“Ditet e Turizmit” ne Vlore
“Ditet e Turizmit” Forumi i Bizneseve Turistike.
“Ditet e Turizmit” ne Vlore
Pas bashkebisedimit me studentet e Fakultetit Ekonomik ne qytetin e Vlores,dita e dyte e “Diteve te Turizmit” vijoje me takimin me gjithe sipermarresit e bizneseve turistike ne Vlore ku ne panelin kryesor ishin te ftuar Kryetari i Bashkise Vlore z.Dritan Leli, Presidenti i Biznes Albania z.Luan Bregasi, kryetar i Shoqatës Së Operatorëve Turistik për Jugun e Shqiperisë “ATA” z.Vasil Bednaj dhe kryetari i “Shoqata e Restoranteve Turistike” z.Kujtim Dervishi.Ajo cfare u lakua me shume ne gjithe bashkebisedimin ishte turizmi ne vend dhe se cfare duhet te bejme per ta permiresuar ate. Gjate takimit te djeshem ra ne sy thjeshtesia e Kryetarit te Bashkise Vlore z.Leli dhe deshira e tij e mire per ti qendruar krahe i forte mbeshtetes sipermarresve ne bizneset e tyre dhe kete nuk e tregoje vetem me fjale po edhe me vepra. Dhe ne fakt eshte Set Tour Lab ose i quajtur ndryshe Laboratori i Turizmit i cili synon krijimin e nje inkubatori rajonal te bizneseve turistike, duke permiresuar situaten e punesimit te te rinjve dhe te papuneve ne qytetin e Vlores dhe me gjere ne gjithe rajonin e jugut te Shqipërise. Set Tour Lab eshte nje projekt i Biznes Albania ne bashkepunim me Bashkine Vlore dhe IADSA dhe eshte nje dhurate e cmuar qe i behet turizmit ne vend,eshte nje qelize shkollimi. “Ditet e Turizmit” do te vazhdojne me trajnime pranë ambjenteve të qendrës së re te Laboratorëve të Bizneseve Turistikë, të përshtatura në formën ë Restorantit, Hotelit dhe një Agjencie Turistike, ku studentët apo punëkërkuesit e Turizmit përvec njohjes me ambjentet e qendrës dhe mundësive në vazhdim të trajnimit profesional aty mund te ndjekin edhe lekturat. Urojme qe krijimi i ketij Laboratori te jete nje ogur i mire dhe nje fillim i mbare per turizmin ne vend kete sezon.