NJOFTIM PER KREDINE E BUTE NGA BASHKIA VLORE

PËR  ZBATIMIN  E  PROGRAMIT  TË  BANESAVE  ME  KOSTO  TË  ULËT, NËPËRMJET SUBVENCIONIMIT TË INTERESAVE TË  KREDIVE  NGA  BUXHETI  I BASHKISË  VLORË

 

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Bashkisë  Nr.19,  datë 25. 02. 2021 “”Për disa ndryshime në Vendimin e Këshillit të Bashkisë nr.109, datë 18.10.2018 “Për miratimin dhe zbatimin e programit të banesave me kosto të ulët, nëpërmjet kredive me kushte lehtësuese nga buxheti i Bashkisë Vlorë””, njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar të paraqesin aplikimet e tyre për të përfituar nga  “Programi  i banesave me kosto të ulët, nëpërmjet kredive me kushte lehtësuese nga buxheti i Bashkisë Vlorë” .

Qëllimi i këtij programi është :

Angazhimi i Bashkisë Vlorë  të kontribuojë me buxhetin e saj në programin e banesave me kosto të ulët , me anë të subvencionimit të interesave të kredive, duke ofruar  mundësinë e blerjes dhe të pronësisë së banesave , me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

 

 MATERIAL  INFORMUES

KUSHTET E KREDITIMIT:

Raiffeisen Bank

-Monedha e kreditimit :                                   Lek

-Afati maksimal i kredisë:                    30 vjet

-Norma e interesit :                              3%

-Shuma e kredisë në raport

me vlerën e banesës:                            80%

-Lloji i kolateralit:                                Pasuria e patundshme që do të blihet

 

Interesi i kredisë:                    Kontrata e kredisë që do të lidhë qytetari do të jetë me interes fiks për pjesën që i takon qytetarit deri në 3%, ndërsa luhatjet mbi këtë normë interesi do të jenë në ngarkim të Bashkisë Vlorë.

Kohëzgjatja e kredisë:           Kohëzgjatja e kredisë është në varësi të moshës së aplikantit dhe përcaktohet rast pas rasti nga banka

Të ardhurat e familjeve:        Niveli maksimal dhe minimal i të ardhurave të familjeve sipas strukturës së apartamentit që ato përfitojnë dhe  kufiri maksimal i kredisë   është si vijon në tabelë:

 

 

Nr. Numri përfituesëve Struktura e familjes Struktura e apartamentit Kufiri maksimal i kredisë Niveli minimal i të ardhurave Niveli maksimal i të ardhurave
1  

 

185

2 garsoniera 3,090,000 26,000 70,565
2 3 1+1 3,708,000 26,055 84.497
3 4 2+1 4,326,000 30,398 94,119
4 5-6 3+1 5,253,000 36,911 103,741

 

Kategorizimi i familjeve që përfitojnë banesë me kosto të ulët, nëpërmjet kredisë me kushte lehtësuese

 

Përfitojnë banesë me kosto të ulët, nëpërmjet subvencionit të interesave të kredive;

  1. Familjet apo individët që në kohën e paraqitjes së kërkesës nuk kanë pasur në pronësi një banesë të paktën 5 vitet e fundit

 

  1. Familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit

 

 

  1. Familjet e dëbuara apo të nxjerra forcërisht nga banesat e palegalizuara për efekt të zbatimit të planeve rregulluese

 

  1. Bëjnë pjesë në një nga pikat 1,2,3 dhe kanë të ardhura brenda kufijëve të përcaktuar sipas akteve ligjore (shih tabelën përkatëse)

-Përparësi do të kenë;

  1. Individët e rinj dhe familjet që kanë në përbërje një çift të ri,

2.Familjet e mesme, duke patur parasysh që në fund të kredisë mosha e aplikantëve të mos jetë më shumë se 65 vjeç,

për shkak se;

-Programi ka ndikim të gjatë në kohë,

-Mund ta përballojnë masën e kredisë  për shkak të moshës dhe nivelit të të ardhurave që mund të disponojnë.

 

Shënim:   Ky program për vetë specifikën që ka  nuk është për familje në nevojë, të papunë, me probleme sociale, por për familje me prindër të aftë për punë.

 

Afatet e aplikimit

Aplikimet do të fillojnë në datën e publikimit të këtij njoftimi dhe do të vazhdojnë për një periudhë 2-mujore.

 

Aplikimi përfshin tërheqjen pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun;

  1. Të formularit nr.1 “Kërkesa për të përfituar nga programet e strehimit social”
  2. Listës së dokumentave që duhet të plotësojnë aplikantët për të përfituar nga projekti i kreditimit të lehtësuar.
  3. Struktura përgjegjëse për strehimin do të ofrojë ndihmë active për plotësimin e formularëve të aplikimit dhe dokumentacionit  për  cilindo aplikues që ka nevojë, duke u kujdesur veçanërisht për individët me aftësi të kufizuar.
  4. Mbas plotësimit të dokumentacionit aplikantët do ta regjistrojnë dhe dorëzojnë atë pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun.

 

Përzgjedhja e aplikimeve

Lista e përfituesëve dhe dokumentacioni përkatës  do të vlerësohen nga komisioni i strehimit të Bashkisë Vlorë mbi bazën e sistemit të pikëzimit.

Sistemi i pikëzimit

Nëse do të ketë aplikime më shumë se numri i kredive, klasifikimi  familjeve përfituese do të bëhet sipas sistemit të pikëzimit.

Miratimi i listës së përfituesëve do të bëhet me Vendim të Këshillit të Bashkisë Vlorë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dokumentacioni që duhet të paraqesin aplikantët  është si vijon:

 

  1. Për të dhënat personale të aplikantit:
  2. Çertifikatë e lindjes së aplikantit
  3. Vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore

 

  1. Për vërtëtimin e kushteve familjare :
  2. Çertifikatë familjare
  3. Vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijët për çiftet e divorcuara

 

  • Për vërtetimin e kushteve sociale:
  1. Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara
  2. Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar
  3. Dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë, si rezultat i lirimit të banesave, ish-proë e subjekteve të shpronësuara
  4. Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin emigrant, punëtor emigrant,, azilkërkues
  5. Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e policëve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, etj
  6. Urdhër mbrojtje lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje
  7. Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane
  8. Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin
  9. Vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI
  10. Vërtetim me çertifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë
  11. Për vërtetimin e kushteve ekonomike
  12. Vërtetim I të ardhurave neto të familjes, me vërtetim nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune
  13. Dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes
  14. Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar
  15. Vërtetim nga zyra e punësimit të njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë
  16. Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.
  17. Për vërtetimin e kushteve të strehimit
  18. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes
  19. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja, apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është nën normat e strehimit në fuqi
  20. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që ka ndryshuar vendbanim për efekt punësimi.
  21. Akt-verifikimi nga njësia vendore për

-banesat rrezik shembje

-rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore

-banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi legalizimit

-vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës

Akti i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale, ose struktura, të cilat klasifikohen si banesë.

 

 

You may also like...