Njoftim për bursat 2018-2019

NJOFTIM

 Bashkia Vlorë  njofton studentët  që ndjekin  studimet në vitin e parë në  institucionet e larta arsimore publike se  mund të përfitojnë bursë në rast se plotësojnë kriteret   si studentë  në nevojë :

Studentë në nevojë konsiderohen:

  1. Sipas kriterit ekonomik:

1) Studentët që ndjekin studimet në largësinë mbi 10 (dhjetë) km nga vendbanimi i përhershëm i tyre, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore;

2) Secili nga studentët, i cili rezulton bashkëshort me fëmijë, dhe kur familja e tij trajtohet me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore;

3) Studentët që janë persona me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punës, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.

  1. Jashtë kriterit ekonomik: 

1) Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit;

2) Studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë;

3) Studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror;

4) Studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.

5) Studentët regjistruar në vitin e parë , në ciklin e parë të studimeve , në programet e studimit  në fushën e mësuesisë , te cilët duhet të përmbushin  kriterin e notës mesatare 9 ( nëntë ) deri në  10 ( dhjetë ) , e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë, përfshirë edhe rezultatet e provimeve të Matures Shtetërore.

Për sqarime të mëtejshme paraqituni pranë zyrës së arsimit në Bashki.

Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentave është   21 dhjetor  2018.

You may also like...