Njoftim për verifikimin paraprak – Drejtor në Drejtorinë e Koordinimit të Projekteve , Investimeve të Huaja dhe Turizmit
Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë në bazë të nenit 26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe kreut II dhe III të Vendimit nr. 242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese ”, shpall:
Aplikantët e kualifikuar për të vazhduar procedurën e lëvizjes paralele :
- Alban Mësonjësi
Intervista me gojë do tëzhvillohet në datën 2 Maj 2019 , ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Vlorë.
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
- Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
- Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
- Ligj Nr. 93/2015 “Për Turizmin”, i ndryshuar
- Ligj Nr.9048, Date 07.04.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore” , i ndryshuar
- Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
- Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit
- Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është, si më poshtë vijon:
- a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, indarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv;
- b) 60 pikë intervista me gojë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURRIMIT
Data e daljes së rezultateve paraprake të konkurrimit do te jete brenda dates 07.05.2019
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Bashkia Vlorë