BASHKIA VLORË_________________________________________________________________________
Njoftim për vend të lirë pune
Specialist i Komunikimit dhe PR
Nё mbёshtetje të Ligjit nr.139/2015, “Pёr vetëqeverisjenvendore”, Ligjit nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i punës iRepublikës të Shqipërisë” (i ndryshuar); VKB Nr. 36, date 28.03.2019 “Për Ngritjen e Ndërmarrjes Publike Bashkiake për Menaxhimin e Mbetjeve Urbane tëBashkisë Vlorë”, Bashkia e Vlorës shpall konkursin përplotësimin e vendit vakant për stafin e NdërrmarrjesPublike për Menaxhimin e Mbetjeve Urbane të Bashkisësë Vlorës (MIM Vlorë) si mëposhtë:
• Specialist i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun
Detyrat Kryesore që do të kryej personi në këtëpozicion:
• Përgjegjës për përcjelljen e punës së MIM Vlorë tek palëte jashtme të interesuara (publiku) dhe palët e interesuara së brendshmi duke përfshirë furnitorët, financuesit dhe institucionet qeveritare. • Promovon dhe luan rol në njohjen e synimeve, objektivave, vlerave, arritjeve dhe ndërgjegjësimitmjedisor të MIM Vlora në të gjitha grupet e palëve tëinteresuara.
• Ndihmon në promovimin e edukumit të qytetarëve nësuport të ndryshimeve në shërbimet e mbetjeve.
• Punon ngushtësisht me Drejtorin për të siguruarshpërndarjen e saktë dhe në kohë të informacionit tekpalët e duhura të interesuara.
• Përgjegjës për planifikimin dhe menaxhimin e duhur dhetransparent të buxhetit të PR dhe Komunikimit.
• Ndjek përditësimin dhe publikimin e informacioneve dhe lajmeve në kohë reale në faqen zyrtare Web të instuticionit, dhe web-et e mediave të shkruara, rrjeteve sociale mbi pasqyrimin e inisiativave, aktiviteteve dhe shërbimeve të ofruara nga MIM Vlorë dhe Bashkia.
• Monitoron median vizive dhe te shkruar dhe mban marredheniet me median per pasqyrmin e eventeve te institucionit.
• Punon për dizenjime të banerave, fletepalosje, foto-video sensibilizuese për nismat që ndërmerr ndermarrja për krijimin e vizibilitetit të saj.
• Koordinon aktivitetet me sektorët e tjerë të MIM Vlorë dhe me institucionet e Bashkisë Vlorë, për të bërë të mundur mbarëvajtjen e aktiviteteve të ndryshme;
• Menaxhon në mënyrë efiçente burimet njerëzore dhe materiale të domosdoshme për aktivitetet.
• I propozon Drejtorit të Përgjithshëm masën dhe sasinë e burimeve materiale, financiare dhe njerëzore që nevojiten për realizimin e objektivave dhe misionit të saj dhe MIM Vlorë.
• Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
• Të zotërojë diplomë të nivelit master, në degët: Marketing, shkenca shoqërore, filologjike, IT.
• Të ketë përvoja të mëparshme pune preferohet 3 vjet në fushën e PR dhe marketingut apo aktivitete te ngjashme në mjedise publike apo private;
• Të ketë njohuri mbi proceset e PR dhe Komunikimit, vecanërisht cfarë është e nevojshme për të arritur mbulimin dhe nivelet e kërkuara të komunikimit;
• Aftësi për të shkruar dokumente të qarta, koncize dhe të sakta për publikim;
• Njohuri për platformat kryesore të mediave sociale duke përfshirë Facebook, Twitter, You Tube, etj., përditësimit dhe të përmbajtjes së mediave sociale;
• Njohuri të procesit të prodhimit të shtypit dhe aktiviteteve shoqëruese duke përfshirë dizajnin grafik dhe mbajtjen e faqeve te internetit.
• Aftësi për të punuar në mënyrë proaktive, duke kërkuar dhe maksimizuar të gjitha mundësitë për një angazhim më të gjerë dhe pozitiv me palët e interesuara;
• Aftësia për të folur me siguri në publik;
• Të ketë aftësi të mira profesionale, analitike, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup;
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
• Leje drejtimi e klasit B.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a- Jetëshkrim i aplikantit (CV)
b- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
c- Fotokopje të noterizuar diplomës
d- Fotokopje të norterizuar të listës së notave
e- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet qëvërtetojnë eksperiencën në punë);
f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
g- Çertifikata kualifikimi, trajnimi (në rast se ka)
h- Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit.
i- Dëshmi të gjuhëve të huaja (në rast se ka)
Si të aplikoni:
Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dorëzoni dokumentat e cituara më sipër me postë apo drejtpërsëdrejti në Zyrwn e Informacionit te Bashkise se Vlorës në adresën: Sheshi “4 Heronjte”, Vlora, ose në adresën elektronike burimenjerezore@vlora.gov.al brenda datës 28 Dhjetor2021.
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionin të punës nëpërmjet intervistës me gojë; 60 pikë
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme; (CV, kualifikimet, trajnimet etj.) 40 pike
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia e Vlorës do t’i njoftojë kandidatët individualisht në mënyrëelektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) dhe do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe stendat e informimit të publikut të Bashkisë së Vlorë.
Sigurojmë të gjithë aplikantët se aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të larë dhe sipas ligjit nr.9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin nr.42, datë 22.07.2014 të Republikës së Shqipërisë.