LIGJ Nr. 115/2014 PËR NDARJEN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE TË NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

LIGJ
Nr. 115/2014
PËR NDARJEN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE TË NJËSIVE TË
QEVERISJES VENDORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronja f, 83, pika 1, dhe 108, pika 2, të
Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I :
Neni 1
1. Njësitë e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë janë:
a) bashki – 61
b) qarqe – 12
2. Ndarjet administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore, sipas pikës
1 të këtij neni, përcaktohen nga ky ligj.
Neni 2
Emërtimi, shtrirja territoriale, kufijtë, qendra, njësitë administrative përbërëse të
çdo njësie të qeverisjes vendore dhe nënndarjet e tyre janë të përcaktuara në hartat dhe
në tabelat bashkëlidhur këtij ligji dhe që janë pjesë përbërëse e tij.
Neni 3
1. Organet e njësive të qeverisjes vendore, të konstituuara pas zgjedhjeve
vendore të vitit 2011 dhe me juridiksion territorial sipas ndarjes administrativoterritoriale,
të përcaktuar me ligjin nr. 8653, datë 31.7.2000, “Për ndarjen
administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”,
të ndryshuar, dhe me ligjin nr. 8654, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin
e Bashkisë së Tiranës”, vazhdojnë funksionimin e tyre deri në konstituimin e organeve
përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore në zgjedhjet e vitit 2015.
2. Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2015 do të organizohen dhe
zhvillohen mbi bazën e ndarjes administrativo-territoriale të përcaktuar në këtë ligj.
2
3. Organet e qeverisjes vendore, të konstituuara pas zgjedhjeve vendore të vitit
2015, do të organizohen dhe funksionojnë bazuar në ndarjen administrativo-territoriale
të përcaktuar në këtë ligj.
Neni 4
1. Ligji nr. 8653, datë 31.7.2000, “Për ndarjen administrativo-territoriale të
njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, shfuqizohet.
2. Ligji nr. 8654, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë
së Tiranës”, shfuqizohet me konstituimin e organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të
Bashkisë së Tiranës pas zgjedhjeve vendore të vitit 2015.
Neni 5
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
K R Y E T A R I
Ilir META
Miratuar në datën 31.7.2014

You may also like...