NJOFTIM

NJOFTIM

Të nderuar taksapagues,

Drejtoria e të Ardhurave Vendore Bashkia Vlorë, bazuar në Ligjin nr. 9632, datë  30.10.2006  “Per sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar si dhe Vendimit nr.88, datë , 24.12.2020 “Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore në territorin e Bashkisë Vlorë” të Këshillit të Bashkisë Vlorë, njofton të gjitha bizneset se duhet të likujdojnë detyrimet ndaj bashkisë Vlorë. Sipas afateve të pagesave, miratuar me V.K.B 88, datë 20.12.2020 rikujtojmë se afati i pagesës për taksën e fjetjes në hotel dhe tarifën e hapësirës publike është data 20 shtator 2021.

Mbas përfundimit të këtij afati do të vijohet aksioni për lirimin e hapësirës publike që përdoret për qëllime biznesi, për të gjitha subjektet që do të rezultojnë debitorë mbas datës 20 shtator 2021.

Ju faleminderit për kontributin tuaj,

DREJTORIA E TË ARDHURAVE VENDORE

BASHKIA VLORË

You may also like...