Meraviglioso
“Meraviglioso” ashtu si titulli ishte koncerti mbrëmë në teatrin “Petro Marko” në Vlorë. Salla si përherë mbushur plot me dashamirës shoqëroi me duartrokitje dhe me koreografi kryeveprat e muzikës italiane dhe botërore duke krijuar një atmosferë festash plot emocion . Caruso, Azzurro, Perdere L’amore, Con te partiro, La vita è bella, etj u shoqëruan me ritëm nga publiku vlonjat.
Në këtë mbrëmje u dorëzuan çmimi“ Vela Latina” 2018 dhënë nga Bashkia e Galipolit ( Ita ) për Kryetarin e Bashkisë z. Dritan Leli . Ai u nderua për mbështetjen e aktiviteteve dhe veprimtarive që synojnë mbrojtjen dhe rritjen e mjedisit dhe natyrës, si dhe kulturën shqiptare; me hapje dhe disponueshmëri edhe përtej kufirit, për shkëmbimet kulturore dhe ekonomike në emër të miqësisë dhe në interes të popujve.
Gjithashtu nje cmim u dha dhe per kompozitorin Aulon Naci.
Çmimet u dhanë në eventin e Javës së Kulturës së Detit mbajtur në Galipoli nga bashkia e Galipolit dhe Regione Puglia.
Koncerti u zhvillua nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë ne Vlorë mbështetur nga bizneset Italiane që operojnë në Qytet në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë.
Orkestra e ftuar “Terra del Sole” së bashku me “Virtuozët e Vlorës” nën drejtimin e M* Enrico Tricarico dhe solistët vokalist së bashku dhuruan një mbrëmje “Gala” në pragë festash.