ARSIMI NË VLORË

Shkolla e parë shqipe në Vlorë, shkolla e “Muradies”, sot ”28 Nëntori”

arsimi1

Shkolla e ”Muradies”, e para shkollë shqipe e çelur në Vlorë në 19 nëntor 1908 u vendos në një nga lagjet më të vjetra, në lindje të Sheshit të Flamurit dhe për këtë arsye u emërtua ”Shkolla e Muradies”, apo Shkolla nr.1.
Ky institucion i parë për mësimin e gjuhës shqipe dhe përhapjen e vlerave atdhetare me këtë emër njihet më shumë edhe sot, ndonëse në terminologjinë zyrtare ajo është quajtur shkolla ”28 Nëntori”.
Çelja e kësaj shkolle cilësohet si një hap i guximshëm dhe atdhetar i patriotëve të kohës, të cilët shihnin tek përhapja e gjuhës shqipe një nga faktorët vendimtarë që do të çonte në ruajtjen e identitetit kombëtar.
Nga ana tjetër, ky akt historik i rëndësishëm jo vetëm për Vlorën, por edhe më gjerë, u ndërmor në një sfond të gjerë të lëvizjes patriotike në të gjithë vendin, e cila çoi më pas në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare.

 

SHKOLLAT PER VITIN ARSIMOR 2017 -2018

  • Ne qytetin e Vlorës janë 5 (pesë) gjimnaze, 18 (tetëmbëdhjetë) shkolla 9-vjeçare, 3 (tre) shkolla profesionale, 8 (tetë) gjimnaze jo publike, 10 (dhjetë) shkolla 9-vjeçare jo publike.
  • Ne njësinë Orikum janë 2 (dy) gjimnaze dhe 5 (pese) shkolla 9-vjeçare.
  • Ne njësinë Shushice janë 1 (një) gjimnaz dhe 3 (tre) shkolla 9-vjeçare.
  • Ne njësinë Novosele janë 1 (një) gjimnaz dhe 9 (pese) shkolla 9-vjeçare
  • Ne njësinë Qender janë 10 (dhjete) shkolla 9-vjeçare.

Lista e plotë e shkollave

 

Zyra e Arsimit në Bashki kryen procedurat për miratimin e bursave për
nxënësit e arsimit parauniversitar si dhe studentët që fillojne
vitin e parë të shkollave të larta ,mbështetur në vendimet e KM.
Aplikimet e kërkesave për bursë paraqiten pranë zyrës së Arsimit
gjithmonë mbasi të vijë plani i bursave nga Ministria e Arsimit dhe
Sporteve.

Trajton akordimin e titujve dhe stimujve vendor të nderit për
personalitete me kontribut të shquar në fushën e arsimit dhe
shkencës dhe përgatit projekt-vendimet përkatëse për Këshillin e
Bashkisë, përgatit materialin për komisionin e arsimit.
Trajton akordimin e bonuseve për nxënësit me rezultate të
shkëlqyera,në bashkëpunim me DAR, organizon veprimtari të ndryshme
me nxënës të shkollave të Bashkisë Vlorë.

Koordinon dhe bashkëpunon me DAR për problemet e ndryshme në fushën
e arsimit, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore.
Në bashkëpunim me Drejtoritë e shkollave krijon një bazë të
dhënash mbi nevojat dhe problematikat e arsimit duke përmirësuar në
vazhdimësi sistemin e të dhënave ekzistuese, si dhe siguron
rifreskimin e këtyre të dhënave në çdo sezon të ri arsimor .

Administron në vazhdueshmëri informacionin e përftuar, si për
vlerësimin në çdo moment të situatës arsimore në qytet ashtu dhe
për t’ia ofruar atë grupeve të interesuara (publikut, shoqatave të
ndryshme (OJF), donatorë të mundshëm) .

  1. VKM per Nxenesit  2018-2019
  2. Njoftim per Bursat 2018-2019
  3. Arsimi 9-Vjecar 2018-2019
  4. Arsimi i Mesem 2018-2019