Njoftim për vend të lirë pune

​​BASHKIA VLORË

_________________________________________________________________________

Njoftim për vend të lirë pune

Specialist i Protokollit dhe Asistent I Drejtorit Përgjithshëm

mbёshtetje Ligjit nr.139/2015, “Pёr vetëqeverisjenvendore”, Ligjit nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i punës iRepublikës Shqipërisë” (i ndryshuar); VKB Nr. 36, date 28.03.2019 “Për Ngritjen  e  Ndërmarrjes  Publike Bashkiake  për  Menaxhimin  e  Mbetjeve  Urbane  Bashkisë Vlorë”, Bashkia e Vlorës shpall konkursin përplotësimin e vendit  vakant për stafin e NdërrmarrjesPublike për Menaxhimin e Mbetjeve Urbane Bashkisë Vlorës (MIM Vlorë) si mëposhtë:

Specialist i Protokollit dhe Asistent i Drejtorit

Detyrat Kryesore do kryej personi në këtëpozicion:

Përgjegjës për të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me monitorimin dhe vlerësimin e rezultateve dhe ndekjen e programeve të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm.
Përgjegjës për administrimin e çështjeve të personelit dhe të burimeve njerëzore.
Përgatit  raporte periodike sipas kërkesës së Drejtorit dhe informon eprorët për ecurinë e punës në ndërmarrje.
Përgatit në kohë dhe me cilësi materiale informuese për eprorët, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e detyrave të njësisë organizative.
Ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm në zhvillimin dhe implementimin e procedurave të institucionit.
Mban shënime dhe statistika për praninë e stafit, pushimet dhe mungesat.
Monitoron ndjekjen me përpikëmëri të rregulloreve dhe standardeve të punës.
Sigurohet për respektimin e afateve, përmbushjeve të kontratave dhe standardeve të cilësisë.
Mban axhendën dhe kujdesohet për arranxhimin e të gjitha takimeve dhe telefonatave të Drejtorit.
Mban minutat e takimit dhe proces verbalet përkatëse sa herëqë i kërkohen nga Drejtori.
Përgjigjet tek Drejtori, për përpunimin të gjithë dokumentacionit arkivor që hyn dhe krijohet në institucion.
Siguron respektimin e dispozitave në fuqi, për sigurinë e ruajtjes së dokumentacionit dhe cilësinë e përpunimit te tij në përputhje me standartet bashkëkohore;
Përzgjedh,  përpunon dhe përgatit dokumentat për dorëzim në arkivin shtetëror vendor sipas ligjit 9154, si dhe përgatit dokumentacionin ligjor dhe fizik për asgjësim;
Mban përgjegjësi për administrimin teknik të menaxhimit të informacionit sipas strukturës dhe problematikës.
Realizon proçesin e krijimit të infrastrukturës bazë për zotërimin e informacionit dhe kanalizimin e tij sipas problematikave të paraqitura;
Krijon database-in elektronik me të dhenat që disponon në lidhje me dokumentacionin hyrës dhe dalës.
Siguron zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm të menaxhimit të informacionit të protokoll-arkivës nëpërmjet vlerësimit të rëndësisë së tij (dokumentacionit/shkresës zyrtare), vendosjes së prioriteteve, në mënyrë që çështjet të mund të identifikohen në kohë dhe të kenë përgjigjen/zgjidhjen brenda afatit të caktuar;
Realizon detyrat në përputhje me politikat e institucionit, me standardet administrative dhe proçedurat teknike, si dhe duke mbajtur parasysh praktikat më të mira profesionale.
Personi pergjegjes per perdorimin dhe ruajtjen e vules se institucionit;
Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Të zotërojë diplomë të nivelit bachelor, në degët: shkenca shoqërore, sociale, filologjike apo diplomë të shkollës sëmesme;
Të ketë përvoja të mëparshme pune preferohet 3 vjet në pozicione te ngjashme në institucione publike apo private;
Një kuptim solid të menaxhimit dhe zbatimit të ligjit tëarkivës dhe protokollit;
Qëndrimi mbështetës ndaj proceseve të forcimit të kapaciteteve të stafit;
Aftësi të forta organizative, të punës në grup dhe tëmënaxhimit të stresit;
Aftësi të demonstruara në shkrimin dhe prezantimin e raportit.
Të ketë aftësi të mira profesionale, analitike, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup;
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a- Jetëshkrim i aplikantit (CV)
b- Fotokopje letërnjoftimit (ID);
c- Fotokopje noterizuar diplomës
d- Fotokopje norterizuar listës notave
e- Fotokopje librezës punës ( gjitha faqet vërtetojnë eksperiencën punë);
f- Vetëdeklarim gjendjes gjyqësore.
g- Çertifikata kualifikimi, trajnimi (në rast se ka)
h- Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit.
i- Dëshmi të gjuhëve të huaja (në rast se ka)

Si të aplikoni:

Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dorëzoni dokumentat e cituara më sipër  me  postë  apo drejtpërsëdrejti në Zyrën e Informacionit te Bashkise se Vlorës në adresën: Sheshi “4 Heronjte”, Vlorë, ose në adresën elektronike burimenjerezore@vlora.gov.al brenda datës 28 Dhjetor2021.

Kandidatët do vlerësohen lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën lidhje me pozicionin punës nëpërmjet intervistës me gojë; 60 pikë

b- Eksperiencën e tyre mëparshme; (CV, kualifikimet, trajnimet etj.) 40 pike

përfundim vlerësimit kandidatëve, Bashkia e Vlorës do t’i njoftojë kandidatët individualisht mënyrëelektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës e-mail) dhe do shpallë fituesin faqen zyrtare dhe stendat e informimit publikut Bashkisë Vlorë.

Sigurojmë gjithë aplikantët se aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të larë dhe sipas ligjit nr.9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin nr.42, datë 22.07.2014 të Republikës së Shqipërisë.

You may also like...