MBI PROPOZIMIN PËR SHQYRTIM DHE MIRATIM TË LISTËS SË INVENTARIT PËR PASURITË PYJE DHE KULLOTA, PËR DISA NDRYSHIME TËVKM NR. 433 DATË 08.06.2016 “PËR TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË BASHKIVE TË PYJEVE DHE KULLOTAVE PUBLIKE, SIPAS LISTAVE TË INVENTARIT DHE AKTUALISHT NË ADMINISTRIM TË MINISTRISËSË MJEDISIT E TË ISH KOMUNAVE/BASHKIVE”.
_____________________________________________________________________________
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
BASHKIA VLORË
SEKTORI PYJEVE DHE KULLOTAVE
Nr_________Prot Vlorë, më _______. _______.2020
RELACION
MBI PROPOZIMIN PËR SHQYRTIM DHE MIRATIM
TË LISTËS SË INVENTARIT PËR PASURITË PYJE DHE KULLOTA,
PËR DISA NDRYSHIME TËVKM NR. 433 DATË 08.06.2016 “PËR TRANSFERIMIN
NË PRONËSI TË BASHKIVE TË PYJEVE DHE KULLOTAVE PUBLIKE, SIPAS LISTAVE TË INVENTARIT DHE AKTUALISHT NË ADMINISTRIM TË MINISTRISËSË MJEDISIT E TË ISH KOMUNAVE/BASHKIVE”.
KËSHILLIT BASHKIAK
BASHKIA VLORË
Baza ligjore
- Ligji nr. 139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen vendore”;
- Ligji nr. 8480 datë 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publikë”;
- Ligji nr. 9385 datë 04.05.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor” i ndryshuar me ligjin 48/2016;
- Ligji nr. 9693 datë 19.03.2007 “ Për fondin Kullosor” i ndryshuar me ligjin 49/2016;
- Ligj nr. 107/2014 datë 31.7.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”;
- Ligj nr. 115/2014 datë 31.7.2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”;
- Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 433 datë 8.6.2016 “Për transferimin në pronësi të Bashkive të pyjeve dhe të kullotave publike…”;
- Shkresës nr. 7914 prot, datë 12.09.2019 të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit “Për miratimin e listave të inventarit të pasurive të tipit pyje/kullota në funksion të procesit të regjistrimit në pronësi të bashkive”
Historiku i Projektit “Për transferimin dhe regjistrimin në pronësi të Bashkive të pyjeve dhe kullotave publike ”
Në vitin 2016 pronat pyje dhe kullota ishin në pronësi të Ministrisë së Mjedisit dhe të Ish Komunave/Bashkive. Me hyrjen në fuqi të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 433 datë 08.06.2016, pyjet dhe kullotat kaluan në pronësi të Bashkive.
Në vitin 2017 Ministria e Mjedisit me mbështetjen e Bankës Botërore nëpërmjet Projektit të Shërbimeve Mjedisore, filloi procesine regjistrimit të Pyjeve dhe Kullotave. Për përfundimin e këtij procesi doli si domosdoshmëri përmirësimi i VKM 433 pasi u pa se në këtë listë inventari ka disa mangësi.
Me shkresën nr. 7565 Prot, datë 20.09.2018 Ministria e Turizmit dhe Mjedisit kërkon përgatitjen e listave të Inventarit të Pyjeve dhe Kullotave me ndryshimet e kryera të evidentuara gjatë këtij procesi dhe miratimin në Këshillin e Bashkisë dhe dërgimin e kësaj liste në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për të bërë propozimin për ndryshimin e VKM 433/ 2016.
Me shkresën nr. 7914 prot, datë 12.09.2019 të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit “Për miratimin e listave të inventarit të pasurive të tipit pyje/kullota në funksion të proçesit të regjistrimit në pronësi të bashkive”, kërkohet miratimi me vendim të këshillit bashkiak për listën përfundimtare të pyjeve dhe kullotave në territorin e bashkisë tonë.
Për diskutim:
Miratimi i Listës së Inventarit për pasuritë Pyje dhe Kullota, për ndryshim të VKM 433 datë 08.06.2016 “Për transferimin në pronësi të Bashkive të Pyjeve dhe të Kullotave publike, sipas listave të inventarit, dhe aktualisht në administrim të Ministrisë së Mjedisit e të Ish Komunave/Bashkive”.
Ky projekt do të saktësojë pasuritë Pyje dhe Kullota dhe do të bëjë të mundur përfundimin e procesit të rregjistrimit të këtyre pasurive dhe pajisjen e Bashkisë me çertifikatë pronësie.
Bashkëlidhur me ketë relacion është paraqitur Lista e Inventarit të pasurive Pyje dhe Kullota të bashkisë Vlorë.
Konc. Ing. Ll. Gjonça
KRYETAR
DritanLeli
__________________________________________________________________________
Adresa:Sheshi “4 Heronjtë”, Tel: 033421201; Fax 033421201: www.vlora.gov.al; e-mail: info@vlora.gov.al
_____________________________________________________________________________
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
BASHKIA VLORË
SEKTORI PYJEVE DHE KULLOTAVE
Nr_________Prot Vlorë,më _____ /_____ / 2020
PROJEKT- VENDIM
MBI PROPOZIMIN PËR SHQYRTIM DHE MIRATIM NGA KËSHILLI BASHKIAKTË LISTËS SË INVENTARIT PËR PASURITË PYJE DHE KULLOTA,PËR DISA NDRYSHIME TËVKM NR. 433 DATË 08.06.2016 “PËR TRANSFERIMINNË PRONËSI TË BASHKIVE TË PYJEVE DHE KULLOTAVE PUBLIKE, SIPAS LISTAVE TË INVENTARIT DHE AKTUALISHT NË ADMINISTRIM TË MINISTRISË SË MJEDISIT E TË ISH KOMUNAVE/BASHKIVE”.
Në bazë tëLigjit nr. 139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen vendore”; Ligjit nr. 8480 datë 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publikë”;Ligjit nr. 9385 datë 04.05.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor” i ndryshuar me ligjin 48/2016; Ligjit nr. 9693 datë 19.03.2007 “Për fondin Kullosor” i ndryshuar me ligjin 49/2016; Ligitj nr. 107/2014 datë 31.7.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”;Ligjit nr. 115/2014 datë 31.7.2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”; VKM nr. 433 datë 8.6.2016 “Për transferimin në pronësi të Bashkive të pyjeve dhe të kullotave publike…”; dhe në relacionin bashkangjitur:
i propozojmë këshillit të bashkisë:
- Të miratojë kërkesën për ndryshim të Listës së Inventarit dhe të VKM 433/2016 “Për transferimin në pronësi të Bashkive të pyjeve dhe të kullotave publike…”
Konc. Ll. Gjonça
KRYETAR
DritanLeli
__________________________________________________________________________
Adresa:Sheshi “4 Heronjtë”, Tel: 033421201; Fax 033421201: www.vlora.gov.al; e-mail: info@vlora.gov.al
_____________________________________________________________________________
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
KËSHILLI I BASHKISË
Nr_________Prot Vlorë,më _____ /_____ / 2020
VENDIM
Nr. _______, datë _____. ______. 2020
PËR
MIRATIM TË LISTËS SË INVENTARIT PËR PASURITË PYJE DHE KULLOTA, PËR DISA NDRYSHIME TË VKM NR. 433 DATË 08.06.2016 “PËR TRANSFERIMINNË PRONËSI TË BASHKIVE TË PYJEVE DHE KULLOTAVE PUBLIKE, SIPAS LISTAVE TË INVENTARIT DHE AKTUALISHT NË ADMINISTRIM TË MINISTRISË SË MJEDISIT E TË ISH KOMUNAVE/BASHKIVE”.
Në bazë tëLigjit nr. 139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen vendore”; Ligjit nr. 8480 datë 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publikë”;Ligjit nr. 9385 datë 04.05.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor” i ndryshuar me ligjin 48/2016; Ligjit nr. 9693 datë 19.03.2007 “Për fondin Kullosor” i ndryshuar me ligjin 49/2016; Ligitj nr. 107/2014 datë 31.7.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”;Ligjit nr. 115/2014 datë 31.7.2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”; VKM nr. 433 datë 8.6.2016 “Për transferimin në pronësi të Bashkive të pyjeve dhe të kullotave publike…”; dhe në relacionin bashkangjitur:
V E N D O S I
- Miratimin e kërkesës për ndryshim të Listës së Inventarit “Pyje dhe Kullota”, të Bashkisë Vlorë dhe të VKM 433/2016 “Për transferimin në pronësi të Bashkive të pyjeve dhe të kullotave publike…”
- Ky vendim hyne ne fuqi sipas ligjit nr. 139/2015, per “Vetëqeverisjen Vendore”.
______________________________________________________________________________________________
Adresa:Sheshi “4 Heronjtë”, Tel: 033421201; Fax 033421201: www.vlora.gov.al; e-mail: info@vlora.gov.al
- Bashkangjitur këtij vendimi është Lista e Inventarit të pasurive Pyje dhe Kullota e cila fillon me numër rendor 1 deri 180, ( faqe 7).
- Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Sektori i Pyjeve dhe Kullota dhe Kryetari i Bashkisë.
KRYETARE
Migena BALLA
________________________________________________________________________________________________________
Adresa:Sheshi “4 Heronjtë”, Tel: 033421201; Fax 033421201: www.vlora.gov.al; e-mail: info@vlora.gov.al