Njoftim për vend të lirë pune

​​BASHKIA VLORË

_________________________________________________________________________

Njoftim për vend të lirë pune

Përgjegjës I Sektorit të Landifillit

mbёshtetje Ligjit nr.139/2015, “Pёr vetëqeverisjenvendore”, Ligjit nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i punës iRepublikës Shqipërisë” (i ndryshuar); VKB Nr. 36, date 28.03.2019 “Për Ngritjen  e  Ndërmarrjes  Publike Bashkiake  për  Menaxhimin  e  Mbetjeve  Urbane  Bashkisë Vlorë”, Bashkia e Vlorës shpall konkursin përplotësimin e vendit  vakant për stafin e NdërrmarrjesPublike për Menaxhimin e Mbetjeve Urbane Bashkisë Vlorës (MIM Vlorë) si mëposhtë:

Përgjegjës i Sektorit të Landfillit

Detyrat Kryesore do kryej personi në këtëpozicion:

Përgjegjës për mbikëqyrjen dhe drejtimin e të gjitha operacioneve sanitare të landfillit, stafit, infrastrukturës dhe pajisjeve.
Siguron funksionimin efektiv, marrjen e masave parandaluese dhe riparimin e pajisjeve për trajtimin e mbetjeve të ngurtadhe mjeteve lëvizëse;
Planifikon dhe koordinon përdorimin sa më efikas të zonave të landfillit për të ruajtur hapësirën e landfillit dhe për të zbutur problemet e kontrollit të trafikut, duke përfshirë vendosjen e lokacioneve ditore të hedhjes së mbeturinave dhe përcaktimin e punës përpara fillimit të ditës dhe siguron që të gjitha rrugët brenda dhe jashtë janë të shënuara qartë;
Planifikon dhe drejton punën e të gjithë punonjësve të angazhuar në asgjësimin e mbetjeve të ngurta dhe aktivitetet e ndërtimit në landfillin sanitar, vlerëson performancën e tyre dhe ofron trajnime dhe zhvillim sipas nevojës.
Mbikëqyr funksionimin e depozitimit të mbetjeve të ngurta në landfillin sanitar dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të deponisë.
Mbikëqyr ndërtimin dhe zhvillimin e qelizave të reja të landfillit, dhe mbylljen dhe mirëmbajtjen e duhur të qelizave të përfunduara.
Planifikon, hulumton dhe rekomandon çështje të ndryshme operacionale që kanë të bëjnë me përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe ofrimin e shërbimeve në deponi.
Përgatit dhe mbikëqyr me saktësi projektimin e zhvillimeve të landfillit, duke përfshirë specifikimet e planeve dhe vlerësimet e ndërtimit në lidhje me zhvillimet e ardhshme të qelizave, gërmimin e materialit mbulues, sistemimin e nxjerrjes së gazit nga landfilli dhe zhvillimin e sistemit të grumbullimit të kullimit;
Përcakton dhe ndjek zbatimin e standardeve të sigurisë;
Koordinohet me komunitetet lokale dhe qëndrore nëse ka ndonjë problem ndotjeje ose shqetësimi publik për menaxhimin e situatave të ndryshme;
Programon punën rutinore sipas nevojës, p.sh., pastrimin e kanalit të kullimit, riparimet e sipërfaqes së landfillit, kalibrimin e urave të peshimit, servisin e pajisjeve të rënda, kontrollin e mbeturinave, mirëmbajtjen e trajtimit të kullimit, zhvillimin e sistemit të gazit të landfillit, etj.
Siguron që nevoja për kushte të veçanta operimi të jetë planifikuar paraprakisht;
Përgatit një sërë raportesh, regjistrash dhe dokumentacioni tjetër të shkruar, dhe përfaqëson ndërmarrjen në një sërë takimesh, eventesh publike, sesione trajnimi, në komitete dhe/ose ngjarje të tjera të lidhura me punën e tij dhe sa herë i kërkohet nga Drejtori i Përgjithshëm;
Takohet sipas nevojës me Menaxherin e Operacioneve për të informuar statusin e operacioneve rutinë dhe çdo çështje të veçantë;
Përgjegjës për menaxhimin, trajnimin e stafit dhe përcaktimin e orareve të punës;
Udhëzon mbikëqyrjen, trajnimin e stafit operacional dhe kryerjen e vlerësimeve të performancës;
Kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga Drejtori i Përgjithshëm.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Të zotërojë diplomë të nivelit bachelor, në degët: inxhinieri ndërtimi, e degë të ngjashme. Diploma e nivelit master përbën avantazh.
Të ketë përvojë të mëparshme pune në menaxhimin e mbetjeve  të paktën 5 vjet në pozicione te ngjashme në institucionepublike apo private;
Eksperiencë të mëparshme në ndërtim, kryesisht ndërtimin e rrugëve apo konstruksione të tjera të ngjashme;
Të jetë fleksibël dhe të ketë aftësi për të menaxhuar situata dinamike;
Të ketë aftësi të forta ndërpersonale dhe aftësi për të punuar mirë si pjesë e një ekipi, si dhe për të menaxhuar kohën dhe njerëzit;
Të ketë aftësi për të zgjidhur problemet dhe për të marrë vendime, si dhe për të ofruar zgjidhje kreative;
Të ketë aftësi të mira profesionale, analitike, organizative, etikë të lartë komunikimi dhe të punës në grup;
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
Leje drejtimit B,C ose D

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a- Jetëshkrim i aplikantit (CV)
b- Fotokopje letërnjoftimit (ID);
c- Fotokopje noterizuar diplomës
d- Fotokopje norterizuar listës notave
e- Fotokopje librezës punës ( gjitha faqet vërtetojnë eksperiencën punë);
f- Vetëdeklarim gjendjes gjyqësore.
g- Çertifikata kualifikimi, trajnimi (në rast se ka)
h- Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit.
i- Dëshmi të gjuhëve të huaja (në rast se ka)

Si të aplikoni:

Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dorëzoni dokumentat e cituara më sipër  me  postë  apo drejtpërsëdrejti në Zyrën e Informacionit te Bashkise se Vlorës në adresën: Sheshi “4 Heronjte”, Vlorë, ose në adresën elektronike burimenjerezore@vlora.gov.al brenda datës 28 Dhjetor2021.

Kandidatët do vlerësohen lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën lidhje me pozicionin punës nëpërmjet intervistës me gojë; 60 pikë

b- Eksperiencën e tyre mëparshme; (CV, kualifikimet, trajnimet etj.) 40 pike

përfundim vlerësimit kandidatëve, Bashkia e Vlorës do t’i njoftojë kandidatët individualisht mënyrëelektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës e-mail) dhe do shpallë fituesin faqen zyrtare dhe stendat e informimit publikut Bashkisë Vlorë.

Sigurojmë gjithë aplikantët se aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të larë dhe sipas ligjit nr.9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin nr.42, datë 22.07.2014 të Republikës së Shqipërisë.

You may also like...