SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE TOPOGRAF NJA QENDËR, DREJTORIA E PRONAVE PUBLIKE & MANAXHIMIT TË ASETEVE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA VLORË

DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE

TOPOGRAF NJA QENDËR, DREJTORIA E PRONAVE PUBLIKE & MANAXHIMIT TËASETEVE

Lloji i diplomës:“Arsim i mesem

Bazuar në Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, VKB nr. 99, datë 22.12.2017 “Për miratimin e numrit të punonjësve të Bashkisë, Institucioneve të Varësisë”, Vendimin nr. datë 13.06.2018 i Kryetarit të Bashkisë Vlorë “Për disa ndryshime në Strukturën organizative të Bashkisë Vlorë dhe Institucioneve vartëse – 2018”,  Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Vlorë shpall procedurat për vendet e lira të punës:

TOPOGRAF NJA QENDËR, DREJTORIA E PRONAVE PUBLIKE & MANAXHIMIT TËASETEVE

Afati për dorëzimin e dokumentave:                           30

 

Shtator 2019

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin më sipër është:

a. Realizon punimet topografike te objekteve ne studim, duke bere azhornimet perkatese.
b. Kontrollon plan piketimin dhe kuotimin e objekteve te miratuara.
c. Ndjek detyrat  e ngarkuara  nga  eprori  dhe  raporton  per  çdo  problem  qe  del  gjate   punes.

1.1

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATËT NË PROCEDURËN E PRANIMIT DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët të  cilët plotësojnë kërkesat:

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë: 
a – Të jetë shtetas shqiptar; 
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; 
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; 
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; 

Të zotërojnë  diplomë të arsimit te mesem                                                                                                                                                    

1.2

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:  

 

a) Jetëshkrim i plotësuar (CV)
b) Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
c) Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d) Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
h)

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Vlorë.

Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 30.09.2019 në adresën

Bashkia Vlorë

Sheshi “4 Heronjtë”

Vlorë, 9401

Shqipëri

1.3

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 01.10.2019, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.  

1.4

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 

a- Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
b- Ligji Nr.10 347, datë 4.11.2010 “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës”
c- Ligji nr 7961 dt. 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës te Shqipësisë”
d- Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
e- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
f- Eksperiencat e mëparshme;
g- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre.

 

1.5

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- deri në 30 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
b- deri në 70 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë

1.6

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Vlorë do të shpallë fituesin në faqen zyrtare. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e konkurimit, do të marrin informacion në faqen e Bashkisë Vlorë për fazat e mëtejshme të procedurës së konkurimit:

për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,

datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Bashkisë Vlorë duke filluarnga data 01.10.2019.

You may also like...