PËR MIRATIMIN E SUBVENCIONIT TË QIRASËQËPËRFITOJNË FAMILJET E PASTREHA, QË BANOJNË ME QIRË NË TREGUN E LIRË DHE NUK KANË TË ARDHURA TË MJAFTUESHME PËR TA PËRBALLUAR VETËGJITHË VLERËN E QIRASË.

 

             ______________________________________________________________________

     R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

  BASHKIA VLORË

 

Nr. ________prot.                                                            Vlorë, më ______._______.2020

PROJEKT- VENDIM

Nr.______datë ____._____2020

PËR MIRATIMIN E  SUBVENCIONIT TË QIRASËQËPËRFITOJNË FAMILJET E PASTREHA, QË BANOJNË ME QIRË NË TREGUN E LIRË DHE NUK KANË TË ARDHURA TË MJAFTUESHME  PËR TA PËRBALLUAR VETËGJITHË VLERËN E QIRASË.

 

Këshilli i Bashkisë Vlorë, në mbështetje të ligjit nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore” neni 8 pika 1dhe 2, neni 9 pika1.1/b, neni 24 pika 1.2, të ligjit nr.22/2018 datë 03.05.2018 “Për strehimin social”, neni 2 pika 34/a,b,c, pika 35, pika 36, pika 42, neni 33, neni 38, të VKM Nr.362 datë 29.05.2019 “Për kriteret e dhënies së subvencionit të qirasë për kategoritë që gëzojnë përparësi në subvencionin e qirasë në tregun e lirë, nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe mënyrën e llogaritjes së tij”, të VKM Nr.459 datë 3.7.2019 “Për rregullat për administrimin e kërkesave të njësive të vetëqeverisjes vendore për fonde nga buxheti i shtetit për subvencionimin e qirasë dhe uzufruktit, mënyrën e financimit të subvencionit, monitorimin dhe bashkëpunimin ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore dhe ministrisë përgjegjëse për strehimin”,  pasi mori në shqyrtim materialin e paraqitur  nga  Drejtoria e Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve  dhe  Vendimin Komisionit të Strehimit të Bashkisë Vlorë;

V E N D O S I

 

  1. Të miratojë subvencionin e qirasëqëpërfitojnëfamiljete pastreha, që banojnë me qira në tregun e lirë dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për ta përballuar vetë gjithë vlerën e qirasë.

 

  1. Efektet financiare sipas pikës 1 do të mbulohen nga buxheti i Bashkisë Vlorë për vitin 2020.

 

  • Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Infrastrukturës & Zbatimit të Projekteve dhe Drejtoria e Menaxhimit  Financiar  pranë Bashkisë Vlorë.

 

  1. Ky vendim hyn në fuqi sipas ligjit nr.139/2015 date 17.12.2015, neni 55, pika 6.

 

KRYETARI

 

Dritan  Leli

Juristi: D.Zëraj

Drejtori: J.Çolaku

_____________________________________________________________________________________

Adresa: Sheshi “4 Heronjtë”, Tel: 033421201; Fax 033421201: www.vlora.gov.al; e-mail: info@vlora.gov.al

 

 

 

 

______________________________________________________________________

 R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

             BASHKIA VLORË

DREJTORIA E INFRASTRUKTURËS DHE ZBATIMIT TË PROJEKTEVE

 

RELACION

 

Për projekt-vendimin

PËR MIRATIMIN E  SUBVENCIONIT TË QIRASËQË PËRFITOJNË  FAMILJET E PASTREHA, QË BANOJNË ME QIRË NË TREGUN E LIRË DHE NUK KANË TË  ARDHURA TË MJAFTUESHME  PËR TA PËRBALLUAR VETË GJITHË VLERËN E QIRASË.

 

 

Në zbatim të ligjit nr.22/2018 datë 03.05.2018 ”Për strehimin social”,  kreu V neni 33, 34, 35, 38, 39,  dhe të VKM Nr.362, datë 29.05.2019 “Për kriteret e dhënies së subvencionit të qirasë për kategoritë që gëzojnë përparësi në subvencionimin e qirasë në tregun e lirë, nëpërmjet buxhetit të shtetit, dhe mënyrën e llogaritjes së tij”, të VKM Nr.459 datë 3.7.2019 “Për rregullat për administrimin e kërkesave të njësive të vetëqeverisjes vendore për fonde nga buxheti i shtetit për subvencionimin e qirasë dhe uzufruktit, mënyrën e financimit të subvencionit, monitorimin dhe bashkëpunimin ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore dhe ministrisë përgjegjëse për strehimin” ju informojmë se;

Subvencioni i qirasë për banesat bëhet nga njësitë e qeverisjes vendore, kur nuk kanë fond të lirë banesash sociale me qira, si rregull kur:

  1. Nuk zotërojnë fonde për investime të reja, ose blerje banesash në treg,
  2. Ndërtimi ose blerja e banesave nga tregu është më i kushtueshëm se subvencioni i qirasë,
  3. Familja është në kushtet e emergjencës për strehim dhe nuk përfiton nga asnjë program tjetër.

Subvencioni i qirasë është një instrument i programit të banesave sociale me qira që ndihmon individët/familjet, të cilët me të ardhurat e tyre nuk përballojnë pagesën e  qirasë së tregut të lire.

Masa e subvencionit të qirasë është në varësi të të ardhurave të familjes. Për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe ato që janë në kushtet e përfitimit të ndihmës ekonomike, pavarësisht nëse nuk e kanë përfituar atë, masa e subvencionit të qirasë mund të jetë deri në 100% të vlerës së qirasë mesatare të banesave në tregun e lirë të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Vlera maksimale e subvencionit të qirasë përcaktohet çdo vit bazuar në të dhënat e vitit të mëparshëm  dhe miratohet me vendim te këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

 Sipas nenit 2  pika 36,  të ligjit nr.22/2018 datë 3.5.2018,  “Qira mesatare” është mesatarja e ofertave të qirave, të marra gjatë një viti, në tregun e lirë.

Qira reale, është vlera aktuale e çmimit të qirasë së një banese të caktuar në tregun e lirë.

_____________________________________________________________________________________

Adresa: Sheshi “4 Heronjtë”, Tel: 033421201; Fax 033421201: www.vlora.gov.al; e-mail: info@vlora.gov.al

 

 

Përparësi në subvencionimin  e qirasë sipas sistemit të pikëzimit kanë, por pa u kufizuar në to,  kategoritë e mëposhtme :

  1. Individët me statusin e jetimit
  2. Personat me aftësitëkufizuar
  3. Tëmoshuarit
  4. Invalidët e punës
  5. Familjet e policëvetërënënëdetyrë
  6. Emigrantët e rikthyer
  7. Punëtori emigrant
  8. Azilkërkuesit
  9. Familjet e komunitetit rom
  10. Familjet e komunitetitegjiptian
  11. Viktimat e dhunësnëfamilje
  12. Viktimat e trafikimit
  13. Prindërit e vetëmqëkanënëngarkimfëmijë
  14. Individëtqë I përkasinkomunitetit LGBTI,
  15. Tëmiturit 14-18 vjeçdhetërinjtë 18-21 vjeç, nëkonflikt me ligjin
  16. Vajzatnëna, pas daljesngaprogramiibanesavetëspecializuara
  17. Familjet me statusin e qiramarrësitnëbanesaish-pronë private, sipasAktit normative nr.3 datë 1.3.2012

Me Vendim tëKëshillit të Bashkisë Nr.119 datë 26.12. 2019 janë miratuar vlerat mesatare të qirasë së tregut të lirë në qytetin e Vlorës  sipas strukturave të apartamenteve dhe vlerat maksimale të subvencionit  të qirasë për familjet që përfitojnë 100 % subvencion.

Sipas VKM Nr.362 datë 29.05.2019, shtojca A, formula e përgjithshme e llogaritjes së vlerës së subvencionit të qirasëështë: S=Qm-Qp, pra subvencioni është diferenca e qirasë mesataretë tregut të lirë me qiranë e përballueshme të familjes. Qiraja e përballueshme varet nga aftësia përballuese e familjes, % ndaj të ardhurave me kufijtë e të ardhurave (Ames, Aulta, Ashulta, A0).

Kërkesat e aplikuesëve të rinj për përfitimin e subvencionimit të qirasë mund të paraqiten në çdo kohë gjatë vitit, por jo më vonë se muaji nëntor për vitin pasardhës.

Njoftimi për fillimin e aplikimeve për të përfituar subvencionin e qirasë për vitin 2020 i shoqëruar me informacion të hollësishëm, është publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë Vlorë  në muajin tetor 2019.  Ky informacion është afishuar pranë rajoneve, njësive administrative dhe në hyrje të Bashkisë Vlorë. Po kështu kontaktet e përditshme pranë drejtorisë sonë me aplikantët, familje dhe individë të interesuar, kanë shërbyer për dhënien e informacionit të nevojshëm për objektin e këtij projekti, kushtet dhe kriteret, dokumentacioni i nevojshëm, kategoritë që trajtohen me përparësi, sistemi i pikëzimit etj. Pjesa individuale e dokumentacionit, ku përfshihet kontrata e qirasë,vërtetim punësimi dhe për të ardhurat, etj, janë sigururar nga vetë aplikantët. Vërtetimi i vendbanimit, i cili bazohet në vendbanimin sipas kontratës së qirasë, është dhënë nga njësitë nga administrativepas verifikimit të banesës dhe kushteve të banimit në terren. Po kështu paraqitja e dokumentacionit është regjistruar me numër protokolli pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun.

_____________________________________________________________________________________

Adresa: Sheshi “4 Heronjtë”, Tel: 033421201; Fax 033421201: www.vlora.gov.al; e-mail: info@vlora.gov.al

Rezulton se aktualisht kanë paraqitur kërkesën për të përfituar subvencionin e qirasë në tregun e lirë rreth 30 familje/individë, të cilët banojnë me qira në tregun e lirë kundrejt kontratës së qirasë të nënshkruar para noterit me palën qiradhënëse dhe  kryesisht;

– familje/individë përfitues të ndihmës ekonomike

-familje/individëpa të ardhura

–  familje/individëme të ardhura shumë të ulëta, krahasuar  me  të ardhurat mesatare sipas INSTAT për qarkun Vlorë.

Komisioni i Strehimit të Bashkisë Vlorë i mbledhur në datën 17/01/2020 mori në shqyrtim të gjitha kërkesat sëbashku me dokumentacionin e paraqitur.

Bazuar në dokumentacionin përkatës të çdo aplikanti, në  rezultatet e verifikimit në terren të banesave dhe të kushteve të banimit, bazuar nëaktet ligjore në fuqi për përcaktimin e masës së subvencionimit, komisioni arriti në konkluzionet të cilat i miratoi në grup.                           Komisioni i Strehimit miratoi;

  1. Familjet që përfitojnë subvencionin e qirasë së tregut të lirë dhe masën e subvencionit rast pas rasti.
  2. Skualifikimin e familjeve, tëcilatmbasverifikimitnëterrennukbanoninnëbanesasipaskontratëssëqirasëtëparaqitur.
  3. Skualifikimin e familjeve, qënukplotësoninkushtet, osekishinmungesëtëtëdhënavepëranëtarët e tjerëtëfamiljes.

Bashkëlidhur këtij projekt-vendimi po vendosim Vendimin e Komisionit të Strehimit të Bashkisë Vlorë“Për miratimin e subvencionit të qirasë, që përfitojnë familjet e pastreha, që banojnë me qira në tregun e lirë dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme  për ta përballuar vetë gjithë vlerën e qirasë”.

Bashkëlidhur tabela me emrat e aplikantëve dhe masa e subvencionit që përfitojnë.

Sa më lart, i kërkojmë Këshillit të Bashkisë të miratojë këtë projekt-vendim , për t’u ardhur në ndihmë familjeve të pastreha, që banojnë me qira në tregun e lirë dhe  kanë një sërë problematikash familjare, ekonomike e sociale për ta përballuar vetë vlerën e qirasë së banesës.

 

 

Specialiste e Strehimit                                                                          Drejtori

D.Mustafai                                                                                                       J.Çolaku

 

 

 

 

 

__________________________________________________________________________

Adresa: Sheshi “4 Heronjtë”, Tel: 033421201; Fax 033421201: www.vlora.gov.al; e-mail: info@vlora.gov.al

 

You may also like...