NJ O F T I M PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT TË BANESAVE ME KOSTO TË ULËT, NËPËRMJET SUBVENCIONIMIT TË INTERESAVE TË KREDIVE NGA BUXHETI I SHTETIT
NJ O F T I M
PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT TË BANESAVE ME KOSTO TË ULËT, NËPËRMJET SUBVENCIONIMIT TË INTERESAVE TË KREDIVE NGA BUXHETI I SHTETIT
Në zbatim të ligjit nr.22/2018 datë 03.05.2018 “Për strehimin social”, neni 44, 47, 48, të VKM Nr.453 datë 03.07.2019 ” Për masën e subvencionimit të interesave të kredisë dhe proçedurën e dhënise së tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët, me kredi të lehtësuar nga shteti”, të VKM Nr.384 datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e proçedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”, Bashkia Vlorë njofton zbatimin e programit të banesave me kosto të ulët, nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredisë nga buxheti I shtetit.
Familjet /individët që do të përfitojnë nga zbatimi I këtij programi do të përfitojnë kredi me interes jo më të lartë se 3% në vit.
Programi I subvencionimit të interesave të kredive do të targetojë familje/individë, që nuk disponojnë banesë në pronësi. Përparësi në përzgjedhje do të kenë:
-çiftet e reja dhe të rinj me moshë jo më të madhe se 35vjeç,
-individë/familje të minoritetit rom dhe egjiptian,
-gra kryefamiljare, gra të dhunuara.
Përparësitë e sipërcaktuara nuk përjashtojnë individë a familje që nuk bëjnë pjesë në këto grupe.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë përzgjedhjen e bankave, që do të menaxhojnë projektin për kreditimin e familjeve që përftitojnë banesë me kosto të ulët nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredisë nga buxheti I shtetit dhe, konkretisht:
-Banka Raiffeisen
-Banka Kombëtare Tregtare
-Banka Intesa Sanpaolo
Çdo individ/familje mund ti drejtohet të treja bankave për të marrë ofertën që I përshtatet më mirë kushteve të tij/saja dhe më pas të vijojë me bankën që përzgjedh vetë.
Në vitin e parë në Bashkinë e Vlorës do të mund të trajtohen rreth 140 familje/individë.
Vlerat maksimale të kredisë për struktura të ndryshme të apartamenteve që përfitojnë familjet janë si vijon:
Nr | Qyteti | Nr.përfituesëve | Struktura e familjes
(Nr.persona) |
Struktura e apartamentit | Kufiri maksimal kredisë/familje | Të ardhurat maksimale mujore/shpenzimet mes. muj.për konsum |
Vlorë |
140 |
2 |
Garsonierë |
3,090,000 |
50312 |
|
3 |
1+1 |
3,708,000 |
60245 |
|||
4 |
2+1 |
4,326,000 |
67106 |
|||
5-6 |
3+1 |
5,253,000 |
73966 |
MATERIAL INFORMUES
Kushtet e kreditimit:
I.Banka Kombëtare Tregtare
-Monedha e kreditimit: lek
-Afati maksimal I kredisë: 420 muaj
-Norma e interesit: Bono Thesari 12 mujore+1,45%
-Komisioni I disbursimit: 1%
-Shuma e kredisë në raport
me vlerën e banesës : 80%
-Lloji I kolateralit të pranuar: pasuria e patundshme që do të blihet
- Intesa Sanpaolo Bank
-Monedha e kreditimit: lek
-Afati maksimal I kredisë: 360 muaj
-Norma e interesit: Bono Thesari 12 mujore+0,5%, por jo më pak se 2%
-Komisioni I disbursimit: 0%
-Shuma e kredisë në raport
me vlerën e banesës : 85%
-Lloji I kolateralit të pranuar: pasuria e patundshme që do të blihet
III. Raiffeisen Bank
-Monedha e kreditimit: lek
-Afati maksimal I kredisë: 360 muaj
-Norma e interesit: Tribor 12 –mujor, por jo më pak se 3%
-Komisioni I disbursimit: 0%
-Shuma e kredisë në raport
me vlerën e banesës : 80%
-Lloji I kolateralit të pranuar: pasuria e patundshme që do të blihet
Interesi I kredisë
Kontrata e kredisë që do të lidhë qytetari do të jetë do të jetë me interes fiks për pjeën që I takon qytetarit deri në 3%, ndërsa luhatjet mbi këtë normë interesi janë në ngarkim të buxhetit të shtetit.
Kohëzgjatja e kredisë
Kohëzgjatja e kredisë është në varësi të moshës së aplikantit dhe përcaktohet rast pas rasti nga banka.
Të ardhurat e familjeve
Aplikantët duhet të plotësojnë kufirin maksimal të të ardhurave, I cili përbën kriter skualifikues. Niveli minimal I të ardhurave do të përcaktohet rast pas rasti nga bankat.
Niveli maksimal I të ardhurave të familjeve sipas strukturës së apartamentit që ato përfitojnë jepet në tabelën bashkëlidhur, I cili bazohet në të dhënt e përditësuara mbi nivelin mesatar të konsumit për qarkun Vlorë, sipas strukturave të familjeve të përcaktuara nga INSTAT për vitin 2017.
1 |
NJEF/ Numri I personave në familje |
1 |
2 |
3 |
4 |
5-6 |
2 |
Shpenzimet mesatare mujore për konsum |
26930 |
50312 |
60245 |
67106 |
73966 |
Afatet e aplikimit
Aplikimet do të fillojnë në datën e publikimit të këtij njoftimi dhe do të vazhdojnë për një periudhë 2-mujore.
Aplikimi përfshin tërheqjen pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun;
- Të formularit nr.1 “Kërkesa për të përfituar nga programet e strehimit social”
- Listës së dokumentave që duhet të plotësojnë aplikantët për të përfituar nga projekti I kreditimit të lehtësuar.
- Struktura përgjegjëse për strehimin do të ofrojë ndihmë active për plotësimin e formularëve të aplikimit dhe dokumentacionit për cilindo aplikues që ka nevojë, duke u kujdesur veçanërisht për individët me aftësi të kufizuar.
- Mbas plotësimit të dokumentacionit aplikantët do ta regjistrojnë dhe dorëzojnë atë pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun.
Përzgjedhja e aplikimeve
Lista e përfituesëve dhe dokumentacioni përkatës do të vlerësohen nga komisioni I strehimit të Bashkisë Vlorë mbi bazën e sistemit të pikëzimit.
Miratimi I listës së përfituesëve do të bëhet me Vendim të Këshillit të Bashkisë Vlorë
Sistemi I pikëzimit
Klasifikimi I familjeve përfituese do të bëhet sipas sistemit të pikëzimit.
Dokumentacioni që duhet të paraqesin aplikantët është si vijon:
- Për të dhënat personale të aplikantit:
- Çertifikatë e lindjes së aplikantit
- Vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore
- Për vërtëtimin e kushteve familjare :
- Çertifikatë familjare
- Vendim I gjykatës që I lë në ngarkim fëmijët për çiftet e divorcuara
- Për vërtetimin e kushteve sociale:
- Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara
- Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar
- Dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë, si rezultat i lirimit të banesave, ish-proë e subjekteve të shpronësuara
- Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin emigrant, punëtor emigrant,, azilkërkues
- Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e policëve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, etj
- Urdhër mbrojtje lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje
- Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane
- Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin
- Vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI
- Vërtetim me çertifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë
- Për vërtetimin e kushteve ekonomike
- Vërtetim I të ardhurave neto të familjes, me vërtetim nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune
- Dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes
- Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar
- Vërtetim nga zyra e punësimit të njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë
- Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.
- Për vërtetimin e kushteve të strehimit
- Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes
- Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja, apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është nën normat e strehimit në fuqi
- Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që ka ndryshuar vendbanim për efekt punësimi.
- Akt-verifikimi nga njësia vendore për
-banesat rrezik shembje
-rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore
-banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi legalizimit
-vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës
Akti i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale, ose struktura, të cilat klasifikohen si banesë.