Njoftim!

Bashkia ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar pasojat që mund të shkaktohen nga përkeqësimi i kushteve të motit.
Deri tani situata në të gjithë territorin e Bashkisë është normale, pavarësisht uljes së theksuar të temperaturave dhe reshjeve të dëborës që u shfaqën gjatë orëve të para të mëngjesit. Por, megjithë këtë, masat që po merren janë të plota dhe të koordinuara. Aktualisht, të gjitha strukturat në varësi të Bashkisë janë në gjendje gatishmërie të plotë. Në orët e paradites u mblodh Shtabi i Emergjancave në një takim të jashtëzakonshëm, ku u përcaktuan të gjitha detyrat për çdo strukturë. Në bashkëpunim me OSHEE u përcaktuan masat e nevojshme për të garantuar furnizimin e nevojshëm me energji elektrike, ndërkohë që u theksua se, deri tani ky furnizim ka qenë normal dhe pa ndërprerje. Po ashtu, Ndërmarrja e Ujësjellësit, ka marrë masat e duhura për të garantuar furnizimin normal me ujë të pijshëm.
Nga ana tjetër, po mbahen në vëzhgim të gjitha akset rrugore, brenda dhe jashtë qytetit, për të parandaluar situata emergjente në rastet e shfaqjes së ngricave. Përkeqësimi i pritshëm i kushteve të motit në ditët në vijim dhe ulja e mëtejshme e vlerave të temperaturave, ka shtruar nevojën e koordinimit të veprimeve mes Policisë Bashkiake dhe asaj të Shtetit, për të ndërhyrë në kohë dhe me mënyrat e duhura. Për këtë, është siguruar një sasi e konsideruar kripe, e mjaftueshme për të normalizuar situatën në rastet e pranisë së ngricave dhe akullit në rrugë.

You may also like...