DISA MENDIME PËR RREGULLOREN E BRENDSHME TË FUNKSIONIMIT TË KËSHILLAVE BASHKIAKE

DISA MENDIME

PËR RREGULLOREN E BRENDSHME TË FUNKSIONIMIT TË KËSHILLAVE BASHKIAKE

Për nenin 71 pika 7

Thuhet se kryetari ose çdo antar i këshillit ka të drejtë të bëjë ankime në gjykatë kundër vendime të marra nga këshilli dhe të kërkoj pezullimin e zbatimit të tij kur çmon se vendimi është i kundraligjshëm

(sipas ligjit 8480 neni 2 pika 4)

PORky ligj që i referoheni ju bie në kundërshtim me nenin 18 po të këtij ligji ku thuhet se dispozitat e këtij ligji zbatohen për ato çështje të cilat janë të parregulluara me ligj të posaçëm.Këto marrëdhënie te ne rregullohen me ligjin Mbi Prefektin e Qarkut ku në nenin 16 pika 2 thuhet se Prefekti bën verifikimin e ligjshmërisë së vendimeve pa penguar zbatimin e tyre. Ne i çojmë vendimet direkt te Prefekti i cili e ka të përcaktuar procedurën edhe për vet faktin se prevalon ligji i posaçëm në raport me ligjin që kini cituar ju.

Në nenin 72 pika 12

Thuhet se kryetari i këshillit firmos projekt-buxhetin dhe ia përcjell kryetarit të Bashkisë.

POR  nuk e kam të qartë se ku shprehet kjo kompetencë në cilin ligj dhe nen sepse në nenin 34 pika 6 të ligjit 139/2015 thuhet se çdo Njësi e vetqeverisjes vendore harton,miraton dhe administron çdo vit buxhetin e vet. Neni 72 pika 12 bie ndesh me nenin 85 të kësaj rregulloreje ku thuhet se projektaktet bëhen nga drejtoritë dhe i paraqet kryetari i bashkisë plus neni 89 i rregullores i cili është futur aty korrekt me ligjin ku thuhet se projektaktet e grupeve dhe komisioneve nëse kanë efekte financiare duhet të kalojnë më parë për mendim te kryetari i bashkisë.

Në nenin 75 pika 24

Thuhet se sekretari plotëson kartelën e secilit akt normativ të miratuar nga këshilli. (Mos është fjala për rregjistrin elektronik që dhe unë e mbaj dhe administroj për çdo akt?)

Në nenin 76

Ku flitet për orarin zyrtar të sekretarit të këshillit më duket e panevojshme pasi ai është në borderonë e administratës dhe për të përdoret i njëjti orar si për administratën. Me ligj nuk ka ndonjë hapësirë ligjore që ti caktojë nga këshilli sekretarit orar më vete jashtë atij që ka caktuar qeveria me VKM.

Në nenin 148

Në paragrafin e dytë fq 69 thuhet se gjatë 2 javëve të para të muajit mblidhen informacionet dhe dokumentacioni për përgatitjen e mbledhjes së këshillit dhe mbahen mbledhjet e komisioneve të përherëshme. Kjo teorikisht është shumë mirë ndërsa praktikisht ne jemi të lumturuar të na sjellin projektvendimet 1 javë para se zakonisht na i sjellin vetëm 5 ditë para.Pra praktikisht nuk mblidhen dot komisionet në afatin e përcaktuar në rregullore. Po ashtu ne bëjmë shpesh dhe 2 mbledhje këshlli në muaj

Në nenin 158

Thuhet se në rendin e ditës duhet të ketë një pikë dhe një kohë në dispozicion jo më pak se 30 min ku qytetarët të japin komente dhe ofrojnë informacion për ato probleme që nuk janë parashikuar në rendin e ditës.

Së pari mendoj se sigurisht që rendi i ditës nuk prek problemet që ka secili qytetar. Për të ndikuar në rendin e ditës qytetarët mendoj se mund të ndikojnë me faqen e internetit të këshillit dhe Bashkisë,njoftimet dhe kërkesat me shkrim të qytetarëve,telefonatat në zyrën e informacionit në bashki,dëgjesat publike për projektvendimet etj Mendoj se shkaterrohet mbledhja e këshillit pasi po e fute në rregullore je i detyruar ta zbatosh. Po të vesh atë secila lagje dhe individë kërkojnë të futen problemet e tyre dhe mbledhje me pjesëmarrje dhe shqetësime të tyre duke u dhënë fjalën bëhen të pamenaxhueshme.

Në nenin 160

Mendoj se pika në rendin e ditës që kanë të bëjnë me emergjencat mund të shtohen ,por mendoj vetëm në rastet kur votojnë 3/5 e këshillit dhe këtu duhen specifikuar sipas ligjit cilat futen te emergjencat pasi nga bashkitë spekullohen shumë për emergjencat edhe kur bëhet fjalë për fonde që po nuk i miratuam sot na digjen etj si këto.

Në nenin 161

Thuhet se publikut në sallë i lejohet të komentojë pikat e rendit të ditës. Ne nuk jemi në treg që të pëlqen apo stë pëlqen malli im. Për rendin e ditës sigurisht që këshilli dhe bashkia kanë parasysh shqetësimet e qytetarëve dhe njëkohësisht duke patur parasysh dhe shqetësimet që sjellin dhe përfaqësuesit e grupeve rendi i ditës miratohet nga këshilli dhe jo nga qytetarët.

Neni 164,165        

Në nenin 165 thuhet se asnjë person nga publiku nuk lejohet të flasë më shumë se 10 minuta  kur bëhet fjalë për rihqyrtimin e urdhërave,rezolutave dhe mocioneve.Nuk e kuptoj për çfarë raste i kini parasysh këto mbledhje dhe nëse duan të flasin 5-6 vetë atëhere i vete të zgjaten vetëm me këta 1 orë. Këshilli nuk është zyrë ankesash.Ne si këshill nuk i bëjmë kot konsultat dhe dëgjesat sipas lagjeve dhe fshatrave për tu njohur me problematikat e tyre Jo më kot në fund të rendit të ditës ne vendosim pikën të ndryshme ku secili këshilltar trajton problemet që i kanë ngritur dhe që sheh në komunitet.

Neni 173-176

Më duken të panevojshme të futen ato formulime për mosplotësimin e kuorumit në mbledhje. Fq 74.

Neni 183

Bëhet fjalë për procedimin e mbledhjes. Deri te pika 3 jam dakord,ndërsa për pikat 4-12 nuk jam i qartë dhe kërkoj spjgim për to.

Neni 293     Për administrimin e mbledhjeve dhe punët e këshillit.

Jam dakort me sa thuhet në këtë nen,por pavarësisht se përdoret sistemi audio për rregjistrimin e mbledhjes, ka shumë rëndësi  edhe procesverbali i mbajtur me shkrim dore direkt,apo i zbardhur nga rregjistrimi i cili  të bëhet sipas ligjit mbi arkivat.Një veprim elementar ndodhi tani që u konstituuan këshillat ku të tjerët filluan numërtimin e vendimeve nga numri nje e me radhë dhe nuk ndoqën vijueshmërinë e akteve brenda vitit kalendarik.

Së dyti ligji mbi arkivat të detyron që nëse në një mbledhje të këshillit kemi 10 projektvendime që do kthehen në vendime për secilën prej tyre mbahet një dosje në të cilën futen projektakti,vendimi,relacioni,procesverbali me shkrim dhe i zbardhur vetëm për këtë vendim etj.

Neni 298

Mendoj që është gjithshka në rregull por në fund mund të firmosin veç kryetarit dhe sekretarit dhe gjithë komisioni përkatës.

Neni 301.

Thuhet se gjithë dokumentacioni si dhe rregjistrimet vidio dhe audio të mbledhjeve të KB,pra dhe procesverbalet dorëzohen brenda muajit janar të vitit pasardhës nga sekretari për tu ruajtur në zyrën e bashkisë. Jam dakort që kjo mpikë funksionon vetëm për shkresat,por jo për dokumentacionin e këshillit,vendimet,procesverbalet etj.

Në ligjin mbi arkivat për çdo institucion është vetëm një zyrë arshive e cila ka rregullat e saj të organizimit dhe ndërtimit. Ajo psh ka derë druri plus derë hekuri dhe rregulla të tjera të sigurisë për dritaret mbrojtjen kundër zjarrit etj

Nëse unë i mbaj dokumentat për një vit në zyrën e sekretarit dhe rastësisht ajo zyrë digjet apo vidhet kush do të përgjigjet që dokumentacioni nuk është administruar dhe ruajtur sipas ligjit?

Neni 255

Përgjithësisht jam dakort por sekretari është në pamundësi objektivepër të përballuar këtë ngarkesë që i shtohet me këtë rregullore sepse është trajtuar sikur e disponon stafin teknik prej 2-3 vetësh.Vetë në KB Vlorë i bie mesatarja e mbledhjeve 1,5 mbledhje në muaj. Sikur vetëm të mbajë e të zbardh mbledhjet e këshillit dhe të 12 komisioneve që mblidhen do 15 ditë pune. Po për detyrat e tjera ,kthimin e përgjigjeve për letrat e qytetarëve etj?

Neni 258

Për rregjistrimin e kërkesave ju i referoheni ligjit 119/2014 për informacionin neni 8 ku thuhet se autoriteti publik mban dhe bën publik një rregjistër të posaçëm,ku pasqyrohen të gjitha kërkesat për informim dhe informacionet e dhëna nga përgjigjet e tyre.

Këtu bëhet fjalë për administratën e bashkisë dhe jo këshillin, biles sipas nenit 10  pika 2  gërma  b thuhet që kordinatori krijon,mban,publikon dhe përditëson rregjistrin e kërkesave dhe përgjegjësive,rregjisstron kërkesat etj. caktohet dhe kordinatori për të drejtën e informimit nga institucioni

Megjithatë,mendoj që sekretari i këshillit për letrat dhe ankesat e qytetarëve dhe institucioneve të ndryshme mund të të krijojë një rregjistër të dytë me datat e hyrjes së tyre në këshill dhe datat e nisjes pasi kjo i shërben jo thjesht për statistika,por edhe për të nxjerrë konkluzione apo për studime të ndryshme .

PËR KONTROLLIN E BRENDSHËM FINANCIAR( auditi)

Në vend të nenit 84 të shkruhet si më poshtë:

Me propozim të kryesisë dhe në konsultim me drejtuesit e grupeve,bazuar në nenin 21të ligjit 139/2015,këshilli miraton krijimin e një komisioni financiar,prej jo më pak se 3 këshilltarësh.

Përfaqësues të organit ekzekutiv dhe nëpunës të administratës së tij nuk mund të bëjnë pjesë në këtë komision.

Komisioni financiar,kontrollon të ardhurat dhe shpenzimet e kryera nga organi ekzekutiv në përputhje me buxhetin e miratuar nga këshilli.

Organi ekzekutiv i raporton komisionit në mënyrë periodike gjatë vitit dhe i dorëzon atij një kopje të dokumentacionit kontabël dhe financiar përkatës.

Komisioni financiar,raporton në Këshillin Bashkiak përfundimet që dalin nga kontrollet e ushtruara dhe mer vendimin përkatës.

Komisioni financiar ka të drejtë të kërkoj auditim të jashtëm të llogarive me ekspert kontabël të autorizuar kur gjykon se është e nevojshme.

PËR FUQIZIMIN E KAPACITETEVE TË KËSHILLTARËVE

-Kërkohet profesionalizëm i lartë,pra të bëhen trajnime sipas komisioneve që mbulojnë

-Matja e performancës së tyre nëpërmjet  OJF-ve

-Konsulencë për çështje të rëndësishme

You may also like...