Këshilli Bashkiak Vlorë 2015-2019

Gjatë këtyre 4 vjetëve ka Këshilli Bashkiak qenë i suksesshëm sepse mori përsipër zbatimin e rreformës teritoriale,reforma më e madhe e Qeverisë Rama dhe:

  1. Ka marrë vendime në të mirë të komunitetit dhe asnjë vendim që të kthehet në bumerang për qytetarët.
  2. Ky Këshill Bashkiak është monitoruar e ndjekur në çdo mbledhje nga prania e qytetarëve; përfaqësues nga 4 njësitë administrative, përfaqësues të komunitetit  rom dhe egjyptian si dhe përfaqësues të grupeve të ndryshme të interesit.
  3. Këshilltarët kanë luajtur një rol aktiv në mbledhjen e nevojave të qytetarëve dhe adresimi në buxhetin e bashkisë.Ky këshill ka relizuar proçesin e buxhetimit me pjesmarrje
  4. Kanë asistuar në zonat e përmbytura,në familjet në nevojë,kanë mbledhur ndihma për sa më sipër,deri në vënien në shërbim të qytetarëve edhe bizneset private(pranë fëmijëve të kopshteve,të shtëpisë së fëmijëve,pranë personave me PAK,pranë shtëpisë së të moshuarve apo edhe ndërtime emergjente)
  5. Gjatë këtij mandati janë miratuar 386 VKB nga të cilët 299 me votim unanim pro, 87 (abstenim-kundër), kjo falë bashkëpunimit me Kryetarin e Bashkisë Dritan Leli, administratën e Bashkisë njëkohësisht bashkëpunim të këshilltarëve të të gjitha grupeve, cilët me seriozitetin dhe urtësinë nga njera anë,pergjegjshmërinë e kulturën nga ana tjetër kanë përçuar atë që është shumë e rëndësishme: interesat e qytetarëve.
  6. Zgjedhja e kryetarëve të fshatrave (kryepleqve, organizmi i tyre sipas ligjit në 36 fshatra( 3 ose 5 anëtar) në varësi të numrit të popullsisë e ka dalluar Këshillin Bashkiak të Vlorës krahasuar me qytete e tjera.
  7. Nga analizat që janë bërë nga organizmat ndërkombëtar apo të shoqërisë civile, Këshilli Bashkiak Vlorë rezulton ndër 61 bashki, më i suksesshmi.
  8. Nga monitorimi i Bashkisë Vlorë nga Prefekti, Këshilli Bashkiak Vlorë ishte i vetmi këshill që kishte mbajtur me shkrim dhe kishte protokolluar të gjitha dëgjesat publike: 2017: 10 dëgjesa, 2018 :12 dëgjesa
  9. Asnjë Këshill Bashkiak nuk disponon rregjistrim elektronik , të cilin e kemi parashikuar ne rregulloren e brendshme të Këshillit Bashkiak.

Jemi nga të vetmit Këshilla Bashkiak që i ka përditësuar të gjitha vendimet që merren për çdo muaj në faqen e Bashkisë.

I vetmi Këshill Bashkiak që ka miratuar udhëzime për rregulloren e funksionimit të këshillave komunitar.

  1. Fill pas Tiranës është krijuar aleanca e këshilltarëve e cila ka funksionuar më së miri sepse:
    • Janë ndërmarrë nisma shumë të rëndësishme në mbështetje e fuqizim të grave e vajzave në nevojë ose jo të bashkisë e 4 njësive administrative. Këto nisma janë bërë realitet e u është siguruar vazhdimësia nga bashkëpunimi shumë i mirë i Kryetarit të Bashkisë Z.Dritan Leli dhe duke u mbështetur në inteligjencën, profesionalizmin dhe korrektësinë e administratës së bashkisë. Kështu përvoja e antarëve të Këshillit Bashkiak ka rezultuar ndër më të sukseshmet dhe është ofruar si model për bashkitë e tjera.
    • Projekti për rimbursimin e transportit për 40 gra e vajza nga të 4 njësistë administrative, për t´i mundësuar atyre ndjekjen e kurseve profesionale pranë qendrës së formimit profesional, për t´i dhënë mundësi punësimi e vetpunësimi.
    • Sistemimi i 15 fëmijëve në çerdhe e kopshte të familjeve të viktimave të dhunës, të familjeve në nevojë, me nënat me aftësi të kufizuar.
    • Rritja e numrit përfituese gra kryefamiljare në nevojë të bonusit të grave ( 20 -30 pjesa më e madhe gra)
    • Ky këshill ka qenë mjaft i ndjeshëm ndaj problemeve të qytetarëve.Suksesi ishte edhe për faktin se jo vetëm shikonim ne te qytetarët, por vet ata na thërrisnin ne: kjo është shumë e rëndësishme se tregon besim,sepse ndjenin që ndiqeshin nga afër interesat e tyre
    • Bashkëpunimi gjatë këtij mandati bëri që të aprovohej një dokument i rëndësishëm:   Plani i Përgjithshëm Vendor
    • U arrit ngritja e komisionit të sigurisë vendore dhe aktivizimi për rritjen e sigurisë publike
    • Duke iu përgjigjur interesave të qytetarëve një dëgjesë publike ku u kundërshtua rritja e përshpejtuar e peshkut nga firma Kilic Turke sepse; dëmtonte mjedisin, bizneset vendase e peshkatarët. Këshilltarët mbrojtën interesat e qytetarëve deri në heqjen e kësaj firme.
    • Pas dëgjesës publike me komunitetin ,prindërit e fëmijëve me AK ,te Qendra për Shërbime Komunitare për fëmijët me AK u bë e mundur që të rritej stafi i shërbimit ,nga 5 në 10 profesionist sipas shërbimit që duhej t’u ofrohej fëmijëve
    • Bashkëpunimi me qendra të ndryshme si: Qendra për kërkim, bashkëpunim e zhvillim, këshilltarët angazhohen që të kenë prioritet në listat që do të përfitojnë banesa sociale e të rekomandojnë banorët që kanë nivele të larta të mërkurit.
    • Ky këshill ka thirrur në interpelancë drejtues të ndryshëm institucionesh për të shpalosur veprimtarinë e tyre dhe për llogaridhënie.
    • Nga fondi social i Bashkisë Vlorë ka trajtuar më vete familje që nuk i plotësonin kriteret e ligjit të perfituesve të ndihmës ekonomike me fonde të deleguara nga buxheti i shtetit, për të miratuar nga Këshilli Bashkiak me disa kritere specifike që trajtohen familjet që janë në nevojë dhe kanë probleme të thella sociale, që kanë persona me aftësi të kufizuar, persona në moshë madhore që janë të vetmuar:

2015 – 90 familje me fond 3649000  2016- 97 familje me fond 3660000

2017- 109 familje me fond 4062000 2018- 95 familje me fond 2950000

2019- 56 familje me fond 600000 deri në mars.

Pra;  447 familje, me shumën    14921000 lek

  • Kë shilli Bashkiak ka miratuar planin social 4 vjeçar për Bashkinë Vlorë për ofrimin e shërbimeve të specializuara dhe të integruara në komunitet dhe si prioritet ka ngritjen e një qendre emergjence multifunksionale për trajtimin e të gjitha kategorive vulnerabel.
  • Është zbatuar barazia gjinore si dhe ka pasur përfaqësi nga qyteti dhe 4 njësitë administrative.
  • Duke qenë cilësisht në nivel, u zgjodhën nga këshilli 2 deputete, 1 kryetar i Qarkut , 2 administrator të njësive administrative.
  • Vlen për t’u theksuar se zgjedhja e kryetares së këshillit bashkiak është rast unikal që të votohet nga 41 – 40 vota pro,pra drejtimi  prej saj gjatë 4 vjetëve  me drejtësi  e urtësi  e justifikoi besimin e këshilltarëve
  • Ky këshill ka nderuar e është nderuar nga përfaqësues ndërkombëtar si: Romana Vlahutin, Johanes Han,komisioner per zgjerimin, personalitete, ambasadorë, trup diplomatik, monitorues të delegacionit europian që kanë vlerësuar transparencën e punës së Këshillit
  • Uroj këshillin që do të vijojë që të vazhdojë rrugën e këshillit aktual dhe të ketë ecuri e sukses të mëtejshëme.
  • Besoj që suksesi do të jetë i padiskutueshëm nën udhëheqjen e kryetarit të bashkisë Z. Dritan Leli; një personalitet që spikat : mjek i sukseshëm( doktor i shkencave), poliglot, familjar model, qytetar me karakter e plot kulturë; kush nuk do dëshironte të punonte me këtë djalë Vlore?
  • Së fundmi kam qënë e nderuar që udhëhoqa këtë këshill ,i cili u përball me sfida dhe i kaloi me sukses.

 

You may also like...