NJOFTIM PËR KRYERJEN E PROÇEDURAVE TË PRIVATIZIMIT TË BANESAVE SIPAS VKM NR.179, DATË 26.02.2020

NJ O F T I M PËR KRYERJEN E PROÇEDURAVE TË PRIVATIZIMIT TË BANESAVE SIPAS VKM NR.179, DATË 26.02.2020

” PËR  RREGULLAT, KUSHTET DHE PROÇEDURAT E PRIVATIZIMIT TË BANESAVE QË KANË QENË SUBJEKT I LIGJIT NR.7652, DATË 23.12.1992 “PËR PRIVATIZIMIN E  BANESAVE SHTETËRORE”, DHE I LIGJIT NR.9321, DATË 25.11.2004 “PËR PRIVATIZIMIN E BANESAVE DHE OBJEKTEVE TË KTHYERA NË BANESA TË NDËRTUAR ME FONDET E SHOQËRIVE DHE TË NDËRMARRJEVE SHTETËRORE”

 

Njoftohen qytetarët që posedojnë banesa ose objekte të kthyera në banesa të ndërtuara nga shteti, të cilat vijojnë të jenë në pronësi të shtetit e rezultojnë të paprivatizuara dhe të paregjistruara në regjistrin kadastral të pasurive të paluajtshme, kur këto banesa:

  1. Kanë qenë object privatizimi sipas ligjit nr.7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”, por kanë mbetur pa u privatizuar nga familja që e ka poseduar me kontratë qiraje me ish-ndërmarrjet komunale banesa;
  2. Janë banesa të ndërtuara deri në 31.12.1999 dhe  kanë kanë qenë object privatizimi sipas ligjit nr.9321, datë 25.11.2004 “Për privatizimin e banesave dhe objekteve, të kthyera në banesa me fondet e  shoqërive dhe ndërmarrjeve shtetërore”,

të paraqesin brenda 60 ditëve kërkesën për fillimin e proçedurave të privatizimit  të banesës pranë Bashkisë Vlorë nga:

  1. Subjekti i pajisur me autorizim nga organet kompetente, ose në rast vdekjeje të trashëgimtarëve të tij;
  2. Çdo person i autorizuar me prokurë nga subjekti i përcaktuar më lart.

Kërkesa duhet të përmbajë :

  1. Të dhënat personale të subjektit kërkues
  2. Të dhënat lidhur me banesën ose objektin e kthyer në banesë
  3. Datën e kërkesës dhe nënshkrimin e kërkuesit

Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kontrata e qirasë, akti i dhënies dhe i marrjes në dorëzim të banesës nga ish-ndërmarrja komunale banesa, ose autorizim nga ish-organet administrative publikeqë e kanë strehuar në atë banesë
  2. Çertifikatë familjare e datës 1.12.1992 dhe çertifikatë aktuale familjare
  3. Dëshmi e trashëgimisë, nëse ka ndërruar jetë subjekti i pajisur me autorizim
  4. Prokurë nëse personi është ngarkuar për të kryer veprimet nga subjekti i pajisur me autorizim
  5. Document identifikimi i kërkuesit

Shënim:

1.Dokumentat e listës së mësipërme, që sigurohen nga portali elektronik e-Albania, do të sigurohen nga vetë Bashkia Vlorë

  1. Privatizimi sipas këtij vendimi ka afat deri 2(dy)vjet nga hyrja në fuqi e tij.
  2. Subjekti humbet të drejtën për të kërkuar privatizimin e banesës, në të cilën është strehuar, kur:

-nuk depoziton kërkesën

-nuk depoziton dokumentacionin e përcaktuar

-refuzon që të paguajë vlerën e privatizimit të banesës

 

You may also like...