NJOFTIM PËR PAGESË DETYRIME TATIMORE
I nderuar taksapagues!
Administrata tatimore e Bashkisë Vlorë, në zbatim të legjislacionit tatimor në Republikën e
Shqipërisë dhe V.K.B-së 79, datë 02.12.2021 “Për disa ndryshime në V.K.B-në nr.88, datë
24.12.2020 Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore në territorin e bashkisë Vlorë” ka
kryer vlerësimin me detyrimet tatimore për cdo person të tatueshëm.
Me anë të këtij njoftimi ju kujtojmë se afati i pagesës së detyrimeve tatimore, sipas
përcaktimeve të vendimit të Këshillit të Bashkisë është data 20 Prill 2022.
Nisur nga kjo, Drejtoria e të Ardhurave Vendore, mbasi ju ka përcjellë zyrtarisht Njoftim
Vlerësimin për detyrimet tatimore, ju rikujton afatin e pagesës datën 20 Prill.
Mospagimi në afat i detyrimit tatimor, detyron subjektin të paguajë kamatvonesë ne 0.06% të
vlerës së detyrimit të papaguar, për cdo ditë vonesë.
Për cdo sqarim që do t’ju duhet, jeni të lutur të komunikoni me specialistet e pranimit sipas
cdo rajoni/njësie administrative, të Drejtorisë së të Ardhurave Vendore, pranë Gjendjes
Civile.
Ju faleminderit për kontributin Tuaj!
Ne lidhje me detyrimet per taksat dhe tarifat vendore per vitin 2022, kliko linkun https://www.vendime.al/…/02/Vendim-nr-79-02.12.2021.pdf
DREJTORIA E TË ARDHURAVE VENDORE
BASHKIA VLORË