot përkatëse në zbatimin e procedurës, të ndarë në dy faza;
ç) gjendjen e tregut;
d) numrin e pritshëm të ofertuesve.
3. Në asnjë rast, vlera dhe përmasat e një kontrate nuk mund të jenë arsyeja e vetme për të justifikuar
kompleksitetin e kontratës ose përzgjedhjen e procedurës së prokurimit. Kjo procedurë nuk duhet të
përdoret për punë/mallra/shërbime, që gjenden lehtësisht në treg ose që kanë specifikime teknike apo
standarde të përgjithshme e të mirënjohura në treg.
4. Njoftimi i kontratës hartohet dhe publikohet në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në faqen e
internetit të APP-së, në përputhje me LPP-në dhe me këto rregulla. Ky njoftim përmban karakteristikat e
kontratës dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve. Në çdo rast, njoftimi i kontratës shoqërohet me
ftesën për procedurën e prokurimit. Çdo operator i interesuar ekonomik mund të dorëzojë një kërkesë
për pjesëmarrje në fazën e parë të kualifikimit.
19
5. Pas mbylljes së fazës së kualifikimit dhe në përfundim të afateve të ankimit, autoriteti kontraktor
fton kandidatët e përzgjedhur të dorëzojnë ofertat, në bazë të specifikimeve teknike të përcaktuara në
ftesën për ofertë.
6. Afati kohor për këtë procedurë, i parashikuar në nenin 43 të LPP-së, është si vijon:
a) Në procedurën e kufizuar, me vlerë më të lartë se kufiri i lartë monetar, afati minimal kohor për
dorëzimin e kërkesës për pjesëmarrje është 20 (njëzet) ditë nga data në të cilën është shpallur njoftimi i
kontratës në faqen e internetit të APP-së.
Ndërsa, afati minimal kohor për dorëzimin e ofertës është 20 (njëzet) ditë nga data në të cilën
është dërguar ftesa për ofertë te kandidatët.
b) Në procedurën e kufizuar, me vlerë ndërmjet kufirit të lartë e të ulët monetar, afati minimal kohor
për dorëzimin e kërkesës për pjesëmarrje është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data në të cilën është shpallur
njoftimi i kontratës në faqen e internetit të APP-së.
Ndërsa, afati minimal kohor për dorëzimin e ofertës është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data në të
cilën është dërguar tek kandidatët ftesa për ofertë;
c) Kur njoftimet janë hartuar dhe publikuar me mjete elektronike, në përputhje me formatin dhe
procedurat për transmetim elektronik, të përcaktuara në rregullat e prokurimit publik, afatet kohore të
parashikuara në shkronjat “a” e “b”, mund të shkurtohen 5 (pesë) ditë.
Neni 35
Procedura me negociim, me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës
(Ndryshuar shkronja “a” e pikës 2 me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Procedura me negociim, me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës është një procedurë
prokurimi me faza, e cila përdoret vetëm në rrethanat e parashikuara në nenin 32 të LPP.
2. Autoriteti kontraktor mund ta përdorë këtë procedurë në kushtet e mëposhtme:
a) Kur në përgjigje të dy procedurave të njëpasnjëshme mbi ose nën kufirin e ulët monetar janë dorëzuar vetëm oferta të
pavlefshme. Oferta vlerësohet e pavlefshme nëse nuk është në përputhje me të gjitha kërkesat dhe specifikimet e përcaktuara
në njoftimin e kontratës dhe në dokumentet e tenderit. Në çdo rast, pavlefshmëria e ofertave nuk duhet të vijë si shkak i
gabimeve të bëra në dokumentet e tenderit dhe/ose për shkak të ndonjë veprimi të autoritetit kontraktor.
Kushtet e kontratës dhe kriteret e veçanta të pranimit, që nuk lidhen përpjesëtimisht me fondin limit, nuk duhet të
ndryshojnë nga ato të procedurës së fundit të anuluar.
b) Kur natyra e kontratës nuk mundëson përcaktimin e vlerës totale (p.sh., riparimi i një rrjeti
kompleks shërbimi, infrastruktura komplekse transporti, projekt kompleks IT, që përfshin financime të
strukturuara apo kontrata, ku vëllimi i punës që kërkohet nuk do të ishte i dukshëm deri në çastin kur kjo
punë fillon). Në këtë rast, urdhri i prokurimit nuk përmban fondin limit.
c) Kur natyra e kontratës i shërben vetëm kërkimit, testimit ose zhvillimit dhe nuk ka lidhje me
sigurimin e përfitimeve apo me rikuperimin e kostove të kërkimit e të zhvillimit.
ç) Kur natyra e kontratës është e tillë që specifikimet nuk përkufizohen me saktësi (p.sh., projekte
komplekse IT ose ndonjë kontratë tjetër komplekse, me rëndësi të ngjashme, në infrastrukturë ose në
teknologjitë e ndryshimit të shpejtë).
3. Urdhri për prokurim, siç parashikohet në nenit 60 të këtyre rregullave, duhet të japë arsyet për
përdorimin e kësaj procedure.
4. Njoftimi i kontratës hartohet dhe publikohet në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në faqen e
internetit të APP-së, në përputhje me LPP dhe me këto rregulla.
5. Afati kohor për pjesëmarrje në këtë procedurë, i parashikuar në nenin 43 të LPP-së, është si vijon:
a) Në procedurën me negociim, me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, me vlerë më të lartë se
kufiri i lartë monetar, afati minimal kohor për dorëzimin e kërkesës për pjesëmarrje është 20 (njëzet) ditë
nga data në të cilën është shpallur njoftimi i kontratës në faqen e internetit të APP-së.
20
b) Në procedurën me negociim, me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, me vlerë ndërmjet
kufirit të lartë e të ulët monetar, afati minimal kohor për dorëzimin e kërkesës për pjesëmarrje është 15
(pesëmbëdhjetë) ditë nga data në të cilën është shpallur njoftimi i kontratës në faqen e internetit të APPsë.
c) Kur njoftimet janë hartuar dhe publikuar me mjete elektronike, në përputhje me formatin dhe
procedurat për transmetim elektronik, të përcaktuara në rregullat e prokurimit publik, afatet kohore të
parashikuara në shkronjat “a” e “b” mund të shkurtohen 5 (pesë) ditë.
6. Pas mbylljes së fazës së kualifikimit dhe në përfundim të afateve të ankimit, autoriteti kontraktor
fton kandidatët e përzgjedhur të dorëzojnë ofertat.
7. Autoriteti kontraktor mund të negociojë individualisht me secilin nga ofertuesit e përzgjedhur deri
në përcaktimin e ofertës fituese.
Neni 36
Procedura me negociim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës
(Ndryshuar fjalia e dytë shkronja “c”, ndryshuar fjalë nëshkronjën “dh”, “e”; shfuqizuar shkronja “ë” në pikën 2;
shtuar paragraf në pikën 5 me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Procedura me negociim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës është një procedurë
prokurimi me faza, e cila përdoret vetëm në rrethanat e parashikuara në nenin 33 të LPP.
2. Autoriteti kontraktor mund ta përdorë këtë procedurë në kushtet e mëposhtme:
a) Kur në përgjigje të dy procedurave të njëpasnjëshme mbi ose nën kufirin e ulët monetar nuk është
dorëzuar asnjë ofertë apo kërkesë për pjesëmarrje. Kushtet e kontratës dhe kriteret e veçanta të pranimit,
që nuk lidhen përpjesëtimisht me fondin limit, nuk duhet të ndryshojnë nga ato të procedurës së fundit të
anuluar. Në çdo rast, mosdorëzimi i asnjë oferte apo kërkese për pjesëmarrje nuk duhet të vijë si shkak i
gabimeve të bëra në dokumentet e tenderit dhe/ose për shkak të ndonjë veprimi të autoritetit kontraktor.
b) Kur për arsye, që lidhen me mbrojtjen e së drejtës ekskluzive ose së drejtës së autorit, kontrata
mund të lidhet me një operator të vetëm ekonomik.
Ekzistenca e kushteve të mësipërme duhet të vërtetohet dhe të dokumentohet nga autoritetet
kontraktore.
c) Në rastin e një nevoje ekstreme, të shkaktuar nga ngjarje të paparashikuara, që nuk i ngarkohen
autoritetit kontraktor.
Në këtë rast, duhet të plotësohen të gjitha kushtet e mëposhtme:
– Shkaktimi i një ngjarjeje të paparashikuar;
– Autoriteti kontraktor nuk ka përgjegjësi për ngjarjen;
– Ngjarja mund të dëmtojë interesat e përgjithshëm të një komuniteti të gjerë;
– Nuk është e mundur të ndiqen procedurat standarde mbi ose nën kufirin e ulët monetar.
Në të gjitha rastet, autoriteti duhet të vërtetojë, të argumentojë dhe të dokumentojë se nevoja
ekstreme apo situata emergjente nuk janë shkaktuar nga veprimi a mosveprimi i tij.
Neglizhenca apo vonesat në fillimin e procedurave normale të prokurimit nuk janë shkaqe, që
argumentojnë zbatimin e kësaj procedure.
Kjo procedurë nuk mund të zbatohet për të justifikuar lidhjen e kontratave afatgjata, por vetëm
për përballimin e nevojës ekstreme.
Me krijimin e nevojës ekstreme, autoriteti kontraktor duhet njëkohësisht, të marrë të gjitha masat
për realizimin e procedurave normale të prokurimit.
ç) Kur mallrat prodhohen vetëm për qëllime kërkimi, eksperimentimi, studimi ose zhvillimi, me
përjashtim të prodhimit në masë për qëllime tregtare apo për rikuperimin e kostove të kërkimit dhe të
zhvillimit.
d) Kur për lëvrime shtesë nga furnizuesi i mëparshëm, për zëvendësimin e pjesshëm të lëvrimeve
21
normale a të instalimeve apo si shtesë e mallrave ose instalimeve ekzistuese, ndryshimi i furnizuesit do ta
detyronte autoritetin kontraktor të kërkonte mallra me karakteristika të ndryshme teknike, që mund të
rezultonin në papajtueshmëri dhe në vështirësi të mëdha teknike për vënien në punë apo mirëmbajtjen e
tyre.
Kontrata shtesë duhet të nënshkruhet brenda 3 (tre) muajve nga përfundimi i kontratës fillestare
dhe vlera e saj nuk duhet të tejkalojë 20% të vlerës së kontratës fillestare.
dh) Për kontratat e shërbimeve ose punëve, nëse nevoja për punë/shërbime shtesë është shkaktuar nga
rrethana të paparashikuara, që nuk varen nga autoriteti kontraktor, dhe që nuk mund të ndahen,
teknikisht ose ekonomikisht, nga kontrata fillestare, pa sjellë ndikime negative ose kosto të mëtejshme
për autoritetin kontraktor, por që janë të nevojshme për përfundimin e kontratës fillestare. Autoriteti
kontraktor mund ta përdorë këtë dispozitë vetëm me kusht që kontrata të lidhet me kontraktorin që po
zbaton kontratën dhe vlera e plotë e kontratës shtesë të mos tejkalojë 20% të vlerës së kontratës fillestare.
e) Për ndërtime apo shërbime të reja, që kanë të bëjnë me përsëritjen e ndërtimeve apo të shërbimeve
të ngjashme, që i janë besuar një operatori ekonomik, me të cilin autoriteti kontraktor ka lidhur kontratën
fillestare, me kusht që këto ndërtime ose shërbime të përputhen me projektin bazë, për të cilin është
shpallur fitues i kontratës fillestare me procedurën mbi ose nën kufirin e ulët monetar. Përdorimi i mundshëm i
kësaj procedure duhet të përfshihet në njoftimin e kontratës fillestare dhe autoriteti kontraktor duhet të
vlerësojë koston e përgjithshme, të përllogaritur, të ndërtimeve ose shërbimeve në vijim.
Procedura e mësipërme mund të përdoret vetëm brenda 3 viteve nga lidhja e kontratës fillestare.
Në çdo rast, vlera e shtesave të kontratave nuk duhet të kalojë 20% të vlerës së përgjithshme të
kontratës fillestare.
ë) Shfuqizuar.
3. Urdhri për prokurim, siç parashikohet në nenin 60 të këtyre rregullave, duhet të paraqesë arsyet e
përdorimit të kësaj procedure.
4. Me përjashtim të rrethanave të parashikuara në pikën 2, shkronja “b”, pikën 3, shkronja “b”, dhe
pikën 5, të nenit 33 të LPP-së, autoriteti kontraktor fton jo më pak se 3 (tre) kandidatë, duke garantuar
konkurrencë dhe barazi ndërmjet tyre.
Në çdo rast, autoriteti kontraktor duhet të argumentojë dhe të dokumentojë përzgjedhjen e
kandidatëve që do të ftojë.
5. Kur autoriteti kontraktor përdor procedurën e prokurimit me negociim, pa shpallje paraprake të
njoftimit të kontratës, sipas kushteve të parashikuara në këtë nen, duhet të provojë se kandidatët
plotësojnë minimalisht kërkesat e nenit 45 të LPP-së.
Në varësi të natyrës dhe përmasave të kontratës që prokurohet, autoriteti kontraktor përcakton
kritere të veçanta për kualifikim, në lidhje me përzgjedhjen e ofertuesve.
Në rastin kur autoriteti kontraktor përdor procedurën e prokurimit me negociim pa shpallje paraprake sipas
parashikimeve të pikës 2, shkronjat “d”, “dh” dhe “e”, të këtij neni, kur kontraktori i fundit është bashkim operatorësh
ekonomikë, autoriteti kontraktor duhet të sigurohet që ky bashkim është i vlefshëm nëpërmjet paraqitjes së një vetëdeklarimi
nga anëtarët e këtij bashkimi.
6. Në rastin e procedurës së prokurimit me negociim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës,
sipas kushteve të parashikuara në këtë nen, autoriteti kontraktor përdor dokumentet standarde të
procedurës me negociim me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, për sa është e mundur.
7. Në rastin e procedurës së prokurimit me negociim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës,
sipas kushteve të parashikuara në këtë nen, afatet kohore parashikohen nga vetë autoriteti kontraktor, në
varësi të objektit të prokurimit dhe rrethanave.
Neni 37
Shërbimet e konsulencës
(Shtuar paragraf në pikën 2, ndryshuar pika 3, ndryshuar shkronja “b”, ndryshuar fjalë në shkronjën “d”, ndryshuar
fjalë në shkronjën “ë”, me vkm 797, datë 29.12.2017)
22
1. Shërbim konsulence është një procedurë prokurimi me faza, sipas nenit 34/1 të LPP-së, e cila
shërben për prokurimin e kontratave publike për shërbime të një natyre intelektuale dhe/ose këshilluese.
2. Përcaktimet e parashikuara në këtë nen janë njësoj të zbatueshme për konsulentin, si person fizik
ose juridik, për stafin e konsulentit dhe nënkonsulentët, si dhe për bashkimet e konsulentëve.
Konsulentët mund të bashkohen me njëri-tjetrin, në formën e një bashkimi konsulentësh ose me një
marrëveshje nënkonsulence, për plotësimin e fushave të tyre përkatëse të ekspertizës për fuqizimin e anës
teknike të propozimeve të tyre dhe për vënien në dispozicion të një ekipi më të madh ekspertësh, për të
ofruar propozime më të mira dhe, në disa raste, për të ofruar çmime më të ulëta. Një bashkim i tillë
mund të krijohet për një afat të gjatë, pavarësisht nga detyra specifike ose mund të krijohet edhe për një
detyrë të veçantë. Në çdo rast, ky bashkim duhet të dokumentohet me një kontratë të lidhur.
Në rastin e bashkimit të konsulentëve secili prej tyre duhet të plotësojë kriteret e përgjithshme të pranimit, ndërkohë
kriteret e veçanta të pranimit plotësohen bashkërisht nga i gjithë bashkimi.
3.Autoriteti kontraktor, përveç kritereve të përcaktuara në LPP, për skualifikimin e kandidatëve ose të ofertuesve
duhet të vlerësojë edhe mbi kushtet e konfliktit të interesit, si vijon:
a) Konfliktin ndërmjet konsulentëve. Konsulentët nuk mund të ofertojnë me të njëjtën përbërje të stafit. Për këtë qëllim,
anëtarët e stafit të një konsulenti duhet të vetëdeklarojnë disponueshmërinë e tyre për konsulentin dhe mosangazhimin në
konsulentë të tjerë ofertues në të njëjtën procedurë.
b) Konfliktin ndërmjet veprimtarive të konsulencës dhe prokurimit të mallrave, punëve ose shërbimeve. Në këtë rast,
operatori ekonomik i kontraktuar nga autoriteti kontraktor për mallra, punë ose shërbime për një projekt dhe secili prej
anëtarëve të tij duhet të skualifikohet nga ofrimi i shërbimeve të konsulencës që lidhen me këto mallra, punë ose shërbime.
Nga ana tjetër, konsulenti i kontraktuar nga autoriteti kontraktor për përgatitjen ose zbatimin e një projekti dhe secili prej
anëtarëve të tij duhet të skualifikohen nga furnizimi i mallrave, kryerja e punëve ose shërbimeve (me përjashtim të shërbimeve
të konsulencës) që rrjedhin ose janë të lidhura drejtpërdrejt me shërbimet e konsulencës për këtë përgatitje ose zbatim.
c) Konfliktin ndërmjet detyrave të konsulencës. As konsulentët dhe as ndonjëri prej anëtarëve të stafit të tyre nuk duhet të
punësohen për kryerjen e ndonjë detyre që për nga natyra e saj mund të jetë në konflikt me një detyrë tjetër të konsulentëve.
ç) Marrëdhënien me stafin e autoritetit kontraktor: konsulentët (përfshirë stafin e tyre dhe nënkonsulentët) nuk
duhet të kenë marrëdhënie biznesi ose familjare me një anëtar të stafit të autoritetit kontraktor, drejtpërdrejt ose jo, i përfshirë
në ndonjë pjesë të përgatitjes së kushteve të kontratës dhe/ose në procesin e përzgjedhjes për këtë kontratë dhe/ose për
mbikëqyrjen e kësaj kontrate.
4. Hapat e procedurës së shërbimit të konsulencës janë:
a) Autoriteti kontraktor përgatit preventimin e kostos dhe buxhetit. Preventivi i kostos bazohet në
vlerësimin që autoriteti kontraktor u bën burimeve që i nevojiten për të përmbushur detyrën: kostoja për
stafin, mbështetja logjistike dhe inputi fizik. Kostot duhet të ndahen në dy kategori kryesore:
i) tarifat (ose shpërblimi);
ii) rimbursimet.
b)Titullari i autoritetit kontraktor apo personi i autorizuar nxjerr urdhrin e prokurimit, me të njëjtën përmbajtje, siç
përcaktohet në nenin 60 të këtyre rregullave.
Titullari i autoritetit kontraktor apo personi i autorizuar nxjerr urdhër për krijimin e komisionit të vlerësimit të
ofertave, siç përcaktohet në nenin 58 të këtyre rregullave. Në rastin e shërbimit të konsulencës, të gjithë anëtarët e komisionit
duhet të jenë ekspertë të fushës së objektit që prokurohet.
c) Njësia e prokurimit apo edhe struktura të specializuara duhet të hartojnë projektkontratën me
përkufizime të qarta të objektivave, qëllimeve dhe të synimit të detyrës në fjalë dhe dokumentet e
tenderit.
ç) Njoftimi i kontratës hartohet dhe publikohet në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në faqen e
internetit të APP-së, në përputhje me LPP dhe me këto rregulla.
d) Afati kohor për dorëzimin e kërkesave për shprehjen e interesit përcaktohen në nenin 43 të LPP
dhe konkretisht është, si vijon:
23
– Në procedurën e shërbimit të konsulencës, me vlerë më të lartë se kufiri i lartë monetar, afati
minimal kohor për dorëzimin e kërkesës për shprehje interesi është 20 (njëzet) ditë nga data në të cilën
është shpallur njoftimi i kontratës në faqen e internetit të APP-së.
– Në procedurën e shërbimit të konsulencës, me vlerë nën kufirin e lartë monetar afati minimal kohor
për dorëzimin e kërkesës për shprehje interesi është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data në të cilën është
shpallur njoftimi i kontratës në faqen e internetit të APP-së.
Kur njoftimet janë hartuar dhe publikuar me mjete elektronike, në përputhje me formatin dhe
procedurat për transmetim elektronik, të përcaktuara në rregullat e prokurimit publik, afatet kohore t ë
parashikuara në këtë shkronjë mund të shkurtohen 5 (pesë) ditë.
dh) Autoriteti kontraktor shqyrton kualifikimet e kandidatëve që kanë shprehur interes në bazë të
kritereve për kualifikim jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë nga data e hapjes së procedurës. Në përfundim të
kësaj faze, kandidatët e kualifikuar përshihen në një listë të shkurtër, e cila duhet të përmbajë të paktën 2
(dy) kandidatë.
e) Pas mbylljes së fazës së kualifikimit dhe në përfundim të afateve të ankimit, autoriteti kontraktor i
bën kërkesë për propozime me shkrim kandidatëve të përcaktuar në listën e shkurtër. Kërkesa për
propozime përfshin:
i) ftesa, ku deklarohen qëllimi i autoritetit kontraktor për të nënshkruar kontratën për shërbimet e
konsulencës, burimi i fondeve, hollësi të tjera për kandidatin, adresa, data, ora e përcaktuar për dorëzimin
e propozimeve;
ii) udhëzimet për ofertuesit, ku jepet i gjithë informacioni i nevojshëm që do t’i ndihmonte ofertuesit
për përgatitjen e propozimeve, si dhe informacione për procesin e vlerësimit, metodologjinë, kriteret e
vlerësimit e faktorët e rëndësinë përkatëse të tyre dhe pikët minimale për cilësinë;
iii) periudhën e vlefshmërisë së propozimit;
iv) kushtet e projektkontratës, që do të prokurohet;
v) afatet kohore për dorëzimin e propozimeve;
vi) formularin e sigurimit të ofertës (nëse kërkohet).
ë) Autoriteti kontraktor përcakton një afat kohor për dorëzimin e propozimeve, që u jep
ofertuesve, kohë të mjaftueshme për të përgatitur propozimet e tyre.
Afati kohor për dorëzimin e propozimeve teknike dhe ekonomike, i parashikuar në nenin 43 të
LPP, është si vijon:
– Në procedurën e shërbimit të konsulencës, me vlerë më të lartë se kufiri i lartë monetar, afati
minimal kohor për dorëzimin e ofertës është 20 (njëzet) ditë nga data në të cilën është dërguar ftesa për
ofertë te kandidatët;
– Në procedurën e shërbimit të konsulencës, me vlerë nën kufirin e lartë monetar, afati minimal kohor
për dorëzimin e ofertës është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data në të cilën është dërguar te kandidatët
ftesa për ofertë.
Gjatë kësaj kohe, ofertuesit mund të kërkojnë sqarime për informacionet e dhëna në kërkesën për
propozime. Autoriteti kontraktor i jep këto sqarime me shkrim dhe ua dërgon të gjithë kandidatëve të
përcaktuar në listën e shkurtër. Nëse është e nevojshme, autoriteti kontraktor zgjat afatet kohore për
dorëzimin e propozimeve.
i) Propozimet teknike dhe ekonomike duhet të dorëzohen në të njëjtën kohë, në zarfe të veçanta, të
mbyllura. Pas mbarimit të afateve kohore për dorëzim, nuk duhet të pranohet asnjë ndryshim i
propozimeve teknike ose ekonomike. Zarfet, që përmbajnë propozimet teknike, hapen menjëherë pas
mbarimit të afatit për dorëzimin e propozimeve, ndërkohë që propozimet ekonomike mbeten të
pahapura. Çdo zarf që merret pas mbarimit të afatit, kthehet i pahapur.
ii) Vlerësimi i propozimeve teknike kryhet duke marrë parasysh kriteret e mëposhtme:
– përvojën e konsulentit;
– cilësinë e metodologjisë së propozuar;
24
– kualifikimet e stafit kryesor të propozuar;
– transferimin e njohurive, nëse kërkohet. Nëse nuk kërkohet, pikët maksimale të parashikuara për
vlerësimin e këtij kriteri duhet t’i shtohen kriterit “kualifikimet e stafit kryesor të propozuar.
Çdo kriter vlerësohet në një shkallë nga 1 deri në 100 e, më tej, pesha e tyre kthehet në pikë përkatëse.
Minimumi i pikëve të propozimit teknik për të vazhduar me vlerësimin e propozimit ekonomik është 70
pikë. Formula që zbatohet në këtë rast parashikohet në dokumentet standarde të tenderit.
Vlerësimi i propozimeve teknike kryhet brenda 20 (njëzet) ditëve nga afati i përfundimtar i përcaktuar
për hapjen e tyre. Ky proces regjistrohet nëpërmjet procesverbalit të mbajtur për këtë qëllim.
Secili prej anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave duhet të shpjegojë në detaje vlerësimin e tij.
Autoriteti kontraktor vë në dijeni ofertuesit që kanë dorëzuar propozime për çdo vlerësim teknik me
pikë për secilin konsulent. Në çdo rast, autoriteti kontraktor njofton ata konsulentë, propozimet e të
cilëve nuk kanë arritur të fitojnë pikët minimale ose që janë vlerësuar se nuk i plotësojnë kërkesat për
propozim dhe i kthen të pahapura propozimet ekonomike. Në përfundim të afateve të ankimit, autoriteti
kontraktor njofton konsulentët që kanë realizuar pikët minimale kualifikuese për datën, orën dhe adresën
për hapjen e propozimeve ekonomike.
gj) Propozimet ekonomike hapen publikisht, në prani të përfaqësuesve të konsulentëve që marrin
pjesë, vetë ose përmes telekonferencës apo mjeteve të tjera elektronike, nëse është e mundur. Emri i
ofertuesit, pikët e vlerësimit teknik dhe çmimet e propozuara lexohen me zë të lartë dhe regjistrohen
gjatë hapjes së propozimeve ekonomike. Për vlerësimin në çmim përfshihen të gjitha pagesat e
konsulentëve, si dhe shpenzimet e tjera si p.sh., shpenzimet për udhëtime, përkthimin, printimin e
raporteve ose shpenzimet sekretariale. Propozimit me çmimin më të ulët i jepet vlerësimi financiar prej
100 pikësh, ndërsa propozimeve të tjera u jepen vlerësime financiare ku çmimet e tyre janë në
përpjesëtim me çmimin më të ulët.
h) Vlerësimi përfundimtar total në pikë realizohet duke mbledhur pikët për cilësinë dhe koston. Pikët
për “koston” caktohen duke marrë parasysh kompleksitetin e objektit të kontratës së prokurimit, si dhe
rëndësinë përkatëse të cilësisë.
i) Pas identifikimit të ofertës më të mirë, autoriteti kontraktor njofton ofertuesit për klasifikimin
përfundimtar. Autoriteti kontraktor fillon bisedimet për të sqaruar dhe për të përmirësuar kushtet e
kontratës, metodologjinë, përbërjen e stafit dhe kushtet e veçanta. Bisedimet nuk duhet t’i ndryshojnë në
mënyrë thelbësore kushtet fillestare të kontratës ose propozimin e përzgjedhur. Oferta ekonomike nuk
duhet të ndryshohet në asnjë rast.
j) Kur ofertuesi i suksesshëm nuk arrin të nënshkruajë kontratën ose nuk arrin të bëjë sigurimin e
kontratës, autoriteti kontraktor fton për lidhjen e kontratës ofertuesin vijues në klasifikimin e ofertuesve.
k) Në rast se kontrata lidhet me një bashkim operatorësh, të gjithë anëtarët e bashkimit të operatorëve
duhet të nënshkruajnë kontratën dhe të jenë, individualisht dhe bashkërisht, përgjegjës për detyrën.
Neni 38
Konkursi i projektimit
1. Konkursi i projektimit është një procedurë prokurimi me faza, sipas nenit 35 të LPP, nëpërmjet së
cilës autoriteti kontraktor përzgjedh një studim ose projekt, që ka vetëm natyrë estetike.
2. Konkursi i projektimi mund të organizohet si pjesë e një procedure, që shërben për përcaktimin e
një fituesi të një kontrate shërbimi publik ose vetëm për përfitimin e një projekti.
a) Në rastin kur autoriteti kontraktor organizon një konkurs projektimi, ku objekti është një
projektide, në dokumentet e tenderit duhet të përcaktohen qartë kriteret e vlerësimit teknik, çmimi
dhe/ose rimbursimet që jepen për kandidatin fitues dhe për kandidatët e tjerë të pranuar.
b) Në rastin kur autoriteti kontraktor organizon konkurs projektimi, si pjesë të një procedure që çon
në përzgjedhjen e kontratës fituese për shërbime, mund të përdorë procedurën me negociim, pa shpallje
25
paraprake të njoftimit për kryerjen e shërbimit me kandidatin e suksesshëm të dalë në përfundim të
konkursit të projektimit.
c) Në çdo rast, në dokumentet e tenderit autoriteti kontraktor duhet të bëjë të njohur qëllimin e tij për
të marrë vetëm një projektide apo për të marrë projektide dhe shërbimin në lidhje me këtë projektide.
ç) Përveç kritereve përjashtuese, të parashikuara në nenin 45 të LPP-së, autoriteti kontraktor duhet
të përjashtojë ata kandidatë që janë punonjës të tij.
3. Hapat e procedurës së konkursit të projektimit janë:
a) Titullari i autoritetit kontraktor apo personi i autorizuar nxjerr urdhrin e prokurimit, me të njëjtën
përmbajtje si urdhri i përmendur në nenin 60 të këtyre rregullave. Për këtë lloj procedure prokurimi,
urdhri i prokurimit nuk përmban fondin limit.
b) Njoftimi i kontratës hartohet dhe publikohet në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në faqen e
internetit të APP-së, në përputhje me LPP dhe me këto rregulla.
c) Afati kohor për dorëzimin e kërkesave për shprehjen e interesit, i përcaktuar në nenin 43 të LPP,
është, si vijon:
– Në procedurën e kërkesës për projektim, me vlerë më të lartë se kufiri i lartë monetar, afati
minimal kohor për dorëzimin e kërkesës për shprehje interesi është 20 (njëzet) ditë nga data në të cilën
është shpallur njoftimi i kontratës në faqen e internetit të APP-së;
– Në procedurën e kërkesës për projektim, me vlerë ndërmjet kufirit të lartë e të ulët monetar,
afati minimal kohor për dorëzimin e kërkesës për shprehje interesi është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga
data në të cilën është shpallur njoftimi i kontratës në faqen e internetit të APP-së.
Kur njoftimet janë hartuar dhe publikuar me mjete elektronike, në përputhje me formatin dhe
procedurat për transmetim elektronik, të përcaktuara në rregullat e prokurimit publik, afatet kohore të
parashikuara në këtë shkronjë mund të shkurtohen 5 (pesë) ditë.
ç) Autoriteti kontraktor shqyrton kualifikimet e kandidatëve që kanë shprehur interes në bazë të
kritereve për kualifikim, jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë nga data e hapjes së procedurës. Në përfundim të
kësaj faze, kandidatët e kualifikuar përshihen në një listë të shkurtër, e cila duhet të përmbajë të paktën 2
(dy) kandidatë.
d) Pas mbylljes së fazës së kualifikimit dhe në përfundim të afateve të ankimit, autoriteti kontraktor
fton me shkrim kandidatët e përcaktuar në listën e shkurtër për paraqitjen e propozimeve të tyre. Ftesa
përfshin qëllimin e autoritetit kontraktor, adresën, datën dhe orën e përcaktuar për dorëzimin e
propozimeve.
Ftesa shoqërohet me udhëzimet e nevojshme për ofertuesit, ku jepet i gjithë informacioni që do
t’i ndihmonte për përgatitjen e propozimeve, për procesin e vlerësimit dhe formularin e sigurimit të
ofertës (nëse kërkohet).
dh) Autoriteti kontraktor përcakton një afat kohor për dorëzimin e propozimeve, që u jep ofertuesve
kohë të mjaftueshme për të përgatitur propozimet e tyre.
Afati kohor për dorëzimin e propozimeve, i parashikuar në nenin 43 të LPP, është, si vijon:
– Në procedurën e konkursit të projektimit, me vlerë më të lartë se kufiri i lartë monetar, afati
minimal kohor për dorëzimin e ofertës është 20 (njëzet) ditë nga data në të cilën është dërguar ftesa për
ofertë te kandidatët;
– Në procedurën e konkursit të projektimit, me vlerë ndërmjet kufirit të lartë e të ulët monetar,
afati minimal kohor për dorëzimin e ofertës është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data në të cilën është
dërguar te kandidatët ftesa për ofertë.
Gjatë kësaj kohe, ofertuesit mund të kërkojnë sqarime për informacionet e dhëna në kërkesën
për propozime. Autoriteti kontraktor i jep këto sqarime me shkrim dhe ua dërgon të gjithë kandidatëve të
përcaktuar në listën e shkurtër. Nëse është e nevojshme, zgjat edhe afatet kohore për dorëzimin e
propozimeve.
Pas mbarimit të afateve kohore për dorëzim nuk duhet të pranohet asnjë ndryshim i
26
propozimeve. Zarfet, që përmbajnë propozimet, hapen menjëherë pas mbarimit të afatit për dorëzimin e
propozimeve. Çdo zarf që merret pas mbarimit të afatit, kthehet i pahapur.
e) Vlerësimi i propozimeve kryhet brenda 20 (njëzet) ditëve nga afati i përfundimtar i përcaktuar për
hapjen e tyre dhe u komunikohet ofertuesve pjesëmarrës. Ky proces regjistrohet nëpërmjet
procesverbalit të mbajtur për këtë qëllim.
4. Komisioni i vlerësimit duhet të përbëhet nga një numër tek anëtarësh (zakonisht shtatë), pjesëtarë
ose jo të autoritetit kontraktor dhe ku shumica duhet të kenë të njëjtën licencë ose specializim të
përcaktuar në kërkesat për kualifikim të kandidatëve në dokumentet e tenderit, si dhe një përvojë 10
vjeçare në çështjet e projektit që do të prokurohet.
Neni 39
Kërkesa për propozime
1. Kërkesa për propozim, sipas nenit 34 të LPP-së, është një procedurë prokurimi, e cila përdoret për
kontratat me vlerë nën kufirin e ulët monetar, por mbi 800.000 (tetëqind mijë) lekë.
2. Njoftimi i kontratës hartohet dhe publikohet në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në faqen e
internetit të APP-së, në përputhje me LPP dhe me këto rregulla.
3. Afati kohor minimal për dorëzimin e ofertave është 10 (dhjetë) ditë nga data, në të cilën është
shpallur njoftimi i kontratës në faqen e internetit të APP-së.
4. Pavarësisht nga publikimi i njoftimit të kontratës, sipas pikës 2, të këtij neni, autoriteti kontraktor
fton për të marrë pjesë dhe të paktën 5 (pesë) operatorë ekonomikë.
Në çdo rast, autoriteti kontraktor duhet të argumentojë dhe të dokumentojë përzgjedhjen e
operatorëve ekonomikë që do të ftojë.
5. Shqyrtimi i ofertave dhe njoftimi i klasifikimit të ofertuesve duhet të bëhet jo më vonë se 5 (pesë)
ditë nga dorëzimi i ofertave.
Neni 40
Procedura e prokurimit me vlerë të vogël
(Hequr fjalë në fjalinë e dytë të pikës 1, hequr fjalia e dytë e pikës 2, ndryshuar pika 3 dhe 5, shfuqizuar pika 4,
ndryshuar fjalia e parë e pikës 6 me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Autoriteti kontraktor përdor procedurën e prokurimit me vlerë të vogël për punë / mallra/
shërbim, kur vlera e përllogaritur është më e ulët se 800.000 (tetëqind mijë) lekë në vit.
Autoriteti kontraktor planifikon natyrën, sasitë dhe llojet e kontratave, që do të prokurohen me
këtë procedurë prokurimi.
Për përcaktimin e kufirit monetar për këtë procedurë llogariten grup – mallrash apo shërbimesh
të ngjashme, të cilat zakonisht prokurohen njëherësh dhe, në asnjë rast, nuk duhet të ndahen për
përdorimin e kësaj procedure.
2. Titullari i autoritetit kontraktor ose personi i autorizuar prej tij, në fillim të vitit kalendarik, ngre një
komision të veçantë, të përbërë prej 3 (tre) anëtarësh, nga të cilët njëri është kryetar.
3. Kur lind nevoja për punë, mallra ose shërbime, titullari i autoritetit kontraktor ose një zyrtar tjetër i autorizuar
nxjerr urdhrin e prokurimit ku përcaktohen objekti i prokurimit dhe sasia e tyre.
Në çdo rast, përpara nxjerrjes së urdhrit të prokurimit nga titullari i autoritetit kontraktor ose personi i autorizuar prej
tij, komisioni i prokurimit me vlerë të vogël pasi të ketë siguruar apo hartuar specifikimet teknike/termat e referencës duhet
të përllogaritë fondin për sasinë e mallrave, shërbimeve, punëve që do të prokurojë, në përputhje me nenin 59 të këtyre
rregullave, nëse kjo detyrë nuk i është ngarkuar paraprakisht një strukture të posaçme.
Urdhri i prokurimit duhet të shoqërohet me ftesën për ofertë, që u drejtohet operatorëve ekonomikë, në të cilën
përcaktohen të gjitha të dhënat e nevojshme që lidhen me objektin e prokurimit.
27
4. Shfuqizuar.
5. Në rastin kur procedura e prokurimit me vlerë të vogël kryhet me mjete elektronike, anëtarët e komisionit ftojnë të
paktën 5 (pesë) operatorë ekonomikë, kur është e mundur, si dhe publikojnë ftesën për ofertë për çdo të interesuar, në
sistemin e prokurimit elektronik.
Në çdo rast, ofertuesi i renditur në vend të parë duhet t’i përgjigjet autoritetit kontraktor, brenda afatit të përcaktuar nga
ky i fundit në ftesën për ofertë.
Në rast të pamundësisë së realizimit të objektit të prokurimit, ofertuesi i renditur në vend të parë duhet të njoftojë
autoritetin kontraktor brenda afatit të përcaktuar në ftesën për ofertë. Në njoftim duhet të jepen arsyet, që kanë shkaktuar
pamundësinë e realizimit të objektit. Autoriteti kontraktor mund të refuzojë ofertën e paraqitur nga një operator ekonomik,
i cili në një procedurë të mëparshme prokurimi me vlerë të vogël, të zhvilluar nga ky autoritet gjatë këtij viti, nuk e ka
njoftuar brenda afatit kohor të përcaktuar në ftesën për ofertë mbi arsyet që kanë çuar në pamundësinë e realizimit të
objektit të prokurimit.
Kur ofertuesi i renditur në vend të parë tërhiqet nga oferta e tij ose nuk plotëson kërkesat e autoritetit kontraktor, ky i
fundit përzgjedh ofertuesin e renditur i dyti në listën e ofertave dhe kështu me radhë, deri në ofertuesin e renditur në vend të
dhjetë.
Këto veprime duhet të dokumentohen nga komisioni i prokurimit me vlerë të vogël nëpërmjet një procesverbali të mbajtur
për këtë qëllim. Në çdo rast, autoriteti kontraktor të marrë në konsideratë për realizimin e objektit të kontratës vetëm
operatorët ekonomikë të renditur deri në vendin e dhjetë të klasifikimit.
Afati i fundit për pranimin dhe hapjen e ofertave nuk duhet të jetë ditë pushimi (e shtunë, e diel, festa zyrtare).
Duke qenë se procedurat e prokurimit me vlerë të vogël janë procedura të thjeshtuara, për këto procedura nuk zbatohen
përcaktimet e nenit 56, të LPP-së, për ofertat anomalisht të ulëta dhe përcaktimet e nenit 63, të LPP-së, për ankimin
administrativ.
Kryerja e procedurës me mjete elektronike të bëhet sipas udhëzimeve të APP-së.
6. Autoriteti kontraktor mund të përdorë procedurën e prokurimit me vlerë të vogël për blerjen e mallrave, për të cilat ka
një nevojë emergjente apo për kryerjen e shërbimeve të paparashikueshme me kusht që vlera e përllogaritur e mallrave dhe
shërbimeve nuk është më e madhe se 100 000 (njëqind mijë) lekë.Në të tilla raste emergjence ose ku prania e
komisionit është e pamundur, prokurimet mund të kryhen edhe nga persona që nuk janë anëtarë të
komisionit.
7. Pagesa për prokurimet me vlerë të vogël bëhet sipas legjislacionit tatimor në fuqi. Në çdo rast,
faturat e mallrave apo të shërbimeve duhet të jenë të rregullta sipas legjislacionit në fuqi, si dhe të
nënshkruhen nga anëtarët e komisionit. Faturat e lëshuara kanë vlerën e kontratës së lidhur, kur palët nuk
kanë nënshkruar një të tillë.
8. Në asnjë rast, procedura e prokurimit me vlerë të vogël nuk duhet të përdoret si mundësi për të
pjesëtuar vlerën e kontratës për shmangien nga procedurat konkurruese të prokurimit.
Neni 40/1
Sistemi dinamik i blerjes
(Shtuar me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
Sistemi dinamik i blerjes është një sistem tërësisht elektronik që mund të përdoret për blerje të përsëritura. Ky sistem është
i hapur për të gjithë operatorët ekonomikë, që regjistrohen në sistemin e prokurimit elektronik dhe operojnë në fushën e
aktivitetit të objektit që prokurohet.
Autoriteti kontraktor përdor sistem të thjeshtuar të blerjes dinamike për blerjen e biletave të transportit ajror
ndërkombëtar, në përputhje më udhëzimet e APP-së.
28
KREU V
MARRËVESHJA KUADËR
Neni 41
Përkufizimi i marrëveshjes kuadër
Marrëveshje kuadër quhet një marrëveshje ndërmjet një apo më shumë autoriteteve kontraktore dhe
një apo më shumë operatorëve ekonomikë, qëllimi i së cilës është të vendosë kushtet e kontratave që do
të prokurohen gjatë një periudhe të caktuar kohore, veçanërisht ato që kanë lidhje me çmimin dhe, aty ku
është e përshtatshme, me sasitë e parashikuara.
Neni 42
Palët në marrëveshjen kuadër
(Shtuar shkronja “ç” me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Një marrëveshje kuadër mund të lidhet ndërmjet:
a) disa autoriteteve kontraktore dhe disa opera-torëve ekonomikë;
b) disa autoriteteve kontraktore dhe një opera-tori ekonomik;
c) një autoriteti kontraktor dhe disa operatorëve ekonomikë.
ç) një autoriteti kontraktor dhe një operatori ekonomik.
2. Autoritetet kontraktore që kanë për qëllim të lidhin një marrëveshje kuadër duhet të përcaktohen
në njoftimin e procedurës së prokurimit. Nuk është e lejueshme të përdorin një marrëveshje kuadër
autoritetet kontraktore, të cilat nuk janë palë e marrëveshjes kuadër.
Të gjithë operatorët ekonomikë, që janë pjesë e marrëveshjes duhet të listohen në marrëveshje dhe
nuk është e lejueshme të pranohen operatorë ekonomikë të tjerë në marrëveshje, pas përfundimit të
procesit të prokurimit.
Neni 43
Qëllimi
(Ndryshuar me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
Një marrëveshje kuadër është e përshtatshme për mallra dhe shërbime të përdorura zakonisht me natyrë të përsëritur
dhe/ose kur është e vështirë ose e pamundur për të përcaktuar paraprakisht volumet që duhet të prokurohen dhe nuk ka
siguri për kohën e dorëzimeve/realizimeve e të ekzekutimit të kontratave.
Ndryshimi ndërmjet një marrëveshjeje kuadër dhe kontratave të tjera që lidhen sipas procedurave të prokurimit të
parashikuara në LPP është se kushtet e mallrave/shërbimeve/punëve, që do të prokurohen, nuk janë të përcaktuara në një
marrëveshje kuadër. Autoritetet kontraktore mund të blejnë vetëm për të plotësuar nevojat e tyre dhe jo për nevoja të
autoriteteve kontraktore që nuk janë pjesë në marrëveshjen kuadër.
Neni 44
Detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja kuadër
Një marrëveshje kuadër është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët. Autoritetet kontraktore nuk
janë të detyruara të prokurojnë një sasi të caktuar mallrash/shërbimesh/punësh të përfshira në
marrëveshje. Por, në çdo rast gjatë kohëzgjatjes së marrëveshjes kuadër, autoritetet kontraktore nuk
lejohen të blejnë nga asnjë operator ekonomik tjetër të njëjtat mallra /shërbime/punë të mbuluara nga
një marrëveshje kuadër, pasi kjo do të konsiderohej një shkelje e marrëveshjes.
Operatorët ekonomikë janë të detyruar të zbatojnë kontratën sipas cilësisë dhe çmimit të ofertuar, në
kohën e kërkuar prej autoriteteve kontraktore.
29
Neni 45
Prokurimi i marrëveshjes kuadër
(Ndryshuar pika 2 me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Marrëveshja kuadër prokurohet sipas këtyre rregullave. Ajo mund të lidhet vetëm pasi
autoritetet kontraktore të kenë kryer një procedurë të hapur, të kufizuar, kërkesë për propozim,
shërbim konsulence ose me negociim, me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës. Në kontratat
sektorale autoritetet kontraktore mund të përdorin gjithashtu procedurën me negociim, pa shpallje
paraprake të njoftimit të kontratës.
2. Operatorët ekonomikë përzgjidhen si palë të marrëveshjes kuadër duke zbatuar kriteret e përcaktimit të ofertës
fituese, sipas përcaktimeve të nenit 55, të LPP-së. Në çdo rast, autoriteti kontraktor mund të vendosë të vlerësojë
ofertën/ofertat fituese duke u bazuar në çmimin për njësi.
3. Autoriteti kontraktor harton dhe publikon njoftimin e fituesit për një marrëveshje kuadër në
përputhje me LPP-në dhe këto rregulla.
Neni 45/1
Përllogaritja e vlerës së marrëveshjes kuadër
(Shtuar me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Vlera e parashikuar e një marrëveshjeje kuadër duhet të përfshijë shumën e përllogaritur të të gjitha vlerave të
kontratave që parashikohen të jepen gjatë kohës së vlefshmërisë së marrëveshjes kuadër.
2. Në rastin kur autoriteti kontraktor e ka të pamundur të përcaktojë sasinë e objektit të prokurimit, për efekt të
përllogaritjes së vlerës së marrëveshjes kuadër duhet t’u referohet, për aq sa është e mundur, nevojave të planifikuara dhe/ose
nevojave të mëparshme për këtë objekt. Në çdo rast, përllogaritja e nevojave duhet të jetë sa më e plotë dhe gjithëpërfshirëse,
me qëllim shmangien e situatave kur dalin nevoja të reja, për të njëjtin objekt, të papërfshira në marrëveshjen kuadër.
Neni 46
Kohëzgjatja e një marrëveshjeje kuadër
1. Kohëzgjatja e një marrëveshjeje kuadër nuk mund të jetë më shumë se katër vjet.
2. Në raste të jashtëzakonshme, plotësisht të justifikueshme, në veçanti nga subjekti i
marrëveshjes kuadër, kohëzgjatja e marrëveshjes kuadër mund të jetë më e gjatë se katër vjet.
Neni 47
Llojet e marrëveshjes kuadër
(Shtuar paragrafë në pikën 4 me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Marrëveshja kuadër mund të lidhet me:
a) një operator ekonomik, ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara;
b) disa operatorë ekonomikë kur:
– të gjitha kushtet janë të përcaktuara;
– jo të gjitha kushtet janë të përcaktuara.
2. Kontratat e bazuara në marrëveshjet kuadër të lidhura me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet
janë të përcaktuara duhet të akordohen brenda kufijve dhe kushteve të parashikuara në marrëveshjen
kuadër. Në kontratat e bazuara në marrëveshjen kuadër nuk mund të bëhen ndryshime të kushteve për të
cilat është lidhur marrëveshja, pasi kjo do të konsiderohej shkelje e marrëveshjes kuadër. Nëse nevojat e
autoritetit kontraktor ndryshojnë, atëherë autoriteti kontraktor duhet të prokurojë një marrëveshje kuadër të
re. Një operatori ekonomik i kërkohet të përgatitë ofertën e tij vetëm në lidhje me kushtet për të cilat është
rënë dakord paraprakisht në marrëveshjen kuadër.
Autoriteti kontraktor harton dhe publikon njoftimin e fituesit për një kontratë bazuar në
30
marrëveshjen kuadër në përputhje me LPP-në dhe këto rregulla.
3. Kontratat e bazuara në marrëveshjet kuadër, të lidhura me disa operatorë ekonomikë ku të
gjitha kushtet janë të përcaktuara, duhet të akordohen brenda kufijve dhe kushteve të parashikuara
në marrëveshjen kuadër. Meqenëse këto marrëveshje kuadër vlerësohen si kontrata, nuk lejohet të
bëhen ndryshime të kushteve të tyre, pasi kjo do të konsiderohej shkelje e kontratës. Nëse nevojat e
autoritetit kontraktor ndryshojnë, atëherë autoriteti kontraktor duhet të prokurojë një marrëveshje
kuadër të re.
Në rast të përdorimit të kësaj lloj marrëveshjeje, autoriteti kontraktor duhet të përcaktojë në
dokumentet e tenderit kushtet që do të zbatohen për dhënien e kontratave brenda marrëveshjes kuadër.
Në çdo rast, dhënia e kontratave do të bëhet pa rihapur konkurrimin, duke u bazuar në kushtet e
përcaktuara në marrëveshjen kuadër.
Kjo lloj marrëveshjeje përdoret në rastin e ndarjes së objektit të prokurimit në lote, ku për çdo lot do
të përcaktohet një operator ekonomik fitues.
Marrëveshjet kuadër me disa operatorë ekonomikë duhet të lidhen me të paktën tre operatorë
ekonomikë, nëse të tre operatorët ekonomikë i kanë përmbushur të gjitha kriteret e përzgjedhjes. Në rast
të kundërt, autoritetet kontraktore mund të lidhin marrëveshje kuadër me ato operatorë ekonomikë që i
kanë përmbushur të gjitha kriteret, me kusht që të jenë të paktën dy.
Në përfundim të afateve të ankimit, operatorët ekonomikë të kualifikuar në marrëveshjen kuadër
renditen sipas kriterit të vlerësimit.
Autoriteti kontraktor harton dhe publikon njoftimin e fituesit për një kontratë bazuar në
marrëveshjen kuadër në përputhje me LPP-në dhe këto rregulla.
4. Marrëveshjet kuadër me disa operatorë ekonomikë ku jo të gjitha kushtet janë të përcak-tuara nuk
konsiderohen kontrata, sipas LPP-së.
Në rast të përdorimit të kësaj lloj marrëveshjeje, autoriteti kontraktor për të lidhur kontratë
brenda marrëveshjes kuadër, duhet të rihapë konkurrimin.
Autoriteti kontraktor përgatit një ftesë për ofertë dhe ia dërgon vetëm operatorëve ekonomikë
palë të marrëveshjes kuadër, pa bërë njoftim publik. Ftesa për ofertë drejtuar operatorëve ekonomikë
duhet të përcaktojë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, kriteret e përcaktimit të ofertës fituese për
kontratën e bazuar në marrëveshjen kuadër dhe çdo informacion të nevojshëm për përgatitjen e ofertave.
Kriteret e përcaktimit të ofertës fituese gjatë rihapjes së konkurrimit mund të jenë të njëjta si ato
të marrëveshjes kuadër ose autoriteti kontraktor mund të përdorë kritere të tjera me kusht që ato të jenë
të përcaktuara në dokumentet fillestare të marrëveshjes kuadër. Këto kritere mund të jenë çmimet për
volume të caktuara, informacion për konsulencat për një shërbim intelektual, koha e nevojshme për
dorëzim ose orët e nevojshme për kryerjen e punimeve specifike.
Komunikimi ndërmjet autoritetit kontraktor dhe operatorëve ekonomikë, palë të marrëveshjes
kuadër, për përzgjedhjen e fituesit për kontratat bëhet në formë të shkruar ose elektronike (e-mail, fax etj)
dhe, në çdo rast, duhet të dokumentohet dhe të bëhet pjesë e dosjes së procedurës.
Forma e komunikimit përzgjidhet nga autoriteti kontraktor, në varësi të kohës në dispozicion për përmbushjen e nevojës.
Autoriteti kontraktor është përgjegjës për të ruajtur konfidencialitetin e përmbajtjes së ofertave, deri në vlerësimin
përfundimtar të tyre.
Në çdo rast, autoriteti kontraktor duhet t’u dërgojë, në të njëjtën kohë, ftesën për ofertë të gjithë operatorëve ekonomikë,
palë të marrëveshjes kuadër.
Kjo lloj marrëveshjeje kuadër nuk është e zbatueshme në rastet e kontratave sektoriale.
Autoriteti kontraktor harton dhe publikon njoftimin e fituesit për një kontratë bazuar në
marrëveshjen kuadër në përputhje me LPP-në dhe këto rregulla.
31
Neni 47/1
Dhënia e kontratave sipas marrëveshjes kuadër
(Shtuar me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Kontratat mund të jepen mbi bazën e marrëveshjes kuadër përgjatë gjithë kohës së vlefshmërisë së saj. Periudha e
vlefshmërisë së kontratave të lidhura mbi bazën e një marrëveshjeje kuadër mund të kalojë periudhën e vlefshmërisë së
marrëveshjes kuadër.
2. Në rastin e marrëveshjes kuadër ku jo të gjitha kushtet janë të përcaktuara, gjatë rihapjes së konkurrimit autoriteti
kontraktor është i detyruar të krijojë një komision vlerësimi për dhënien e një kontrate në bazë të marrëveshjes kuadër.
Nuk është e nevojshme që përbërja e komisionit të jetë e njëjtë me atë të komisionit të vlerësimit të ofertave, të përcaktuar
për kryerjen e procedurës së prokurimit për marrëveshjen kuadër.
3. Dhënia e kontratave në bazë të një marrëveshjeje kuadër të realizuar nga një autoritet kontraktor në cilësinë e organit
qendror blerës do të bëhet nga vetë autoritetet kontraktore përfituese.
3.1 Në rastin e marrëveshjeve kuadër, të realizuara nga një autoritet kontraktor, njoftimi i kontratave të lidhura gjatë
një viti kalendarik do të dërgohet për publikim në Buletinin e Njoftimeve Publike, në Agjencinë e Prokurimit Publik, nga
autoriteti kontraktor. Ky njoftim do të dërgohet në formë të shkruar dhe elektronike (CD), jo më vonë se data 10 janar e
vitit në vijim.
3.2 Në rastin e marrëveshjeve kuadër, të realizuara nga një autoritet kontraktor në cilësinë e organit qendror blerës,
njoftimi i kontratave të lidhura gjatë një viti kalendarik do të dërgohet për publikim në Buletinin e Njoftimeve Publike, në
Agjencinë e Prokurimit Publik nga autoriteti kontraktor, në cilësinë e organit qendror blerës. Ky njoftim do të dërgohet në
formë të shkruar dhe elektronike (CD), jo më vonë se data 10 janar e vitit në vijim.
4. Sasitë e parashikuara janë vetëm “sasi orientuese”. Autoriteti kontraktor mund të blejë më pak ose më shumë se
sasitë e parashikuara (por në çdo rast brenda vlerës së përllogaritur të marrëveshjes kuadër).
5. Operatori ekonomik, që është palë në një marrëveshje kuadër, nuk mund të formojë një bashkim operatorësh
ekonomikë dhe të paraqesë ofertë për një kontratë, pasi është bërë palë e kësaj marrëveshjeje kuadër.
6. Operatori ekonomik, që është palë në një marrëveshje kuadër, nuk mund të caktohet si nënkontraktor i një operatori
ekonomik tjetër, që i është dhënë kontrata sipas së njëjtës marrëveshje kuadër.
7. Nëse një operator ekonomik, palë në marrëveshjen kuadër, nuk përmbush më kriteret e kualifikimit, për të cilat është
shpallur fitues në këtë marrëveshje, është i detyruar të njoftojë autoritetin kontraktor menjëherë, por jo më vonë se 15 ditë nga
momenti i ndodhjes së një ndryshimi të tillë.
Në rast se autoriteti kontraktor konstaton mospërmbushjen e këtij detyrimi, duhet të veprojë në përputhje me nenin 47,
të LPP-së.”.
Neni 47/2
Ndryshimi në numër i palëve të marrëveshjes kuadër
(Shtuar me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
Nëse para mbarimit të marrëveshjes kuadër, të nënshkruar me disa operatorë ekonomikë, palë në marrëveshjen kuadër,
mbetet vetëm një operator ekonomik, autoriteti kontraktor nuk duhet të japë kontrata sipas kësaj marrëveshjeje kuadër.
Kur lind një situatë e tillë, autoriteti kontraktor është i detyruar të njoftojë menjëherë operatorin ekonomik të mbetur në
marrëveshjen kuadër. Vlefshmëria dhe efektiviteti i marrëveshjes kuadër pushojnë së ekzistuari me këtë njoftim.
Në rast se një operator ekonomik nuk i përgjigjet dy herë radhazi ftesës së autoritetit kontraktor gjatë rihapjes së
konkurrimit, ky operator nuk do të jetë më palë e marrëveshjes kuadër.
32
KREU VI
PROKURIMI I KONTRATAVE SEKTORIALE
Neni 48
Autoritetet kontraktore që kryejnë procedura për kontratat sektoriale
1. Autoritetet kontraktore që kryejnë veprimtari në sektorët e shërbimit ujor, energjetik, transportit
dhe atij postar do të zbatojnë dispozitat e këtij kreu dhe rregullave të përgjithshme për prokurimin publik,
pavarësisht nëse ato operojnë në bazë të një të drejte ekskluzive apo të veçantë.
2. Këtyre rregullave mund t’i nënshtrohen edhe entet private. Në këtë rast, enti privat duhet,
detyrimisht, të kryejë veprimtari në sektorët e shërbimit ujor, energjetik, transportit dhe atij postar mbi
bazën e një të drejte të veçantë ose ekskluzive të lëshuar nga një autoritet kompetent i Republikës së
Shqipërisë, nëpërmjet çdo klauzole legjislative, rregullatore apo administrative.
3. E drejtë e veçantë ose ekskluzive do të thotë një e drejtë që e kufizon të drejtën për kryerjen e
veprimtarisë në fjalë, duke ua dhënë atë vetëm një apo më shumë shoqërive tregtare. Kjo e drejtë duhet
ta vendosë entin në një pozicion monopoli ose oligopoli, në mënyrë që të mund t’ua kalojë kostot
klientëve, meqenëse ata nuk do të kenë alternativë tjetër. Përveç kësaj, e drejta ekskluzive ose e veçantë
duhet, gjithashtu, të ketë një ndikim të madh te sipërmarrjet e tjera që duan të kryejnë të njëjtin
veprimtari dhe ta bëjë të vështirë, si nga ana ligjore ashtu dhe nga ana praktike, hyrjen e shoqërive
tregtare të tjera në të njëjtin sektor, në të njëjtën zonë gjeografike.
Nëse një e drejtë e veçantë ose specifike mund të merret nga të gjitha entet që e kërkojnë atë,
këto shoqëri tregtare nuk u nënshtrohen këtyre rregullave, pasi ato operojnë në një treg konkurrues.
4. Entet private, që kryejnë veprimtari në sektorët e shërbimit ujor, energjetik, transportit dhe atij
postar pas fitimit të një kontrate prokurimi, nuk u nënshtrohen këtyre rregullave edhe në rastet kur ato
përfundojnë në një pozicion monopolistik ose oligopolistik.
Neni 49
Kontratat sektoriale
1. Kontratat sektoriale janë kontrata publike, të lidhura nga autoritetet kontraktore për qëllime të
kryerjes së secilës prej veprimtarive të mbuluara nga sektorët e shërbimit ujor, energjetik, transportit dhe
atij postar. Veprimtaritë e mbuluara nga rregullat për prokurimin e kontratave sektoriale janë vetëm ato
veprimtari që janë përcaktuar shprehimisht në LPP dhe që i ofrojnë një shërbim publikut.
2. Autoritetet kontraktore që prokurojnë mallrat/shërbimet/punët për kontrata sektoriale zbatojnë
këto rregulla. Këto rregulla do të zbatohen edhe për rastet kur një autoritet kontraktor organizon një
konkurs projektimi për të operuar në këto sektorë. Si rregull, autoriteti kontraktor do të zbatojë rregullat
për prokurimin e kontratave sektoriale për të gjitha blerjet, për sa kohë që objekti që do të prokurohet do
të përdoret vetëm për veprimtaritë e kontratave sektoriale. Autoriteti kontraktor nuk mund të përdorë
rregullat e këtij kreu për të prokuruar mallra/shërbime/punë, të cilat nuk janë planifikuar për t’u përdorur
në sektorët e shërbimit ujor, energjetik, transportit dhe atij postar.
Neni 50
Sektorët e shërbimit ujor, energjetik, transportit dhe atij postar
1. Sektori i shërbimit energjetik mbulon ofrimin ose përdorimin e rrjeteve fikse që kanë për qëllim t’i
ofrojnë publikut shërbime në lidhje me prodhimin, transportin apo shpërndarjen e energjisë elektrike, të
gazit apo të nxehtësisë ose furnizimin me energji elektrike, gaz apo nxehtësi ndaj këtyre rrjeteve. Përbën
përjashtim dhënia e kontratave sektoriale për furnizimin me energji elektrike, nxehtësi ose karburante për
përdorim për prodhimin e energjisë. Kontrata të tilla nuk ka nevojë të prokurohen. Entet private
mbulohen nga rregullat vetëm nëse ato operojnë në sektorin e energjisë, pas dhënies së një të drejte të
33
veçantë ose ekskluzive.
2. Veprimtaritë, që përfshijnë shfrytëzimin e një zone gjeografike për qëllime eksplorimi me
mundësinë për të nxjerrë naftë, gaz, qymyr apo karburante të tjera të ngurta, u nënshtrohen rregullave për
kontratat sektoriale. Nëse entet private operojnë në atë zonë, ato përfshihen vetëm nëse atyre u është
dhënë një e drejtë e veçantë ose ekskluzive.
3. Veprimtaritë, që përfshijnë shfrytëzimin e zonave gjeografike me qëllim ofrimin e aeroporteve dhe
të porteve detare ose tokësore ose të strukturave të tjera të terminaleve për transportuesit ajrorë, detarë
apo të ujërave tokësore, u nënshtrohen rregullave të sektorëve të shërbimeve publike.
Nëse entet private janë pronarë dhe operojnë në këtë zonë, ato përfshihen vetëm nëse u është
dhënë një e drejtë e veçantë ose ekskluzive.
4. Veprimtaritë ujore u përkasin sektorëve të shërbimeve publike, nëse ato kanë të bëjnë me ofrimin
ose përdorimin e rrjeteve publike fikse të prodhimit, të transportit a të shpërndarjes së ujit të pijshëm apo
furnizimin me ujë të pijshëm ndaj rrjeteve. Kontratat e akorduara për punime inxhinierike hidraulike,
vaditje dhe drenazhim u nënshtrohen gjithashtu rregullave të kontratave sektoriale, nëse volumi i ujit të
përdorur për furnizim me ujë të pijshëm është jo më tepër se 20% e volumit të përgjithshëm të ujit.
Ndjekja e veprimtarive për largimin ose trajtimin e ujërave të zeza konsiderohet, gjithashtu, pjesë e
sektorit ujor, nëse veprimtaria kryhet nga një autoritet kontraktor, i cili operon gjithashtu në sektorin e
ujit të pijshëm. Kontratat për furnizimin me ujë të pijshëm janë të përjashtuara dhe mund të prokurohen
pa konkurrim.
5. Ofrimi dhe operimi i rrjeteve të synuara për ofrimin e një shërbimi ndaj publikut në fushën e
transportit me hekurudhë, sistemeve automatike, tramvajeve, autobusëve elektrikë, shërbimeve me
autobus ose teleferik u nënshtrohen rregullave të shërbimeve publike. Një rrjet konsiderohet se ekziston
atëherë kur shërbimi ofrohet sipas të njëjtave kushteve të vendosura nga një autoritet kompetent.
Kushtet përfshijnë itineneraret që do të shërbehen, kapacitetet që do të bëhen të disponueshme
ose shpeshtësinë e shërbimit.
Sektori i transportit publik nuk mbulon transportimin e mallrave, meqenëse këto transporte nuk
u nënshtrohen kushteve të funksionimit të parashtruara nga një autoritet kompetent. Autoriteti
kontraktor, që operon në transportin e mallrave, mbulohet në të kundërt nga rregullat e përgjithshme të
prokurimit publik. Enteve private që operojnë në transportin e mallrave nuk u duhet të ndjekin ndonjë
prej rregullave të prokurimit publik.
Këto rregulla nuk janë të zbatueshme nëse shërbime të rregullta transporti mund të ofrohen prej
agjencive të tjera të transportit në të njëjtën zonë gjeografike dhe në të njëjtat kushte. Sektori i transportit
nuk përfshin edhe transportin publik që nuk është i mbuluar nga disa kushte funksionimi të caktuara, si
transportin me autobusë privatë nga njëri qytet në tjetrin apo transportet private ndërkombëtare me
autobus.
6. Shërbime postare quhen ato shërbime që kanë të bëjnë me zhdoganimin, klasifikimin, përcaktimin
e itinerareve dhe dorëzimin e artikujve postarë. Kur autoriteti kontraktor ofron shërbime postare, edhe
shërbime të tjera që kanë lidhje me to janë të mbuluara nga rregullat për prokurimin e kontratave
sektoriale. Nëse një enti privat i nevojitet një e drejtë e veçantë ose ekskluzive për të operuar një shërbim
postar, ai është gjithashtu i mbuluar nga këto rregulla.
Neni 51
Prokurimi që përfshin disa veprimtari të ndryshme
Një autoritet kontraktor mund t’u nënshtrohet si rregullave të përgjithshme të prokurimit publik,
ashtu edhe rregullave të prokurimit të kontratave sektoriale të këtij kreu. Kjo do të thotë që një autoritet
kontraktor, në disa raste, duhet t’u përmbahet klauzolave të rregullave të përgjithshme dhe më pas të
zbatojë klauzolat e këtij kreu, kur prokuron për një lloj tjetër veprimtarie. Në këto raste, do të përdoren
34
rregullat për veprimtarinë kryesore për të cilën kontrata është e paracaktuar.
Në disa raste, autoriteti kontraktor operon në sektorët e shërbimit ujor, energjetik, transportit dhe atij
postar, si dhe kryen veprimtari që nuk mbulohen nga rregullat e prokurimit të kontratave sektoriale.
Neni 52
Kontratat e lidhura për qëllime të rishitjes apo dhënies me qira palëve të treta
Kontratat sektoriale të lidhura nga autoriteti kontraktor për qëllime të rishitjes apo dhënies me qira
palëve të treta nuk mbulohen nga rregullat e prokurimit publik, nëse nuk ekziston një e drejtë e veçantë
ose ekskluzive në lidhje me objektin e kontratës.
Kushti për përjashtim është që autoriteti kontraktor në asnjë mënyrë nuk i përpunon produktet, por
vetëm i blen dhe i shet ato, pa pasur ndonjë të drejtë ekskluzive.
Neni 53
Sipërmarrjet e lidhura
1. Sipërmarrjet e lidhura përfshijnë mallrat, shërbimet dhe punimet. Përjashtimi ka të bëjë me faktin
që për blerjet nga të ashtuquajturat sipërmarrje të lidhura (në parim, shoqëria tregtare nënë, motër dhe
nëndegë të shoqërisë tregtare) apo brenda një bashkimi operatorësh, nuk është e nevojshme të
prokurohen sipas rregullave të këtij kreu. Vetëm autoriteti kontraktor që kryen veprimtari në sektorët e
shërbimit ujor, energjetik, transportit dhe atij postar mund ta përdorë përjashtimin.
2. Sipërmarrjet e lidhura janë subjekt i xhiros mesatare të shitjeve të punimeve, furnizimeve ose
kontratave të shërbimit të shoqërisë tregtare gjatë tri viteve të mëparshme. Të paktën 80% e xhiros duhet
të vijë nga furnizimi i të njëjtave mallra/shërbime/punime që do të prokurohen, shoqërive tregtare me të
cilat ajo është e lidhur. Autoriteti tjetër kontraktor mund të shesë deri në 20% të
produkteve/shërbimeve/punimeve në fjalë në tregun e hapur. Kufizimi është hartuar për t’ua
parandaluar shoqërive tregtare konkurrimin me shoqëri tregtare të tjera dhe për të shijuar përfitimet e të
operuarit vetëm e pa konkurrencë për furnizimin e bizneseve me pozicion monopolistik ose
oligopolistik. Nëse më tepër se një shoqëri tregtare e lidhur me autoritetin kontraktor ofron
mallra/punë/shërbime të njëjta ose të ngjashme, është e domosdoshme të llogaritet duke iu referuar
xhiros totale të të gjithave shoqërive tregtare të lidhura. Nëse xhiroja e krijuar nga shoqëritë tregtare të
jashtme i kalon vlerën 20%, përjashtimi nuk është i zbatueshëm.
3. Kur shoqëritë tregtare të reja nuk kanë xhiro të tri viteve të fundit për ta paraqitur, këto shoqëri
tregtare, në vend të kësaj, mund të përmbushin kërkesat që të paktën 80% të shitjeve t’i kenë bërë te
shoqëritë tregtare të lidhura. Kjo do ta bënte më të lehtë përdorimin e këtij përjashtimi për grupet e
reja të biznesit, si edhe për degët e sapoformuara.
4. Në mënyrë që të lehtësojnë bashkëpunimin në projektet madhore, autoritetet kontraktore që
operojnë në sektorët e shërbimit ujor, energjetik, transportit dhe atij postar mund të formojnë të
ashtuquajturit bashkime operatorësh. Bashkimet e operatorëve mund të blejnë mallra
/shërbime/punime nga njëri prej autoriteteve kontraktore që janë partnerë, pa e shpallur kontratën
për konkurrim. Kushti është që autoritetet kontraktore të kenë formuar bashkimin e operatorëve
ekskluzivisht për të kryer një veprimtari në sektorët e shërbimit ujor, energjetik, transportit dhe atij
postar.
Neni 54
Sistemet e kualifikimit
1. Autoritetet kontraktore në sektorët e shërbimit ujor, energjetik, transportit dhe atij postar
mund të krijojnë dhe të zbatojnë një skemë të veçantë për parakualifikimin e furnitorëve, një sistem
kualifikim. Qëllimi i një sistemi kualifikimi është të kursejë kohë kur një autoritet kontraktor blen
rregullisht disa mallra/shërbime/punime të caktuara.
35
Sistemi zëvendëson fazën e parë të një procedure me përzgjedhje ose të negociuar dhe duhet
të përmbajë kritere përzgjedhjeje që zakonisht u vihen furnitorëve në fazën e parë të prokurimit.
Kriteret e përzgjedhjes duhet t’u bëhen të disponueshme të gjithë furnitorëve të interesuar.
2. Të gjithë operatorët ekonomike, që kërkojnë të përfaqësohen dhe që përmbushin kriteret e
përzgjedhjes do të përfshihen në sistem. Aplikimet do t’i dorëzohen autoritetit kontraktor, i cili
duhet ta shqyrtojë aplikimin brenda gjashtë muajve.
Një operator ekonomik, të cilit i janë refuzuar aplikimet, do të njoftohet për arsyet brenda 15
(pesëmbëdhjetë) ditësh nga data e marrjes së vendimit.
Një operator ekonomik që është pranuar në sistem mund të përjashtohet vetëm për arsye të
shprehura në rregullat e sistemit.
3. Kur duhet të prokurohen mallra/shërbime, autoriteti kontraktor mund t’i drejtohet
drejtpërdrejt operatorit ekonomik në listë, pa pasur nevojë të shpallë blerje me konkurrim.
Autoritetit kontraktor nuk i duhet të pyesë të gjithë operatorët ekonomikë të përfshirë në
listë, por i duhet që gjithmonë të pyesë ata operatorë ekonomikë që kanë aftësinë për të përmbushur
kontratën specifike.
Neni 55
Procedura me negociim pa shpallje të njoftimit të kontratës
1. Një autoritet kontraktor mund të akordojë kontrata sektoriale, nëpërmjet procedurës me negociim,
pa shpallje të njoftimit të kontratës, në rastet kur:
a) nuk është dorëzuar asnjë ofertë apo nuk ka asnjë ofertë a aplikim të përshtatshëm në përgjigj e të
procedurës së hapur, të kufizuar ose të negociuar me shpallje paraprake të njoftimit, me kusht që të mos
ketë ndryshime thelbësore të kushteve fillestare të kontratës.
Nëse nuk dorëzohen oferta si rezultat i gabimeve në dokumentet standarde të tenderit, dhe/ose si
rezultat i një veprimi të autoritetit kontraktor, dhe/ose nëse është e nevojshme të bëhen ndryshime
thelbësore në kushtet e kontratës, atëherë duhet të organizohet një procedurë e re e hapur ose e kufizuar.
Autoriteti kontraktor duhet të ndërmarrë masat e nevojshme në mënyrë që të korrigjojë veprimet, që
kanë shkaktuar dështimin e procedurës.
b) Për arsye teknike ose artistike apo për arsye që kanë lidhje me të drejtat ekskluzive të pronësisë
intelektuale, kontrata mund të ekzekutohet vetëm nga një operator ekonomik i veçantë.
Ky kusht përmbushet vetëm në rastin e prokurimeve për të cilat nuk ka konkurrim në treg dhe kur ky
i fundit certifikohet nga autoriteti kompetent. Për sa u përket arsyeve teknike, duhet të jetë vetë rezultati
që vetëm një operator është në gjendje të ofrojë, e jo procesi.
Përjashtimi është i zbatueshëm këtu vetëm në rast se ekziston një e drejtë ekskluzive .
Situata është e njëjtë edhe në rastin e përjashtimit për arsye artistike. Nëse disa artistë mund ta kryejnë
kontratën, për këtë duhet organizuar një konkurrim.
c) Për arsye të nevojës ekstreme, të shkaktuar nga ngjarje të paparashikueshme nga autoriteti
kontraktor, afati kohor, i parashikuar në nenin 43 të LPP për njoftimin e kontratës për procedurat e
hapura, të kufizuara ose me negociim me shpallje, nuk mund të respektohet. Rrethanat e përmendura për
të justifikuar nevojën ekstreme nuk duhet të shkaktohen në asnjë rast nga veprimi ose mosveprimi i
autoritetit kontraktor.
Për të argumentuar përdorimin e një procedure me negociim pa shpallje të njoftimit të kontratës, për
shkak të një emergjence ekstreme, duhen përmbushur katër kushtet e mëposhtme:
– Duhet të ekzistojë një ngjarje objektivisht e paparashikueshme, jo vetëm e paparashikueshme prej
autoritetit kontraktor;
– Ngjarja nuk duhet t’i atribuohet autoritetit kontraktor;
– Ngjarja mund të dëmtojë interesat e përgjithshëm të komunitetit në tërësi;
36
– Duhet të jetë e pamundur të ndiqet procedura standarde (e hapur, e kufizuar ose e negociuar me
shpallje të njoftimit).
Autoriteti kontraktor duhet të provojë, të justifikojë dhe të dokumentojë se nevoja ekstreme ose
situata emergjente nuk janë pasojë e veprimit apo mosveprimit të tij. Neglizhenca ose vonesat në fillimin
e procedurave normale të prokurimit nuk do të merren parasysh si shkaqe që mund të justifikojnë
zbatimin e kësaj procedure. Kjo procedurë nuk do të zbatohet për të justifikuar përfundimin e kontratave
afatgjata, por vetëm për të përballuar situatën emergjente. Në rast emergjence, autoriteti kontraktor do të
marrë njëkohësisht të gjitha masat për kryerjen e procedurave normale të prokurimit.
ç) Një kontratë shpallet fituese bazuar në marrëveshjen kuadër, me kusht që të respektohen
kërkesat e nenit 58/9 të LPP-së.
Një autoritet kontraktor duhet të përdorë procedurën e hapur, të kufizuar ose me negociim me
shpallje të njoftimit të kontratës kur prokuron një marrëveshje kuadër në sektorët e shërbimit publik.
Nëse marrëveshja kuadër është prokuruar në bazë të rregullave të LPP-së, autoritetit kontraktor nuk i
duhet të publikojë njoftim të kontratës për kontratat e përgatitura sipas kësaj marrëveshjeje kuadër.
d) Kur kemi të bëjmë me furnizime shtesë nga furnitori fillestar, të konsideruara qoftë si zëvendësim i
pjesshëm i furnizimeve normale apo i instalimeve ekzistuese ose si zgjerim i furnizimeve aktuale, ku një
ndryshim i furnitorit do të detyronte autoritetin kontraktor të blinte materiale që do të kishin specifikime
të ndryshme teknike, të cilat do të rezultonin në mospërputhshmëri ose në vështirësi të mëdha teknike
gjatë shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes. Në këtë rast, kontrata shtesë do të nënshkruhet brenda një kufiri
kohor prej 3 (tre) muajsh nga përfundimi i kontratës fillestare dhe vlera e saj nuk duhet të tejkalojë 20%
të vlerës së përgjithshme të kontratës fillestare.
Ky përjashtim nuk mund të përdoret si një justifikim për mosshpalljen e kontratës për konkurrim.
Autoriteti kontraktor duhet të provojë, të arsyetojë dhe të dokumentojë se një ndryshim i furnitorit do të
rezultonte në mospërputhshmëri ose në vështirësi të mëdha teknike. Neglizhenca ose vonesat në fillimin
e procedurave normale të prokurimit nuk do të vlerësohen si shkaqe që justifikojnë zbatimin e kësaj
procedure.
dh) Kur kemi të bëjmë me furnizime të kuotuara dhe të blera në tregun e mallrave të përdorimit të
gjerë.
Ky përjashtim bëhet sepse operatori ekonomik e ka dhënë tashmë çmimin më të mirë. Për këtë arsye,
nuk është i nevojshëm një tjetër konkurrim.
e) Kur kemi të bëjmë me blerje me leverdi, kur është e mundur të prokurohen furnizime duke
shfrytëzuar një mundësi veçanërisht të mirë, të disponueshme vetëm për një periudhë të shkurtër kohe,
me një çmim shumë më të ulët se çmimet normale të tregut.
Çmimet e disponueshme duhet të jenë shumë më të ulëta sesa është normalisht e mundur të
negociohen me një operator ekonomik normal.
ë) Kur kemi të bëjmë me blerje të furnizimeve me kushte veçanërisht favorizuese, qoftë nga një
furnitor që mbyll përfundimisht veprimtaritë e biznesit të tij, qoftë nga përfituesit apo likuiduesit e një
falimentimi, nga një marrëveshje me kreditorët ose nga një procedurë e ngjashme, në përputhje me ligjet
dhe rregullat kombëtare në fuqi.
f) Kur kemi të bëjmë me punime apo shërbime shtesë, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në kontratën
fillestare, por që, për shkak të rrethanave të paparashikuara, bëhen të domosdoshme për ecurinë e
punimeve apo shërbimeve të përshkruara në kontratë, me kusht që kontrata t’i akordohet operatorit
ekonomik që është duke i kryer këto punime a shërbime, për sa kohë që vlera totale e kontratave të
akorduara për punimet dhe shërbimet shtesë nuk e kalon 20% të vlerës së përgjithshme të kontratës
fillestare, kur këto punime ose shërbime:
– nuk mund të ndahen teknikisht apo ekonomikisht nga kontrata fillestare pa shkaktuar probleme të
mëdha për autoritetin kontraktor;
– megjithëse mund të ndahen nga kryerja e kontratës fillestare, ato janë tepër të domosdoshme për
37
përfundimin e saj.
g) Kur bëhen punime të reja, që kanë të bëjnë me përsëritjen e punimeve të ngjashme që i besohen
operatorit ekonomik, me të cilin autoriteti kontraktor ka lidhur kontratën fillestare, me kusht që këto
punime apo shërbime të jenë në përputhje me një projekt bazë, për të cilin është lidhur kontrata fillestare,
mbi bazën e një procedure prokurimi.
Sapo projekti i parë është gati për tender, përdorimi i mundshëm i kësaj procedure do të bëhet i ditur
në njoftimin e kontratës për kontratën fillestare dhe vlera e përafërt totale e shpenzimeve të punimeve do
të merret parasysh nga autoriteti kontraktor.
Kjo procedurë mund të përdoret vetëm gjatë 3 (tri) viteve që pasojnë përfundimin e kontratës
origjinale. Në asnjë rast, kontrata shtesë nuk duhet të tejkalojë 20% të vlerës së përgjithshme të kontratës
fillestare.
Kjo procedurë mund të përdoret vetëm në rast se është përmendur dhe përshkruar paraprakisht në
njoftimin e kontratës bazë të prokurimit. Ajo është një lloj mundësie dhe autoriteti kontraktor mund të
zgjedhë nëse do ta përdorë atë apo jo. Kushtet, si çmimi, duhet të përcaktohen në dokumentet standarde
të tenderit. Për llogaritjen e vlerës limit të kontratës së parë, AKP-ja duhet ta bëjë llogaritjen me vlerën e
plotë të secilit prej këtyre punimeve shtesë.
KREU VII
ZYRTARËT E PROKURIMIT DHE ZHVILLIMI I PROCEDURAVE
Neni 56
Titullari i autoritetit kontraktor ose zyrtari i autorizuar
(Shtuar fjali në paragrafin e dytë me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
Titullari i autoritetit kontraktor ose zyrtari i autorizuar prej tij është përgjegjës për ngritjen e
grupeve të punës, komisioneve të përfshira në procesin e prokurimit dhe nxjerrjen e urdhrit të
prokurimit. Zyrtari i autorizuar për fillimin e prokurimit duhet të jetë njëri nga drejtuesit kryesorë të
autoritetit kontraktor, zakonisht zëvendëstitullari. Ai duhet të sigurojë një ndarje të qartë ndërmjet
detyrave të zyrta-rëve/nëpunësve të përfshirë në hartimin e dokumenteve të tenderit dhe atyre të
përfshirë në procesin e vlerësimit dhe të përzgjedhjes së fituesit.
Kërkesat ligjore për parandalimin e konfliktit të interesit, sipas legjislacionit në fuqi, duhet të
mbahen parasysh në emërimin e një nëpunësi prokurimi. Çdo nëpunës, që merr pjesë në procesin e
prokurimit, nënshkruan një deklaratë, përmes së cilës deklaron se nuk ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit.
Nuk lejohet që titullari i autoritetit kontraktor apo zyrtari i autorizuar të drejtojë një komision ose
të marrë pjesë në fazën e procedurës së përzgjedhjes së fituesit, në përputhje me LPP-në dhe me
këto rregulla. Në çdo rast, detyrat që përcaktohen në këto rregulla për titullarin e autoritetit
kontraktor ose zyrtarin e autorizuar prej tij duhet të kryhen në përputhje me ligjin nr. 10296, datë
8.7.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, të ndryshuar.
Neni 57
Personi përgjegjës për prokurimin dhe njësia e prokurimit
(Ndryshuar me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Titullari i autoritetit kontraktor, në fillim të vitit, cakton me urdhër të veçantë personin/ personat përgjegjës për
prokurimin dhe dërgon emrin/emrat respektivë në Agjencinë e Prokurimit Publik.
Personi/at përgjegjës për prokurimin duhet të administrojë/jnë në mënyrë të vazhdueshme procesin e prokurimit.
Në varësi të numrit të procedurave të prokurimit të parashikuara për t’u zhvilluar, autoriteti kontraktor mund të
caktojë më shumë se një person përgjegjës për prokurimin.
2. Për çdo procedurë prokurimi, në varësi të specifikës së objektit të prokurimit, titullari i autoritetit kontraktor krijon
njësinë e prokurimit, në përbërje të së cilës është personi përgjegjës për prokurimin, i caktuar në fillim të vitit dhe të pa ktën
38
një specialist fushe në rast se kërkohen njohuri të specializuara për objektin e prokurimit. Në raste të tjera, titullari i
autoriteti kontraktor cakton në përbërjen e njësisë së prokurimit, përveç personit përgjegjës për prokurimin, një ose disa
persona të tjerë, me arsim të lartë.
Në rast mungese personeli, autoriteti kontraktor mund të kërkojë staf të specializuar nga autoritete të tjera kontraktore
ose të punësojë ekspertë të jashtëm.
Përveç sa më sipër, autoriteti kontraktor mund të krijojë një njësi të përbashkët prokurimi me një apo më shumë
autoritete kontraktore.
3. Personi/at përgjegjës për prokurimin kryen/jnë detyrat e mëposhtme:
– Sigurimin e të dhënave të nevojshme nga strukturat përkatëse në institucion dhe përgatitjen e regjistrit të
parashikimit dhe regjistrit të realizimit të procedurave të prokurimit publik;
– Përzgjedhjen e llojit të procedurës së prokurimit (dhe justifikimin kur është rasti) kur kjo nuk bëhet nga
struktura të tjera të posaçme;
– Hartimin e urdhrit të prokurimit;
– Përgatitjen e dokumenteve të tenderit dhe mbledhjen e të gjitha materialeve të nevojshme, që u bashkëlidhen atyre;
– Hartimin dhe dërgimin e njoftimeve për publikim, brenda afateve kohore;
– Hartimin dhe dërgimin e ftesave për pjesëmarrje kandidatëve të ftuar në një procedurë prokurimi, duke argumentuar
përzgjedhjen e tyre;
– Administrimin e të gjitha procesverbaleve për dokumentet e tenderit dhe çdo dokument tjetër, që lidhet me
procedurat e përcaktimit të fituesit, duke përfshirë edhe procesverbalet e mbledhjeve, kur është rasti;
– Llogaritjen e çmimeve të shitjes së dokumenteve të tenderit që u jepen operatorëve ekonomikë me kërkesë të tyre,
kur është rasti;
– Në kuadër të hartimit të dokumenteve të tenderit, bashkërendimin e punës me APP-në, me qëllim
realizimin e kësaj detyre me efikasitetit dhe në përputhje me legjislacionin e fushës në fuqi;
– Administrimin e dokumentacionit në formë të shkruar, origjinal ose fotokopje të noterizuar të operatorit
ekonomik fitues, përpara lidhjes së kontratës nga autoriteti kontraktor;
– Administrimin e sigurimit të kontratës përpara lidhjes së kontratës nga autoriteti kontraktor;
– Përcjelljen pranë APP-së të raportimeve mbi ecurinë e zbatimit të kontratës, në rastet kur kërkohet, si dhe të
raportimit përfundimtar të ekzekutimit të kontratës.
4. Specialisti i fushës, anëtar i njësisë së prokurimit, kryen detyrat e mëposhtme:
– Hartimin e specifikimeve teknike, në rast se nuk janë hartuar nga struktura të tjera;
– Përllogaritjen e fondit limit, nëse kjo detyrë nuk i është ngarkuar një strukture të posaçme;
– Hartimin e kritereve të veçanta të pranimit, lidhur me kapacitetin teknik;
– Hartimin e kritereve të vlerësimit, nëse është rasti;
– Përcaktimin e çdo informacioni tjetër specifik të nevojshëm për objektin e prokurimit (si p.sh., grafiku i livrimit).
Në rast se detyrat e sipërpërmendura nuk janë hartuar nga struktura të posaçme, si më sipër, ato do të kryhen nga
njësia e prokurimit për objektin që prokurohet.
Neni 58
Komisioni i vlerësimit të ofertave
(Ndryshuar fjalia e parë me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
Komisioni i vlerësimit të ofertave emërohet me urdhër të veçantë të titullarit të autoritetit kontraktor dhe përbëhet nga jo
më pak se 3 persona me arsim të lartë, ku të paktën njëri është ekspert i fushës. Personat përgjegjës për hartimin e
dokumenteve të tenderit nuk mund të emërohen anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave. Kryetari i
komisionit duhet të përzgjidhet ndërmjet zyrtarëve të lartë drejtues të autoritetit kontraktor dhe është
përgjegjës për fillimin e punës menjëherë pas krijimit të komisionit. Në çdo rast, numri i anëtarëve duhet
të jetë tek.
Në rastin e mungesës së personelit, autoriteti kontraktor mund të punësojë me kontratë ekspertë të
jashtëm, si anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.
39
Komisioni është përgjegjës vetëm për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave. Komisioni duhet të
zbatojë detyrat në pavarësi të plotë dhe nëse kërkohen sqarime për dokumentet e tenderit, këto merren
nga njësia e prokurimit. Komisioni nuk kryen asnjë veprim tjetër, përveç atyre të përcaktuara
shprehimisht në këto rregulla.
Neni 59
Përllogaritja e vlerës limit të kontratës
(Ndryshuar fjalë në shkonjën “c” , ndryshuar fjalia e fundit me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Përllogaritja e vlerës limit të kontratës bëhet nga njësia e prokurimit, nëse kjo detyrë nuk i është
ngarkuar një strukture të posaçme.
2. Në përllogaritjen e vlerës limit të kontratës, autoriteti kontraktor duhet t’i referohet një ose më
shumë alternativave të renditura si më poshtë: çmimet e botuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT),
ose/dhe çmime të tjera zyrtare, të njohura nga institucionet përkatëse (si për shembull, nga organet
tatimore a doganore, dhomat e tregtisë, në manuale etj.); ose/dhe
a) çmimet e tregut; ose/dhe
b) çmimet e kontratave të mëparshme, të realizuara nga vetë apo nga autoritete të tjera kontraktore;
ose/dhe
c) çmimet ndërkombëtare, të shpallura publikisht.
Autoriteti kontraktor, përpara nxjerrjes së urdhrit të prokurimit, duhet të argumentojë dhe të dokumentojë përllogaritjen
e vlerës së kontratës, bazuar në specifikimet teknike të objektit që prokurohet.
Neni 60
Urdhri i prokurimit
(Zëvendësuar fjalë me VKM nr.823, datë 23.11.2016; ndryshuar me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
Kur ka nevojë për punë/mallra/shërbime, pas përllogaritjes së fondit limit sipas nenit 59 të këtyre rregullave, titullari i
autoritetit kontraktor apo zyrtari i autorizuar nxjerr menjëherë urdhrin e prokurimit, i cili duhet të përmbajë:
– objektin e prokurimit;
– fondin e përllogaritur të vitit buxhetor, si dhe fondin total të përllogaritur, në rastin e kontratave shumëvjeçare dhe
marrëveshjes kuadër;
– llojin e procedurës së prokurimit, arsyet e përdorimit të saj ose mënyrën e prokurimit (nëse është rasti);
– emrat e anëtarëve të njësisë së prokurimit.
Neni 61
Hartimi dhe publikimi i dokumenteve të tenderit
(Ndryshuar pika 2 dhe 3 me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Dokumentet e tenderit hartohen nga njësia e prokurimit në përputhje me këto rregulla dhe me
legjislacionin në fuqi. Në hartimin e dokumenteve të tenderit njësia e prokurimit duhet të përdorë
dokumentet standarde të tenderit.
2. Hartimi i kërkesave të veçanta për kualifikim, që lidhen me kapacitetin teknik, specifikimet teknike, kriteret e
vlerësimit (nëse është rasti) dhe çdo informacion tjetër specifik i nevojshëm bëhen nga specialisti i fushës, anëtar i njësisë së
prokurimit.
Në çdo rast, hartimi i tyre duhet të argumentohet teknikisht dhe ligjërisht, si dhe të dokumentohet në një procesverbal të
mbajtur nga personat e ngarkuar për përgatitjen e tyre. Ky procesverbal i vihet në dispozicion personit/ave përgjegjës për
prokurimin, i cili/të cilët e bën/bëjnë pjesë të dosjes së tenderit.
Seti përfundimtar i dokumenteve të tenderit nënshkruhet në çdo faqe nga njësia e prokurimit.
Nëse gjatë hartimit të dokumenteve të tenderit, përpara publikimit të një procedure prokurimi, njësia e prokurimit ka
40
nevojë për asistencë, komunikon me APP-në për të marrë një mendim të specializuar.
Me qëllim dhënien e asistencës, ngritjen e kapaciteteve dhe sigurimin e mirëzbatimit të legjislacionit të prokurimit publik,
APP-ja në koordinim me personin/at përgjegjës për prokurimin mund të asistojë këto të fundit gjatë përgatitjes të
dokumenteve të tenderit në përputhje me dokumentet standard të tenderit dhe rregullat e prokurimit publik.
Për efekt shpejtësie, komunikimi me APP-në për koordinimin e veprimtarisë gjatë hartimit të dokumenteve të tenderit
dhe marrjes së asistencës mund të bëhet me mjete elektronike (me e-mail).
Afatet dhe procedura e detajuar e koordinimit të veprimtarisë së njësive të prokurimit me APP-në në funksion të
marrjes së asistencës dhe ngritjes së kapaciteteve rregullohen me udhëzim të APP-së.
3. Pas nënshkrimit të njoftimit të kontratës nga titullari i autoritetit kontraktor apo zyrtari i autorizuar, personi/at
përgjegjës për prokurimin dërgon/jnë dokumentet e tenderit për publikim, në përputhje me nenet 38 e 39 të LPP-së.
4. Autoriteti kontraktor mund t’i japë çdo operatori ekonomik të interesuar, kundrejt kërkesës, një
kopje të dokumenteve të tenderit në përputhje me nenin 41 të LPP-së.
5. Në rastin e zhvillimit të procedurës së prokurimit me mjete elektronike, publikimi i njoftimit të
kontratës dhe dokumenteve të tenderit do të bëhet sipas udhëzimeve të APP-së.
Neni 62
Ndryshimi i dokumenteve të tenderit
Në çdo rast, kur ndryshohen dokumentet e tenderit, autoriteti kontraktor zgjat afatin kohor për
dorëzimin e ofertës me 5 (pesë) ditë për prokurimet me vlerë nën kufijtë e lartë monetarë dhe me 10
(dhjetë) ditë për prokurimet me vlerë mbi kufijtë e lartë monetarë, në përputhje me nenin 42 të LPP-së.
Neni 63
Dorëzimi i ofertave
1. Ofertat duhet të dorëzohen në adresën e përcaktuar në dokumentet e tenderit brenda afatit kohor,
të përcaktuar në këto dokumente si afati i fundit për dorëzimin e tyre. Çdo ofertë e dorëzuar pas afatit të
përcaktuar në njoftimin e autoritetit kontraktor nuk shqyrtohet nga komisioni i vlerësimit të ofertave dhe
i kthehet e pahapur kandidatit/ofertuesit.
Përveç sa më sipër, operatorët ekonomikë mund të jenë të pranishëm, nëse e kërkojnë, në
procesin e hapjes së ofertave.
2. Në rastin kur procedura e prokurimit është me një fazë, zarfi i mbyllur duhet të përmbajë
kualifikimet e kandidatit/ofertuesit, ofertën teknike, nëse përfshihet, dhe ofertën ekonomike.
Në rastin e procedurave të prokurimit me faza, në fazën e parë të kualifikimit, zarfi duhet të
përmbajë vetëm dokumentet e kualifikimit, siç parashikohet në dokumentet e tenderit. Në fazën e dytë e
në vijim, operatori ekonomik duhet të dorëzojë zarfin me ofertën teknike dhe zarfin me ofertën
ekonomike.
Në rastin e zhvillimit të procedurës së prokurimit me mjete elektronike, dorëzimi i ofertave të
operatorëve do të bëhet sipas udhëzimeve të APP-së.
3. Operatorët ekonomikë duhet të paraqesin vetëm një ofertë, me përjashtim të rasteve kur kërkohen
oferta alternative.
Neni 64
Hapja e ofertave
1. Komisioni i vlerësimit të ofertave hap dhe lexon ofertat në përputhje me nenin 52 të LPP dhe me
përcaktimet në këto rregulla.
2. Në momentin e hapjes së ofertave, zyrtarët e përfshirë në procesin e vlerësimit të ofertave
nënshkruajnë një deklaratë përmes së cilës deklarojnë se nuk ndodhen në kushtet e konfliktit të interesit
me ofertuesit pjesëmarrës.
Nëse evidentohet se një ose disa prej operatorëve ekonomikë ndodhen në kushtet e konfliktit të
41
interesit me një ose disa prej zyrtarëve të caktuar për vlerësimin e ofertave dhe kjo situatë konflikti nuk
mund të evidentohej përpara këtij momenti, atëherë duhet të zëvendësohet zyrtari/zyrtarët në fjalë dhe
më pas të vazhdojë procesi i prokurimit.
3. Anëtarët e njësisë së prokurimit, që kanë marrë pjesë në hartimin e dokumenteve të tenderit, mund
të jenë të pranishëm gjatë fazës së hapjes dhe të vlerësimit, por nuk kanë të drejtë të votojnë ose të
ndikojnë në procesin e shqyrtimit. Ata mund të japim mendime vetëm kur u kërkohet, si dhe të kryejnë
funksione të karakterit ndihmës, si mbajtja e procesverbalit, sistemimi dhe ruajtja e dokumenteve.
4. Komisioni i vlerësimit të ofertave lexon emrin dhe adresën e ofertuesit dhe hap zarfin përkatës. Më
pas lexohet me zë të lartë oferta ekonomike dhe lista e dokumenteve ligjore, administrative dhe
kualifikuese të paraqitura nga ofertuesi. Procesverbali dhe një vërtetim, që pasqyron të gjitha dokumentet,
që shoqërojnë ofertën e tij duhet t’i vihet në dispozicion në bazë të kërkesës çdo ofertuesi, ndërsa
ofertuesve që kanë paraqitur ofertë, por që nuk janë të pranishëm ose të përfaqësuar në hapjen e
ofertave, duhet t’u dërgohet njoftim për hapjen e procedurës.
Oferta ekonomike nënshkruhet në pjesën e pasme të fletës nga të gjithë anëtarët e
komisionit.
5. Çdo hap i procedurës së prokurimit duhet të regjistrohet dhe të pasqyrohet në procesverbal.
Njëri nga anëtarët e njësisë së prokurimit është gjithmonë përgjegjës për regjistrimin e çdo faze të
procesit dhe teksti përfundimtar i tij duhet të nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e komisionit të
vlerësimit të ofertave. Nëse anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave kanë mendime të
ndryshme ose nëse komisioni vendos me votim, kjo gjë duhet të pasqyrohet në procesverbal.
Dokumentet që shoqërojnë ofertën nuk u kthehen ofertuesve, por mbeten pjesë e dosjes së
procedurës dhe administrohen, në përputhje me nenin 12 të LPP-së.
Neni 65
Ndërhyrja në ofertë
(Ndryshuar fjalia e parë me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
Asnjë ofertues nuk mund të marrë pjesë në ofertën e dikujt tjetër për të njëjtën procedurë prokurimi. Pjesëmarrja nga
një ofertues në më shumë se një ofertë, tek e tek ose me një ofertues tjetër, do të rezultojë në
përjashtimin nga procesi të të gjitha ofertave, në të cilat është përfshirë ofertuesi.
Neni 66
Shqyrtimi dhe vlerësimi i ofertave
(Shtuar fjalë në pikën 2 , ndryshuar fjali në pikën 4, shtuar fjali në pikën 8 me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Pas hapjes dhe leximit të ofertës, siç përcaktohet më lart, komisioni i vlerësimit të ofertave,
nëse gjykon se i nevojitet më shumë se një ditë pune për të përfunduar veprimtarinë e tij, vë në dijeni
përfaqësuesit për orën dhe datën kur ofertuesve do t’u komunikohet rezultati i vlerësimit të ofe rtës,
që përfshin atë teknike, nëse ka të tillë, ekonomike, si dhe klasifikimin përfundimtar.
2. Kohëzgjatja e procedurës së vlerësimit nuk duhet të kalojë 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, përveç
rasteve të tjera të cilësuara ndryshe në këto rregulla.
Në rast se komisionit të vlerësimit të ofertave i lind nevoja për verifikime ose ndryshime të
një apo më shumë anëtarëve, afati i vlerësimit pezullohet në momentin e paraqitjes së kërkesës për
verifikim apo ndryshim dhe rifillon aty ku është pezulluar me marrjen e përgjigjes apo zyrtarizimit të
anëtarit/anëtarëve.
3. Pas mbylljes së seancës publike, komisioni i vlerësimit të ofertave verifikon dhe vlerëson
ofertat e dorëzuara, duke kualifikuar vetëm ato oferta, që përmbushin kriteret për kualifikim, të
përcaktuara në dokumentet e tenderit.
Nëse është e nevojshme, komisioni i vlerësimit të ofertave kërkon sqarime nga ofertuesit, të
42
cilat duhet të jenë me shkrim ose të reflektuara në procesverbal.
4. Ofertat e kualifikuara verifikohen nëse kanë apo jo gabime aritmetike. Nëse ofertat rezultojnë
me gabime aritmetike korrigjohen në mënyrën e mëposhtme:
– Nëse ka ndonjë mospërputhje, ndërmjet çmimit për njësi dhe çmimit total, që del nga
shumëzimi i çmimit të njësisë me sasinë, çmimi i njësisë mbizotëron dhe çmimi total korrigjohet në
bazë të tij. Ofertat me gabime aritmetike refuzohen, kur shumat absolute të të gjitha korrigjimeve janë
më të larta ose më të ulëta se 2% e vlerës së ofertës ekonomike të ofruar.
– Nëse ka ndonjë mospërputhje ndërmjet fjalëve dhe shifrave, mbizotëron shuma në fjalë.
Ofertat me gabime aritmetike refuzohen, kur shumat absolute të të gjitha korrigjimeve janë më shumë se ± 2% e vlerës
së ofertës ekonomike të ofruar.
5. Pas korrigjimit të gabimeve aritmetike, komisioni i vlerësimit të ofertave verifikon nëse ofertat e
vlefshme janë ose jo me çmim anomalisht të ulët sipas formulës së përcaktuar në dokumentet standarde
të tenderit. Përllogaritja e ofertës anomalisht të ulët bëhet në mënyrat e mëposhtme:
– Në rastin kur janë të vlefshme dy ose më pak oferta, në përputhje me nenin 56 të LPP-së, oferta
vlerësohet anomalisht e ulët kur ajo është ulur më shumë se 25% e fondit limit të përllogaritur.
– Në rastin kur janë të vlefshme tre ose më shumë oferta, në përputhje me nenin 56 të LPP-së, oferta
vlerësohet anomalisht e ulët nëse vlera e saj do të jetë më e vogël se 85% e mesatares së ofertave të
vlefshme.
Nëse një apo disa oferta vlerësohen si anomalisht të ulëta, komisioni i vlerësimit të ofertave duhet të
kërkojë sqarime nga ofertuesit, përpara se të marrë vendim për kualifikimin ose jo të tyre, në përputhje
me nenin 56 të LPP-së.
Në çdo rast ofertuesi ka detyrimin të argumentojë dhe të dokumentojë me prova shkresore sqarimet
për elementin/elementet e veçanta të ofertës, në përputhje me kërkesat e nenit 56 të LPP-së.
6. Në rastin e procedurave të prokurimit me faza, komisioni i vlerësimit të ofertave lexon emrin dhe
adresën e kandidatit dhe listën e të gjitha dokumenteve të kualifikimit, të paraqitura prej tij. Jo më
vonë se 10 (dhjetë) ditë nga data e dorëzimit të dokumentacionit të kërkuar, komisioni i vlerësimit
përcakton listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar, që do të vlerësohen për ofertën dhe ia
komunikon këtë informacion menjëherë të gjithë kandidatëve, që kanë paraqitur kërkesë për
pjesëmarrje. Kandidatëve të kualifikuar, në përfundim të afateve të ankimit, u dërgohet një ftesë për
ofertë, në përputhje me nenin 40 të LPP-së.
Më pas, komisioni i vlerësimit të ofertave vazhdon vlerësimin e ofertave teknike të kandidatëve
të kualifikuar dhe bën klasifikimin teknik. Komisioni i vlerësimit të ofertave kalon në shqyrtimin e ofertës
ekonomike dhe verifikon nëse ka gabime aritmetike apo çmim anomalisht të ulët sipas përcaktimeve në
pikat 4 dhe 5, të këtij neni.
Nëse është e nevojshme, komisioni i vlerësimit të ofertave kërkon sqarime nga ofertuesit, të cilat
duhet të jenë vetëm me shkrim ose të pasqyruara në procesverbal. Në bazë të ofertave të pranuara,
komisioni i vlerësimit të ofertave harton renditjen përfundimtare, e cila duhet të komunikohet në kohën e
njoftuar, por , në çdo rast, jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë nga data e dorëzimit të ofertave.
7. Në rastin e procedurave me negociim, me ose pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, në
varësi të kompleksitetit të kontratës, komisioni mund të zhvillojë negociata në faza të ndryshme me
secilin nga kandidatët e përzgjedhur, por gjithmonë duhet të pasqyrojë përmbajtjen e tyre në
procesverbalin përkatës. Afati 10 (dhjetë)- ditor i parashikuar në pikat 2 dhe 6, të këtij neni, nuk zbatohet
në këto raste.
8. Nëse dy ose më shumë oferta kanë të njëjtin çmim më të ulët ose kanë pikë të njëjta, atëherë fituesi
do të përcaktohet me short, në prani të ofertuesve. Mospjesëmarrja e ofertuesve gjatë procesit të hedhjes së shortit
nuk përbën shkak për skualifikim.
43
Neni 67
Klasifikimi i ofertave
Në bazë të ofertave të pranuara, komisioni i vlerësimit të ofertave harton klasifikimin përfundimtar, i
cili u komunikohet ofertuesve në kohën e përcaktuar në këto rregulla.
Neni 68
Raporti përmbledhës
(Ndryshuar me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
Komisioni i vlerësimit të ofertave, pas përfundimit të afateve të ankimit përgatit një raport përmbledhës për procesin e
shqyrtimit e të vlerësimit të ofertave dhe ia dërgon për miratim titullarit të autoritetit kontraktor.
Raporti përmbledhës duhet të përmbajë: objektin e prokurimit; përshkrimin e punëve/ mallrave/shërbimeve;
respektimin e kërkesave ligjore në procesin e hapjes së ofertave; çmimet/ vlerën e ofertuesve pjesëmarrës; korrigjimin e
gabimeve aritmetike dhe ofertat anomalisht të ulëta (nëse ka pasur të tilla); ofertuesit e skualifikuar dhe arsyet e
skualifikimit; ofertuesit e kualifikuar; ofertuesin e renditur të parin; informacion nëse ka pasur ankesa dhe vendimmarrjen
në lidhje me to, si dhe çdo informacion tjetër a korrespondencë që lidhet me vlerësimin e ofertave.
Neni 69
Njoftimi i fituesit
Pas miratimit të raportit përmbledhës, autoriteti kontraktor dërgon për publikim në faqen e internetit
të APP-së dhe Buletinin e Njoftimeve Publike njoftimin e fituesit në përputhje me nenin 58 të LPP-së.
Neni 70
Lidhja e kontratës
Zhvillimi i procedurës së prokurimit do të bëhet deri në momentin e shpalljes së njoftimit të fituesit,
ndërsa lidhja e kontratës do të bëhet në përputhje me afatet e përcaktuara në pikën 3, të nenit 21, të
këtyre rregullave, dhe vetëm pasi fondi do të jetë në dispozicion (në llogarinë përkatëse) të autoritetit
kontraktor.
Neni 71
Publikimi i njoftimit të kontratës së nënshkruar
Pas nënshkrimit të kontratës, brenda 5 (pesë) ditëve, autoriteti kontraktor dërgon për publikim në
faqen e internetit të APP-së dhe Buletinin e Njoftimeve Publike njoftimin e kontratës së nënshkruar.
Neni 72
Zhvillimi i procedurave me mjete elektronike
Në rastin e zhvillimit të procedurës së prokurimit me mjete elektronike, procedura e hapjes dhe e
vlerësimit të ofertave do të bëhet sipas udhëzimeve të APP-së.
KREU VIII
KUSHTE TË PËRGJITHSHME PËR ZBATIM
Neni 73
Mungesa e konkurrencës
(Ndryshuar me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Që të vazhdojë procesi i përzgjedhjes së fituesit në një procedurë prokurimi, duhet të pranohet të paktën 1 (një) ofertë e
44
vlefshme. Në të kundërt, autoriteti kontraktor anulon procedurën e prokurimit.
2. Autoriteti kontraktor, përpara se të fillojë një procedurë të re, analizon shkaqet që shkaktuan dështimin e procedurës
dhe, nëse është rasti, i korrigjon ato në mënyrë që të bëjë të mundur rritjen e konkurrencës. Ky proces dokumentohet në një
procesverbal të mbajtur për këtë qëllim nga njësia e prokurimit.
Neni 74
Bashkimi i operatorëve ekonomikë
1. Oferta mund të paraqitet nga një bashkim operatorësh ekonomikë, ku njëri prej të cilëve i
përfaqëson të tjerët gjatë procedurës dhe në rast përzgjedhjeje edhe gjatë zbatimit të kontratës. Në ofertë
duhet të përcaktohet pjesa e shërbimit, punës ose furnizimit, që do të kryejë secili nga anëtarët e këtij
bashkimi.
2. Para dorëzimit të ofertës, bashkimi duhet të krijohet zyrtarisht, me një marrëveshje të noterizuar, ku
të përcaktohen përfaqësuesi i grupit, përqindja e pjesëmarrjes së punës/shërbimit /furnizimit dhe
elementet konkrete, që do të kryejë secili nga anëtarët e këtij bashkimi. Pas krijimit të bashkimit të
operatorëve ekonomikë, anëtarët e bashkimit caktojnë me prokurë përfaqësuesin e tyre për dorëzimin e
ofertës. Kjo marrëveshje e shkruar dhe prokura duhet të dërgohen së bashku me kualifikimet dhe ofertën
ekonomike, e cila duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesi. Përfaqësuesi duhet të bëjë edhe sigurimin e
ofertës, nëse kërkohet, duke specifikuar pjesëmarrjen në bashkimin e operatorëve ekonomikë. Në rast se
bashkimi i operatorëve ekonomikë shpallet fitues, kontrata duhet të nënshkruhet nga secili prej anëtarëve
të këtij bashkimi.
3. Secili prej anëtarëve të këtij bashkimi duhet të përmbushë kërkesat ligjore, të parashikuara në nenin
45 të LPP-së dhe ato të përcaktuara në dokumentet e tenderit. Kërkesat ekonomike, financiare,
profesionale dhe ato teknike duhet të përmbushen nga i gjithë bashkimi, në përputhje me përqindjen e
pjesëmarrjes në punë, shërbim apo furnizim, të përcaktuara në aktmarrëveshje.
Kur oferta paraqitet nga një bashkim operatorësh, kushti i përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 6, të
nenit 26, të këtyre rregullave, plotësohet nga anëtari, i cili ka përqindjen më të madhe të pjesëmarrjes në
bashkim. Anëtarët e tjerë të bashkimit do të paraqesin kontrata të ngjashme, në raport me përqindjen e
pjesëmarrjes së tyre në bashkim.
4. Operatori ekonomik, pjesëtar i një bashkimi, nuk mund të paraqesë njëkohësisht dhe oferta
individuale. Bashkimi i operatorëve ekonomikë nuk ndryshon pas dorëzimit të ofertës, në të kundërt
oferta e tij refuzohet.
5. Në rast falimentimi të përfaqësuesit të bashkimit të operatorëve ekonomikë ose në rrethana të tjera,
që ndërpresin veprimtarinë e tij gjatë zbatimit të kontratës, autoriteti kontraktor mund të vazhdojë
kontratën me një operator tjetër ekonomik, anëtar të bashkimit, me kusht që ai të zotërojë kapacitetet
ligjore, ekonomike, financiare dhe teknike për të zbatuar kontratën. Përndryshe, autoriteti kontraktor
zgjidh kontratën. Në rast se këto rrethana i ndodhin operatorit tjetër ekonomik, atëherë detyrimet e
operatorit të dështuar ekonomik mund të merren përsipër nga përfaqësuesi ose nga një anëtar tjetër i
bashkimit, me kusht që ky të plotësojë kërkesat.
Neni 75
Nënkontraktimi
1. Autoriteti kontraktor mund të lejojë nënkontraktimin për realizimin e një pjese të kontratës. Në
asnjë rast, kontraktorët nuk mund t’ua transferojnë kontratën palëve të treta. Autoriteti kontraktor lejon
në veçanti nënkontraktimin për të nxitur pjesëmarrjen e operatorëve të vegjël e të mesëm ekonomikë.
2. Në dokumentet e tenderit duhet të përcaktohet qartë nëse lejohet ose jo nënkontraktimi, si dhe
nëse autoriteti kontraktor do t’i bëjë pagesa të drejtpërdrejta nënkontraktorit.
3. Në asnjë rast nënkontraktimi nuk duhet të tejkalojë 40% të vlerës së kontratës.
4. Me dorëzimin e ofertave, ofertuesit duhet të deklarojnë punët/shërbimet/mallrat ose një pjesë të
45
tyre që ata kanë qëllim të nënkontraktojnë, në rast se shpallen fitues, si dhe emrin e nënkontraktorit.
5. Përpara lidhjes së kontratës, ofertuesi i shpallur fitues duhet t’i dorëzojë autoritetit kontraktor një
kopje të noterizuar të marrëveshjes së nënkontraktimit dhe dëshminë e kualifikimeve e të kërkesave
teknike të nënkontraktorit, në mënyrë të tillë që autoriteti kontraktor të mund të miratojë
nënkontraktimin. Komisioni i vlerësimit të ofertave vlerëson nëse nënkontraktori plotëson kërkesat e
nenit 45 të LPP-së, si dhe zotëron kualifikimet teknike për pjesën e punës e të shërbimeve që do të kryejë
ose për mallrat që do të furnizojë.
6. Në rast të mosplotësimit nga nënkontraktori të kritereve të kërkuara, autoriteti kontraktor vijon me
lidhjen e kontratës me operatorin ekonomik të shpallur fitues.
7. Gjatë ekzekutimit të kontratës autoriteti kontraktor duhet të kontrollojë nëse pjesa e kontratës, e
marrë përsipër për t’u realizuar nga nënkontraktori, po realizohet nga ky i fundit. Në rast se autoriteti
kontraktor konstaton se nënkontraktori nuk po realizon pjesën e kontratës së marrë përsipër i kërkon
kontraktorit kryesor të ndërpresë nënkontraktimin dhe të vijojë me zbatimin e kontratës.
KREU IX
EKZEKUTIMI DHE MBIKËQYRJA E KONTRATËS
Neni 76
Kohëzgjatja e kontratës
(Ndrshuar me VKM nr.823, datë 23.11.2016; ndryshuar fjalë në pikën 1, shtuar pika 4 me vkm nr.797, datë
29.12.2017)
1. Autoriteti kontraktor, për fondet buxhetore, prokuron kontratat për një periudhë deri në mbylljen e vitit buxhetor,
përveç rasteve kur lidhen kontrata shumëvjeçare..
Në çdo rast, financimi i kontratave të prokurimit bëhet në përputhje me parashikimet e legjislacionit përkatës për
menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë.
2. Autoriteti kontraktor nuk lidh kontrata shumëvjeçare për punë, mallra ose shërbime, për të cilat
bëhen planifikim dhe përdorime vjetore që gjenden lehtësisht në treg dhe mund të prokurohen
normalisht me një procedurë të hapur ose kërkesë për propozim.
3. Vetëm në rrethana të argumentuara, të shpallura në njoftimin e kontratës, që lidhen ngushtësisht
me natyrën, kompleksitetin dhe financimin e saj, autoriteti kontraktor mund të lidhë një kontratë
shumëvjecare, nëse:
– objekti i tyre është blerja, qiraja ose blerja me këste e mallrave, me ose pa mundësinë e kalimit të
pronësisë, shërbimeve, që zgjat deri në pagimin e plotë të vlerës ose derisa pronësia t’i kalojë autoritetit
kontraktor;
– është kontratë komplekse, që kërkon financim shumëvjeçar ose të strukturuar, e cila nuk mund
të zbatohet brenda vitit buxhetor (si për shembull, projektet komplekse në infrastrukturë) dhe ku
financimi i saj është i garantuar.
-objekti i tyre është furnizim me karburant, gazoil, benzol dhe karburant për ngrohje, në varësi të kërkesës së autoritetit
kontraktor, të sasisë së përcaktuar të kërkuar, si dhe të çmimit të bursës, sipas Reuters, livruar sipas kushtit CIF-Shqipëri.
4. Autoritetet kontraktore, për plotësimin e nevojave me mallra dhe shërbime të vazhdueshme, në fillim të çdo viti,
lejohen të zgjasin afatin e kontratës së fundit të lidhur pas përfundimit të një procedure konkurruese, nëpërmjet
nënshkrimit të një kontrate shtesë me të njëjtin kontraktues, deri sa të kryhen procedurat e prokurimit. Në çdo rast,
autoriteti kontraktor duhet të argumentojë në mënyrë të detajuar nevojën për zgjatjen e kontratës.
Kontrata shtesë për mallrat apo shërbimet e vazhdueshme mund të bëhet deri në një vlerë maksimumi 20% të
kontratës së fundit të lidhur pas përfundimit të një procedure konkurruese dhe fondet për këtë kontratë do të
përballohen nga fondet e vëna në dispozicion të autoritetit kontraktor në buxhetin e atij viti.
Në çdo rast, edhe pse nuk realizohen me procedurë prokurimi, planifikimi dhe realizimi i këtyre kontratave shtesë
me vlerat përkatëse duhet të pasqyrohen në regjistrat e parashikimeve dhe realizimeve të procedurave të prokurimit
46
publik.
Neni 77
Mbikëqyrja e kontratës
(Ndryshuar pika 1, ndryshuar fjalë në pikën 2; ndryshuar fjali në pikë 3; ndryshuar pika 4, 5, 6 me vkm nr.797,
datë 29.12.2017)
1. Gjatë zbatimit të kontratës, autoriteti kontraktor dhe organe të tjera shtetërore, të autorizuara me ligj, (nëse
është rasti) mbikëqyrin veprimtarinë e kontraktorit, sipas kërkesave të përcaktuara në dokumentet e tenderit dhe
legjislacionin në fuqi.
2. Mospërmbushja e detyrimeve të kontratës nga ana e kontraktorit përbën shkak për
përjashtimin e këtij kontraktori nga pjesëmarrja në prokurimet publike sipas përcaktimeve të pikës
3/ç të nenit 13 të LPP-së. Në këtë rast, autoriteti kontraktor ka detyrimin të dërgojë në APP
kërkesën për përjashtimin e këtij kontraktori nga pjesëmarrja në prokurimet publike brenda 3 (tre)
muajve nga zgjidhja e kontratës apo përfundimi i afatit të zbatimit të saj, përfshirë këtu edhe periudhën e
garancisë.
3. Për t’u siguruar nëse cilësia e punëve, shërbimeve ose e mallrave është e njëjtë me cilësinë për
të cilën është shpallur fitues kontraktori, autoriteti kontraktor duhet të monitorojë zbatimin e
kontratës dhe në rast të shkeljes së kushteve të kërkuara zbaton penalitetet e parashikuara në
kontratë. Autoriteti kontraktor, gjatë kryerjes së kontrolleve mban procesverbal me shkrim në prani të kontraktorit,
sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi.
4. Personi/at përgjegjës për prokurimin merr/marrin informacion në mënyrë të vazhdueshme mbi ecurinë e zbatimit të
kontratës dhe në rast të konstatimit të problematikave në këtë proces, ia raporton/raportojnë APP-së.
Në përfundim të kontratës, autoriteti kontraktor përgatit një raport përmbledhës për korrektësinë dhe cilësinë e zbatimit
të kontratës, problemet e hasura gjatë zbatimit dhe masat e marra për zgjidhjen e tyre, nëse është rasti. Një ko pje e këtij
raporti i dërgohet APP-së, si dhe mund t’i vihet në dispozicion kontraktorit, me kërkesë të tij, nga personi/at përgjegjës për
prokurimin.
5. Gjatë kohës së zbatimit të kontratës për furnizimin me karburant, gazoil, benzol dhe karburant për ngrohje, vlera
absolute e marzhit të fitimit nuk do të ndryshojë gjatë ekzekutimit të kontratës, në rast të luhatjes së çmimeve. Nëse çmimi
gjatë kohës së zbatimit të kontratës për furnizimin me karburant, gazoil, benzol dhe karburant për ngrohje, sipas Reuters,
ndryshon në raport me çmimin e kontratës, atëherë autoritetet kontraktore duhet të bëjnë likuidimin e mallit sipas faturave
periodike të shitjes, mbështetur në çmimin e bursës sipas Reuters, livruar sipas kushtit CIF-Shqipëri në këtë moment.
6. Autoriteti kontraktor, para pagimit të faturës së mallit duhet të kontrollojë përqindjen e pranuar të rritjes apo të uljes
të çmimit të bursës, sipas Reuters, livruar sipas kushtit CIF-Shqipëri, në momentin e shitjes së mallit, objekt kontrate,
autoriteteve kontraktore, si dhe cilësinë e mallit të livruar, nëse është e njëjtë me atë për të cilën është shpallur fitues
kontraktori.
KREU X
SHQYRTIMI I ANKESAVE
Neni 78
Ankesat në autoritetin kontraktor
(Shtuar fjalë në shkronjën “a” të pikës 6 me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Çdo person, që ka ose ka pasur interes në një procedurë prokurimi dhe kur është dëmtuar ose
rrezikohet të dëmtohet nga një vendim i autoritetit kontraktor, që bie në kundërshtim me LPP-në, mund
ta kundërshtojë këtë vendim.
2. Me marrjen e ankesës me shkrim nga ankimuesi, titullari i autoritetit kontraktor urdhëron njësinë e
prokurimit dhe komisionin e vlerësimit të ofertave të pezullojnë vazhdimin e procedurës, deri në marrjen
47
e një vendimi përfundimtar sipas parashikimeve të LPP-së.
Në rastin e procedurave me mjete elektronike, procesi i pezullimit bëhet sipas udhëzimeve të
APP-së.
3. Ankimuesi përdor formularin standard të ankesës, që përmban emrin, adresën, adresën elektronike
të ankimuesit, referencën e procedurës konkrete, bazën ligjore, si dhe një përshkrim të shkeljes së
pretenduar.
Kur është e mundur, ankimit i bashkëlidhet një kopje e aktit, që kundërshtohet. Nëse mungon
ndonjëri nga elementet e sipërpërmendura ose formulari nuk është plotësuar në mënyrën e duhur,
atëherë autoriteti kontraktor duhet të vërë në dijeni ankimuesin për të plotësuar formularin. Njoftimi
mund të bëhet me çdo mjet të mundshëm, përfshirë dhe postën elektronike, dhe në çdo rast
dokumentohet nga zyrtari përkatës. Nëse ankesa nuk korrigjohet brenda 48 (dyzet e tetë) orëve pas
njoftimit, ajo vlerësohet si e paparaqitur.
Formulari i ankesës është pjesë e dokumenteve standarde të tenderit, të cilat janë të publikuara në
faqen e internetit të APP-së.
4. Në rastin e ankesave për dokumentet e tenderit, operatorët ekonomikë mund të ankohen pranë
autoritetit kontraktor brenda 7 (shtatë) ditëve nga data e publikimit të njoftimit të kontratës në faqen e
internetit të APP-së.
Me marrjen e ankesës me shkrim, autoriteti kontraktor pezullon vazhdimin e procedurës së
prokurimit, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar sipas parashikimeve të LPP-së. Autoriteti
kontraktor duhet të nxjerrë një vendimi brenda 3 (tri) ditëve nga data e depozitimit të ankesës.
Kundër vendimit të autoritetit kontraktor mund të bëhet ankim në Komisionin e Prokurimit
Publik,në përputhje me nenin 63, pika 6, të LPP-së.
5. Gjatë procedurës së prokurimit, ankesat kundër vendimeve të autoritetit kontraktor duhet të
dorëzohen fillimisht pranë autoritetit kontraktor brenda 7 ditëve nga dita e nesërme punës nga data kur
ankimuesi është vënë në dijeni ose duhet të ishte vënë në dijeni për këtë shkelje të ligjit.
6. Për shqyrtimin e ankesave, autoriteti kontraktor ndjek hapat e mëposhtëm:
a) Titullari i autoritetit kontraktor ia ngarkon çështjen një komisioni të përbërë nga 3 (tre) persona, ku
të paktën njëri është ekspert i fushës për të shqyrtuar ankesën dhe për të dhënë një vendim. Përjashtimisht, në
rast të mungesës së personelit, titullari i autoritetit kontraktor ia ngarkon çështjen për shqyrtim 1 (një)
zyrtari të vetëm i cili duhet të jetë ekspert fushe. Komisioni/zyrtari i ngarkuar është përgjegjës për vendimin e
dhënë në përfundim të shqyrtimit të ankesës.
Anëtarët e komisionit/zyrtari i ngarkuar nuk duhet të kenë marrë pjesë në marrjen e vendimit, për të
cilin është paraqitur ankesa. Në rast se ankimi lidhet me dokumentet e tenderit, titullari i autoritetit
kontraktor mund t’ia ngarkojë shqyrtimin e ankesës komisionit të vlerësimit të ofertave.
b) Njësia e prokurimit mbledh të gjithë informacionin e nevojshëm për të shqyrtuar ankesën dhe për
të ndihmuar komisionin/zyrtarin e ngarkuar për shqyrtimin e saj.
c) Vendimi në lidhje me ankesën duhet të merret brenda 7 (shtatë) ditëve nga marrja e saj. Nëse
kërkohet informacion tjetër nga ankimuesi, atëherë afati kohor i sipërpërmendur ndërpritet dhe fillon
përsëri pasi autorieti kontraktor ta sigurojë këtë informacion.
ç) Në përfundim të shqyrtimit të ankesës, komisioni/zyrtari i ngarkuar për shqyrtimin e saj mund të
marrë vendim për refuzimin ose pranimin e ankesës, i cili i komunikohet menjëherë titullarit të autoritetit
kontraktor.
Në rastin kur ankesa është pranuar, titullari i autoritetit kontraktor i adreson vendimin për zbatim
komisionit të vlerësimit të ofertave.
Në çdo rast, vendimi i autoritetit kontraktor i komunikohet me shkrim ankimuesit. Për efekt të
shkurtimit të afateve kohore të procesit të ankimit, komisioni/zyrtari i ngarkuar për shqyrtimin e ankesës
i komunikon vendimin ankimuesit edhe në adresën elektronike të përcaktuar prej tij në formul arin e
ankesës, jo më vonë se ditën e nesërme të punës pas marrjes së vendimit.
48
d) Autoriteti kontraktor, nëse nevojitet, duhet të zgjatë afatin kohor të procedurës së prokurimit aq sa
zgjat periudha e pezullimit. Në rastet kur afatet kohore të procedurës së prokurimit, për të cilat janë
njoftuar ofertuesit, ndryshojnë për shkak të marrjes parasysh të ankesës, autoriteti kontraktor u
shpërndan ofertuesve një njoftim të posaçëm, ku jepen arsyet për zgjatjen e këtyre afateve.
7. Për procedurat e prokurimit që nuk bëhet njoftim publik, sipas nenit 38 të LPP-së, nuk zbatohen
dispozitat lidhur me procedurat e ankimit administrativ.
KREU XI
SANKSIONET ADMINISTRATIVE DHE MASAT DISIPLINORE
Neni 79
Sanksionet administrative
(Shtuar pika 5 me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Mosrespektimi i rregullave të prokurimit, në përputhje me dispozitat e LPP-së, kur përbën
kundërvajtje administrative dënohet me gjobë, si më poshtë vijon:
a) Mospërmbushja e detyrimit të përcaktuar në nenin 4, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 20 000
deri 1 000 000 lekë;
b) Mospërmbushja e detyrimit të përcaktuar në pikën 2, të nenit 12, të këtij ligji, dënohet me gjobë
nga 15 000 deri në 30 000 lekë;
c) Mospërmbushja e detyrimit për formën e komunikimit, për shkëmbimin dhe ruajtjen e
informacionit, të përcaktuar në nenin 21, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 30 000 deri në 100 000 lekë;
ç) Mospërmbushja e detyrimit të parashikuar në nenin 23, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 50
000 deri në 200 000 lekë;
d) Mospërmbushja e detyrimit të përcaktuar në nenin 25, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 50 000
deri në 100 000 lekë;
dh) Mospërmbushja e detyrimit të përcaktuar në nenin 28, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 20 000
deri në 1 000 000 lekë;
e) Mospërmbushja e detyrimit të përcaktuar në nenin 33, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 100
000 deri në 1 000 000 lekë;
ë) Mospërmbushja e detyrimit të përcaktuar në nenin 38, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 50 000
deri në 1 000 000 lekë;
f) Mospërmbushja e njërit prej detyrimeve të përcaktuara në nenet 39, 40, 41 e 42, të këtij ligji,
dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 300 000 lekë;
g) Mospërmbushja e detyrimeve të përcaktuara në nenin 43, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga
50 000 deri në 500 000 lekë;
gj) Mospërmbushja e detyrimit të përcaktuar në nenin 45, me përjashtim të shkronjës “ë”, të pikës 2,
të këtij neni, dhe në nenin 46, të këtij ligji, dënohen me gjobë nga 30 000 deri në 500 000 lekë;
h) Mospërmbushja e detyrimit të përcaktuar në shkronjën “ë”, të pikës 2, të nenit 45, të këtij ligji,
dënohet me gjobë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë;
i) Mospërmbushja e detyrimit të përcaktuar në nenin 53, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 50 000
deri në 1 000 000 lekë;
j) Mospërmbushja e detyrimit të përcaktuar në nenin 56, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 50 000
deri në 100 000 lekë;
k) Mospërmbushja e detyrimit të përcaktuar në nenin 63, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 50 000
deri në 1 000 000 lekë;
l) Personat, që përpiqen të ndikojnë në vendimmarrjen e Komisionit të Prokurimit Publik, në
kundërshtim me nenin 19/7, të këtij ligji, dënohen me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë.
2. Në dhënien e masës administrative duhet të mbahen parasysh rrethanat, pasoja dhe roli i zyrtarit
49
në shkelje dhe, në çdo rast, zbatohen dispozitat e Kodit të Procedurave Administrative.
3. Kundër vendimit të Agjencisë së Prokurimit Publik, personat e interesuar mund të bëjnë ankim
në gjykatën kompetente.
4. Autoriteti kontraktor përkatës ka përgje-gjësinë për vjeljen e gjobave të vendosura sipas pikës 1, të
këtij neni.
5. Autoriteti kontraktor përkatës ka detyrimin të informojë Agjencinë e Prokurimit Publik për zbatimin e masave të
vendosura sipas pikës 1, të këtij neni, brenda afatit kohor të përcaktuar prej saj.
Neni 80
Sanksionet për mosbashkëpunim
1. Refuzimi i autoritetit kontraktor për të bashkëpunuar me Komisionin e Prokurimit Publik dhe/ose
Agjencinë e Prokurimit Publik ngarkon me përgjegjësi titullarin e autoritetit kontraktor dhe dënohet nga
këto institucione me gjobë nga 50 000 deri në 1 000 000 lekë.
2. Kundër vendimit të dënimit me gjobë, personat e interesuar mund të bëjnë ankim në gjykatën
kompetente.
Neni 81
Masat disiplinore
(Shtuar pika 3 me vkm nr.797, datë 29.12.2017)
1. Në të gjitha rastet, kur personat përgjegjës nuk dënohen me gjobë sipas pikës 1, të nenit 79, si
dhe në çdo rast tjetër të shkeljes së dispozitave të LPP-së apo këtyre rregullave, APP-ja propozon
dhënien e masave disiplinore ndaj tyre.
2. Në dhënien e masës disiplinore duhet të mbahen parasysh rrethanat, pasoja dhe roli i zyrtarit në
shkelje dhe, në çdo rast, zbatohen dispozitat e Kodit të Procedurave Administrative.
3. Autoriteti kontraktor përkatës ka detyrimin të informojë Agjencinë e Prokurimit Publik për zbatimin e masave të
vendosura sipas pikës 1 të këtij neni, brenda afatit kohor të përcaktuar prej saj.
Neni 82
Përgjegjësia penale
Sanksionet administrative dhe masat disiplinore nuk përjashtojnë përgjegjësinë penale të personit
përgjegjës për shkeljet.
KREU XII
MANUALET DHE TRAJNIMI
Neni 83
Manualet shpjeguese dhe trajnimi
1. APP-ja harton udhëzime dhe manuale shpjeguese për t’u ardhur në ndihmë autoriteteve
kontraktore gjatë kryerjes së veprimtarive të prokurimit.
2. Në fillim të çdo viti, APP-ja, në bazë të të dhënave apo kërkesave të autoriteteve kontraktore,
planifikon nevojat e trajnimit të zyrtarëve të përfshirë në veprimtarinë e prokurimit publik.
3. APP-ja vetë ose në bashkëpunim me institucione të tjera trajnimi dhe formimi profesional, që
kanë ekspertizë në praktikat më të mira të BE-së në fushën e prokurimit, planifikon dhe ndërmerr
trajnimet e nevojshme në funksion të përmirësimit të zbatueshmërisë së LPP, këtyre rregullave dhe
udhëzimeve në procedurat e prokurimit publik në Republikën e Shqipërisë.
50
Dispozita tranzitore
Procedurat e prokurimit të shpallura para hyrjes në fuqi të këtij vendimi të vazhdojnë sipas rregullave
të prokurimit publik, në bazë të të cilave ato janë shpallur.