Konsultimi Publik mbi draf-planin për Integrimin dhe Fuqizimin e komunitetit Rom dhe Egjiptian
U zhvillua sot, në ambjentet e Bashkisë Vlorë, Konsultimi Publik mbi draf-planin për Integrimin dhe Fuqizimin e komunitetit rom dhe egjiptian në nivelin vendor, me pjesëmarrje të vet komunitetit, institucioneve ne nivel vendor dhe shoqërisë civile. Kryetari i Bashkisë , në fjalën e tij , shprehu vëmendjen dhe gadishmërinë për një sërë projektesh të rëndësishme për përmirësimin e jetesës së këtij komuniteti.