Kryevepra botërore “Princi i vogël”
Kryevepra botërore “Princi i vogël” e shkrimtarit Antoine de Saint-Exupery vjen për artdashësit nga aktorja e mirënjohur Yllka Mujo, regjisori Armand Bora dhe kompozitori Aulon Naci në një vend sa alternativ aq dhe të vecantë: në Fontanën Monumentale të parkut arkeologjik të Orikut.
Ky spektakël teatror i cili do të zhvillohet ditën e Premte, datë 17 Gusht, ora 19:00, organizohet nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore-Vlorë, Bashkia Vlorë dhe “Format Plus”, në bashkëpunim me “Baza Detare Pashaliman”, “Toena” dhe “Creative City”.