Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve të Ngurta të Rajonit të Vlorës
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E PRONAVE PUBLIKE DHE MENAXHIMIT TË ASETEVE
Nr._______ prot Vlorë, më _______2020
Lënda:Njoftim
Në kuadër të marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe KFË Frankfurt am Main për programin “Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve të Ngurta të Rajonit të Vlorës”, publikuar ne Fletoren Zyrtare me datë 22 Maj 2017, Bashkia Vlore në rolin e përfituesit, ka plotësuar dosjen për shpronësim sipas ligjit Nr.8561 datë 22.12.1999 për “ Shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”.
Për vijimësinë e këtij investimi, brenda 5 ditëve paraqituni pranë Njësisë Administrative Qendër, për depozitimin e dokumentacionit që dispononi, në mënyrë që Bashkia Vlorë të hartoje dosjen dhe përcjelljen e saj në ZVRPP Vlorë, për pajisjen me Çertifikatë Për Vërtetim Pronësie, për ti hapur rrugë zbatimit të projektit “Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve të Ngurta të Rajonit të Vlorës”.
KRYETARI
Dritan Leli
Miratoi :S.Haxhiraj
Koncept.A.Xhema
Bashkelidhur tabela per zonat e prekura :
Kliko per te shkarkuar dokumentin.