Festivali i Humorit 2006 dhe Trupa e Varietesë së Teatrit “Petro Marko” të Vlorës

Eshte organizuar per te dytin vit rradhazi ne qytetin e Vlores Festivali i Humorit, nje aktivitet me permasa kombetare, i cili tashme po kthehet ne nje tradite shume te mire per trupen e estrades se Vlores dhe per artdashesit vlonjate dhe pushuesit qe kalojne pushimet ketu. Trupa e Varietese ne kuader te Festivalit te Humorit – 2006, pergatiti dhe shfaqi per sperktatore premieren e titulluar “Me te futur “, me libret te shkruar nga Gafur Shameti, regjia Afrim Agalliu, Agron Hamo e Muhamet Lika, skenografia dhe kostumet nga Agron Jakupi dhe drejtimi muzikor nga Artur Dhamo.

Premiera e re e Varietesë, ishte konceptuar si një spektakël ne te cilën gërshetohen loja e brezave te humoristeve si dhe kalimi i kesaj stafete ne brezat e ardhshëm, trajtuar kjo simbolikisht me tre femije.
Problematika kryesore e materialit letrar ne kete premiere ishin problemet sociale me te cilat perballet sot shoqeria jone. Stigmatizimi i këtyre fenomeneve nëpërmjet skeçit, parodisë, dialogut, pantomimës etj, përben edhe drejtimin kryesor ne te cilin Regjia synonte te përcillte dhe qe e konkretizoje gjithë materialin letrar por edhe ate te pantomimës, parodisë etj. Realizimi i figurave artistike te aktoreve nëpërmjet gjuhës skenike, elementi i parodisë, që si gjithnjë edhe ne kete spektakël ishte një nga pikat kulmore te tij.

Materiali letrar u ndërthur edhe me kengen e muzikes se lehte dhe asaj qytetare vlonjate. Nder problematikat kryesore qe u trajtuan ne kete premiere ishin fenomeni i korrupsionit qe po gerryen shoqerine tone, prona private, pa zgjidhjen e se ciles vendi yne nuk mund te integrohet ne Evropë, problemi i pa aftesise profesionale ne fusha te ndryshme ku dipllomat blihen me para.Te gjitha këto problematika janë trajtuar mjeshtërisht nga loja e shkëlqyer, fine dhe me mjaft humor e aktorëve Agalliu, Hamo, Lika dhe e dy te rinjve Artan Islami dhe Matilda Avduli.
Por, një nga te veçantat e këtij spektakli është aktivizimi ne skene i tre fëmijëve, qe ne menyre simbolike kerkojne te “zëvendësojnë“ Parodistët e Vlorës. Përshtatja e fëmijëve Eno Dine me Afrimin, e Ani Brahimit me Agronin dhe e Esli Gjata me Metin, ishte një gjetje artistike nga regjia. Një e veçante tjetër ishte edhe pershendetja artistike qe i u bë të gjitha Trupave pjesëmarrëse në këtë Festival nga ana e Parodistëve ku me një humor fin dhe me nje kolonë muzikore të zgjedhur nga çdo trevë e Shqipërisë u urojnë atyre mirëseardhjen në qytetin tonë dhe pjesëmarrjen ne Festival. Edhe ne këtë Premierë Sektori i Muzikes do të mbante si gjithnje nje peshe artistike duke i dhene spektaklit ngjyra dhe hapësira muzikore te gjetura mjeshtërisht nga kompozitori Artur Dhamo. Pjesëmarrja e këngëtareve Ludmilla Baballeku, Rovena Ibrahimi, Mariola Kacani, Drini Kanani e Olsa Shpata si dhe e kengetares se ftuar Shqiponja Karafili (Poni), i dhanë freski dhe frymemarrje gjithe spektaklit, te shoqëruar nga orkestra me instrumentistet Artan Shabani, Arben Papa, Shpëtim Sulejmani e Viktor Rapushi dhe e drejtuar nga Artur Dhamo.
Numri i prestigjatorit i ekzekutuar me mjeshteri dhe finese nga prestigjatori Zagoll Leskaj dhe femija Arkon Dhamo, i shtoi koloritin kesaj Premiere.

Image Image

Nga premeiera e trupës së varietesë së Vlorës “Me të fututr” – prezantuar në Festivalin e Humorit 2006

I gjithë ky spektakël u interpretua ne një skenografi te vecante dhe me mjaft hapesire si per materialet letrare ashtu edhe per këngëtaret e orkestrën. Ajo ishte edhe ne funksion te idesë dhe te konceptit regjisorial te shfaqjes te cilën skenografi Agron Jakupi ia kishte pershtatur kesaj shfaqje me te gjithe elementet e nje skenografie simbolike dhe mjaft domethënëse.

Keto dite u mbyll me sukses Festivali i Humorit Shqiptar 2006. Keshtu, brenda nje periudhe 10 – mujore, Nëntor 2005 – Qershor 2006, ne sallën e Teatrit “Petro Marko” u organizuan dy evenimente artistike me permasa kombëtare. Ne Nëntor u organizua Takimi i Humorit Shqiptar 2005 dhe ne Qershor Festivali i Humorit Shqiptar 2006.
Festivali u realizua si nje inisiative e Ministrise se Turizmit, Kulturës, Rinise e Sporteve ne bashkëpunim me Bashkinë Vlore, Shoqatën Artistike ART-DIN dhe Teatrin “Petro Marko”.
Ky bashkëpunim synon ta ktheje kete aktivitet ne tradite dhe te pervitshem dhe ndofta vitin e ardhshëm, Mbarëkombëtar.
Letargjia gati 10 – vjecare e Trupave te Varietesë, fillimisht vuri ne pikepyetje aktivizimin dhe pjesëmarrjen e tyre. Ne, si organizatore kontaktuam me te gjitha Trupat te cilat u pergjigjen menjehere dhe me predispozite te admirueshme, e përfaqësimi i tyre ishte serioz dhe dinjitoz pasi Festivali kishte karakter garues.
Kete vit vendosem ta quajme Festival dhe ia arritem qellimit, jo vetem per nga menyra e organizimit, por edhe si strukture qe ka nje Festival i mirefillte.
Festivali u çel ne daten 2 qershor 2006 me debutimin e Trupes se Varietese te qytetit të Vlorës me shfaqjen “Me te futur “. Me pas konkuruan
Trupa e Varietese Sarande me shfaqjen “Numerojme ,
Teatri i Varietese Gjirokaster me shfaqjen “Ja ku jemi !“,
Trupa e Varietese te Teatrit “Bylis”, Fier me shfaqjen “Porta e Perrallave”,
Trupa e Varietese Peshkopi me shfaqjen “A durohet pa Burre!”,
Trupa e Varietese Durres me shfaqjen “DVD 06 – Surpriza”,
Trupa e Varietese te Teatrit “Skampa”, Elbasan me shfaqjen  “Skam pa Valentinsa” si dhe
Trupa e Varietese e Teatrit ”Migjeni“, Shkoder me shfaqjen  “Goja llap e shpina dap”.
Festivalin e pershendeten edhe Trupa e Qendres Nderkombetare e Kultures Tirane me shfaqjen “90 Minuta pa shtese” si dhe nje Grup Humoristesh nga Prishtina, Kosove.
Drejtuesit e ketij Festivali Mirush Kabashi dhe Kristaq Skrami per 8 dite me radhe prezantuan trupat pjesemarrese dhe udhehoqen gjithe aktivitetet e tjera qe lidheshin me kete eveniment si tryezat e diskutimeve, debatet per problematikat e humorit sot etj.
Ne nje prej ketyre diteve, diskutimi iu kushtua plotesisht kujtimit dhe vleresimit te figures se njerit prej humoristeve me te shquar shqiptar, Aktorit Aleko Prodani, i cili u nda para disa kohesh nga jeta.

Image

Nga ceremonia e ndarjes së çmimeve të Festivalit të Humorit 2006

Natyrisht qe Festivali qe sapo finalizuam, e qe per tete dite me radhe mbushi Sallen e Teatrit, i vuri edhe Trupat ne nje gare te vertete artistike. Pa dyshim qe niveli artistik i Trupave pjesemarrese ishte me i larte dhe me i pergjegjshem nga pikepamja artistike krahasuar me vitin e kaluar.

Ne diten e fundit te Festivalit Juria e perzgjedhur nga Artiste, perfaqesues te çdo Trupe pjesemarrese, gjykoi dhe vleresoi pjesemarrjen e Trupave si dhe ndau çmimet fituese te ketij evenimenti.
Çmimin e Pare e fitoi Trupa e Varietese e Teatrit “Bylis” – Fier me shfaqjen “Porta e perrallave“.
Çmimin e dyte e fitoi Trupa e Varietese e Teatrit “Petro Marko” – Vlore me shfaqjen “Me te futur“, dhe
Çmimin e Trete e fitoi Trupa e Varietese e Teatrit te Gjirokastres me shfaqjen : “Ja ku jemi “,
Ajo qe eshte per tu pershendetur eshte se ky Festival do te ngelet prone e qytetit tone, duke kombinuar keshtu aktivitetet artistike me turizmin kulturor, si nje prioritet qe duhet te kete nje qytet si Vlora, e qe se bashku me mjaft aktivitete te tjere qe parashikohen te shtrihen gjate gjithe sezonit turistik do t’i japin qytetit tone nje jete mjaft te pasur artistike per artedashesit por edhe per pushuesit e shumte qe vizitojne e frekuentojne qytetin tone.

You may also like...