Mbi sherbimet qe ofron Bashkia

Njësitë e vetëqeverisjes vendore ofrojnë shërbime publike, në përputhje me funksionet e caktuara me
ligj, duke përdorur instrumente të përshtatshme për të siguruar aksesin, cilësinë, sasinë dhe koston e
përballueshme nga të gjithë.
2. Mënyrat dhe kushtet për ushtrimin e shërbimeve publike, kur nuk janë përcaktuar në mënyrë
specifike nga legjislacioni në fuqi, përcaktohen nga vetë njësitë e vetëqeverisjes vendore.
Instrumentet për administrimin e shërbimeve publike
1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore sigurojnë dhënien e shërbimeve publike, nëpërmjet një ose më
shumë instrumenteve të mëposhtme:
a) njësive organizative të veta, që janë pjesë e strukturës administrative të njësisë vendore;
b) ndërmarrjeve për shërbimet publike, sipas legjislacionit në fuqi;
c) kontraktimit të dhënies së shërbimeve me palë të treta;
ç) përdorimit të instrumenteve të përshtatshme të partneritetit publik dhe privat, sipas legjislacionit në
fuqi;
d) krijimit të shoqërive tregtare në pronësi apo bashkëpronësi të njësisë vendore, sipas legjislacionit
në fuqi.
2. Në çdo rast, pavarësisht nga instrumenti i përzgjedhur, njësia vendore do të jetë përgjegjëse për:
a) hartimin dhe vendosjen e një sistemi administrimi të performancës së shërbimit, bazuar mbi
standarde vendore dhe/ose standarde minimale kombëtare;
b) hartimin dhe vendosjen e një sistemi treguesish, përfshirë edhe aspektin gjinor për matjen e
performancës;
c) krijimin e një njësie të posaçme në strukturën e njësisë së vetëqeverisjes vendore, e cila do të jetë
përgjegjëse për prezantimin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e performancës e të shërbimit, përfshirë
edhe aspektin gjinor.
3. Njësia e vetëqeverisjes vendore mund të ofrojë mbështetje financiare për ndërmarrjet bashkiake
për shërbimet publike dhe/ose për shoqëritë tregtare me kapital të njësisë së vetëqeverisjes vendore,
fusha e veprimit të së cilës lidhet me dhënien e një shërbimi publik që është përgjegjësi e kësaj njësie.