Burimet Njerezore

 

stema_100

Drejtoria e Burimeve Njerezore

Sherbimet i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore
1. Garanton dhe siguron ofrimin në përputhje me legjislacionin, politikat dhe vendimet e Bashkisë Vlorë mbi shërbimet e personelit dhe trajnimin e tij.
2. Përgjigjet për shërbimet mbështetëse për Bashkinë.

Drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore

  1. Përgjigjet për shërbimet që mbulon dhe detyrat që zgjidh Drejtoria e Burimeve Njerëzore.
  2. Krijon lidhje dhe evidenton problemet në lidhje me shërbimet e Drejtorisë.
  3. Përgjigjet për problemet e mbarëvajtjes së shërbimeve logjistike brenda Bashkisë.
  4. Harton dhe nënshkruan kontratat që i përkasin në lidhje me shërbimet që ofron Drejtoria e Burimeve Njerëzore (kontratat e punës me personelin e Bashkisë dhe të institucioeneve vartëse).
  5. Ndjek mbarevajtjen e punëve me anë të evidentimin e përditshëm të problemeve që hasen dhe ndihmon vartesit për eliminimin e te metave.
  6. Propozon projekte për përmirësimin dhe zhvillimin e shërbimeve që ofron Drejtoria e Burimeve Njerëzore.
  7. Evidenton pengesat kryesore në punën e Drejtorise e Burimeve së Njerëzore.
  8. Krijon lidhje dhe shkëmbim eksperience me shërbimet e ngjashme të Bashkive të vendeve të tjera.
  9. Përgatit dhe zhvillon analiza dhe mbledhje të parashikuara dhe të paparashikuar.
  10. Zhvillon mjete nxitëse në punë për personelin që drejton.
  11. Bazuar në ligjin 152/2013 “Për nëpunësin civil” si dhe në ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë”, organizon procedurën për rekrutimin e personelit të Bashkisë dhe krijon kushte për punë normale për personelin e Bashkisë, nëpërmjet trajnimeve.
  12. Përgjigjet për ruajtjen dhe administrimin e dokumentave të institucionit bazuar në legjislacionin në fuqi.
  13. Harton rregulloren e drejtorisë dhe të Institucionit në bazë të përshkrimeve sipas specifikës së punës.
  14. Përgatit projekt-urdhëra dhe projekt-vendime për t’u miratuar nga Titullari, për organizimin dhe kontrollin e punës në drejtori dhe në Institucion.
  15. Përcakton kritere të veçanta për vlerësimin e rezultateve të punës në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe kërkon çdo vit vlerësimin e rezultateve individuale të punonjësve nga drejtoritë e Bashkisë.
  16. Ushtron në përputhje me ligjin “Për nëpunësin civil” dhe me aktet nënligjore përkatëse, kompetencat displinore mbi nëpunësit civil.
  17. Kryen analiza periodike për veprimtarinë e drejtorinë si dhe asiston në mbledhjet e drejtorive të aparatit, ku evidentohen vlerësimet që i bëhen punonjësve në fund të periudhës së provës.
  18. Bën shpërndarjen e korespondencës që i adresohet drejtorisë dhe ndjek mbarëvajtjen e shpërndarjes së korrespondencës për të gjithë institucionin.
  19. Plotëson nevojat e institucionit me vulat zyrtare në organet kompetente, duke zbatuar me përgjegjësi aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  20. Ndjek dhe kontrollon punën që bëhet nga përgjegjësit e sektorëve në vartësi dhe punonjësit, për përcaktimin dhe dhënien e zgjidhjeve ligjore në afatet e caktuara.
  21. Ndjek dhe evidenton me shkrim zbatimin e orarit të punës, prezencën e personelit në punë në drejtoritë dhe sektorët e Bashkisë si dhe në institucionet e vartësisë, me program të miratuar nga Kryetari i Bashkisë, dhe i propozon atij masa disiplinore për shkeljet e konstatuara.
  22. Ndjek dhe evidenton me shkrim zbatimin e detyrimeve ligjore mbi personelin dhe dokumentacionin ligjor që lidhet me të në institucionet e vartësisë, me program të miratuar nga Kryetari i Bashkisë, dhe i propozon atij masa disiplinore për shkeljet e konstatuara.
  23. Përgatit programe pune për trajnimin dhe formimin profesional të nëpunësve të shërbimit civil.
  24. Ndjek në vazhdimësi disiplinën dhe pasqyrimin e masave disiplinore kur ka, në dosjen personale të çdo nëpunësi.
  25. Harton planin e lejeve të zakonshme për vitin pasardhës, ndjek dhe zbaton atë pas miratimit.
  26. I jep Qendrës Ekonomike të Bashkisë të dhënat e nevojshme për pagat, klasat, vjetërsinë në punë, masën e shpërblimit për funksionin, shkallën e vështirësisë në punë etj.

 

APLIKIM PER PUNE 

 

Hapi IHapi IIHapi IIIHapi IVHapi V

Paraqitja e aplikimit:

  1. Çfarë veprimesh duhet të ndjekë qytetari për të kërkuar këtë shërbim në Bashki? Plotëson ndonjë formular apo drejtohet verbalisht?

 Qytetari plotëson një formular per kerkesen e tij prane protokollit, ose e dergon kerkesen me poste ne institucion.

  1. Çfarë dokumentesh paraqet qytetari?

 

  1. 1 kopje jetëshkrimi (CV)
  2. Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit
  3. Fotokopje e diplomës e noterizuar
  4. Fotokopje e listës së notave e noterizuar
  5. Deshmi penaliteti
  6. Certifikate familjare
  7. Libreze pune
  8. Çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme
  9. Fotokopje e kartes se identitetit
  10. Raporti mjeko-ligjor
  11. Vertetim I Gjykates
  12. Vertetim I Prokurorise

Protokolli në hyrje:

  1. Çfarë veprimesh kryen specialisti i protokollit?

Pranimi i dokumenteve hyrës bëhet në sektorin e protokoll – arkivës, nga punonjësit e zyrës.

Punonjësit e protokoll – arkivit kontrollojnë dokumentet hyrës dhe  bëjnë evidentimin e tyre në regjistrin e korrespondencës Mod. 1. Dokumentet që kanë ardhur gabimisht, që kanë mungesa apo nuk plotësojnë kërkesat, i kthehen dërguesit ose dërgohen në destinacionin përkatës.

Të gjithë dokumentet hyrës, pasi protokollohen, dorëzohen tek drejtori i Kabinetit për njohje dhe për delegim. Pasi kthehen dokumentet e deleguar, shënohen në kolonën përkatëse në regjistrin e korespondencës mod.1 dhe u shpërndahen drejtorive përkatëse kundrejt firmës, sipas librit të dorëzimit të dokumenteve nga sekretaria në sektorë dhe anasjelltas,  Mod 4/1.

 

  1. Ku e dërgon kërkesën e qytetarit?

 Prane protokollit te institucionit.

Përpunimi i dokumentacionit:

  1. Kush e cakton strukturën përgjegjëse (drejtori/sektor/zyrë etj.) për ndjekjen e këtij shërbimi?

Kryetari i Bashkise.

  1. Nëse ky shërbim kalon në disa struktura përgjegjëse, cilat janë veprimet që kryen secila prej tyre?

Ky sherbim kalon per trajtim ne Drejtorine e Burimeve Njerezore.

  1. Si veprohet në rastet kur ka nevojë për plotësim dokumentacioni nga ana e qytetarit?

Qytetari njoftohet permes kontakteve qe ka shenuar ne kerkese.

  1. A hartohet një dokument përgjigje për qytetarin? Nëse po, çfarë lloj dokumenti prodhohet?

 Per pozicionet e punes ne Sherbimin Civil, ne rast se aplikanti nuk kualifikohet pergjigjia kthehet me poste elektronike sebashku me arsyet e moskualifikimit, nese kualifikohet shpallet ne listen e kandidateve qe do te marrin pjese ne procesin e konkurimit.

Per pozicionet e tjera, jashte Sherbimit Civil, kerkesat per punesim arshivohen dhe shqyrtohen kur dalin hapesira te reja punesimi.

  1. A firmosin të gjitha strukturat në dokumentin e përgjigjes? Po kryetari?

Ne rastet e kthimit te pergjigjes me shkrese zyrtare fisrmosin strukturat pergjegjese dhe kryetari.

6.   A ka pagesë ky shërbim? Nëse po, çfarë rruge ndiqet për kryerjen e pagesës? Cila strukturë përgatit faturën?

Ky sherbim eshte pa pagese. 

*Këto pyetje janë orientuese, mund të shtoni edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me procedurën e ofrimit të shërbimit.

Mund t’i referoheni shembullit bashkëngjitur në e-mail (Licencë për kryerjen e shërbimeve të rregullta rreth qytetës të transportit rrugor të udhëtarëve brenda vendit.)

Protokolli në dalje:

  1. Çfarë veprimesh kryen specialisti i protokollit?

Dokumentet dalëse protokollohen ne regjistrin e korespondences mod. Nr. 1  dhe u vendoset data e nisjes, pasi kanë dalë të firmosura nga Titullari. Punonjësit e protokoll – arkivës, pas protokollimit, i mbyllin dokumentet në zarfe, plotësojnë zarfin, dhe  i rregjistrojnë ato në librin e dorëzimit mod.4. 

Pas kryerjes së shërbimit postar, punonjësi kthen në protokoll – arkivë, librin e dorëzimit të firmosur nga punonjësi i postës.

Dokumentet dalëse apo të brendshme të karakterit vendimmarrës kontrollues, ose akte me efekt pronësie, juridike, marrëveshje apo ato që krijojnë konflikte interesi, kur kanë më shumë se një fletë, vulosen në cdo fletë në fund, majtas ose djathtas

Dorëzimi i përgjigjes:

  1. Si e merr përgjigjen qytetari? Paraqitet në Bashki apo ka mënyra të tjera?

Qytetari e merr pergjigjen duke u paraqitur në Bashki, me poste elektronike ose poste zyrtare.

  1. A firmos ndonjë dokument qytetari që vërteton marrjen e përgjigjes?

     Ne rastet kur paraqitet ne institucion, qytetari firmos ne protokollin e Bashkise.  

Shkarko Dokumentin: Aplikim per pune