Iniciativa globale të Kombeve të Bashkuara për Luftën Kundër Trafikimit – UN Gift Box

37839764_10155596390752541_4061332315027013632_n
38085835_10155596390747541_2120642327193059328_n
38085504_10155596390742541_6489804788094468096_n
38071504_10155596390422541_2660234723745333248_n
38072167_10155596390437541_7320342864892788736_n
38072381_10155596390762541_1153824203653251072_n
38085396_10155596390427541_7748607754922622976_n

Në ditën Botërore kundër Trafikimit të Personave, 30 Korrik, Ministria e Brendshme/Zyra e Koordinatorit Kombëtar të Luftës kundër Trafikimit të Personave dhe URAT, një rrjet organizatash të dedikuar luftës kundër trafikimit të qënieve njerëzore, solli për herë të 3-të në Shqipëri, iniciativën globale të Kombeve të Bashkuara për Luftën Kundër Trafikimit – UN Gift Box.

UN Gift Box u soll në gjuhën shqipe nga rrjeti URAT në Shqipëri, për të demaskuar premtimet mashtruese të përdorura nga trafikantë të qënieve njerëzore, si dhe kushtet çnjerëzore të trafikimit dhe pasojat e tij.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të sensibilizojnë qytetarët mbi rrezikun e trafikimit, të ndihmojë komunitetet vulnerabël për të mbrojtur veten nga trafikantët dhe të ndihmojë të mbijetuarit/at e trafikimit të marrin informacionin e nevojshëm dhe të ri-integrohen në shoqëri.

UN Gift Box do të qëndrojë e hapur për 3 ditë në Vlorë, duke nisur nga data 30 Korrik deri në 1 gusht 2018, nga ora 18:00-23:00 dhe do të ofrojë për qytetarët informacione nëpërmjet materialeve ndërgjegjësuese, duke qëndruar brenda një kutie simbolike

You may also like...