NJOFTIM PËR TATIMPAGUESIT
NJOFTIM
Të nderuar tatimpagues!
Drejtoria e të Ardhurave Vendore Bashkia Vlorë,bazuar në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Pwrsistemin e taksave vendore” i ndryshuar, ligjit nr. 9920,datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore nëRepublikën e Shqipërisë” i ndryshuar si dhe Vendimine Këshillit Bashkiak nr. 96, datë 07.12.2023 “Përmiratimin e taksave dhe tarifave vendore në territorin e Bashkisë Vlorë”, ju njofton se:
Në bazë të nenit 23, 68 dhe 69 të ligjit nr. 9920, datë19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, administrata tatimore ka kryervlerësimin tatimor për çdo tatimpagues, njoftimvlerësime të cilat janë përcjellë zyrtarisht nëpwrmjetPostës Shqiptare.
Afati i pagesës për detyrimet tatimore ështëdata 20 prill 2024 miratuar me V.K.B nr. 96, datë07.12.2023
Në rast të mungesës së njoftim vlerësimit, jeni të lutur të paraqiteni pranë Drejtorisë sëtë Ardhurave Vendore për të tërhequrdetyrimet e subjektit tuaj.
Bazuar në nenin 114, të ligjit nr. 9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” indryshuar, Tatimpaguesi, i cili nuk arrin që, brendaafatit të parashikuar për pagesë, të paguajë shumën e detyrimit tatimor, detyrohet të paguajë një gjobë, tëbarabartë me 0,06 për qind të shumës së detyrimit tëpapaguar për çdo ditë, gjatë së cilës pagesa nuk ështëkryer. Në asnjë rast, gjoba nuk llogaritet për njëperiudhë më të gjatë se 365 ditë kalendarike.
Ju faleminderit për kontributin tuaj!
DREJTORIA E TË ARDHURAVE VENDORE
BASHKIA VLORË