NJOFTIM PËR DËGJESË PUBLIKE

_________________________________ _________________________________

R E P U B L I K A E SH Q I P Ë R I S Ë
BASHKIA VLORË
NJOFTIM PËR DËGJESË PUBLIKE

Nr. __________prot. Vlorë, më _____._____2024

Titulli i Konsultimi “ Për miratimin e planit të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike për
Bashkinë Vlorë”.

Sqarime për konsultim:
Bazuar në Ligjin Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore, Neni 26, si edhe Ligjit nr.
155/2020 “Për ndryshimet klimatike”, Neni 23/ pika ë. Bashkia Vlorë do të hartojë dhe zhvillojë
politika dhe masa përshtatëse për të zvogëluar rrezikun dhe pasojat e ndryshimeve të klimës.
Vlerësimi i riskut klimatik për Bashkinë Vlorë është kryer për pesë fusha prioritare sektoriale,
bujqësinë, turizimin, energjinë, transportin dhe zhvillimin urban.
Koha dhe Vendi i Konsultimit:
Konsultimi do të organizohet ditën e Premte, me datë 16.08.2024, ora 18:30, për gjithë qytetarët
e qytetit të Vlorës, në pallatin e Kulturës “Labëria”.
Pjesëmarrës në konsultim: Nga ana e Bashkisë:
Nënkryetare dhe Administrata e Bashkisë si dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak.
Nga Komuniteti:
Banorët e Bashkisë dhe grupet e interesit.
Forma e Konsultimit:
Tërheqja e mendimit të qytetarëve ose të interesuarve të pranishëm ndëpërmjet diskutimeve dhe
pyetjeve, opinioneve dhe rekomandimeve dhe paraqitja e tyre në funksion të mbledhjes së
Këshillit të Bashkisë për vendimarrje.
KRYETAR
Ermal Dredha

You may also like...