NJOFTIM PËR NDARJEN E APARTAMENTEVE TË NDËRTUAR NGA ENTI KOMBËTAR I BANESAVE

NJOFTIM

PËR  NDARJEN E APARTAMENTEVE TË NDËRTUAR NGA

ENTI KOMBËTAR I BANESAVE

 

Në zbatim të ligjit nr.22/2018, datë 03.05.2018 ”Për strehimin social”, të Marrëveshjes së Bashkëpunimit  “Mbi zbatimin e programit për banesat me kosto të ulët në Bashkinë Vlorë” të nënshkruar midis Entit Kombëtar të Banesave dhe Bashkisë Vlorë, si edhe të shkresës Nr.1573prot., datë 08.04.2021 të Entit Kombëtar të Banesave drejtuar Bashkisë Vlorë  “Kërkesë për vënien në dispozicion të listës së familjeve që përfitojnë strehim në dy banesat e ndërtuara në qytetin e Vlorës” ;

Njoftohen familjet dhe individët, që janë regjistruar si të pastrehë pranë Bashkisë Vlorë, për fillimin e proçedurave të ndarjes së dy objekteve me 75 apartamente në lagjen “Kushtrimi”, tek ish-frigoriferi.

Qëllimi i këtij programi është:  Zbutja e problematikave  të strehimit për familjet që kanë aplikuar pranë  Bashkisë Vlorë për  të  përfituar banesë më kosto të ulët BKU,   si një nga prioritetet qeverisë shqiptare për strehimin social në vend.

MATERIAL  INFORMUES  MBI  PROGRAMIN:

Enti Kombëtar i Banesave  gjatë viteve 2019-2021 ka financuar dhe ndërtuar në lagjen “Kushtrimi”, Rajoni Nr.5, Vlorë, në territorin e ish-frigoriferit,   dy objekte banimi me 8 kate dhe 1 kat nëntokë (garazhe), me 75 apartamente gjithsej me  struktura dhe sipërfaqe sipas tabelës së mëposhtme:

Nr. Struktura e apartamentit Sipërfaqja/m2 Numri i apartamenteve
1 1+1 64 26
2 2+1 77,4 11
3 2+1 81 15
4 2+1 81,4 15
5 3+1 94,4 4
6 Garsoniera 47 4
  GJITHSEJ   75

 

Enti Kombëtar i Banesave i sugjeron Bashkisë Vlorë që të miratojë një listë me 75 emra, të ndjekur me një listë rezervë me të paktën 40 emra.

 

 

 

Këto apartamente mund të shiten me këste mujore për 15 vjet me interes 3% në vit, ose me pagesë të menjëhershme, me kosto reale ndërtimi. Për këtë Enti Kombëtar i Banesave ka të miratuara edhe  dy marrëveshje bashkëpunimi me dy banka të nivelit të dytë, BKT dhe ALPHA, me qëllim që dhe qytetarët përfitues mund t’u drejtohen këtyre bankave për të marrë kredi me kushte lehtësuese.

Bazuar në ligjin 22/2018, datë 03.05.2018 “Për strehimin social”  neni 2, pika 45 dhe neni 48 familjet dhe individët që përfitojnë banesë  me kosto të ulët, duhet të plotësojnë kushtin e të ardhurave minimalë dhe maksimalë.  Strukturat e apartamenteve që   përfitojnë këto familje përcaktohen sipas   normave të strehimit  bazuar në aktet nënligjore në fuqi.

Tabela me kufijtë e të ardhurave minimalë dhe maksimalë të përcaktuara sipas numrit të personave në familje dhe strukturat përkatëse të apartamenteve që përfitojnë:

 

 

Struktura e apartamentit

Struktura e familjes

(Numri i personave)

Të ardhurat         minimale mujore (lekë) Të ardhurat maksimale mujore (lekë)
Garsoniera 1 32922 53786
Garsoniera 2 47797 71636
1+1 3 50165 79518
2+1 4 57789 93945
3+1 5-6 66126 103051

 

Kufiri maksimal përbën kriter skualifikues, kurse kufiri minimal një nivel orientues.

Proçedurat dhe afati i aplikimit:

Qytetarët e interesuar do të tërheqin pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun pranë Bashkisë Vlorë  formularin e kërkesës dhe listën e dokumentave  që duhet të plotësojnë, sipas  VKM Nr.384 datë 12/06/2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të proçedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”, ose do t’i shkarkojnë drejtpërdrejt nga ky njoftim në faqen zyrtare të Bashkisë në internet.

Paraqitja e dokumentacionit të plotësuar do të bëhet pranë drejtorisë së mësipërme dhe do të  regjistrohen me  numër protokolli.

Aplikimet do të fillojnë menjëherë me shpalljen e këtij njoftimi dhe do të vazhdojnë 2 muaj.

Struktura përgjegjëse për strehimin pranë Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Investimeve Publike do të ofrojë ndihmë active për plotësimin e formularëve të aplikimit dhe dokumentacionit  për  cilindo aplikues që ka nevojë, duke u kujdesur veçanërisht për individët me aftësi të kufizuar.

Përzgjedhja e aplikimeve

Lista e përfituesëve dhe dokumentacioni përkatës  do të vlerësohen nga komisioni i strehimit të Bashkisë Vlorë mbi bazën e sistemit të pikëzimit.

Miratimi i listës së përfituesëve do të bëhet me Vendim të Këshillit të Bashkisë Vlorë

 

 

 

Dokumentacioni që duhet të paraqesin aplikantët  është si vijon:

  1. Për të dhënat personale të aplikantit:
  2. Çertifikatë e lindjes së aplikantit
  3. Vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore
  4. Për vërtëtimin e kushteve familjare :
  5. Çertifikatë familjare
  6. Vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijët për çiftet e divorcuara
  • Për vërtetimin e kushteve sociale:
  1. Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara
  2. Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar.
  3. Dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë, si rezultat i lirimit të banesave, ish-proë e subjekteve të shpronësuara
  4. Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin emigrant, punëtor emigrant, azilkërkues
  5. Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e policëve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, etj
  6. Urdhër mbrojtje lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje
  7. Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane
  8. Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin
  9. Vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI
  10. Vërtetim me çertifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë
  11. Për vërtetimin e kushteve ekonomike
  12. Vërtetim i të ardhurave neto të familjes, me vërtetim nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune
  13. Dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes
  14. Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar
  15. Vërtetim nga zyra e punësimit të njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë
  16. Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.
  17. Për vërtetimin e kushteve të strehimit
  18. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes dhe nuk kanë kryer asnjë transaksion për tjetërsimin e pronësisë, të paktën 5 vitet e fundit, përveç rastit kur pronësia mbi të ka humbur për shkak të një fatkeqësie, ose force madhore.
  19. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja, apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është nën normat e strehimit në fuqi
  20. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që ka ndryshuar vendbanim për efekt punësimi.
  21. Akt-verifikimi nga njësia vendore për

-banesat rrezik shembje

-rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore

-banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi legalizimit

-vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës

Akti i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale, ose struktura, të cilat klasifikohen si banesë.

 

FORMATI I SISTEMIT TË PIKËZIMIT

  KRITERET E PIKËZIMIT Pikët
1.1 KUSHTET E STREHIMIT Totali 30
A Nuk disponon apartament në pronësi 7
B Banojnë në banesa rrezik shembje 4
C Banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi 4
Ç Kanë ngelur ose rrezikojnë të ngelen të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore ose zbatimit të një vendimi gjyqësor 5
D Familjet e dëbuara apo të nxjerra forcërisht nga banesat e palegalizuara, për shkak të investimeve publike 10
1.2 KUSHTET FAMILJARE Totali 28
A Familje njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë 5
B Persona në pension, që nuk janë strehuar në institucionet e përkujdesjes shoqërore. 3
C Familje me më shumë se katër fëmijë 5
Ç Çiftet me moshë totale  jo më të madhe se 60 vjeç 15
1.3 KUSHTET SOCIALE 22
A Personat me aftësi të kufizuar 3
B Personat me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesit shoqëror deri në 30 vjeç 3
C Emigrant i rikthyer, punëtor emigrant 5
Ç Familje të policëve të rënë në detyrë 5
D Viktima të dhunës në familje 3
E Anëtarë të komunitetit  rom dhe egjiptian 3
1.4 KUSHTET EKONOMIKE 30
A Familje me të ardhura brenda kufijëve të miratuar 30
B Familje me të ardhura jashtë kufijëve 0

 

Shënim: Pikët maksimale që mund të përfitojë një familje janë 100.

You may also like...