BASHKIA VLORË_________________________________________________________________________
Njoftim për vende të lira pune
Nё mbёshtetje të Ligjit nr.139/2015, “Pёr vetëqeverisjenvendore”, Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës iRepublikës të Shqipërisë” (i ndryshuar); VKB Nr. 36, date 28.03.2019 “Për Ngritjen e Ndërmarrjes Publike Bashkiake për Menaxhimin e Mbetjeve Urbane tëBashkisë Vlorë”, Bashkia e Vlorës shpall konkursin përplotësimin e vendit vakant për stafin e NdërrmarrjesPublike për Menaxhimin e Mbetjeve Urbane të Bashkisësë Vlorës (MIM Vlorë) si mëposhtë:
• Teknik i Trajtimit të Kullimit/Specialist i ujrave – 1 pozicion
Detyrat Kryesore që do të kryej personi në këtopozicione janë si mëposhtë:
• Raporton dhe merr udhëzime nga Përgjegjësi i sektorit të landfillit dhe është përgjegjës për të siguruar që i gjithë sistemi i trajtimit të kullimit të landfillit të jetë plotësisht funksional; • Mirëmban dhe trajton kullimin sipas standardeve të caktuara dhe të lejuara;
• Operon dhe mirëmban të gjitha pajisjet e lidhura me sistemin e trajtimit të kullimit, duke përfshirë diagnostikimin e riparimet, sipas manualeve të udhëzuesve operative dhe të mirëmbajtjes së prodhuesit;
• Siguron furnizimin e mjaftueshëm me kimikate të vendosura brenda objektit të trajtimit për të trajtuar rrjedhjet dhe mbajtjen në funksion të objektit RO;
• Kryen testime të rregullta funksionale në të gjitha pajisjet edhe gjatë periudhave pa prodhim të kullimit;
• Pastron në mënyrë të rregullt të gjitha linjat e kullimit në vend dhe përgjuesit e ujit të stuhive;
• Koordinon me Mbikëqyrësin e Landfillit për të mbledhur ujërat e përqendruar dhe për t’i riqarkulluar ato në vendin e deponisë përpara se pellgjet e koncentrimit të mbushen;
• Monitoron parashikimin e motit dhe koordinon me stafin e mirëmbajtjes së objektit për të kryer kontrolle dhe procedura para shiut përpara motit të keq;
• Monitoron nivelin e trajtimit të kullimit dhe kryen teste të rregullta të cilësisë për të siguruar që ujërat e shkarkimit janë në përputhje me lejet mjedisore të zonës.
• Monitoron nivelin e rezervuarit të trajtimit të kullimit dhe koordinon me Mbikëqyrësin e Landfillit për të hequr sasinë e tepërt të ujit dhe për ta përdorur në vend.
• Siguron që mostrat e ujit të shkarkimit të mblidhen dhe testohen në baza të rregullta për të siguruar që ujërat e shkarkimit janë në përputhje me lejet mjedisore të zonës.
• Ndërlidhet me operatorin e automjetit cisternë për të mbledhur ujërat e koncentruar dhe për t’i riqarkulluar ato përsëri në vendin e deponisë përpara se të mbushen pellgjet e koncentrimit.
• Kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga eprori.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
• Të zotërojë diplomë në degët: Kimi, Biologji, Mjedis, apo degë të tjera të ngjashme;
• Të ketë përvoja të mëparshme pune preferohet të paktën 1-3 vjet në pozicione të ngjashme në institucione publike apo private;
• Përvojë të mirë për ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë, mirëmbajtjen e pajisjeve, magazinimin, ruajtjen dheadministrimin e tyre.
• Aftësia për të komunikuar në mënyrë efektive me punonjësit, menaxhmentin dhe shitësit për të diagnostikuar riparimet dhe për të porositur materiale për riparim.
• Njohuri të mira për kiminë, proceset kimike dhe trajtimin, përdorimin dhe asgjësimin e sigurt të kimikateve janë thelbësore;
• Njohuri për impiantet e pastrimit të ujit dhe osmozës së kundërt.
• Te punoj në mënyrë logjike dhe sistematike me aftësi të shkëlqyera koordinuese;
• Të ketë aftësi të mira të menaxhimit te kohës dhe aftësi për të zgjidhur problemet dhe për të marrë vendime, si dhe për të ofruar zgjidhje kreative;
• Të jetë fleksibël dhe të ketë aftësi për të menaxhuar ndryshimin;
• Aftësi të mira për të punuar në ekip dhe aftësi të mira komunikimi.
• Leje drejtimi B
• Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a- Jetëshkrim i aplikantit (CV)
b- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
c- Fotokopje të noterizuar diplomës
d- Fotokopje të norterizuar të listës së notave
e- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet qëvërtetojnë eksperiencën në punë);
f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
g- Çertifikata kualifikimi, trajnimi (në rast se ka)
h- Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit.
i- Dëshmi të gjuhëve të huaja (në rast se ka)
Si të aplikoni:
Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këto pozicione, jeni të lutur të dorëzoni dokumentat e cituara më sipër me postë apo drejtpërsëdrejti në Zyrën e Informacionit te Bashkise se Vlorës në adresën: Sheshi “4 Heronjte”, Vlora, ose në adresën elektronike burimenjerezore@vlora.gov.al brenda datës 28 Dhjetor2021 duke specifikuar titullin e pozicionit për të cilin po aplikoni.
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionin të punës nëpërmjet intervistës me gojë; 60 pikë
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme; (CV, kualifikimet, trajnimet etj.) 40 pike
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia e Vlorës do t’i njoftojë kandidatët individualisht në mënyrëelektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) dhe do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe stendat e informimit të publikut të Bashkisë së Vlorë.
Sigurojmë të gjithë aplikantët se aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të lartë dhe sipas ligjit nr.9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin nr.42, datë 22.07.2014 të Republikës së Shqipërisë.