Miratimin dhe zbatimin e programit të banesave me kosto të ulët, nëpërmjet kredive me kushte lehtësuese nga buxheti i bashkisë Vlorë
Në mbledhjen e sotme te Këshillit Bashkiak u miratua me vota unanime projekt/vendimi mbi “Miratimin dhe zbatimin e programit të banesave me kosto të ulët, nëpërmjet kredive me kushte lehtësuese nga buxheti i bashkisë Vlorë”.
Ky projekt/vendim ka për qëllim të mbështesë të gjitha ciftet e reja, që nuk kanë mundësi të blejnë vetë banesë dhe tashmë me ndërmjetësimin e bashkisë Vlorë do të përfitojnë një kredi me kushte lehtësuese.
Nga ky projekt/vendim do kenë mundësi të përfitojne rreth 250 familje te reja, ndërsa mbështetja do të ofrohet në rastet kur njëri prej familjarëve është i punësuar. Përjashtohen nga ky projekt/vendim ato familje që në 20 vitet e fundit janë në procesin e legalizimit të një prone