Mbledhja e Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qendrore dhe Vetëqeverisjes Vendore
Në Mbledhjen e Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qendrore dhe Vetëqeverisjes Vendore i cili mbështetet nga Këshilli i Evropës, Qeveria e Zvicrës dhe USAID , ku bashkia Vlorë do të vijojë të jetë një partner i rëndësishëm sa i përket planit të veprimit për një turizëm të qëndrueshëm i prezantuar nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi në Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit 2019-2023.
I pranishëm Ambasadori i Bashkimit Europian z.Luigi Soreca shprehu mbështetjen e tij për zbatimin e Srategjisë për një Turizëm te Qëndrueshëm si një komponent i rëndësishëm në rrugën e Shqipërise Evropiane, ndërsa gjatë prezantimit te kësaj Strategjie ministri Klosi vecoi në fjalën e tij qytetin e Vlorës, duke theksuar rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve dhe për këtë padyshim një falenderim i vecantë , për përkushtimin maksimal, shkon për kryetarin e bashkisë Dritan Leli, tha Klosi.