NJOFTIM PER DEGJESAT PUBLIKE PER PBA 2025-2027
- Miratimi i draftit të projektbuxhetit afatmesëm është një vendim i rëndësishëm që merret nga Këshilli i Bashkisë, pasi përcakton fondet që do të përdoren për të gjitha shërbimet / funksionet e ushtruara nga Bashkia dhe performancën e tyre. Këshilli i Bashkisë duhet të sigurohet që fondet publike shkojnë për përmirësimin e shërbimeve që ofrohen nga Bashkia për komunitetin dhe adresojnë nevojat e tyre, brenda kapaciteteve financuese të Bashkisë. Për këtë, Këshilli i Bashkisë do të organizojë këtë konsultim publik për të marrë mendimin dhe sugjerimet e qytetarëve mbi draftin e buxhetit afatmesëm 2025-2027.
Grupet që do të konsultohen:
Banorët e qytetit të Vlorës, të njësive administrative Orikum, Qendër, Novoselë dhe Shushicë, Shoqata e biznesit me perfaqësues nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, OJF dhe Media, Kryetarët e Fshatrave dhe Ndërlidhësit Komunitarë etj.
Nr | Aktiviteti | Data | Vendi | Ora | Mënyra | Forma |
1 | Rajoni 1 | 09.09.2024 | Bar Hallowen | 10.00 | Takim publik | Bisedë |
2 | Rajoni 2 | 10.09.2024 | Pallati i Kulturës | 10.00 | Takim publik | Bisedë |
3 | Rajoni 3 | 11.09.2024 | Pallati i Kulturës | 10.00 | Takim publik | Bisedë |
4 | Rajoni 4 | 12.09.2024 | Bar Relax | 10.00 | Takim publik | Bisedë |
5 | Rajoni 5 | 13.09.2024 | Bar 8 Nëntori | 10.00 | Takim publik | Bisedë |
6 | Njësia Administrative Orikum | 09.09.2024 | Në ambjentet e NjA | 17.00 | Takim publik | Bisedë |
7 | Njësia Administrative Shushicë | 10.09.2024 | Në ambjentet e NjA | 17.00 | Takim publik | Bisedë |
8 | Njësia Administrative Novoselë | 11.09.2024 | Në ambjentet e NjA | 17.00 | Takim publik | Bisedë |
9 | Njësia Administrative Qendër | 12.09.2024 | Në ambjentet e NjA | 17.00 | Takim publik | Bisedë |