Bashkia e Vlorës pjesë e projektit ndërkombëtarë BlueMedPLUS!
Projekti, i prezantuar në kuadrin e thirrjes së pestë të Interreg MED për projekte modulare (thirrja e dytë për transferimin dhe integrimin e projekteve) është projekti implementimi i të cilit do të jap vazhdimësi dhe përfitime nga rezultatet e fituara ngaprojekti i mëparshëm BlueMed në zonë të tjera bregdetare të Mesdheut.
Partnerët e përfshirë në ekipin e projektit vijnë nga disa vendeEvropiane si Universiteti i Kalabrisë dhe Rajoni i Pulias në Itali ,Rajoni i Thesalisë dhe Kompania Atlantis Consulting në Greqi, Bashkia e Vlorës në Shqipëri dhe Bashkia e Budvës në Malin e Zi.
Nëpërmjet këtin projekti Bashkia e Vlorës synon të përfitojë nga eksperienca, rezultatet dhe produktet e rëndësishme të arrituranë projektin e mëparshëm BlueMEd i cili përfundoi në vitin2020 dhe u përqëndrua në rrjetin e Trashëgimisë KulturoreNënujore për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në zonatbregdetare dhe ishujt e Mesdheut.
BlueMed PLUS do të përdorë rezultatet optimale për realizimindhe menaxhimin e shtigjeve arkeologjike nënujore të projektitBlueMed në mënyrë që edhe Bashkia e Vlorës të përthith këtopraktika të reja dhe të mira.
Itineraret arkeologjike nënujore, të zhvilluara në BlueMed, bazohen në përdorimin e metodave të reja dhe teknologjive tëreja për mbrojtjen nënujore dhe rritjen e Trashëgimisë KulturoreNënujore, duke përfshirë si eksplorimin real nënujor për zhytësitbazuar në një tablet inovative nënujore, por edhe eksploriminvirtual për të gjithë ata që nuk zhyten për t’ju krijuar mundësinëe të shijuarit burimet e zhytyra kulturore dhe të zbulojnë kulturatdhe qytetërimin antik të Mesdheut në një mënyrë magjepsëse.
Modeli multidisiplinar i BlueMed për menaxhimin dhe rritjen e qëndrueshme të Trashëgimisë Kulturore Nënujore është testuartashmë në Zonën e Mbrojtur Detare “Kapo Rixuto” në Itali, nëRajonin e Thesalisë në Greqi dhe në Zonat Nënujore të Kavtatnë Kroaci. Nëpërmjet projektit BlueMed PLUS, rezultatet dhekapacitete të tilla do të zhvendosen në tre territore të reja. Konkretisht ne Itali, Mal të Zi dhe ne Bashkinë e Vlorës nëShqipëri, duke përqëndruar kështu vëmendjen në shtrirjen e poshtme të detit Adriatik që ruan një Trashëgimi KulturoreNënujore të jashtëzakonshme por ende shumë pak të njohur dhetë vlerësuar.
Do të jetë pikërisht BlueMed Plus qe do të mundësojëtransferimin e aftësive dhe njohurive të marra në BlueMed duke përmirësuar kështu kapacitetin e Bashkisë së Vlorës për tëpërmirësuar menaxhimin e vendeve nënujore me interes historikdhe arkeologjik.
Gjithashtu projekti do të asistoj në krijimin e Qendrës së Ndërgjegjësimit të Dijes mjaft të rëndësishmë për të promovuar destinacione të reja turistike si burime për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit bregdetar.