SUBVENCIONI I QIRASË NË TREGUN E LIRË (BONUSI I QIRASË)

Subvencioni i qirasë është një instrument i programit të banesave sociale me qira që indihmon individët/familjet, të cilët me të ardhurat e tyre nuk përballojnë pagesën e  qirasë reale.

Përparësi në subvencionimin  e qirasë sipas sistemit të pikëzimit kanë, por pa u kufizuar në to,  kategoritë e mëposhtme :

 

  1. Individët me statusin e jetimit
  2. Personat me aftësi të kufizuar
  3. Të moshuarit
  4. Invalidët e punës
  5. Familjet e policëve të rënë në detyrë
  6. Emigrantët e rikthyer
  7. Punëtori emigrant
  8. Azilkërkuesit
  9. Familjet e komunitetit rom
  10. Familjet e komunitetit egjiptian
  11. Viktimat e dhunës në familje
  12. Viktimat e trafikimit
  13. Prindërit e vetëm që kanë në ngarkim fëmijë
  14. Individët që I përkasin komunitetit LGBTI,
  15. Të miturit 14-18 vjeç dhe të rinjtë 18-21 vjeç, në konflikt me ligjin
  16. Vajzat nëna, pas daljes nga programi i banesave të specializuara
  17. Familjet me statusin e qiramarrësit në banesa ish-pronë private, sipas Aktit normative nr.3 datë 1.3.2012

 

Kërkesat e aplikuesëve të rinj për përfitimin e subvencionimit të qirasë mund të paraqiten në çdo kohë gjatë vitit, por jo më vonë se muaji nëntor për vitin pasardhës

DOKUMENTACIONI  PËR  TË  PËRFITUAR SUBVENCIONIMIN E QIRASË

 

  1. Për të dhënat personale të aplikantit:
  2. Çertifikatë e lindjes së aplikantit
  3. Vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore

 

  1. Për vërtëtimin e kushteve familjare :
  2. Çertifikatë familjare
  3. Vendim I gjykatës që I lë në ngarkim fëmijët për çiftet e divorcuara

 

  • Për vërtetimin e kushteve sociale:
  1. Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara
  2. Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar
  3. Dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë, si rezultat i lirimit të banesave, ish-proë e subjekteve të shpronësuara
  4. Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin emigrant, punëtor emigrant,, azilkërkues
  5. Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e policëve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, etj
  6. Urdhër mbrojtje lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje
  7. Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane
  8. Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin
  9. Vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI
  10. Vërtetim me çertifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë
  11. Për vërtetimin e kushteve ekonomike
  12. Vërtetim I të ardhurave neto të familjes, me vërtetim nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune
  13. Dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes
  14. Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar
  15. Vërtetim nga zyra e punësimit të njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë
  16. Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.
  17. Për vërtetimin e kushteve të strehimit
  18. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes
  19. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja, apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është nën normat e strehimit në fuqi
  20. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që ka ndryshuar vendbanim për efekt punësimi.
  21. Akt-verifikimi nga njësia vendore për

-banesat rrezik shembje

-rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore

-banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi legalizimit

-vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës

Akti i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale, ose struktura, të cilat klasifikohen si banesë.

You may also like...