SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE (“Mjek” në Sektorin e Arsimit, Çerdheve dhe Sportit)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA VLORË

DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE

(Mjek Sektorin e Arsimit, Çerdheve dhe Sportit)

Lloji i diplomës:“Mjekësi“, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”

Bazuar në Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, VKB nr. 108, datë 27.11.2019 “Për miratimin e numrit të punonjësve të Bashkisë, Institucioneve të Varësisë dhe Funksioneve të Deleguara – 2020”, Vendim Nr. 12, datë 11.02.2020 i Kryetarit të Bashkisë Vlore “Për disa ndryshime në strukturën organizative të Bashkisë Vlorë, institucioneve të varësisë dhe funksioneve të deleguara për vitin 2020,  Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Vlorë shpall procedurat për vendin e lirë të punës:

Mjek Sektorin e Arsimit, Çerdheve dhe Sportit

Afati për dorëzimin e dokumentave:                  

 

21 Shkurt 2020

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin më sipër është:

ketë në çdo kopësht dhomën e veçantë të kontrolleve për fëmijët
Të sigurojë kartelat personale të çdo fëmije
Të identifikojë fëmijët me probleme të ndryshme shëndetësore dhe t’i adresojë tek specialistët përkatës
Të përpilojë një plan pune për vizitat e tij në çdo kopësht
Të informojë përgjegjësin nëpërmjet statistikave për gjendjen shëndetësore të fëmijëve
Të ndërgjegjësojë dhe informojë prindërit për konstatimet e sëmundjeve virale të fëmijëve

1.1

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATËT NË PROCEDURËN E PRANIMIT DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët të  cilët plotësojnë kërkesat:

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë: 


a – Të jetë shtetas shqiptar; 
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; 
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; 
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; 

Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master ShkencorMjekësi

1.2

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:  

 

a) Jetëshkrim i plotësuar (CV)
b) Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
c) Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d) Vlerësime të punëve të mëparshme
e) Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
f) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
g) Vërtetim të gjendjes shëndetësore dhe librezë shëndetësore;
h) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore.  

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Vlorë.

Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 21.02.2020 në adresën

Bashkia Vlorë

Sheshi “4 Heronjtë”

Vlorë, 9401

Shqipëri

1.3

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 24.02.2020, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.  

1.4

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 

a- Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
b- Ligjin Nr.10 107, Datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
c- Ligji nr 7961 dt. 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës te Shqipësisë”
d- Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
e- Ligjin Nr.8615, datë 1.6.2000 “Për urdhrin e mjekëve në Republikën e Shqipërisë
f- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin;
g- Eksperiencat e mëparshme;
h- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre.

 

1.5

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- deri në 30 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
b- deri në 70 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë

1.6

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Vlorë do të shpallë fituesin në faqen zyrtare. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e konkurimit, do të marrin informacion në faqen e Bashkisë Vlorë për fazat e mëtejshme të procedurës së konkurimit:

për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,

datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Bashkisë Vlorë duke filluarnga data 24.02.2020.

You may also like...