Drejtoria Juridike

 

stema_100


Drejtoria Juridike

  • Misioni i Drejtorise Juridike është të sigurojë ndihmën juridike për veprimtarinë dhe aktet e Këshillit Bashkiak, komisionet e tij, Kryetarit të Bashkise dhe administrates.
  • Detyrat e Drejtorise Juridike :
  1.  Kontrollon dhe siglon paraprakisht të gjithe aktet (urdhëra, urdhëresa e vendime), që i paraqiten Këshillit të Bashkisë, Kryetarit të Bashkise, si dhe siguron ndihmë juridike për administratën.
  2.  Kur ka verejtje për aktet e paraqitura, i kërkon Drejtorisë përkatese reflektimin e tyre në akt, dhe kur ato nuk reflektohen, i paraqet me shkrim mendimet e tij organit që do të vendosë në lidhje me to, dhe ato i bashkangjiten aktit.
  3.  I jep ndihmën juridike Drejtorive apo zyrave të Bashkisë per hartimin e kontratave e marrëveshjeve të ndryshme, në lidhje me realizimin e funksioneve të Bashkisë.
  4.  Me autorizim të Kryetarit të Bashkisë apo Keshillit Bashkiak, i përfaqëson ato në proceset gjyqësore, në të gjitha shkallët e gjykimit, për vendimet e marra dhe urdhërat e dhëna, kur ato bëhen objekt konflikti gjyqësor, apo kur kërkohen shpjegime nga Prefekti apo aparati i tij.
  5.  Në bashkëpunim me Drejtoritë përkatëse, koncepton opinionet e Bashkisë, kur kërkohet nga organet kompetente, për hartimin e ligjeve apo të amendamenteve të tyre.
  6.  Trajton dhe zgjidh, brenda kuadrit të kompetencave, kërkesat dhe ankesat e qytetarëve që i drejtohen direkt Drejtorisë, apo që i delegohen nga Kryetari i Bashkisë. Kur, për zgjidhjen e kërkesave nevojiten të dhëna nga Drejtoritë e tjera të Bashkisë, kërkon bashkëpunimin e tyre në trajtimin e problemit.

Drejtori i Drejtorise Juridike

  1. Organizon dhe menaxhon punën e Drejtorisë.
  2. Koordinon punën me drejtoritë dhe sektorët e tjerë të Bashkisë.
  3. Organizion punën për trajtimin e ankesave dhe kërkesave të qytetarëve.
  4. Respekton afatet ligjore dhe procedurat administrative në trajtimin e ankesave dhe kërkesave të qytetarëve.
  5. Harton planin mujor të Drejtorisë (brenda datës 28 të muajit)
  6. Raporton për punën mujore të kryer nga Drejtoria (brenda datës 5 te çdo muaji pasardhës)
  7. I jep informacion Kryetarit të Bashkisë mbi proceset gjyqësore ku Bashkia e Vlorës është palë, i detajuar si më poshtë
  8. – Gjykata e Shkallës së Parë – objekti, pozicioni, faza e gjykimit, pretendimet, e Bashkisë së Vlorës, të tjera.
  9. – Gjykata e Apelit – objekti, pozicioni, faza e gjykimit, pretendimet, e Bashkisë së Vlorës, të tjera.
  10. – Gjykata e Lartë – objekti, pozicioni, faza e gjykimit, pretendimet, e Bashkisë së Vlorës, të tjera.
  11.  Evidenton në rregjistrin e çështjeve gjyqësore të gjitha fletë-thirrjet e reja dhe cakton juristin e autorizuar për të përfaqësuar Bashkinë në gjykim (çdo ditë)
  12. Sipas problematikës ditore ndan detyrat për specialistët dhe i pasqyron ato në librin e detyrave dhe të lëvizjes së personelit.
  13. Siguron konsulencë juridike për të gjitha Drejtoritë e Bashkisë, në ushtrimin e funksioneve dhe kryerjen e detyrave.
  14.  Harton relacione për konfirmim ligjshmërie të cilat i dërgohen Prefekturës.
  15. Bën vlerësimin mbi ligjshmërinë e materialeve, relacionet dhe projekt –vendimet, që kalojnë për miratim në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak (5-7 ditë para afatit të dorëzimit të materialeve në Sekretarinë e Këshillit Bashkiak)
  16. Siguron interpretimin e akteve ligjore në fuqi, mbi bazën e kërkesës së drejtorisë përkatëse, ose strukturës përkatëse në Bashki.
  17. Bën propozime për plotësimin e kuadrit ligjor të qeverisjes vendore me akte të Këshillit Bashkiak dhe akte nënligjore të Kryetarit të Bashkisë (vendime, urdhëra, urdhëresa).
  18. Bën propozime për ndryshime të akteve ligjore në fuqi me projekt ligje, projekt-vendime.
  19. Realizon krijimin e biblotekës ligjore.
  20. Mban rregjistrin e akteve nënligjore të organeve të Bashkisë, kontratave etj.
  21. Koordinon punën për hartimin brenda afateve të përcaktuara dhe zbatimin e ligjit në kontratat, aktmarrëveshjet, memorandumet e mirëkuptimit etj. ku Bashkia është palë.
  22. Organizon hartimin e propozimeve për projekt -ligjet, projekt-aktet që vijnë për mendim në Bashkinë e Vlores.